11 REKOMANDIME SE CKA (DUHET TË) PRESIN STUDENTËT KOSOVAR NË TË ARDHMËN?

1 view
Skip to first unread message

Fadil Maloku

unread,
Jan 11, 2013, 5:53:30 PM1/11/13
to socba...@googlegroups.com, socba...@googlegroups.com, socba...@googlegroups.com, socba...@googlegroups.com, dsma...@googlegroups.com, socma...@googlegroups.com, dsba...@googlegroups.com, DS MA 10_11, dsba...@googlegroups.com

Tani te nderuarit e mi kolege keni nje eksplorim timin te shkurter enkas per Juve. Te njejtin mund ta gjeni edhe ne faqen time te facebook, ku edhe mund te jepni mendimet, sygjerimet dhe gjykimet Tueja te respektuara sociologjike...
Respekt
Profa Fadil

Studentët e Kosovës, për gjykimin tim sociologjik do të duhej të bëhen JO OBJEKT, POR SUBJEKT kryesor KREATIV në procesin e reformimit të Universiteteve. Me përvojën time të një pedagogu dhe të një eksploruesi social e politik, pra, padyshim edhe të një kërkuesi shkencor- empirik kam kuptuar se studentët tanë akoma kanë rezerva të pa arsyeshme... kur është fjala e të qenit SUBJEKT në procesin e arsimimit në Universitetet tona publike?!
Për këtë shkak UNIVERSITETETVE PUBLIKE KOSOVARE në kuadër të këtij reformimi (nëse jeni dakord Ju të nderuarit koleg të mi, nga të gjitha profilet ) u propozojë 11 pika që mendojë se duhet fuqizohen më tej: 
1. Studentët duhet të arrijnë dije dhe shkathtësi konkurrente për tregun e punës dhe në bazë të afiniteteve të tyre për kërkim shkencor apo punë profesionale në ekonomi, shërbime publike dhe gjithë institucionet e tjera të shoqërisë:
2. Studentet duhet të ndihmohen në përzgjedhjen, akomodimin si edhe ndërtimin e karrierës së tyre ekskluzivisht në bazë të prirjeve dhe një seleksionimi me kritere ekskluzive shkencore, në mënyrë që të ndalojmë hiperproduksionin evident që po prodhon analfabet modern:
3. Stafi i ngushtë i Rektoratit do të duhej të angazhohet në krijimin e një fondi për dhënien e bursave për student të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ata të jenë në koherencë me zhvillimet e reja teknologjike...:
4. Studentëve duhet mundësuar në çështjen e lehtësimit të marrjes së vizave, në mënyrë që ata të kenë qasje dhe mundësi të këmbejnë përvojat me kolegët e tyre perëndimor.... Kjo ide akademike evropiane është në përputhje edhe me vizionin e Deklaratës së Bolonjes, POR që nuk është shfrytëzuar maksimalisht gjerë më tani:
5. Studentët do të stimulohen që prioritet në interesimin e tyre ta kenë cilësinë e mësimit, kushtet e mësimit dhe suksesin në studime duke vlerësuar rezultatet e veta dhe mësimdhënien si një nga autputet e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes në universitet:
6. Studentët, duhet të “kujdestarojnë” për largimin DEFINITIV të politikës nga Universitetet. Ata duhet ta ruajnë neutralitetin politik, në rast se e dëshirojnë një Universitet profesional e apolitik:
7. Studentët, pastaj, përmes programeve të ndryshme sociale duhet të përkujdesën për ngritjen e përgjegjësisë për mësim 
sistematik, pjesëmarrje në ligjërata, ushtrime, seminare debate publike etj.
8. UP-ja, duhet të marr përgjegjësit e veta dhe fillojë (sa më shpejt) në hartimin e një plani të detajizuar studimesh për minoritetet në rast se dëshiron të kultivojë kritere dhe standarde si Universitetet Evropiane. Kështu ajo do përgatitë UP-ës për kushtëzimet që tashmë janë në horizont.... nga BE-ja:
9. UP-ja, duhet të sigurojë që tash një lëvizshmëri e mësimdhënësve dhe studentëve në vijën horizontale, ku do të bëhet kyçja në rrjetat dhe programet e mobilitetit evropian:
10. UP-ja, duhet të tentoj të rris koperativitetin midis studentëve tanë dhe atyre evropian, përmes programeve të ndryshme, siç janë: SOCRATES dhe ERASMUS, që u jepen vendeve në tranzicion:
11. UP-ja, së fundi duhet të organizojë një studim empirik, ku do të përcilleshin të gjitha programet studimore. Për këtë qëllim do të duhej të organizon tri tipe evaluimesh: (1. përcjelljen e studimeve sistematike te studentëve të UP-s : 2. anketimin e studenteve pas përfundimit të studimeve bachelor: 3. anketimin e studentëve që tashmë kanë filluar të bëjnë karrierë)
-- 
Fadil MALOKU, 
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages