Emailselfdefense.org

9 views
Skip to first unread message

Besnik Bleta

unread,
Jan 27, 2015, 2:46:17 PM1/27/15
to fos...@googlegroups.com


Tungjatjeta,

Ndoshta sajtin e njihni tashmë. E reja këtu është përkthimi në Shqip i
sajtit dhe infografikës përkatëse:


http://enc-dev0.fsf.org/sq/

Lidhja më sipër është për fazën stage, pra jo sajti real. Për t’i dhënë
vulën përfundimtare, ka nevojë për dikë, individ ose organizëm që ta
miratojë në parim përkthimin. Miratimi nënkupton edhe shfaqjen e emrit
tek fundi i sajtit. Ndaj nëse dikush pajtohet me mesazhet e fushatës, me
përkthimin, dhe nuk ka problem të shfaqet publikisht, le të ngrejë dorën.

Si gjithmonë, vërejtjet dhe sugjerimet janë të mirëpritura.

Të fala,
Besnik

Dashamir Hoxha

unread,
Jan 27, 2015, 4:28:02 PM1/27/15
to FOSS-AL
Duket udhëzues shumë i mirë (dhe përkthim i mirë).
Do mundohem ta lexoj me kujdes dhe të bëj ndonjë
vërejtje lidhur me përkthimin. Kurse për të vënë
emrin në fund nuk besoj se do ishte e ndershme,
meqënëse nuk përdor Thunderbird (për arsye teknike,
sepse kam kompjuter të dobët dhe ma ngarkon shumë)
dhe nuk përdor as enkriptim të mesazheve. Në fakt
jam kundër enkriptimit të mesazheve, me përjashtim
të mesazheve të pa-rëndësishme. Edhe pse e mbështes
FSF-në në parim, nuk mund të jem dakord me të
në këtë pikë. Por kjo nuk më pengon që të ndihmoj
për përkthimin.

Sa për fillim, fjalinë e parë unë do ta thosha kështu:
"Përgjimi pa kriter shkel të drejtat tona themelore dhe
vë në rrezik lirinë e fjalës."
Kurse për "fshehtëzimi i email-eve" unë do thosha
"mbulimi i postelit".

Së shpejti,
Dashamiri



--
--
Group homepage:    http://groups.google.com/group/foss-al?hl=en
Send messages to:  fos...@googlegroups.com
Unsubscribe:           foss-al+u...@googlegroups.com

---
You received this message because you are subscribed to the Google Groups "FOSS-AL" group.
To unsubscribe from this group and stop receiving emails from it, send an email to foss-al+u...@googlegroups.com.
For more options, visit https://groups.google.com/d/optout.

Besnik Bleta

unread,
Jan 28, 2015, 3:56:45 AM1/28/15
to fos...@googlegroups.com
Tungjatjeta,

Më 01/27/2015, 11:28 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> Duket udhëzues shumë i mirë (dhe përkthim i mirë).
> Do mundohem ta lexoj me kujdes dhe të bëj ndonjë
> vërejtje lidhur me përkthimin. Kurse për të vënë
> emrin në fund nuk besoj se do ishte e ndershme,
> meqënëse nuk përdor Thunderbird (për arsye teknike,
> sepse kam kompjuter të dobët dhe ma ngarkon shumë)
> dhe nuk përdor as enkriptim të mesazheve. Në fakt
> jam kundër enkriptimit të mesazheve, me përjashtim
> të mesazheve të pa-rëndësishme. Edhe pse e mbështes
> FSF-në në parim, nuk mund të jem dakord me të
> në këtë pikë. Por kjo nuk më pengon që të ndihmoj
> për përkthimin.

Kërkesa nuk ishte ndonjë peticion për përdorimin e këtij apo atij
programi apo teknike. Ishte për një ose disa redaktorë të materialit.
Dmth ti fare mirë mund të mos përdorësh asnjë prej sa përmenden atje,
por mund të deklarohesh për përkthimin.

Ftohtësia ndaj temës, po, që është problem. Sepse kam frikë, se duke mos
u ndjerë i afërt me tematikën, vëzhgimi është i komprometuar në parim.

> Sa për fillim, fjalinë e parë unë do ta thosha kështu:
> "Përgjimi pa kriter shkel të drejtat tona themelore dhe
> vë në rrezik lirinë e fjalës."

Më duket se "survejim" e shpreh më mirë shkallën kritike të dukurisë.
Veç kësaj, lënia jashtë e karakterit "masiv" e zbut trajtimin.
Masiviteti qe një nga pikat kyçe të gjithë kësaj meseleje. Survejim ka
patur edhe në të kaluarën.

Edhe përdorimi i "shkel" në vend të "dhunon" (për origjinalin
"violates") më duket se e zbeh problemin. "Shkelje" ndoshta dikur
përdorej për të shmangur përdorimin e fjalës "dhunë". Sot ne jemi
stërmësuar me dhunën. Plus që shkeljen mund ta bësh edhe pa vetëdije
(shkeli padashur në kopshtin e fqinjit), ndërsa dhunimi është i vetëdijshëm.


> Kurse për "fshehtëzimi i email-eve" unë do thosha
> "mbulimi i postelit".

Termi "encrypt" do të bëhej krejt i tejdukshëm për Shqipen, po të dihej
që rrjedh nga "κρυπτός" Gr., (shqiptuar kriptos) - i fshehtë, rrjedhur
nga ose që ka prodhuar "κρύβω" Gr., (shqiptuar krivo) - fsheh. Kështu që
Shqipja nuk ka, në thelb, në vetvete, nevojë për shqipëzime të llojit
"enkriptim". Përdorimi i mbulimit, së pari, i shton një tjetër kuptim
fjalës "mbulim", ndërkohë që prirjet janë për të reduktuar numrin e
homonimeve apo homografeve. Së dyti, mbulim nuk më duket se jep krejt
nuancat. Mund ta mbulosh diçka, pa arritur ta bësh të fshehtë (i heq
mbulesën dhe nuk është më e fshehtë).

"Postel" për "email" mund të qe një zgjidhje, Por ende kam rezerva. Vetë
francezët, prej nga, besoj, lindi "courriel"-i ende e shohin vëngër si
term...


Faleminderit,


Besnik

Dashamir Hoxha

unread,
Jan 28, 2015, 4:42:58 AM1/28/15
to FOSS-AL
2015-01-28 10:04 GMT+01:00 Besnik Bleta <bes...@programeshqip.org>:
Tungjatjeta,

Më 01/27/2015, 11:28 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> Duket udhëzues shumë i mirë (dhe përkthim i mirë).
> Do mundohem ta lexoj me kujdes dhe të bëj ndonjë
> vërejtje lidhur me përkthimin. Kurse për të vënë
> emrin në fund nuk besoj se do ishte e ndershme,
> meqënëse nuk përdor Thunderbird (për arsye teknike,
> sepse kam kompjuter të dobët dhe ma ngarkon shumë)
> dhe nuk përdor as enkriptim të mesazheve. Në fakt
> jam kundër enkriptimit të mesazheve, me përjashtim
> të mesazheve të pa-rëndësishme. Edhe pse e mbështes
> FSF-në në parim, nuk mund të jem dakord me të
> në këtë pikë. Por kjo nuk më pengon që të ndihmoj
> për përkthimin.

Kërkesa nuk ishte ndonjë peticion për përdorimin e këtij apo atij
programi apo teknike. Ishte për një ose disa redaktorë të materialit.
Dmth ti fare mirë mund të mos përdorësh asnjë prej sa përmenden atje,
por mund të deklarohesh për përkthimin.

Ftohtësia ndaj temës, po, që është problem. Sepse kam frikë, se duke mos
u ndjerë i afërt me tematikën, vëzhgimi është i komprometuar në parim.

Unë nuk jam i ftohtë ndaj temës, por në fakt jam kundër
enkriptimit "masiv" të mesazheve, si i dëmshëm për individët
dhe për shoqërinë. E kam diskutuar këtë gjë edhe me
Eric Albers para disa vjetësh në një nga konferencat e FSK
në Prishtinë. Nuk është se ia mbusha mëndjen, por as ai
nuk ma mbushi dot mëndjen.

Kurse për fjalën "email", çdo gjë tjetër përveç fjalës "email"
do të ishte një zgjidhje më e mirë, qoftë edhe "imeijll",
sepse fjala "email" i "dhunon" rregullat e gjuhës shqipe.
Ka qëlluar që për momentin fjala "postel" është në krye
të listës te Fjalori ICT: http://fjalori.fs.al

Dashamiri
 


Besnik

Besnik Bleta

unread,
Jan 28, 2015, 5:46:12 AM1/28/15
to fos...@googlegroups.com
Më 01/28/2015, 11:42 AM, Dashamir Hoxha shkroi:
>
>
> 2015-01-28 10:04 GMT+01:00 Besnik Bleta <bes...@programeshqip.org
> <mailto:bes...@programeshqip.org>>:
I dëmshëm?!? Tezë vërtet e guximshme. Dhe pas gjithë asaj gurguleje të
vitit të kaluar me NSA-në, etj, ti ke prapë të njëjtin mendim? Kjo
vërtet ka shumë më interes. Sikur ta shtjelloje, do ishte ndihmë.

Besnik

Dashamir Hoxha

unread,
Jan 28, 2015, 8:06:45 AM1/28/15
to FOSS-AL
Besnik, nqs ti do kishe tentuar ta përdorje rregullisht enkriptimin
e postelit, dhe për një kohë të gjatë, do ta kishe kuptuar që është
më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm. Ata partizanët e flaktë
të enkriptimit që e promovojnë me shumë bujë, ose nuk e kanë
përdorur asnjëherë për veten e tyre, ose thjesht kanë bërë ndonjë
provë apo dy.

Lidhur me NSA-në, mund të them këtë: Nqs dihet që në shërbimin
postar ka njerëz të pandershëm që i hapin letrat, nuk më duket zgjidhja
më e mirë që çdo letër të dërgohet brënda një kasaforte çeliku
që mund të hapet vetëm me çelësa specialë.

Dashamiri

Besnik Bleta

unread,
Jan 28, 2015, 10:02:23 AM1/28/15
to fos...@googlegroups.com
Më 01/28/2015, 03:06 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> 2015-01-28 11:54 GMT+01:00 Besnik Bleta <bes...@programeshqip.org
> <mailto:bes...@programeshqip.org>>:
>
> Më 01/28/2015, 11:42 AM, Dashamir Hoxha shkroi:
> >
> >
> > 2015-01-28 10:04 GMT+01:00 Besnik Bleta <bes...@programeshqip.org <mailto:bes...@programeshqip.org>
> > <mailto:bes...@programeshqip.org <mailto:bes...@programeshqip.org>>>:
Që ti je kundër, e ke thënë tre mesazhe më parë. Unë prisja arsyet e
vërteta, jo metafora riformulimi të asaj ç’ke thënë deri tani në tre
mesazhet, lidhur me se si e sheh ti krejt problematikën.


Besnik



Dashamir Hoxha

unread,
Jan 28, 2015, 10:33:34 AM1/28/15
to FOSS-AL
Unë shkruaj atë që mendoj, dhe ti lexon atë që kupton. Nuk është faji
im që ty të duket sikur unë po them të njëjtat gjëra.

Pak rëndësi ka se si e shikoj unë problematikën. Më thuaj cilat janë
të këqiat (disavantazhet) e enkriptimit të mesazheve. Dhe do shikosh
që janë më të mëdha se të mirat (dmth avantazhet; duhet me ua përkthy
njerëzve shqipen në anglisht se ndryshe nuk e kuptojnë).

Apo sipas teje ka vetëm të mira dhe asnjë të keqe?

Dashamiri

Besnik Bleta

unread,
Jan 28, 2015, 11:22:45 AM1/28/15
to fos...@googlegroups.com
Më 01/28/2015, 05:33 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> 2015-01-28 16:09 GMT+01:00 Besnik Bleta <bes...@programeshqip.org
> <mailto:bes...@programeshqip.org>>:
>
> Më 01/28/2015, 03:06 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> > 2015-01-28 11:54 GMT+01:00 Besnik Bleta <bes...@programeshqip.org <mailto:bes...@programeshqip.org>
> > <mailto:bes...@programeshqip.org <mailto:bes...@programeshqip.org>>>:
Unë kuptoj atë që lexoj, nëse është shkruar për t’u kuptuar. Dhe ajo që
kam kuptuar deri këtu është bindja jote se fshehtëzimi i email-eve është
i dëmshëm. Arsyet pse të duket i dëmshëm, ti nuk i ke thënë deri këtu.
Thua që ato kuptohen po ta përdor, dhe për një kohë të gjatë. Mua kjo
nuk më duket arsye. Ndoshta një rrugë për të kuptuar, për të mbërritur
te arsyet e pretenduara, por jo ndonjë prej tyre.

> Më thuaj cilat janë të këqiat (disavantazhet) e enkriptimit të mesazheve. Dhe do shikosh
> që janë më të mëdha se të mirat

Ato i përmende ti. Barra për t’i radhitur të mbetet ty.

> Apo sipas teje ka vetëm të mira dhe asnjë të keqe?

Si përdorues, argumentet e dhëna te sajti, dhe në vende të tjera (
http://www.amara.org/en/videos/bIox1jk5zH5X/info/why-privacy-matters/)
mua më duken bindëse për dobinë e përdorimit.

Besnik
0xA2727F9D.asc

Dashamir Hoxha

unread,
Jan 28, 2015, 3:46:33 PM1/28/15
to FOSS-AL
Pranoje që nuk e ke përdorur ndonjëherë seriozisht postën e fshehtë,
dhe unë do të them ato që di nga përvoja ime. Nuk ka gjë të keqe të
mos dish, por problemi është kur nuk e pranon që nuk di dhe bën si
i ditur.

Nuk jam kundër privatësisë, por ti barazon privatësinë me enkriptimin
e mesazheve. Pra ngatërron qëllimin me mjetin. Mund të ketë edhe
mënyra të tjera për të arritur privatësinë që mund të jenë më të volitshme.

Ah, se për pak arrova. Dhe mos e lërë pas dore luftën terminologjike,
sepse vetëm ti je i vetmi që mund të përcaktosh saktë përkthimin
e duhur të një termi, dhe gjithë të tjerët nuk marrin vesh.


Besnik

Besnik Bleta

unread,
Jan 28, 2015, 4:34:56 PM1/28/15
to fos...@googlegroups.com
Më 01/28/2015, 10:46 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> Pranoje që nuk e ke përdorur ndonjëherë seriozisht postën e fshehtë,
> dhe unë do të them ato që di nga përvoja ime. Nuk ka gjë të keqe të
> mos dish, por problemi është kur nuk e pranon që nuk di dhe bën si
> i ditur.
>
> Nuk jam kundër privatësisë, por ti barazon privatësinë me enkriptimin
> e mesazheve. Pra ngatërron qëllimin me mjetin. Mund të ketë edhe
> mënyra të tjera për të arritur privatësinë që mund të jenë më të volitshme.
>
> Ah, se për pak arrova. Dhe mos e lërë pas dore luftën terminologjike,
> sepse vetëm ti je i vetmi që mund të përcaktosh saktë përkthimin
> e duhur të një termi, dhe gjithë të tjerët nuk marrin vesh.

E fillon duke më vënë kushte. E vazhdon duke supozuar gjëra që unë nuk i
kam thënë, as i kam bërë. Dhe e mbyll me qesëndi. Asnjëri prej këtyre
hapave nuk ka të bëjë me temën e këtushme. Të mos e kalojmë temën në
binarë personalë.

Besnik



Dashamir Hoxha

unread,
Jan 28, 2015, 9:46:55 PM1/28/15
to FOSS-AL
Besnik, mesazhet e para ishin shumë dashamirëse,
por ti në njëfarë mënyre supozon se di gjithmonë më
shumë se të tjerët, dhe kështu diskutimi degjeneron.
Edhe unë them ta lëmë me kaq, nuk ka kuptim ta
shtyjmë më tej.


Besnik



Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages