Nuk besoj. E para, jo të gjithë SaaS-ët jepen kundrejt qiraje. Qiraja 
nëkupton pagesë në të holla përkundrejt diçkaje (shfrytëzim banese,
makine, etj). Kurse SaaS-i mund të jetë falas, krejtësisht pa pagesë dhe
të mbesë sërish SaaS. Analogjia i ngjan në një farë mënyre një dhome 
hoteli që ti e ke me qira, dhe një shtëpie që e ke tënden, e ke blerë, 
por mundet edhe të ta kenë falur, por sidoqoftë është e jotja, bën ç'të 
duash me të, kurse me dhomën e hotelit nuk bën dot ç'të duash. Më e 
keqja me këtë është që, hotelxhiu dhe pastruesit mund të ta hapin dhomën 
kur të duan dhe të shohin se ç'ke bërë, ç'ke në valixhet, etj, etj, ato 
që ne i quajmë "plaçkat e barkut"... :D
Më 01/23/2014 02:42 PM, Dashamir Hoxha shkroi: