Ndihmë në testimin e Firefox-in për celular (Fennec) në Shqip

13 views
Skip to first unread message

Besnik Bleta

unread,
Dec 22, 2014, 10:46:03 AM12/22/14
to fos...@googlegroups.com, flo...@googlegroups.com

Tungjatjeta,

Firefox-i për celularë (Fennec) është më në fund gati edhe për gjuhën
shqipe. Sikur rregullat e lojës së Googl-it të kishin qenë të tjera,
kërkesa ime e tanishme do të duhej të kish ardhur para disa vitesh.
Megjithatë më mirë vonë se kurrë.

Synimi është që sq të jetë pjesë e paketës shumëgjuhëshe që instalon
Fennec-un në telefona me Android. Nuk jam në gjendje të them nëse njohja
e gjuhës (vendores) do të jetë e vetvetishme me këtë paketë. Kam frikë
se jo, pasi deri më sot nuk ka Android në Shqip.

Por testimi mund të bëhet duke shkarkuar Fennec-un vetën në Shqip:

https://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/mobile/nightly/latest-mozilla-aurora-android-l10n/fennec-36.0a2.sq.android-arm.apk


Një testim i plotë kërkon kohë. Por të paktën mund të shihet nëse
programi instalohet pa vështirësi, dhe se funksionet bazë kryhen pa
yçkla dhe kleçka, dhe përkthimi është i kuptueshëm dhe funksional.

Vërejtjet dhe këshillat janë të mirëpritura. Akoma më mirë nëse përdorni

https://bugzilla.mozilla.org/enter_bug.cgi?product=Firefox%20for%20Android



Faleminderit paraprakisht,

Besnik

Besnik Bleta

unread,
Dec 22, 2014, 10:55:01 AM12/22/14
to fos...@googlegroups.com
Më 12/22/2014, 05:53 PM, Besnik Bleta shkroi:
Siç mund ta shihni, mesazhi i qe adresuar edhe flo...@googlegroups.com,
por shërbyesi thotë se nuk ka adresë të tillë. Di njeri se ç’ka ndodhur
me flo...@googlegroups.com?

Të fala,
Besnik

Dashamir Hoxha

unread,
Dec 30, 2014, 10:37:37 AM12/30/14
to FOSS-AL
2014-12-22 17:02 GMT+01:00 Besnik Bleta <bes...@programeshqip.org>:
Më 12/22/2014, 05:53 PM, Besnik Bleta shkroi:

Siç mund ta shihni, mesazhi i qe adresuar edhe flo...@googlegroups.com, por shërbyesi thotë se nuk ka adresë të tillë. Di njeri se ç’ka ndodhur me flo...@googlegroups.com?

 
Me sa mbaj mënd, para ca kohësh (ndoshta më pak se një vit)
FLOSK-u i ka kaluar listat në një server privat:
Unë jam rregjistruar në disa prej tyre dhe deri më sot nuk më ka
ardhur asnjë email.

Edhe FOSS-AL praktikish është e vdekur, por më duket se adminstratori
jam unë, dhe si dembel që jam paskam përtuar ta mbyll.
Si thua Besnik, ta mbyll, apo ke qejf të bëhesh ti administrator?

Dashamiri

Besnik Bleta

unread,
Dec 30, 2014, 11:23:24 AM12/30/14
to fos...@googlegroups.com
Më 12/30/2014, 05:37 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> Edhe FOSS-AL praktikish është e vdekur, por më duket se adminstratori
> jam unë, dhe si dembel që jam paskam përtuar ta mbyll.
> Si thua Besnik, ta mbyll, apo ke qejf të bëhesh ti administrator?
>
> Dashamiri
>


Unë nuk dua që të mbyllet. Ngaqë nuk e besoj se s’paska më njerëz të
interesuar për tematikat të cilat grupi i pat marrë përsipër t’i
pasqyrojë. Me gjithë këto shkolla dhe universitete ku jepet mësim
informatika... është e pabesueshme. Dhe me këtë mungesë fondesh për
projekte të ndryshme ku softi shërben si infrastrukturë, nevoja që mund
t’i mbulojë Softi i Lirë.

Mendimi im do të ishte ta linim hapur, qoftë edhe për ca kohë. Ndërkohë
të mendojmë për kalimin e tij nën një zgjidhje të lirë, jashtë suazës së
Google-it.

Por gjëja më urgjente është klima. Pse të mos ripërpiqemi për krijimin e
një shoqate? Shumë nga faktorët që e minuan atëherë nuk janë më në lojë,
ose mund të nxirren jashtë loje më lehtë se atëherë.

Le të flasim hapur, këtu. dhe t’i japim dum kësaj pune.

Besnik

Dashamir Hoxha

unread,
Dec 30, 2014, 1:12:02 PM12/30/14
to FOSS-AL
Besnik, po qe se ti e merr përsipër ta organizosh një shoqatë
unë jam gati të të mbështes me sa të kem mundësi.
Unë nuk kam mundësi financiare për ta sponsorizuar një
shoqatë, dhe as aftësi organizative, dhe as përkrahje.

Ki parasysh që ndërkohë ka plot shoqata të tjera, me aktivitet
publik ose gjysëm publik, që veç të tjerash mbështesin edhe
parimet e free software dhe open source. Disa nga ato që njoh
unë janë AIS, OpenData Albania, Zero1, OpenLabs, ThingsLab,
dhe mund të ketë të tjera që unë nuk i di. Çfarë të reje mund
të sjellë një shoqatë tjetër? Megjithatë nuk dua të të dekurajoj.

Dashamiri

Besnik Bleta

unread,
Dec 30, 2014, 2:18:10 PM12/30/14
to fos...@googlegroups.com
Më 12/30/2014, 08:12 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> Ki parasysh që ndërkohë ka plot shoqata të tjera, me aktivitet
> publik ose gjysëm publik, që veç të tjerash mbështesin edhe
> parimet e free software dhe open source. Disa nga ato që njoh
> unë janë AIS, OpenData Albania, Zero1, OpenLabs, ThingsLab,
> dhe mund të ketë të tjera që unë nuk i di. Çfarë të reje mund
> të sjellë një shoqatë tjetër? Megjithatë nuk dua të të dekurajoj.

Po e zë nga kjo fillimisht pjesë fillimisht. Me përjashtim deri-diku të
OpenLabs-it, katër organizmat e tjera nuk kualifikohen si shoqata të
Software-it të Lirë, sipas përkufizimit zyrtar të tij*. Me aq sa
deklarojnë në sajtet e tyre. Kështu që besoj se janë jashtë diskutimit.
Cilit diskutim? Atij të formimit të një shoqate të Software-it të Lirë
në Shqipëri. Kjo ishte pikënisja ca vite më parë. Burimi i Hapur është
tjetër gjë. Dhe mua nuk më intereson një shoqatë që ka si fushë Burimin
e Hapur. (Secila prej të pesta ve që ke përmendur janë në një farë
mënyre të këtij lloji, ose afër tij.)

OpenLabs është më afër nga të tjerat. Dhe këtë e ka treguar me
veprimtari konkrete. Por nuk i është kushtuar përjashtimisht Software-it
të Lirë. Dhe pika tjetër problematike me të është që nuk ka një statut
të përcaktuar qartë, mbi të cilin mbështetet veprimtaria dhe kontrolli i
saj. Deri më sot unë nuk di të ketë. Në sajt një gjë e tillë nuk
tregohet gjëkundi.

Ndaj Software-it të Lirë mbetet zbuluar në Shqipëri, nga kjo pikëpamje.

> Besnik, po qe se ti e merr përsipër ta organizosh një shoqatë
> unë jam gati të të mbështes me sa të kem mundësi.
> Unë nuk kam mundësi financiare për ta sponsorizuar një
> shoqatë, dhe as aftësi organizative, dhe as përkrahje.

Për fat të keq, duke mos qenë fizikisht në Shqipëri, unë nuk mund ta
marr përsipër një gjë tillë.

Ana financiare mund të zgjidhej përmes kontributeve të anëtarëve.
Puna është te gjithë kontributi tjetër, veç atij financiar. Nëse nuk ka
të interesuar të tjerë veç ne të dyve... do të na duhet të presim edhe ca.

Si fillim le të presim të mësojmë se ç’mendim kanë personat e tjerë të
listës.


* 1. https://fsfe.org/about/about.sq.html
2. https://fsf.org/

Besfort Guri

unread,
Dec 30, 2014, 2:25:43 PM12/30/14
to FOSS-AL
Pershendetje,

Ndoshta do te ishte mire qe keto qe Besniku po sugjeron te shkojne ne te gjtha edhe organizatat qe Dashamiri permendi, ndoshta duhet qe statusi ti rregullohet me ndihmen e secilit, apo edhe te shikohen te gjitha mundesite qe te ndihmon te gjitha? Apo edhe te krijohet nje e re?


--
--
Group homepage:    http://groups.google.com/group/foss-al?hl=en
Send messages to:  fos...@googlegroups.com
Unsubscribe:           foss-al+u...@googlegroups.com

---
You received this message because you are subscribed to the Google Groups "FOSS-AL" group.
To unsubscribe from this group and stop receiving emails from it, send an email to foss-al+u...@googlegroups.com.
For more options, visit https://groups.google.com/d/optout.



--
Regards
Besfort Guri
+377 44 49 88 91, +386 49 87 75 75
Blog: http://www.bguri.net

Besnik Bleta

unread,
Dec 30, 2014, 2:46:21 PM12/30/14
to fos...@googlegroups.com
Më 12/30/2014, 09:25 PM, Besfort Guri shkroi:
> Pershendetje,
>
> Ndoshta do te ishte mire qe keto qe Besniku po sugjeron te shkojne ne te
> gjtha edhe organizatat qe Dashamiri permendi, ndoshta duhet qe statusi ti
> rregullohet me ndihmen e secilit,

Besfort,

Shumica e OJQ-ve krijohen me qëllime të përcaktuara mirë dhe ne nuk kemi
të drejtë t’u kërkojmë ndryshime statutore (nëse kanë statute).

Por ne kemi të drejtë të organizohemi më vete.



Dashamir Hoxha

unread,
Dec 30, 2014, 3:12:45 PM12/30/14
to FOSS-AL
Për mua FLOSSK-u ka bërë një punë të mirë deri tani
dhe unë kam qënë gjithmonë i gatshëm që ta përkrah.
Çfarë ndihme mund ti jap unë FLOSSK-ut? Ndonjë
prezantim ose workshop në konferencat që ka organizuar,
se gjë tjetër nuk kam mundësi.

Jam i mendimit që Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë
një shoqatë të vetme, nuk është nevoja për dy.
Dhe jam i mendimit që kufiri Shqipëri-Kosovë nuk duhet
të ekzistojë, pavarësisht se çfarë mendon apo çfarë
thotë kryeministri i Shqipërisë. Nuk mund të pretendojmë
që të bashkohemi me Europën, nqs nuk jemi në gjëndje
të bashkohemi me njëri-tjetrin. Nuk mund të pretendojmë
që të kemi mardhënie të mira me Serbinë, nqs nuk arrijmë
të kemi mardhënie të mira me njëri-tjetrin.



Besnik Bleta

unread,
Dec 30, 2014, 3:59:15 PM12/30/14
to fos...@googlegroups.com
Më 12/30/2014, 10:12 PM, Dashamir Hoxha shkroi:
> Për mua FLOSSK-u ka bërë një punë të mirë deri tani
> dhe unë kam qënë gjithmonë i gatshëm që ta përkrah.
> Çfarë ndihme mund ti jap unë FLOSSK-ut? Ndonjë
> prezantim ose workshop në konferencat që ka organizuar,
> se gjë tjetër nuk kam mundësi.
>
> Jam i mendimit që Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë
> një shoqatë të vetme, nuk është nevoja për dy.
> Dhe jam i mendimit që kufiri Shqipëri-Kosovë nuk duhet
> të ekzistojë, pavarësisht se çfarë mendon apo çfarë
> thotë kryeministri i Shqipërisë. Nuk mund të pretendojmë
> që të bashkohemi me Europën, nqs nuk jemi në gjëndje
> të bashkohemi me njëri-tjetrin. Nuk mund të pretendojmë
> që të kemi mardhënie të mira me Serbinë, nqs nuk arrijmë
> të kemi mardhënie të mira me njëri-tjetrin.

Le ta mbajmë diskutimin në shinat e informatikës, atje ku e filluam.

Besfort Guri

unread,
Dec 30, 2014, 4:55:53 PM12/30/14
to FOSS-AL
Une nuk thash te bejme ndryshime statusore - por ndoshta ti ndihmojme, pasi qe te ato jane pjese e FLOSS ne njeren apo tjeteren menyre ne mund te sugjerojme ne ndonje ndihme konkrete.

Besnik Bleta

unread,
Dec 30, 2014, 5:59:42 PM12/30/14
to fos...@googlegroups.com
Më 12/30/2014, 11:55 PM, Besfort Guri shkroi:
> Une nuk thash te bejme ndryshime statusore - por ndoshta ti ndihmojme, pasi
> qe te ato jane pjese e FLOSS ne njeren apo tjeteren menyre ne mund te
> sugjerojme ne ndonje ndihme konkrete.

Në parim, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë
për ndihmën tonë.

Por, <em>por</em>, kemi një detyrim moral të madh të ndihmojmë së pari
ata që nuk i ndihmon njeri, përdoruesit e thjeshtë.

Hidhi një sy sponsorëve të Opendata.al, sa për shembull. Ja ku i ke:

http://www.shqiperiacom.info/index/kat/kID/59/gj/gj1 - Sh.p.k

National Endowment for Democracy - Financuar në masë të madhe nga
Kongresi i ShBA-ve

http://www.opensocietyfoundations.org/about - President? George Soros.


Ose disa prej atyre të AIS-it:

http://www.state.gov/ - Departamenti Amerikan i Shtetit

http://www.kultura.gov.al/ Ministria jonë e Kulturës


OJQ-të e mësipërme janë të detyruara të hedhin vallen nën ritmin e
përcaktuar nga sponsorët. Kjo edhe mban larg objektivit tonë.

Kështu që mua më duket e papërshtatshme të vras mendjen për OJQ që
gjenden tashmë nën sqetulla të ngrohta dhe që lidhen pak ose aspak me
Software-in e Lirë. Sepse na duhet ta vrasim për shkollat, për të cilat
nuk e vret mendjen njeri, sa për të sjellë një shembull.





Redon Skikuli

unread,
Jan 1, 2015, 10:58:07 AM1/1/15
to fos...@googlegroups.com
Pershendetje dhe nga une dhe uroj nje vit sa me te mbare dhe me shendet dhe arritje per FLOSS ne shqip!

do doja ketu te jepja dhe une mendimin tim rreth ceshtjes se parashtruar duke u fokusuar tek komentet rreth Open Labs, komunitet ku jam anetar aktiv.
Open Labs ka nje statut dhe akt themelimi i cili eshte bazuar ne statutin e FLOSSK, qe eshte nje organizate e cila na frymezoi kur filluam te strukturojme komunitetin ne Tirane.
Statusi nuk eshte publikuar online per arsye... dembelizmi por ky debat eshte nje shtyse e mire qe ta permiresojme dicka te tille dhe shume shpejt ne ditet ne vijim do jete online. Ne status theksohet qarte qe qellimi i organizates eshte qe te promovoje programet me burim te hapur dhe libre dhe aty eshte bazuar dhe aktiviteti yne, pervec disa rasteve/aktiviteteve gjate 6mujorit te pare ku dhe mesuam nga gabimet. Zgjedhjet e bordit qe behen jane transparente, vendimarrja behet nga anetaret dhe bisedat behen ne mailing list te komunitetit.
Ketu lista e aktiviteteve dhe tematikat e aktiviteteve ku duket qarte fokusi i te gjithe komunitetit ne FLOSS: http://wiki.openlabs.cc/pmwiki.php?n=Aktivitete.Aktivitete.
Nderkohe qe nje nga produktet per te cilat po punojme kete periudhe eshte dhe http://wiki.openlabs.cc qe ka si qellim te jete nje burim dijeje per te gjitha iniciativat FLOS.
Gjate udhetimit 2vecar jane bere gabime por dua te besoj qe kemi mesuar shume dhe ne shume elemente mendoj qe jemi permiresuar.
Meqe u permenden dhe shkollat tashme kemi instaluar Linux ne 30 kompjuter te 2 laboratoreve shkollor (nje te Tirane dhe nje ne Durres) dhe jemi duke u perpjekur qe te nenshkruajme memorandum bashkepunimi me Minsitrine e Arsimit dhe te Inovacionit qe te vazhdojme instalimet dhe ne shkolla te tjera. Nuk e di a do gjejme fonde nga donatore per ta bere dicka te tille por do bejme cmos qe tja arrijme qellimit.
Per sa i perket donatoreve, jemi te vetefinancuar dhe me shume perpjekje te medha kemi arritur qe te mbulojme kostot funksionale. Ne OSCAL kerkuam fonde nga kompani te ndryshme dhe ne anje moment nuk u kompromentua permbajtja e konferences. Te njejten gje do vazhdojme te bejme me besim te plote ne parimet tona dhe ne edicionin e dyte.

I them te gjitha keto pasi do doja te jete e qarte qe per te arritur qellimet e perbashketa duhet te jemi te bashkuar. Eshte vertetuar qe bashkimi ben fuqine dhe ndarja ne shume
Per sa kohe qe kemi te njejtat qellime mendoj qe duhe te jemi bashke dhe te kerkojme ate qe ne e konsiderojme te llogjikshme: lirine e perdorimit te teknologjise dhe decentralizim. Ne qofte se mendoni qe Open Labs eshte me afer idealit tuaj, por jeni te rezervuar per dicka platforma eshte aty per t'u permiresuar.
Dhe ju jeni me se te mirepritur mjafton qe te biem dakord qe komuniteti eshte mbi te gjitha, respektojme njeri tjetrin dhe kemi qellim te perbashket - qe me sa kuptoj e kemi.

Faleminderit,
---
Redon Skikuli

Besnik Bleta

unread,
Jan 1, 2015, 1:42:56 PM1/1/15
to fos...@googlegroups.com
Më 01/01/2015, 05:58 PM, Redon Skikuli shkroi:
>qellimi i organizates eshte qe te promovoje programet me burim te hapur

Kjo radhitje e “Open Labs”-it është arsyeja pse çështjen e shtrova për
krijimin e një shoqate <em>vetëm</em> për Software-in e Lirë. Ideja
fillestare, si kopjim nga FLOSSK, ka qenë për përfshirjen edhe të
Burimit të Hapur. Ndaj edhe u pagëzua FOSS-Al. Sot, personalisht, jam
për një shoqatë që nxit dhe përhap vetëm idetë e Software-it të Lirë.
Një e tillë mungon. As mund të përfaqësohet nga cilado shoqatë që
promovon edhe burimin e hapur.*




* https://www.gnu.org/philosophy/open-source-misses-the-point.sq.html






Dashamir Hoxha

unread,
Jan 1, 2015, 3:36:29 PM1/1/15
to FOSS-AL
2015-01-01 16:58 GMT+01:00 Redon Skikuli <rski...@gmail.com>:
I them te gjitha keto pasi do doja te jete e qarte qe per te arritur qellimet e perbashketa duhet te jemi te bashkuar. Eshte vertetuar qe bashkimi ben fuqine dhe ndarja ne shume
Per sa kohe qe kemi te njejtat qellime mendoj qe duhe te jemi bashke dhe te kerkojme ate qe ne e konsiderojme te llogjikshme: lirine e perdorimit te teknologjise dhe decentralizim. Ne qofte se mendoni qe Open Labs eshte me afer idealit tuaj, por jeni te rezervuar per dicka platforma eshte aty per t'u permiresuar.
Dhe ju jeni me se te mirepritur mjafton qe te biem dakord qe komuniteti eshte mbi te gjitha, respektojme njeri tjetrin dhe kemi qellim te perbashket - qe me sa kuptoj e kemi.

Për mendimin tim bashkimi duhet menduar si bashkëpunim, jo si shkrirje.
E them këtë sepse nga OpenLabs kam vërejtur tendenca mbizotëruese:
ose je me ne ose je kundër nesh, ose do ta hedhësh vallen sipas avazit
tonë ose ne të injorojmë komplet. Mirëpo shqiptarët janë individualistë të
tëmerrshëm dhe kështu kanë qenë gjithmonë. As Skënderbeu nuk u bë
dot mbret i shqiptarëve por vetëm u zgjodh kryekomandant.

Dashamiri
  

Redon Skikuli

unread,
Jan 2, 2015, 6:35:40 AM1/2/15
to fos...@googlegroups.com
Dashamir, do ndihmonte ne qofte se me thoje detaje per tendencen perjashtuese qe ke vene re. Me 'ne' jane te gjithe ata qe kane deshire dhe deshirojne te perfshihen duke respektuar anetaret dhe duke ndjekur parimet FLOSS per te cilat punojme. Qe te jap nje shembull: te influencosh qe te marre tendera ne Microsoft dhe te jesh anetar i nje komunitetit sic eshte OLs ndoshta eshte problematike dhe do perjashtohesh. Ne qofte se e ke fjalen per raste te tilla atehere nuk behen kompromise.
Nuk jane vetem shqiptaret egoiste, dhe ne Greqi ka shume komunitete te ndara dhe ne Gjermani. Mendoj qe tendenca te tilla kane bere qe FLOSS te mos kete shume perdorim masiv. Por ndoshta e kam une gabim dhe eshte me mire qe secili nga ne te krijoje nga nje organizate e cila promovon nga nje gje shume specifike.
Supozoj ka te bej me natyren e njerezve, ose kapitalizmin qe na ka bere individualiste. Pak rendesi ka shkaku, por te promovojme software qe bazohet tek komuniteti dhe te mos kemi parimet baze te nje komuniteti me duket jo produktive dhe jo e drejte. Dhe ne periudhen e Skenderbeut te gjithe per Shqiperine deklaronin qe i benin gjerat per Shqiperine, por rezultati ishte minimal...
Nuk e di ne qofte se shkrirja eshte zgjidhja, por mendoj qe bashkimi i fuqive per te arritur disa nga qellimet mendoj qe do kishte rezultate shume pozitive. Gjtihsesi eshte sicka qe duhet te iniciohet si bisede.

@Besnik, akoma dhe ne qofte se mendon qe duhet te jete dicka qe promovon vetem FS atehere paraqite si propozim qe te shqyrtohet. Kam ndjesine qe ne qofte se argumentimi eshte i strukturuar nuk do kete kundershtime. Ideja eshte qe kur flasim per te promovuar disa parime te perbashketa duhet te jemi si nje ze, gje qe nuk e bejme tani kur flasim per vendosjen e FS ne universitete, shkolla, institucione publike etj. Se si te behet bashkimi i fuqive (me nje organizate, me shume te cilat bashkohen, me memorandum bashkepunimi) eshte dicka tjeter.

---
Redon Skikuli

Besnik Bleta

unread,
Jan 2, 2015, 7:24:17 AM1/2/15
to fos...@googlegroups.com
Më 01/02/2015, 01:35 PM, Redon Skikuli shkroi:

> @Besnik, akoma dhe ne qofte se mendon qe duhet te jete dicka qe promovon
> vetem FS atehere paraqite si propozim qe te shqyrtohet. Kam ndjesine qe ne
> qofte se argumentimi eshte i strukturuar nuk do kete kundershtime. Ideja
> eshte qe kur flasim per te promovuar disa parime te perbashketa duhet te
> jemi si nje ze, gje qe nuk e bejme tani kur flasim per vendosjen e FS ne
> universitete, shkolla, institucione publike etj. Se si te behet bashkimi i
> fuqive (me nje organizate, me shume te cilat bashkohen, me memorandum
> bashkepunimi) eshte dicka tjeter.
>
> ---


Nëse e ke fjalën që t’i paraqis propozime Open Labs-it, këtë unë nuk
mund ta bëj. Sepse nuk jam anëtar i saj, e para. E dyta, nuk përfaqsoj
ndonjë shoqatë tjetër, që mund të vihej në rolin e bashkëpunëtores (apo
kundërshtares së Open Labs-it). Pra nuk kam asnjë lloj mandati për të
hedhur një hap të tillë drejt një shoqate që vepron në përputhje me
statutin e saj.

Nëse është fjala në përgjithësi, atëherë nuk kam pse e përsëris
propozimin. E kam deklaruar në disa prej komenteve te kjo temë. Të
strukturuar jo, sepse nuk ka kuptim t’i hyhet punës në thellësi, pa u
përkrahuar ajo në parim fillimisht. (Duhen të paktën 5 vetë për ta
formuar ligjërisht një shoqatë.)


Redon Skikuli

unread,
Jan 2, 2015, 8:12:59 AM1/2/15
to fos...@googlegroups.com
Kam pershtypjen qe nuk i ke lexuar me vemendje ato qe kam thene me lart. E them kete pasi jane parashtruar shume ceshtje, me kryesoren bashkimin e fuqive.
Megjithate kam ndjesine qe e ke vendosur se si duhet te procedosh paraprakisht. 

Gjithe te mirat,
---
Redon Skikuli
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages