Mirë se vini te lista e postimeve të projektit FOSS-AL, projekt që synonte krijimin e një shoqate jofitimprurëse për përhapjen dhe përkrahjen e programeve të lira dhe atyre me burim të hapur edhe në Shqipëri. Që nga ideja fillestare deri sot, përpjekjet e ndryshme nuk kanë mjaftuar për lindjen e shoqatës. Por as kanë reshtur. Deri atëherë, kjo listë do të mbetet pasqyrë e një pjese të atyre punëve, që përndryshe shoqatën do ta kishin ombrellë.