Dossier nga Eranda Nepravishta
TIRANE, 6 Dhjetor /ATSH/.- Shqiperia e njohu emigracionin
masiv qe ne vitin 1990. Pas ketij viti, shkaku kryesor i
ndryshimeve te medha demografike ne Shqiperi, eshte emigracioni.
Italia dhe Greqia mbeten destinacionet kryesore te
emigracionit shqiptar. Ky fakt eshte konfirmuar nga nje numer i
madh studimesh te kryera mbi kete fenomen. Kjo levizje drejt dy
vendeve fqinje, eshte influencuar nga ngjashmerite gjeografike e
kulturore qe kane shqiptaret me greket dhe italianet, si dhe nga
mundesite me te medha per nje emigrim legal.
Sipas PNUD-it, aktualisht ne Greqi ka 350 - 400 000
emigrante shqiptare, ndersa ne Itali, 100 - 150 000. Gjithashtu,
sipas te dhenave nga ambasadat perendimore ne Tirane, mijera
shqiptare emigrante jane shperndare ne vende te tjera si, ne
SHBA (10 000), ne Gjermani (12 000), ne Belgjike (2 500), ne France
(2 000), ne Turqi (2 000), si dhe ne Kanada dhe Zvicer.
Sipas te dhenave, ne Greqi gjendet nje shqiptar per zdo
25-30 greke, ndersa ne Itali, nje shqiptar per zdo 400-450
italiane. Megjithate, problemet sociale qe lidhen me emigracionin dhe me
futjen
e emigranteve ne pune dhe shoqeri, jane te ngjashme ne te dy keta vende.
Ne vitin 1997 Shqiperia kishte nje disproporcion mes
emigracionit legal dhe atij ilegal. Ne fillim te ketij viti,
numeroheshin 62 000 emigrante legale ne Itali, nderkohe qe sipas
Karitasit, numri i emigranteve shqiptare ne Itali ishte 100 000.
Gjithashtu, ne Greqi nga 350 000 emigrante, vetem 10 000 ishin
legale. Keshtu, sipas te dhenave, 78.6% e emigranteve shqiptare
jane ilegale.
Emigacioni ka prekur me shume meshkujt. Ne Itali 70.9% e
emigranteve jane meshkuj, ndersa ne Greqi, keta perbejne 60.4%
te numrit te pergjithshem te emigranteve.
Duke filluar qe nga viti 1990, emigracioni u be nje nga
menyrat kryesore te sigurimit te te ardhurave per shume individe,
familje dhe per shoqerine shqiptare ne pergjithesi.
Emigrimi eshte shume i larte ne Shqiperi. Sipas te dhenave,
15% e popullsise shqiptare eshte aktualisht jashte territorit
shqiptar. Nderkohe, duke u krahasuar me vende te tjera,
emigracioni shqiptar eshte tre here me i madh. Gjithashtu,
emigracioni shqiptar karakterizohet nga numri i larte i familjeve
te emigruara dhe i te rinjve.
Shkak per emigracionin nuk kane qene vetem nevojat
ekonomike, por edhe gjendjet e tensionuara qe ka kaluar shoqeria
shqiptare gjate viteve te tranzicionit. Keshtu, revoltat e vitit
1997 sollen nje emigrim te detyruar te shqiptareve, periudhe
gjate se cilet lulezoi emigrimi klandesin.
Pas shtate vjetesh emigrim, perseri arsyeja kryesore e
emigracionit shqiptar mbetet ekonomike. Ne kete drejtim njihet
edhe emigracioni i organizuar per punesim sezonal.
Integrimi i emigranteve shqiptare
Pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare ne Greqi dhe Itali
persa u perket meshkujve, jane punesuar ne ndertim dhe bujqesi,
ndersa femrat, ne sherbimet shtepiake.
Numri i madh i emigranteve qe kryejne pune te rendomta ka
penguar rolin qe normalisht luan emigracioni ne kualifikimin
profesional te emigranteve dhe familjarizimin e tyre me
teknologjite bashkekohore te vendeve pritese. Emigracioni dhe
punesimi ne keta sektore, zakonisht permbush nevojat ekonomike
te emigranteve, por jo nevojen per integrim dhe emancipim.
Veshtiresite e para qe hasin emigrantet shqiptare per
integrimin e tyre ne vendet pritese jane krimi dhe opinioni
negativ mbi emigrantet. Kjo eshte karakteristike per Greqine dhe
Italine. Pergjithesisht, opinioni negativ shkaktohet nga imazhet
e servirura nga media (gazetat dhe TV) dhe ndonjehere edhe nga
marredheniet mes emigranteve dhe vendasve. Studimet e kryera nga
eksperte te emigracionit ne keto vende kane treguar se, vendasit
qe nuk kane patur kontakte me emigrantet shqiptare (pervez
kontaktit ne media), vazhdojne te kene nje opinion negativ per
ta.
Shumica e shqiptareve emigrante jane punesuar ne sektore te
rendomte, madje edhe me punesim ilegal. Kjo e ben edhe me te
veshtire jeten e emigranteve shqiptare dhe integrimin e tyre ne
komunitet.
Kthimi ne atdhe i emigranteve
Gjate shtate vjeteve te emigracionit, Shqiperia nuk ka pare
investime serioze nga emigrantet e kthyer ne atdhe, pervez disa
investimeve te vogla. Ne vitin 1997 shqiptaret ishin po aq te
motivuar te emigronin, sa edhe ne vitet '90. Nderkohe, emigrantet
e kthyer pergjithesisht ne '96, per te filluar biznese te vogla
me te ardhurat e fituara nga emigracioni, i humben keto para te
depozituara ne skemat piramidale gjate vitit '97. Emigrantet qene
grupi i fundit i kreditoreve, qe investuan te ardhurat e tyre
disavjezare ne skemat piramidale dhe per pasoje, ata ishin me te
demtuarit nga rrenimi i ketyre skemave.
Tashme, motivi kryesor i kthimit te emigranteve ne
Shqiperi, eshte fati. Shumica e tyre kthehen ne momentin qe e
shohin veten te paafte te integrohen ne jeten e vendeve pritese,
ose kur policia e ketyre vendeve i kthen ata me force.
Fenomeni i mesiperm prek pergjithesisht emigrantet ilegale.
Nderkohe, po behen perpjekje nga shteti shqiptar, ne bashkepunim
me shtetet fqinje, per te balancuar raportet mes emigracionit
legal dhe atij ilegal.
Megjithate, ka edhe raste pozitive, ku emigrante te
suksesshem deshirojne te kthehen ne Shqiperi per te jetuar e
punuar.
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Do te ndihim pa kursyer,
Per ty, nena jone e vyer,
Qe me drit' e nder te thuresh,
Dhe me bijt' e tu te mburresh.
Cila nene lyp parane?
Cilet bij me shpirt s'i dhane?
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Arme dhe fisheke mblidhni,
QESEN edhe SHPIRTIN hidhni,
Per lirine per mbretin* tone,
Sot,pa neser eshte vone,
Jepni, nenen te shpetoni,
Komb' e vatra te ndertoni.