2. CKA DUHET TË KËRKOJNË SOCIOLOGËT KOSOVAR NGA UNIVERSITETET PUBLIKE ?

3 views
Skip to first unread message

Fadil Maloku

unread,
Jan 12, 2013, 5:39:46 PM1/12/13
to socba...@googlegroups.com, socba...@googlegroups.com, socba...@googlegroups.com, socba...@googlegroups.com, dsma...@googlegroups.com, socma...@googlegroups.com, dsba...@googlegroups.com, DS MA 10_11, dsba...@googlegroups.com

Tani te nderuarit e mi kolege keni nje eksplorimTJETER te shkurter enkas per Juve. Te njejtin mund ta gjeni edhe ne faqen time te facebook, ku edhe mund te jepni mendimet, sygjerimet dhe gjykimet Tueja te respektuara sociologjike...
Respekt
Profa Fadil

Një ndër pikat e dobëta të dëshmuara dhe të identifikuara të Programit të Bolonjës, në rastin e Universiteteve tona publike padyshim që janë kërkimet shkencore, pra aso kërkimesh që në sistemin edukativo arsimor të vendeve në zhvillim, në fakt janë alfa dhe omega e zhvillimit dhe përparimit. Ajo çka Sociologet kosovarë kujtojë që mendojnë se akoma mund të bëhet,është qe;
1. Çdo njësi akademike të ketë mundësinë e vetë të eksplorimeve shkencore përmes metodologjive me bashkëkohore:
2. Çdo njësi akademike, të organizoj Projekte investiguese për problemet, sfidat, dhe proceset edukativo arsimore ne Kosovë:
3. Çdo njësi akademike të ketë një buxhet, i cili në kooperim me ndonjë agjension, kompani private apo shtetërore, të filloj te angazhoj studentë të masterit (e pse jo edhe kandidat doktorant) për të bërë matjet e duhura shkencore për problemet dhe sfidat e ndryshme në UP dhe shoqëri:
4. Studentët e gjitha fakulteteve, sidomos në nivelin master do duhej të organizojnë investigime grupore të për temat për të cilat mungojnë përgjigje shkencore në lëndët dhe shkencat që i kemi në suficit. Etj.:
5. UP do duhej të marrë këto masa: (a) Te iniciojë aktivitet të përbashkët me MASHT për krijimin e buxhetit për kërkime shkencore që do të jetë pjesë përbërëse e buxhetit të UP : (b) Te shqyrtoje mundësinë e trajnimeve specifike te cilat do të rrisnin kapacitetet e stafit akademik për të përgatitur propozimet e projekteve për kërkime shkencore, në fondet e qeverisë, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare: (c)Te kërkojë nga secila njësi akademike/ fakultet që të ketë buletinin e publikimit të rezultateve të punës kërkimore duke aplikuar standardet e cilësisë dhe recensionit objektiv; (ç) Te sigurojë parapagimet për fondin e nevojshëm të publikimeve të reja në bibliotekën Universitare, në bibliotekat e fakulteteve dhe qasjen në bibliotekat elektronike: (d) Te konsolidohet veprimtaria botuese Universitetit...etj.etj.
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages