=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
"QELLIMI YNE ISHTE QE TA THEJME MONOTONINE E NJE ATMOSFERE TE NJOHUR"
Katėr artistė tė rinj, e fisnikėruan diskotekėn "Queen's" me njė ekspozitė punimesh. Janė kėta studentėt e Akademisė sė Arteve tė Universitetit tė Prishtinės: Kreshnik Rushiti (student i vitit tė tretė); Lulėzim Sopi (student i vitit tė dytė); Gazmend Ejupi (student i vitit tė dytė) dhe Lirion Kadriu (student i vitit tė dytė). Me tre nga kėta artistė tė rinj bėmė njė bisedė, lidhur me ekspozitėn e hapur tė mėrkurėn, mė 5 qershor, nė lokalin e Queen's-it me tė cilėt biseduam pėr dėshirat dhe planet e tyre nė tė ardhmen.
PP: Sa punime u ekspozuan?
K.R.: Gjithsej i ekspozuam 14 punime. Edhe pse ato nė numėr ishin tė pakta, mendoj se ato vlenin shumė.
L.S.: Edhe unė pajtohem me kolegun tim. Mė mirė pak e mirė sesa shumė e keq.
G.E.: Mendoj se ishin mjaft punime. Por, sa i pėrket organizimit tė ekspozitės patėm disa mangėsi. Nė ekspozitė na munguan profesorėt tanė, sepse u bė njė mosmarrėveshje pėrkitazi me datėn e hapjes sė saj. Kolegu ynė, Lirioni i vonoi thirrjet dhe kėshtu ekpozita nė vend qė tė mbahet tė dielen, siē e kishim planifikuar, ajo u mbajt tė mėrkurėn.
PP: A ishte kjo ekspozita juaj e parė?
K.R.: Jo, kjo ėshtė e dyta. E para ishte ekspozitė kolektive me gjithė studentėt.
L.S.: Po, kjo ishte ekspozita ime e parė.
G.E.: Kjo pėr mua ėshtė ekspozita e tetė. Ekspozitėn e parė e kam hapur nė kafenė "EUROPA" nė vitin 1991.
PP: A do tė mund tė paraqiteshit mė me shumė punime?
K.R.: Kemi pasur edhe punime tė tjera. Por, kjo ekspozitė ishte provė pėr tė katėrtit.
L.S.: Kemi mundur tė ekspozojmė edhe piktura tė tjera, por nė mungesė tė gjendjes materiale u orientuam tė ekspozojmė njė numėr tė kufizuar tė punimeve.
G.E.: Po, por nuk e kam parė tė arsyeshme qė tė ekspozoj mė tepėr.
PP: A keni shitur ndonjė punim?
K.R.: Qėllimi ynė ishte qė tė thejmė monotoninė e njė atmosfere tė njohur qė bėhet nė disko, prandaj nuk e kemi pasur pėr qėllim tė shesim punime, por kėsaj atmosfere t'i japim edhe pėrmbajtje artistike. Ekspozita u hap krahas me shfaqjen "Moti pa ton". Jashtė ekspozitės i kam shitur gjashtėmbėdhjetė punime.
L.S.: Punimet nuk ishin pėr shitje.
G.E.: Tė ekspozuara nuk kam dashur tė shes asnjė, kurse deri mė tash i kam shitur tetė punime.
PP: Ju jeni akoma studentė. Ēfarė ndihme ju japin profesorėt pėr tė arritur rezultate?
K.R.: Unė jam student i Shyqri Nimanit, i cili ėshtė themelues i degės tė dizajnit gafik nė Prishtinė. Pėrveē profesorit tim, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe mentor imi, e falėnderoj me kėtė rast prof. Faik Krasniqin, i cili ushtron lėndėn e grafikės reklamuese. Ai mė ka ndihmuar shumė, si nė drejtim tė punės krijuese, po ashtu edhe mė ka dhėnė ndihmesa nė mėnyrė tė pakursyer edhe nė drejtim tė pėrkrahjes materiale.
L.S.: Unė jam student i piktorit tė mirėnjohur, prof. Muslim Mulliqit.
G.E.: Ndėrsa unė jam student i grafikut tė njohur Hysni Krasniqit.
PP: A do tė hapni ndonjė ekspozitė tjetėr, tė pėrbashkėt apo individuale?
K.R.: Mendoj se ėshtė herėt pėr ekspozitė individuale. Ndoshta mbas dhjetė vjetėve. Ndėrsa kolektive planifikojmė qė tė hapim kah fundi i tetorit apo fillimi i nėntorit, pėrsėri nė diskon "Queen's". Por, kėsaj radhe mendojmė tė paraqitemi me punime pesė fish mė shumė. Tė kėtij mendimi janė edhe kolegėt e mi.
PP: Cilat janė preokupimet tuaja themelore nė pikturė?
K.R.: Surealizmi (art fantastik). Surealizmi si drejtim mė pėlqen shumė, prandaj punimet e mia 50 pėr qind pėrmbajnė realizėm e 50 pėr qind fantastikė.
L.S.: Arti modern, sepse aty ndjenjat mund tė shprehen mė lirisht.
G.E.: Unė mbėshtetem nė inspirimin e seksit si fenomen. Edhe punimi im i fundit titullohet "Populli don seks", tė cilėn do ta shihni nė ekspozitėn e ardhshme.
PP: Ēka mendoni pėr tė ardhmen?
K.R.: Mendoj se do tė punoj mė shumė dhe nė kushte mė tė mira.
L.S.: Tė punoj sa mė shumė dhe tė kthehemi nė institucionet tona.
G.E.: Tė kam sa mė shumė para.
PP: Sa ėshtė realiteti ynė i shprehur nė pikturat e juaja?
K.R.: Unė mė shumė i pėrkushtohem artit, sepse kjo pėr mua ėshtė mė e rėndėsishmja.
L.S.: Shumė pak. Shumė artistė tjerė e shprehin kėtė realitet.
G.E.: Unė jam real.
PP: Cili piktor mė sė shumti ju pėlqen?
K.R.: Pasi qė e preferoj surealizmin, kisha thėnė se surealisti mė i njohur ėshtė Salvador Dali. Mirėpo, piktori qė mė pėlqen mė sė shumti ėshtė Van Gogu, i cili ka punuar me ndjenja tė thella, te i cili shprehet koloriti mė fenomenal. Andaj dhe pikturat e tij kanė vlerė tė madhe. Si pėr ilustrim po them se njė pikturė e tij ėshtė shitur pėr pesėdhjetė e tre milionė e nėnqind mijė dollarė.
L.S.: Ibrahim Kodra. Ky ėshtė piktor i aftė, i cili ka arritur shumė nė jetė. Eshtė i vetmi piktor shqiptar, qė sė bashku me tre italianė e vazhdoi stilin e Pikasos, d.m.th. Kubizmin.
G.E.: Xhevdet Xhafa. Pėr mua ėshtė artisti mė i mirė nė Kosovė, grafiku mė i mirė dhe pikturat e tij pėrshkohen prej njė realizimi tė veēantė.
PP: Pse e zgjodhėt "Queen's" pėr hapjen e ekpozitės?
K.R.: Pėr arsye se "Queen's" ėshtė vendi mė i mirė pėr "zhurka". Kėshtu kemi dashur qė ta thejmė monotoninė duke i kėnaqur tė rinjtė, jo vetėm me muzikė e argėtim por edhe me art.
Duhet t'iu falėnderohemi edhe sponzorėve qė mudėsuan hapjen e kėsaj ekspozite e posaqėrisht Bulit tė "Arthur's"- it dhe shtypshkronjės "Prograf".
PP: Si ju kishit drejtuar opinionit pėr fund?
Nė kėtė pyetje, qė tė tretė u pėrgjigjen se do tė punojnė mė shumė, si dhe kėshillojnė tė rinjtė qė edhe ata tė punojnė mė shumė e mė pak tė harxhojnė kohėn kot.
Kjo ishte biseda qė e bėmė me tre piktorėt e rinj, duke iu porositur qė tė mbahen nė mend. Ky do tė ishte komenti ynė.
learta gunga
??
## CrossPoint v3.11 ##
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
"NE JEMI YJET QE SHENDRISIN DHE KURRE NUK SHUHEN" - Mollė e ndaluar
Njė serb prezent mė tha se nuk e kishte pritur tė kėtillė muzikėn shqiptare.
E tjetri tha: NUK DO TA MERRNI JU VETEM GJYSMEN, POR TERE KOSOVEN.
Megjithėse i dyti me radhė, kjo ishte hera e parė qė u mbajt njė festival i kėtillė, hera e parė pas gjashtė vjetėve qė pėrsėri organizohen festivale tė muzikės zbavitėse shqipe nė sallat e ish-"BORO E RAMIZIT".
Njė DEJA VU i Akordeve tė dikurshme pėr shumicėn, gati tė harruara apo kurrė tė pėrjetuara. Ndonėse ky festival ishte diē mė i modernizuar nė pikėpamje tė performansit, sigurisht i influencuar nga televizioni satelitor, MTV-a, por edhe kabaretė.
Sado "kokėfortė" qė ishin tė dy palėt kėtyre gjashtė viteve, mė nė fund ata arritėn tė gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt - GJUHEN E PARASE, apo tė themi shkurt e shqip: PARAJA I HAP TE GJITHA RRUGET. Kushedi, ndoshta me "gjuhėn e parasė" e fitojmė edhe Republikėn ndonjė ditė. Po shihet se idealet po i zėvendėson interesi dhe paraja - e kush thotė qė Ballkani ėshtė shumė larg Evropės?!
E tash pyetemi: A thua sa shifra u kėmbyen nė kėtė gjuhė?- Burimet tregojnė qė nė pyetje janė katėr shifra gjermane me njė 6-she pėrpara pėr njė mbrėmje, do tė thotė pesė shifra gjermane me njė 18-sh pėrpara pėr tė tri mbrėmje. Mirėpo, drejtori artistik, prof. Rafet Rudi na tha se pagesa shkon me pėrqindje. Ndoshta mė mirė ta kishim pyetur Eroll Belegun - drejtorin organizativ.
Mė i besueshėm ėshtė varianti i parė, por kjo nuk i arsyeton biletat e shtrenjta pėr njė popull kaq tė varfėr; ēka do t'iu kushtonte tė lironin biletėn sė paku pėr 50%, e si rezultat i kėsaj salla do tė mbushej dhe do krijohej njė atmosferė mė festive, edhe pse nuk e mohoj qė edhe ai numėr, sado i vogėl, i publikut ka qenė mjaft atraktiv.
Nė kėto tė dhėna statistikore bazohem nga reagimet e popullatės, si:
- "20 din. bileta? Me ato para dal katėr netė rresht".
- "Me 20 din. blejė 10 bukė dhe njė litėr qumėsht."
- "Me i pasė 20 din. martohna"
- "S'i jap 20 din. pėr Armendin edhe Aidėn".
Pėr biletėn e mbrėmjes revyale nė SHOW CLUB me vlerė prej 20 DEM tė mos diskutojmė, apo mos kjo mbrėmje i ėshtė dedikuar vetėm "parelive" - "xixėllonjave tė Kosovės".
Festivali filloi ciklin e vetė me mbrėmjen e muzikės pėr fėmijė dhe pėrfundoi me mbrėmjen revyale. Ta pėrshkruaj festivalin hollėsisht ndoshta do tė ishte e tepėrt, nėse e marrim parasysh se deri mė 8 korrik festivali nuk do tė jetė kurrėfarė risie, por komentet nga kėndvėshtrimi ynė vlen tė pėrmenden.
Mbrėmja futbollistike e vogėlushve - e quajtėm kėshtu sepse kah gjysma e festivalit fėmijėt u mėrzitėn dhe meqė dispononin me njė hapėsirė tejet tė madhe (pasi qė as 1/2 e sallės nuk u mbush) vendosėn qė t'a shfrytėzojnė dhe tė lirojnė energjinė e grumbulluar. Kėshtu, u krijuan disa ekipe futbollistike, ku si topa futbolli shėrbyen konservat e Coca-Cola-ve. Fituesi i kėsaj loje doli ekipi "Pinokio" me kapitenin Robert Beranin - djalin e Mamit, udhėheqėses tejet simpatike - Gilit, e cila me fustanet e saja "gjithė xixa" i hipnotizonte fėmijėt.
mt: BAM - Rock/Rap - BAM
Edhe pse kėto dy zhanre tė muzikės nuk pėrshtaten fare, tek ne arritėn qė tė bashkohen dhe tė luftojnė sė bashku pėr fitore. Nė kėtė "luftė" fitues dolėn RAP-erat tė cilėt prej tri vendeve tė para i fituan dy, vendin e tretė Beka e tė parin grupi "BAM" nga Suhareka. Ndėrsa "Marigona", si pėrfaqėsues i rockerėve, zuri vendin e dytė, ndonėse e dėshpėruar ngase e priste vendin e parė - NUK ESHTE JETA VETEM E BARDHE APO E ZEZE, POR KA EDHE NGJYRA! E pėr "Purgatorin" pėr tė cilin prisnim se do tė fitojė njėrin prej tri vendeve - NO COMMENT.
Ndėrkaq mbrėmja e muzikės zbavitėse tė linte pėrshtypje se i takon vetėm "yjeve" tė ashtuquajturės "estradės sonė" dhe mė tepėr i ngjante njė kabareje siē ishte performansi i motrave Baraku.
Nė skenė trijumfuesit, one happy family: vendin e tretė - Aida Baraku me "Mic Macet" e saja, edhe pse e egėr nuk arriti ta fitojė vendin e parė. Vendin e dytė e ndan sė bashku "nusja shqiptare" - Mihrie Braha dhe Gili me "Buzė ēokollate", ndėrsa vendin e parė i "mirėnjohuri" Armend Rexhepagiqi, pėrndryshe i dashuri i Aida Barakut.
A thua a do tė kenė shansė ndonjėherė qė edhe yjet e reja, tė paafirmuara, si Anita Vukpalaj, tė triumfojnė apo gjithmonė fitorja do t'iu takojė vetėm tė ashtuquajturve "veteranėve" tė muzikės komerciale shqipe? Kėshtu fitohet pėrshtypja se kėta janė tė vetmit kėngėtarė qė ka Kosova!!!
Pėr mbrėmjen revyale vetė ēmimi i biletės tregon se kjo mbrėmje ishte vetėm pėr njerėz tė zgjedhur e stabilė nė planin financiar. Nga ky publik i "parelive" u dha edhe shpėrblimi i publikut i cili i takoi Armendit, e buzėqeshja e tij tė thotė "edhe njė herė fitova".
Tė mos e harrojmė edhe spektaklin kryesor tė festivalit Ardit Gjebrenė, yllin e estradės sė Shqipėrisė dhe fituesin nga festivali i fundit. Me pjesėmarrjen e tij, festivali fitoi nė cilėsi. Si mysafir i mbrėmjes sė Rock-Rap-it, udhėheqės i mbrėmjes zbavitėse dhe argėtues e nikoqir i mbrėmjes revyale, me performansin e tij, ai i dha festivalit njė sharm pėr tė cilin u shpėrblye materialisht, por njė koment i tillė ėshtė i tepėrt kur e marrim parasysh se ai ėshtė vetėm njė yll i show-biznesit, njė artist qė nuk i intereson politika dhe pėr tė cilin ardhja nė Kosovė s'ka qenė gjė tjetėr por vetėm njė mision kulturor. Ai nuk pranon se vizita e tij nė Kosovė sė pari ka mision shoqėror, politik dhe nė fund kulturor. Por, ne e falim Arditin sepse ai s'ėshtė gjė tjetėr vetėm njė yll i madh i estradės shqiptare. Nė programin e festivalit shkruan se Festivali "Kėnga e Pranverės" ėshtė manifestim tradicional. Shpresojmė se do tė jetė dhe shpresojmė se nė tė ardhmėn NUK:
- do ta paguajmė sallėn me njė ēmim katėrshifror gjerman,
- do tė jenė biletat e shtrenjta,
- do tė jetė e mbushur vetėm 1/2 e sallės,
- do tė kemi "play-back", por "live" muzikė,
- do tė marrin pjesė veteranėt e muzikės komerciale kosovare/shqiptare.
Mirėpo, duke i marrė parasysh rrethanat dhe faktin se festivali ėshtė ende nė afirmim e sipėr, mund tė pėrfundojmė se ai ishte i suksesshėm dhe njė risi e mirėpritur nga shqiptarėt tė cilėt e kishin harruar apo kurrė nuk e kishin pėrjetuar atmosferėn festive tė manifestimeve tė kėtilla.
Pasionare Xharra
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
rubrikė (faqja e fundit):
KRONIKA E DESHTIMEVE TE PARALAJMERUARA
KUR QANE E QESHE SHQIPTARI
nt: Mėrzitshėm, por tė gjitha ato qė ndodhin janė ashtu si janė, hyjnė nė histori. Thonė se atyre qė nuk e njohin historinė - iu pėrsėritet, ndėrsa pėr ata qė e njohin ajo mbetet "mėsuese e jetės". Do tė shtoja se mund tė ndodhė qė ajo tė jetė mėsuese e jetės, s'do mend, por gjithsesi mėsuese tė cilėn ēdoherė e dhunojnė "drejtorėt e jetės"!
Ta kthejmė muhabetin 'ala shiptarēe'. Pajtoheni?
Shkurt, ēfarė jemi nė gjendje t'i dhurojmė historisė?
Sot, pėrgjigjja del shumė e thjeshtė: stenogramet nga mbledhjet e degėve, tė nėndegėve apo tė sytheve tė LDK-sė pėrplot me diskutime tonat mbi politikėn e shenjtė paqėsoro-engjėllore apo, mė konkretisht, pėrmbledhja e rezultateve tona teksa bėnim vrima nė ujė!
1.
Ndonėse disa herė Serbia na dėftoi se pėr tė vetėm shqiptari i vdekur ėshtė shqiptar i mirė, ne sikur asnjė punė nuk e marrim me seriozitet, dhe, me sa shihet, jemi duke ia bėrė sikur gomari nė njė barcoletė - i kėrkoj falje gomarit pėr identifikim me njerėzit, meqė megjithatė ėshtė kafshė e padjallėzuar - e, tė cilin, pra, e kafshonte ujku, e ai mendonte: "Endėrr ėshtė kjo". Apo, si njė "Shqiptar me duar nė xhepa" qė tha njė ditė: nuk brengosem se do tė mė vrasin, por ec'e duro gjithė ato lajme!
O tempora, o mores!
Nė kėtė udhėkryq pritjeje - mes fatit dhe fatkeqėsisė - tė preokupuar me paperspektivė dhe jetėn e rėndė tė pranguar, sikur bėjmė pyetje: "Vallė, cila ėshtė ajo rrugė qė shpie nė dyert e stėrkėrkuara nėpėr shekuj - nė dyert e lirisė? Si hapen ato?
Derisa ata qė besuan se dyert e tilla hapen me ēelės tashmė heshtėn, flamurin e morėn ata qė mendojnė se ato mbase hapen me fjalėt magjike: Abrakadabra, open Sezamee! Druaj se me kėtė alkimi unike do t'i sigurojmė vetit qė edhe njė kohė tė mbesim nė status quo-nė tradicionale dhe neveritėse, meqė, si duket, edhe kėsaj radhe e humbėm rrugėn nė labirinthin e quajtur POLITIKE.
2.
Ndoshta dikush do tė thoshte se hezitoj me kėto gjykime dhe, s'ėshtė mirė tė ftohet populli kėshtu. Por, jo. Populli qe i ftohur qysh atėherė kur dolėn Skėnderbejtė e Rikomponuar dhe e thanė fjalėn e tyre tė shenjtė: Ruajeni Gjakftohtėsinė, he trima!
Mirė. Gjakftohtėsinė e ruajtėm aq shumė saqė edhe akulli u ngjit pėr tė, por ēka tash? "Minatori" do ta shpjegonte kėtė mė sė miri:..."Eci rrugės pa dinar'n'xhep, kėrkoj njė vend tė mė bėhet djep / fishkėlloj njė melodi, do tė jetė mė mirė, do tė bėhet mė mirė ...Pėrse tė ndalem kur s'kam ēka tė pres, pėrse tė ngutem kur s'di nga t'ia mbaj / pėrse tė qeshem kur mė vie tė qaj!".
Po. Kjo ėshtė strategjia e kreut tonė nė njė strofė.
E cila, ja, ma kujton rastin kur pėr herė tė parė (dhe tė fundit) pata shkuar pėr peshkim. Prit... e prit... e prit... e dikur mezi ra njė peshk i vockėl (i cili, lere qė s'ishte i artė, por as qė e pėrmendi atė "nėse mė lėshon t'i plotėsoj tri dėshira"...)
Shkurt, politika jonė sot lere qė ėshtė e pakuptueshme dhe nuk po jep fryte, por ėshtė edhe neveritėse. Ndodhin gjėra me rėndėsi dhe askush nuk jep shpjegim pėr to! Bile, konferencat pėr shtyp tė LDK-sė i kam mėsuar pėrmendėsh: "Po, shikoni... ne, si LDK... insistojmė nė zgjidhje pavarėsie si ndaj Shqipėrisė... ashtu edhe ndaj Serbisė - si dhe ndaj qiellit (personalisht mendoj se ky i fundit ėshtė opcion mė realist).
Ndoshta tingėllon pak pa lidhje, por, pėr ēudi, kur isha i vogėl kisha dėshirė qė kryetar i Kosovės tė jetė Xhevdet Peci!
"Gjepura" - do tė thoshte dikush, edhe pse mua kjo mė shumė po mė tingėllon nė profeci.
3.
Epo kėshtu, rrota e historisė po ecėn sė bashku me paaftėsinė tonė, duke e lėnė tė nesėrmen tė sigurtė dhe tė paqartė. Apo, ndoshta ajo gjendet nė bankat e casinove tė Las Vegasit a tė Monte Carlos, por ku jemi ne? Tė paktėn, a thua si komb jemi unikė? Sa po shoh unė, jo. Lere qė kreu ynė injoron njėri-tjetrin (dėshtim tradicional), por as popullit nuk i "rrahė sopata nė njė vend".
Derisa njeriu burgoset i pafajshėm, tjetri, i cili zihet me 10 kg. drogė, e "vuan" dėnimin vetėm dy ditė, meqė ai punon pėr Atdhe.
Paj, edhe ne si duket e kemi zakon tė mburremi se jemi tė muhabetit, sepse rendi ėshtė qė dikujt t'ia lavdėrojmė nėnėn nė odė tė burrave, por...
Por, sidoqoftė... populli nė pėrgjithėsi dhe rinia nė veēanti gjendet para njė sprove tė vėshtirė. Apo, ndoshta jam i ri ta kuptoj se ēfarė po shkruhet mes rreshtave? Mund tė jetė. Por, sa pėr atė qė po shkruhet nėpėr rreshta, konstatoj se ėshtė pa mėdyshje tragjike pėr tė gjithė ne, dhe se fort mirė e mora vesh se popullin qė s'ka liri, as Zoti nuk e do!
XHELIL HAZIRI
Gjilan city
United States of Albania
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
Mt: INTERVISTE ME GRUPIN "BAM!"
T: RAP-erat nga "Mahalla e Cullakėve"
nt: Kur i pyeta, para se tė fillonte festivali, se ēfarė janė shansat pėr fitore, mė thanė: 70%, pėr dallim me Bekėn i cili besonte nė fitore vetėm 20 %.
Ky ėshtė grupi BAM! i "Mahallės sė Cullakėve" nga Suhareka: Blerta, Mimoza, Fisi, Gjini, Kada, Xilja, Cali, Burimi, Bersanti dhe Shpėtimi (tre tė fundit nuk morėn pjesė nė intervistė).
Derisa e prezentuan pikėn e tyre nė skenė, vėrejta se shmekera e shmekerica nuk ka vetėm Prishtina, por edhe Suhareka...
PP: Pėrshtypje nga Prishtina?
Gjini: Sexy!! Do tė doja tė kisha njė banesė pėr pushime.
Blerta: Mirė tha Gjini, kisha ardhė nė Prishtinė vetėm pėr pushim se pėrndryshe Suhareka ėshtė mė e mirė.
PP: Ēka do tė thotė emri BAM?
Blerta: BAM janė inicialet e emrave Blerta, Anila dhe Mimoza dhe ne jemi kryesoret e kėtij grupi, tė tjerėt janė densera. Grupin e kemi formuar para 2-3 vjetėve, ne tė triat, mirėpo vjet nė festivalin pranveror morėm pjesė vetėm unė dhe Anila, sepse Mimoza nė atė kohė qe tėrhequr. Vjet e kemi incizuar edhe kasetėn. Sivjet Anila shkoi nė Gjermani e Mimoza ka ardhur tani si zėvendėsim.
TE FALA ANILES NESE I MBERRIN GAZETA
PP: A keni pritur fitorėn nė festival?
Blerta: Pritnim tė fitonim diēka, por jo vendin e parė.
Fisi: Ēmimin nga publiku e kemi pasė te sigurtė.
PP: Kush keni menduar se do tė fitojė?
Fisi: Kėnga e parė "Largohu".
Xilja: Beka.
Blerata: Purgatori.
PP: Pati komente anash se ju, pra grupi BAM, keni qenė njė kopje e grupit K2, koreografia e juaj ka lėnė atė pėrshtypje...
Fisi: Gabim total.
Blerta: Sigurisht, pasi kemi qenė shumė veta nė skenė si nė spotin e K2-it, por na edhe vjet kemi qenė 20 veta nė skenė.
Xilja: S'kemi pas PARE (pare, pare...) pėr garderobė, kėshtu qė s'kemi pasė as zgjedhje tė madhe.
PP: Ēka mendoni pėr pjesėmarrjen e Ardit Gjebresė nė festival?
Fisi: Shllag nė tortė. Besoj se mė shumė ka pasė publik pėr te se pėr vetė festivalin.
PP: Nė juri ėshtė biseduar se pėr fitorėn tuaj duhet t'i falėnderoheni edhe publikut. Publikun e keni pasur pėrkrahje tė fortė se ėshtė dashur tė vendos mes jush dhe Purgatorit. Ēka mendoni pėr kėtė?
Blerta: Purgatori ėshtė super, shumė mė pėlqen. Vjet kam menduar se ata do tė fitojnė 100%, edhe sivjet e kanė pasė kėngėn e mirė, ėshtė dashur ta fitojnė sė paku vendin e dytė, po kėtu ėshtė gabimi i organizatorit i cili nuk i ka ndarė zhanret e muzikės.
Fisi: Sikur t'ishte mbrėmje e rockut, Purgatori do ta zinte vendin e parė, meqė s'kishte konkurrencė.
Xilja: Pasi kemi fituar nė saje tė publikut, kemi fituar me tė drejtė.
PUBLIKU INFLUENCON NE JURI
PP: Kush i sponzoroi mahicat dhe pllakatat?
Blerta: Kanė qenė dhurata nga burri i motrės, Bujari - firma "Absolute desing". Simpatizuesit e kanė organizuar vetė ardhjen.
PP: Pse nuk keni qenė tė ftuar nė mbrėmjen revyale?
Blerta: Shumė pa lidhje, njė herė na thanė PO, e mandej JO, vendin e parė e fituam, ndoshta ėshtė dashur tė na thėrrasin...
Mimoza: Ndoshta problem ka qenė numri, jemi shumė anėtarė tė grupit, nėse ky ėshtė shkaku ateherė qenka shkak pa lidhje.
Fisi: Ndoshta organizatorėve nuk ju pėlqen muzika rap.
PP: A keni marrur ndonjė shpėrblim material nga festivali dhe cilat janė premtimet e tyre? (21.06.1996)
Blerta: Po presim, tash pėr tash nuk kemi marrė asgjė. E kam nėnshkruar kontratėn e nuk e kam lexuare, s'di as ku e kam... nėse ka diēka nė kontratė atėherė:
S'KANE QARE PA NA JAP PARE!
PP: Po pėr tė ardhmen, a keni premtime pėr ndihmė financiare?
Blerta: Vetėm prej babės. Po presim edhe prej Calit (Malėsia Reisen).
PP: Sa keni qenė tė kėnaqur me organizimin e festivalit?
Mimoza: Skena, si ne kohėrat e socializmit.
Kada: Mirė.
Blerta: Mirė, do tė mundej edhe mė mirė, udhėheqėsit e natės sė parė kanė qenė tė dobėt, Ardit Gjebrea natėn e dytė shumė mė mirė e ka udhėheq festivalin.
Fisi: Biletat ishin tė shtrenjta.
PP: Prej rap-erave tė Kosovės, pėrpos juve qė sivjet u zgjodhėt mė tė mirėt, kush ju pėlqen?
Cali: BOOM GANG.
Kada: BOOM GANG dhe BEKA.
Xilja: Hiē, kėrkush!?!
Fisi: BOOM GANG.
Mimoza: Ritmi i rrugės.
PP: E ēka mendoni pėr muzikėn komerciale, Gilin, Aidėn...
Blerta: S'dua tė flasė keq... po shumė ėshtė pėrhap kjo muzikė p.sh. ne e kemi inēizu kasetėn para njė viti e ato po rrinė nė shtėpi, meqė s'po i blen kush.
Mimoza: Ma merr mendja se interpretojnė kėtė muzikė vetėm pėr pare si p.sh. Gili, pėrpara ka qenė nė grupin TRIORONA e sigurisht kjo formė e muzikės nuk i pėlqen.
Xilja: Gili mundohet ta kopjojė Madonėn. (JO ISHALLA)
Cali: Gjyshja ime e ka idol Gilin.
PP: Kėngėtarėt qė i adhuroni?
Blerta: Salt'n'Pepa dhe Neneh Cherry.
Kada: Bon Jovi
Mimoza: Salt'n'Pepa dhe Sting
Fisi: wARREN G
Xilja: Bon Jovi, grupin ARB nga Shqipėria dhe dėgjoj muzikė "TULIĒFARE"
Cali: Coolio
Gjini: Grupin BAM (sa narcisoid)
PP: A duhet ta ruajmė muzikėn e pastėr folklorike dhe sa do tė kontribonit ju nė rujtjen e saj?
Blerta: Duhet ta ruajmė patjetėr meqė ka filluar ta humb vlerėn e saj. Nė Suharekė ka shumė qė mirren me folklor. Njėherė ka kush e ruan, por nėse ka nevojė, po, do tė mirreshim me muzikė folklorike, edhe pse s'kam lidhje.
PP: Na tregoni diēka mė tepėr pėr Suharekėn. A ka jetė tė natės nė Suharekė, dhe ku dilni?
Gjini: Dalim ne kafiēin "Bardhi" dhe nė disco "Meti".
Fisi: Mos e shkruj disco "Meti", se ajo nuk ėshtė diskotekė e tė rinjve por e muzikės popullore.
Xilja: Edhe para "Shtėpisė sė mallrave".
Blerta: Nė Suharekė nuk ka jetė tė natės, maksimumi ėshtė ora 12 e natės. (JO, NUK PASKA JETE TE NATES).
PP: Cili lloj i muzikės, normalisht te rinia, dėgjohet mė sė shumti nė Suharekė?
BAM-i: MACARENA - (si me pėrbuzje)
PP: A ka art nė Suharekė, si ekspozita, koncerte (jo tė Mihrije Brahės)?
Blerta: Ka artistė, por ekspozita nuk organizohen aq shpesh se s'ka kush t'i vlerėsojė.
Fisi: Ka interesim pėr art si p.sh. nė shkollė ka qenė njė ekspozitė shumė e suksesshme. Sa i pėrket muzikės, p.sh. me u mbajt ndonjė koncert i rockut s'besoj qė shiten mė shumė se 50 bileta.
PP: A ka dhe ēka mendoni pėr kulturėn UNDERGROUND?
Blerta: Nė Suharekė nuk ka, do tė ishte risi e mirė, edhe pse nė botė kjo nuk ėshtė kurrfarė risie.
Fisi: Njė iniciativė tė tillė nė Suharekė e kisha pėrkrahur.
PP: A i gjykoni njerėzit nė Suharekė sipas veshjes, si p.sh. ky ka atletka tė mira, ky ėshtė frajer?
Blerta: Po p.sh. miku i Calit krejt Suharekėn e ka nė dorė se ka pare - "Malėsia Reisen".
PP: A ka butiqe tė mira nė Suharekė dhe si veshet rinia atje?
Xilja: Veshen, krejt e mbajnė veten.
Fisi: Deri-diku e pėrcillin modėn, po prapė janė prapa p.sh. nė krahasim me Prishtinėn.
Gjini: Secili nė stilin e vet, "herė si metallca e herė si rap-era", e kėshtu kurrė s'mund tė bėhen frajera.
Kada: Suhareka s'ka shumė butiqe dhe s'ka zgjedhje tė madhe, por edhe sikur tė kishte, shumica shkojnė deri nė Prizren vetėm e vetėm qė tė mos blejnė nė Suharekė.
Blerta: Nė Suharekė veshen ashtu, jo aq mirė.
PP: A keni probleme me drogė nė Suharekė?
BAM-i: JOOO!!!! Ndoshta e konsumojnė 2-3 persona.
PP: Po alkoolizmi, a ėshtė i pėrhapur dhe a e konsumojnė femrat?
Xilja: Jo, femrat nuk e konsumojnė.
Fisi: Vallha po, edhe femrat e edhe meshkujt, edhe vetė e konsumoj, por nė masė tė caktuar.
Gjini: Si Fisi.
Blerta: Po, shumė ėshtė i pėrhapur.
PP: Ēka mendoni pėr seksin?
Gjini: Kisha pasė qejf.
Fisi: Me Gjinin jam.
Blerta: Edhe unė mendoj se duhen tė hiqen disa norma morale.
PP: Kjo pyetje u drejtohet meshkujve tė grupit, por edhe femrat mund tė pėrgjigjen: A e kishit marrė pėr grua (burrė) femrėn (mashkullin) qė ka pasur marrėdhėnie me shumė mashkuj (femra)?
Gjini: E kisha kėqyrė qysh i ka pasė punėt, e nėse ka qenė kurvė, nuk e kisha marrė (Ēka u bo Gjin me "free sex for all"?)
Fisi: Nėse ėshtė dashuria e jetės, e kisha marrė.
Cali: Po, se edhe unė kam pasur kontakt me shumė femra (O-paaa, qe gaca e mlutė).
Xilja: Tė kisha qenė djalė, kurrė s'e kisha marrė femrėn e tillė, femra duhet ta ruaj veten.
Kada: E kisha marrė.
Blerta: Po.
Mimoza: Kur meshkujt... pse jo edhe femrat.
PP: A ju intereson politika? Pse?
Cali: Nuk mė intereson.
Xilja: Po, dhe e lexoj "Bujkun" vazhdimisht (ku bash "Bujkun"?)
Blerta: Mu ka bėr bajat, por kur ka diēka tė re, normalisht qė mė intereson.
Kada: S'mė intereson.
Gjini: Do tė doja ta dija.
Fisi: Gabim e ka ai qė thotė se nuk i intereson politika, ajo ėshtė e pėrditshmja jonė.
PP: Kėnd e kishit zhduk sė paku pėr njė kohė tė shkurtėr?
Blerta: Nuk e urrej askend nė atė masė qė ta zhduki.
Kada: Milloshin (ja kjo qė nuk i intereson politika).
Mimoza: Profesoreshėn e gjuhės shqipe.
Gjini: I kisha zhduk disa vajza nė Suharekė qė mė shkojnė nė sistemin nervor.(!)
Fisi dhe Cali: Askend.
Xilja: Mė parė po, por tash jo.
PP: Sa dini pėr politikanėt tanė dhe a mund t'i numėroni sė paku tre ministra tė Kosovės?
Blerta: S'di as ēka janė ministrat(?).
Mimoza: S'po di, Bujar Bukoshi, ėėėėė... ndihmė ?!?
PP: Ēka mendoni pėr Postpesimistėt?
Fisi: Mė pėlqen qė gazetėn e redakton rinia. Ata mė mirė i dinė dhe i kuptojnė problemet tona.
PP: Ēka mendoni se do tė thotė fjala POSTPESIMIZEM?
Blerta: Pesimizėm e dimė, e POST - sigurisht diēka e re, jo e zakonshme.
Fisi: Post-kryesorėt e pesimizmit, po ma merr mendja.
Mimoza: Po mendoj (prandaj ekziston).
Xilja: Post - me bajt informata.
Tė mos harrojmė tė pėrmendim se Fisi na ka premtuar qė do tė na gjejė 1000 DEM pėr gazetėn tonė. FISI, NE NUK HARROJME. Faleminderit.
PASIONARE XHARRA
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
NE GJURMIM TE THESARIT TE PIRATEVE
nt: Nėse shkoni nė Ulqin, nga ai i vjetri kanė mbetur deti dhe mushkajat e nė tė riun janė drejtorėt shqiptarė tė hoteleve me sytė e kthyer nga Kosova dhe ata malazias me sytė e kthyer nga Beogradi, artizanatet qė mund t'ia bleni kunatės, lokalet me tė gjitha lulet e plastikės, ulēinakėt qė arrijnė kombinimin e tė portokalltės dhe rozės nė veshje dhe njė restorant me muzikė prej valėve tė detit...
Bukurije GJONBALAJ
Mė kujtohet Ulqini, para shumė vitesh, si qytezė e vogėl qė kishte imixhin besnik tė njė vendi bregdetar. Sė pari, qytetit i vinte era det, themeleve tė kalasė u vinte era lashtėsi, banorėve u vinte era pisha, shiheshin rrjetat e thara nė diell, peshqit duke e luajtur tangon e fundit nė mol. Dėgjoheshin tė rėnat aritmike tė lundrave tė shtyera nga valėt, bretkosat nga moēalet pėrreth dhe mbi tė gjitha pėr pėrjetimin e tė gjitha shqisave dhe ndijimeve aty ishin kujdestare mushkajat...
Nga i gjithė ky festival zėrash dhe aromash ka mbetur vetėm deti dhe mushkajat e tė gjitha gjeneratave. Ulqini kėto ditė i pėrngjante njė punishteje tė madhe. Kudo shihej materiali ndėrtimor, mjetet e ndryshme transportuese, pėrzierset e betonit. Ulqinakėt me fytyrė tė varur dhe nėn ethe pritnin ardhjen e xhepave me deviza. Edhe sikur ta gjeje ndonjė hije ishe i dėnuar ta paguaje me dėgjimin e ankesave tė tė gjitha llojeve: "na ka marrė mot i lig", "m'ka xanė e vona pa e shtru kupatillėn", "na mytėn inspekciet, 70 faqezez kanė ardhė pej Podgoricet", "tesh vine kasavart kur t'bahen domatet 1 diner e izet pare e knej vjet na kan shurdhu me pejxhera e sivjet me mobil-telefona", "s'ka sezon simjet, si thu ti qė ke ardhė tesh pej Prishtinet"." Dasht, punė e madhe fort", pėrfundonte monologu i pafund. Them monologu sepse tė gjitha pėrpjekjet e mia pėr t'u pėrgjigjur apo pėr t'i mbrojtur kosovarėt ishin tė kota. Sido-kudo, organizimit pėr fillimin e sezonit i shihej fundi. Nė stacionin e autobusėve ishin parkuar autobusėt e agjencive tė njohura pėr ne, bileta kishte pėr tė gjitha dhe nga tė gjitha relacionet e Kosovės. Ndėrmjet autobusėve dhe taksive silleshin vendaset me shamia tė bardha dhe ofronin dhoma me ēmim tė volitshėm. Pazari prehej aty pėr aty. Nė sektorin privat tani pėr tani kishte vende dhe ēmimet silleshin pėrafėrsisht si nė vitet e mėparshme, pėrpos apartmaneve ekskluzive tė cilat ofrojnė diēka mė tepėr se krevatin e "thatė".
mt: Shqiptarėt: prej Podgoricet e deri nė Australi
Pesimizmin pėr mosardhjen eventuale tė kosovarėve e qetėsonin me parashikimin e sigurt se sivjet do tė ketė mė tepėr turistė nga Shqipėria, sepse "kan ba pare, dhe janė tė interesuar tė pushojnė jashtė". "Po si, moj, t'marsha t'keqėn, parja e flet esperanton"- mė tha njė shkodran i cili merrej me biznes privat. Ndėrmjet aktiviteteve verore kėrkonte lokacion pėr ta vendosur ndonjė shtand. Sa pėr t'u kthyer me aq para sa i kishte pasur kur ishte nisur nga Shkodra. Pėrndryshe kishin ardhur edhe shqiptarė tė tjerė nga "jashtė". Ata nga Maqedonia pėr tė marrė pazarin e villave tė ndėrtuara para luftės, ndėrsa shqiptarėt nga Amerika, Australia, dhe vendet e Evropės Perėndimore pėr ta vizituar nėnė lokėn dhe eventualisht tė gjejnė nuse shqiptare pėr djalė i cili nga shqipja di vetėm tė prezentohet dhe tė pėrshėndesė.
Nė sektorin shoqėror mė vėrtetuan se ēdo gjė ishte gati pėr pritjen e turistėve. Nė hotelet ku drejtori ishte shqiptar llogaritnin mė tepėr nė kosovarė, ndėrsa nė hotelet ku ai nuk ishte, shpresa ishte e drejtuar qė nga Beogradit e teposhtė. Kėshtu drejtori i njė hoteli luksoz, me mbiemėr, trup dhe zyre impozante ishte "shumė" i kėnaqur qė i jepej rasti tė fliste me njė gazetare nga Kosova. Sa "shumė" ma mori mendja pasi i vėrejta tė gjitha reliktet punėdore gazimestaniane. Mungonte vetėm hingėllima e kuajve pėr pėrjetim total. Sipas tij, ēmimet ishin aq tė volitshme saqė kosovarėve u bie mė lirė tė flejnė nė hotelin e tij sesa nė shtėpitė e tyre, sepse aty kishte edhe banjo, edhe wc edhe dush-kabinė. "Sa interesante - i thashė - me siguri keni edhe pllaka tė qeramikės, sapunė dhe peshqirė, njė hotel si ky duhet t'i ketė apo jo"? "Do t'ju tregoj kosovarėve, ndoshta vendosin qė tė rrijnė nė hotelin "Tuaj" gjatė gjithė vitit". Nga kamerieri kėrkoi njė gotė ujė. Dud, thash vetmevete.
Nė recepcion hasa nė njė malazias tjetėr i cili lėshonte dhoma me qira dhe kishte ardhur nė hotel tė blej pėrshutė!!! "Au na mytėn kėta kosovarė" - filloi pasi qė mori vesh nga kisha ardhur - "por mė vjen mirė se kėtu i lanė edhe markat edhe lėkurėn, edhe mushkajat kur po i sakatojnė po kėnaqem fare. Por dreqi le t'i hajė, si do tė na bahet halli neve. Vjet ishim tė gjithė sėrbė, sivjet jemi sėrish malazez, kushedi se ēfarė gėzhojė do na shpikė musteqja / Bullatoviqi v. j./. Ej, a ma dėrgon me postė njė 'Jedinstvo' tė lexoj ē'ke shkarravitur". "S'ka problem, 'Jedinstvon' ta dėrgoj pėr hatėr se ata shkruajnė shkarravina e ju i lexoni ato". "Malla informacija, ja sam allbanka". Dud, mendova pėr sė dyti.
mt: Shopingu i shtrenjtė
Pasi ta shkarkoni tėrė pėrmbajtjen e valixheve mund tė niseni pėr nė plazh. Mirėpo shumica e tyre ishin marrė me qira nga biznesmenėt lokalė, kėshtuqė paguhet hyrja, ēadrat, karrigat, kabinat dhe sa dinarė pėr kokė do t'i paguani varet se ku gjendet pllazhi, a ka apo s'ka kafe-bar, dhe sa "zogjė" /ulq. fėmijė/ i keni me vete. Nėse e keni pėr ngushėllim, sė paku pastėrtia ishte sado kudo nė nivel. Pasi qė dielli i pasditės ėshtė i rrezikshėm, kėtė kohė mund ta shfrytėzoni pėr shoping. Blerja e suvenireve ėshtė demode pėrpos nėse e keni ndonjė kunatė e cila ju ka ble diē tė ngjajshme vitin e kaluar. Do t'ia arrini qėllimit. Nėse jeni tė interesuar pėr "cukla" atėherė nė Ulqin do tė hasni nė "firma": farmerka Armani, mahica Dolqe&Gabana, fustane Calvin Klein, ēanta Coco Chanel etj. Tė njejtat i gjeni mė lirė nė tregjet kosovare. Juve ju mbetet qė kursin e kombinimeve ta vijoni nė Ulqin. Vetėm ulqinakėt dinė tė kombinojnė ngjyrėn e portokalltė dhe rozės dhe ajo tė duket me shije. Sa pėr bizhuteri ashtu-ashtu nuk do t'ju nevoitet, sepse ju si zakonisht ne plazh do ta bani dukatin. Eventualisht mund t'i bleni rekuizitet e nevojshme pėr plazh, nėse ato tė cilat i keni blerė verėn e kaluar i kanė shkatėrruar "gjenitė" e juaj tė vegjėl gjatė dimrit.
mt: Poetėt nuk thyejnė shishe
Mbrėmjet nė Ulqin mund tė kalohen sipas mundėsisė dhe shijes. Pėr tė rinjtė ishin kujdestare disco-klubet brenda dhe jashtė hoteleve, korzoja arkaike dhe improvizimet e ndryshme, nėse shfaqet nevoja. Pronarėt e restoranteve ishin shumė tė interesuar se kush "tesh te ju e knon ma bukur Dadushin", edhe pse nė fillim tė sezonit ishin kontraktuar aranzhmanet me kėngėtarėt dhe orkestrat mė tė kėrkuara, si nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria. Kush, ku dhe sa ishte ende sekrete. Mė nė fund pak unitet kombėtar, sė paku nga mikrofoni. Pėrndryshe enterieri dhe menytė e restoranteve private ishin origjinal i falsifikatit tė restoranteve prishtinase. Shumė tavolina, edhe mė shumė karriga, ndriēimi me tė gjitha ngjyrat e pamundshme, anash, lartė, poshtė: pasqyra, mesing, granit, mermer dhe tė gjitha llojet e njohura dhe tė panjohura tė luleve tė plastikės. Nė kėto restorante tė cilat i pėrgjanin Parkut botanik tė Anglisė mungonte vetėm edhe David Bellami i plastikės. Kalanė e Ulqinit e kishte "fshi" kultura pėrpara, pamėshirshėm. Kėsaj vere aty do tė organizoheshin mbrėmje letrare, shfaqje tė ndryshme, ekspozita, promovime tė librave tė rinj etj. Banorėt e kalasė mendonin se kėta njerėz do tė jenė shumė tė mėrzitshėm por sė paku s'do tė ketė "patare" /ulq. zhurmė/, shishe tė thyera, duqa tė duhanit dhe tė vjella kudo si sezoneve tė tjera.
Pėr fund, qė ta pėrjetoni njė atmosferė vėrtet tė kėndshme, ju rekomandoj nga zemra njė restorant tė vogėl, tė quajtur "Fshati i piratėve". I vendosur ndėrmjet hotelit "Lido" dhe "Otrant" nė plazhin e madh, duket ashtu si e ka emrin. I rrethuar me gardh diku-diku tė rrėzuar me kast, i mbuluar me rrjetė tė peshkatarėve, me tavolina tė pagdhendura dhe nė vend tė karrigave cunga, tė vetmin zbukurim e ka njė barkė jashtė pėrdorimit. Kamerierėt janė tė zbathur, tė veshur me shallvarė me ngjyrė tė zezė tė shpėrlarė, disa lakuriq e disa me mahica me vija por tė gjithė nė kokė kanė shamia tė lidhura me disenj me kocka. E vetmja muzikė janė valėt e detit, dhe shėrbejnė ekskluzivisht specialitete nga deti me emra egzotikė si p.sh. "gullashi i piratėve", "thesari i ishullit", "kėnga e sirenės" etj. Duke ndenjur aty, ndoshta do t'ju duket se e dėgjoni tė qeshurėn e kapedanit Kuk diku nga larg, do t'ju kujtohen tė gjithė heronjtė e fėmijėrisė, tė parė apo tė lexuar dhe pavetėdijshėm do tė kėrkoni me sy ndonjė lopatė pėr t'i kėrkuar tė gjithė thesarėt e humbur nė jetėn tuaj.
"Nuk isht leht pėr ne, duhet me punu nji muj qė me harxhu tanė vitin" - ankoheshin ulqinakėt. E ne, punojmė tėrė vitin qė t'i harxhojmė pėr njė muaj dhe askush nuk ankohet. Me rėndėsi ėshtė qė ta shėtisim ngjyrėn e fituar nėpėr asfaltin e qyteteve tona. Mos e pėrmendi dikush pushimin?!!
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
MANIPULIMET NEPER SHKOLLA !!!
nt: Hasėm nė njė anketė tė pėrqėndruar nė keqpėrdorimin seksual, me pėrgjigje tė dhėna nga pėrvoja personale.
Kohėve tė fundit, nė gazetat tona mund tė lexoheshin kritikat e shumė gazetarėve (edhe pse jo aq shumė tė argumentuara) pėr manipulimet e ndryshme qė sot janė prezente nėpėr shkollat e mesme tė Prishtinės. Zakonisht, kėto kritika janė bazuar nė thashetheme apo nė njė person tė vetėm. Andaj, pėr tė mos vazhduar njollosjen e personave tė cilėt janė nė njė mėnyrė "tė pafajshėm", pėrpiluam njė anketė ku gjithsej u anketuan rreth 96 persona, tė gjithė nxėnės tė shkollave tė mesme tė Prishtinės. Kjo nuk ishte ndonjė anketė masive, mirėpo grupi hulumtues i "Postpesimistėve" mendon se kėto rezultate, sado tė vogla, duhet tė merren parasysh. Prej 96 tė anketuarve, 40.6 pėr qind ishin gjimnazistė tė "Xhevdet Dodės", 37.5 pėr qind tė "Sami Frashėrit", 17.9 pėr qind nga shkolla e mesme "Eqrem Ēabej" dhe 4.16 pėr qind nga shkollat tjera (ekonomia, mjekėsia, teknika).
mt: "Hallakamat" nė fund tė vitit
Njė gjė, tė cilės vėshtirė mund t'i ikim ėshtė e vėrteta... Kėtu, ėshtė e vėrtetė se, fatkeqėsisht, nė shkollat tona tė mesme, tė tilla ēfarė janė - ka manipulime (............). Nė pyetjen se sa ekzistojnė ato, veēanėrisht nė fund tė vitit, 55.21 pėr qind deklaruan se ka "shumė"; 30.2 pėr qind pohuan me "deri-diku"; 4.1 pėr qind mendojnė se ka "pak", ndėrsa 3.1 pėr qind mendojnė se pėrqindja e tyre ėshtė dukshėm e vogėl, ose s'ka fare. Praninė e manipulimeve mund ta vėrejmė edhe nė sukseset nė fund tė gjysmėvjetorit dhe pėrfundim tė vitit shkollor.
Pėrqindja e tė shkėlqyeshmėve nė gjysmėvjetor brenda tė anketuarve ishte 38.5 pėr qind, ndėrsa nė fund tė vitit 63.5 pėr qind; me sukses shumė tė mirė nė gjysmėvjetor ishin 34.75 pėr qind e nė fund tė vitit 22.91 pėr qind.
Dallim mė i madh - pėr tė cilin jemi tė sigurt se ka manipulime - ndodhet te pėrqindja e nxėnėsve me nota tė dobėta prej 1 deri nė 7 "njėshe" (kishte raste tė nxėnėsve me 12 tė dobėta...), e qė nė gjysmėvjetorin e parė ishte rreth 23.96 pėr qind, ndėrsa nė fund 11.46 pėr qind (!). Si ta shpjegojmė kėtė "pėrmirėsim" drastik tė tė mėsuarit?
Po ashtu, tė anketuarit u pyetėn se pėr cilėn shkollė mendojnė tė ketė pasur mė sė shumti manipulime. Rezultatet nė kėtė ishin: "nė shkollėn time" 56.20 pėr qind dhe "nė shkollė tjetėr" 43.70 pėr qind.
mt: "Shėrbimet" seksuale?
Statistika mbase nuk qe e vetmja gjė qė na interesonte. Patėm dėshirė tė dinim se pėr ēfarė manipulime bėhej fjalė, dhe nė fund ia dolėm kėtyre rezultateve qė fatkeqėsisht janė shumė tė pakėnaqshme dhe pėrfshijnė tė dy anėt - nxėnėsit dhe profesorėt. Nė pyetjen se "ēfarė manipulime" ekzistojnė nėpėr shkolla, tė anketuarit u pėrgjegjėn, shpresojmė realisht, duke u nisur nga pėrvoja personale (32.3 pėr qind) dhe pėrvoja e shoqėrisė sė ngushtė (47.9 pėr qind), se janė tė pranishme kėto manipulime me kėtė pėrqindje: intervenimet "familjare" - 30.2 pėr qind; pagesa e notave 15.6 pėr qind; vijimi i kurseve - 17.7 pėr qind; "shėrbime" seksuale - 15.58 pėr qind dhe tjetėr, ku zakonisht e kishim komentin "tė gjitha manipulimet e lartpėrmendura" 20.8 pėr qind. Gjatė shifrimit tė anketės hasėm nė tri-katėr anketa nė tė cilat ishte i nėnvizuar "shėrbimi" seksual dhe theksohej se pėrgjigjja ėshtė dhėnė nga pėrvoja personale. S'do mend, tė gjitha manipulimet janė fatale, mirėpo ekzistenca e manipulimeve seksuale ėshtė e mė e tmerrshmja. Po qė se diē e tillė ekziston, ajo dėshmon pėr njė kriminalitet "par excellance", e pėr tė cilin pakushtimisht duhet tė fajėsohen profesorėt dhe i gjithė staffi arsimor, e njėkohėsisht edhe nxėnėsit e vetėdijshėm.
Tė fajėsohen? Vetėm fajėsim? Natyrisht, meqė (ende) nuk jemi tė sigurtė...
Ndodhė qė kėto tė mos jenė keqpėrdorime ekstreme (ēfarė ironie), sė paku ashtu u pohua prej disave, mirėpo vetė shpalosja e kėsaj teme indikon rrezikun qė ato tė bėhen mė masive, andaj apelojmė nė tė dy anėt tė kihet kujdes..."e vėrteta del nė shesh"! Hasėm edhe nė fletė-anketa ku pėrmendej fraza se nota ėshtė "falur" pėr shkak tė "punėve tė kryera". A thua, ēfarė punė...?!
mt: "Manipulimet janė tė..."
Pėr tė gjitha manipulimet, tė anketuarit nė fund u detyruan tė mendojnė se janė tė: "domosdoshme" (10.41 pėr qind); "deri-diku tė nevojshme" (31.25 pėr qind); "tė tepruara" (39.5 pėr qind); "skandaloze" (10.41 pėr qind) dhe "tė tjera" (8.25 pėr qind). Pėr shkaqe tė panjohura pėr ne, tė cilat vetėm mund t'i marrim me mend, del se ēdo herė, rreth 41 pėr qind tė tė anketuarve i kupton manipulimet si tė nevojshme...komentet ishin tė tipit: "s'kryhet shkolla pa intervenca", "diqysh duhet me kalu' pastėr"!
Harruam ta theksojmė se shumica e tė anketuarve (53.12 pėr qind) pohon se notat e tyre janė meritė e mėsimit; 29.16 pėr qind mendon se ėshtė meritė e "gjeturisė"; 7.25 pėr qind mendon se ėshtė meritė e "intervencave", kurse 10.41 pėr qind nuk u pajtua me mundėsitė e parashtruara.
Nė fund, dėshirojmė nga lexuesit tonė tė mos keqkuptohemi dhe t'ua rikujtojmė se kjo nuk ishte anketė masive, andaj nė disa raste mund tė mos ishte gjithaq objektive.
Grupi hulumtues i "Postpesimistėve"
=====================================================================
## Message from: 26.07.96
## Original Conference: /SOC/CULTURE/ALBANIAN
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
=====================================================================
## Message from: 26.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
Michael McClellan ka lindur nė Kentucky, por tani qė tri vjetė jeton nė Washington. Ka qenė i caktuar tė punojė nė ambasadat amerikane nė Jemenin Verior, Egjipt dhe Rusi. Kėtu, nė Prishtinė ishte i angazhuar pesė javė pėr hapjen e Agjencisė Informative tė SHBA-ve.
VAJZAT KETU JANE PLOTESISHT TE BUKURA-POR UNE I ADMIROJ PER ME SHUME SE AQ!
PP: A mund tė na tregoni diēka pėr vete, nga jeni, ēfarė punė qeveritare keni bėrė mė parė e ēfarė bėni sot dhe cilat janė qėllimet tua personale tė cilat do tė doje t'i arrije?
McClellan: Kam lindur nė Kentucky, por tani, qė tri vjetė jetoj nė Eashington me gruan time dhe macėn tonė persiane, tė quajtur "Stasik". Deri tani kam qenė i caktuar tė punoj nė ambasadat amerikane nė Jemenin Verior, Egjipt dhe Rusi, ku e takova gruan time dhe u martova. Njohuritė e mia akademike janė tė lidhura me shkencat politike, marrėdhėniet dhe komunikimet ndėrkombėtare, kėshtu qė njė punė nė Agjencinė Informative tė SHBA-sė mė ėshtė dukur shansė e pėrsosur pėr kombinimin e atyre interesimeve, duke komunikuar me publikun e huaj rreth jetės dhe institucioneve amerikane dhe gjithashtu rreth politikės sė jashtme tė SHBA-ve me tėrė botėn. Interesimi im kryesor ėshtė fotografia dhe tani jam duke e pėrfunduar librin tim tė parė me fotografi qė kanė tė bėjnė me priftėrinjtė dhe manastiret nė Egjipt. Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e njė projekti dokumentar fotografik mė tė madh qė jam duke e pėrgatitur pėr priftėrinjtė dhe manastiret e Kishave Ortodokse Lindore, tė cilin shpresoj ta kompletoj deri mė 1999, nė mėnyrė qė t'a botoj nė vitin 2000. Ky projekt ėshtė masiv dhe pėrfshin vizitėn e qindra vendeve nė disa shtete. Nė anėn tjetėr, qėllimi im ėshtė tė jem burrė i mirė, pėrfaqėsues i suksesshėm i vendit tim dhe tė promovoj paqė dhe mirėkuptim mes njerėzve, kudo qė janė.
PP: Pasi keni punuar nė Jemen, Egjipt dhe Rusi, sigurisht keni kontaktuar me rininė e atyre vendeve. A mund tė gjeni ngjashmėri midis rinisė kosovare dhe asaj nė vende tjera tė botės, e po qe se ka, a mund tė na e pėrshkruani?
McClellan: Njėmend kam pasur shansė tė njoh qindra tė rinj nė Jemen dhe Egjipt, por nė Rusi nuk kam pasur rast t'i njoh shumė tė rinj personalisht, pasi qė misioni im atje nuk mė ka dhėnė mundėsi tė takoj studentė dhe tė rinj tjerė, ashtu siē kam pasur rast nė Lindjen e Mesme. Sidoqoftė, i kam njohur disa nė Rusi e, nė anėn tjetėr, kam lexuar dhe dėgjuar nga tė tjerėt pėr ta. Kėshtu qė mendoj se mund t'i bėjė disa krahasime nė mes tė tė rinjve qė u takojnė tri kulturave krejtėsisht tė ndryshme.
Sė pari, tė gjithė tė rinjtė duan tė kenė ardhmėri. Tinejxherėt dhe tė "rriturit e rinj" duan tė jenė optimistė dhe, besoni apo jo, ēdo gjė ėshtė e mundur pėr ta, mund tė arrijnė ēkado qė dėshirojnė dhe mund tė jenė kushdo qė dėshirojnė tė jenė. Dėshirojnė tė jetojnė nė paqė, tė ndėrtojnė karrierė, tė edukohen mirė, tė planifikojnė familje, nuk dėshirojnė asgjė mė tepėr se tė jetojnė njė jetė normale dhe t'u jepet shansa t'a ndėrtojnė jetėn e tyre si mė sė miri.
Rinia e Kosovės nuk ndryshon fare nga rinia e Rusisė, Egjiptit apo Jemenit, sa pėr atė punė. Tė rinjtė kėtu janė lodhur nga konfliktet, ata dėshirojnė tė shkollohen, tė marrin nota tė mira, tė shkojnė nė kinema, tė luajnė e tė shkojnė nė ndeshje futbollistike, tė dashurohen, tė punėsohen, tė pavarėsohen nga prindėrit e tyre, tė martohen dhe tė krijojnė familje. Thėnė shkurt, shoh shumė mė shumė ngjashmėri sesa ndryshime nė mes tė tė rinjve. Si duket kur njerėzit fillojnė tė moshohen, ndryshimet e pakta mes tyre zmadhohen dhe ata fillojnė tė tėrhiqen nga njėri-tjetri.
PP: Pse erdhėt tė punoni kėtu? A dėshironi t'a vazhdoni punėn pas kėtyre pesė jave qėndrimi kėtu, apo dėshironi tė ktheheni nė shtėpi dhe ta braktisni punėn?
McClellan: Gjatė qėndrimit tim tė shkurtėr nė Prishtinė, Kosovėn dhe
rezidencėn e saj e shoh shumė tėrheqėse! Dėshiroj tė jem nė gjendje tė
qėndroj kėtu dhe tė punoj mė gjatė. Po qė pėrfundoj nė shtėpinė time dhe
nuk kthehem nė Kosovė, interesimi im pėr Kosovėn dhe pjesėn tjetėr tė ish-
Jugosllavisė ėshtė rritur shumė dhe pranoj ta pėrcjell kėtė temė nė tė
ardhmen dhe tė mbahem krahas pėrparimeve nėpėr kėtė regjion. PP: Ēdo i
huaj qė vjen kėtu habitet me bukurinė e femrave nė kėtė pjesė tė botės;
ēka mendoni pėr vajzat tona?
McClellan: Pėrderisa ėshtė e vėrtetė se vajzat kėtu janė plotėsisht tė bukura - ashtu si thatė, unė i admiroj ato pėr mė shumė se aq. Pas njė kohe tė shkurtėr qė erdha kėtu, i shkrova letėr gruas time, duke i treguar pėr pėrshtypjet nga Prishtina dhe Kosova. Njėri prej komenteve tė mia nė atė letėr ishte se si qyteti duket se ka numėr tė madh tė vajzave tė bukura dhe moderne. Sidoqoftė, ėshtė e qartė se pas takimit dhe bisedave me tė rinj kėtu - meshkuj dhe femra! - vajzat jo vetėm qė janė tė bukura, por janė tė menēura, tė edukuara dhe punėtore. Femrat nė Kosovė shpesh i pėrballojnė disa barrave tė mėdha tė cilat ne meshkujt nuk i ēmojmė dhe u kemi borxh respektin dhe admirimin e plotė pėr punėn qė bėjnė, jetėn qė e ēojnė dhe influencat e shumta qė ato i kanė nė gjeneratat e reja. Ato gjithsesi kanė pėr ta luajtur njė rol tė madh nė ardhmėrinė e Kosovės dhe do tė mund t'i kontribuojnė shumė vendit nė pėrparim.
PP: Disa gazetarė e kanė pėrshkruar rininė e kėsaj pjese si "rini me orientim post-komunist". Duke e ditur se keni qenė nė Rusi dhe keni pasur tė bėni me njė popullatė orientimisht majtiste *(hard-core), cilat janė pėrshtypjet e juaja tė para pėr rininė kėtu?
McClellan: Sė pari, nuk pajtohem me qėndrimin tėnd se Rusia ka popullatė orientimisht majtiste *. "Tė majtėt" nė Rusi - dhe me kėtė supozoj mendon pėr komunistėt - nuk janė tė rinj aspak, por janė gjeneratė mjaft e vjetėr. Tė rinjtė nė Rusi janė po aq kapitalistė dhe "free market oriented", si ēdokund nė botė. Rinia ruse uluron pėr tė studiuar jashtė, me miliona janė duke mėsuar anglisht, janė zėnė me "Rock & Roll" kulturėn dhe veshin tė njejtat rroba si fėmijėt e Amerikės dhe Evropės perėndimore. Nuk janė komunistė nė asnjė aspekt! Kėshtu qė, nė kėtė ēėshtje e shoh rininė e Kosovės shumė tė ngjashme me rininė ruse. Kėtu nuk shoh tė rinj qė dėshirojnė shoqėrinė socialiste ose qė kundėrshtojnė "free market-in" ose qė dėshirojnė t'i kthehen sistemit politik tė mėparshėm. Pasi nuk kam jetuar askund tjetėr nė kėtė regjion, nuk mund tė flas pėr njerėzit tjerė jashtė Kosovės.
PP: Ēfarė ushqimi, lėngu dhe ėmbėlsire ju pėlqen?
McClellan: Zakonisht e preferoj ushqimin vegjetarian, edhe pse mua mė pėlqen peshku dhe mishi ndonjėherė, por mė e pėlqyera sigurisht ėshtė samuni (peshk jevg) i freskėt i pjekur nė zjarr tė hapur! Gruaja ime dhe unė e kemi pėrgatitur njė herė nė dacha nė Rusi dhe ishte i mrekullueshėm! Mė pėlqen sė tepėrmi ēdo lloj i tortės prej ēokollate.
PP: Cilėn pjesė tė letėrsisė angleze e doni mė sė shumti?
McClellan: Shkrimtari im mė i dashur amerikan ėshtė Mark Tėain, e sidomos shkrimet e tij pėr jetėn nė lumin Mississippi dhe udhėtim nėpėr Evropė. Shkrimtar tjetėr qė mė pėlqen ėshtė edhe Louis L'Amour, i cili ka shkruar novela tė shumta dhe tregime tė shkurtėra rreth Eild Eest-it (Perėndimit tė Egėr). Udhėpėrshkrimet e James Michener-it janė gjithashtu tė mira. Esencialisht, zhanri mė i pėlqyer pėr mua janė udhėpėrshkrimet dhe ka shumė amerikanė dhe anglezė qė e kanė kultivuar kėtė zhanėr. Posaēėrisht mė pėlqejnė shkrimet e hulumtuesve britanikė tė cilėt shkruajnė pėr Afrikėn dhe Lindjen e Mesme. Nė fund, kėnaqem duke lexuar pėrkthimet e autorėve nga gjuhėt dhe kulturat tjera, posaēėrisht punėn e autorit egjiptas, Naguib Mahfouz. Puna e tij, ma merr mendja, e tregon mė sė miri kulturėn egjiptase dhe islamike nė kėtė shekull.
PP: Po tė ishit nė pozitė tė vendosni, a do tė rrinit kėtu apo do tė shkonit?
McClellan: Do tė doja shumė tė rrija kėtu dhe tė vazhdoj punėn, por ėshtė
njė vendosje e madhe dhe mė duhet ta bisedoj me familjen time para se tė
vendosi diēka pėrfundimisht. PP: Cili ėshtė lloji i muzikės qė ju
pėlqen?
McClellan: Muzika klasike ėshtė mė e afėrta pėr mua, por shija ime ėshtė relativisht e gjėrė. Gjithashtu mė pėlqen roku i lehtė, kantri, jazz-i, bluzi si dhe ajo "etnike" pasi e shoh si shumė interesante nga perspektivat kulturore. Kudo qė kam jetuar, me ėndje kam dėgjuar muzikėn popullore dhe i kam shikuar vallet popullore me valltarėt tė veshur me tesha kombėtare. Traditat e tilla shpjegojnė nė njė mėnyrė kulturėn dhe unė i shoh ato si tė shkėlqyeshme dhe zbavitėse.
PP: Ēfarė ėshtė komenti juaj pėr vendin ku ėshtė e hapur zyrja juaj? A ju duket ajo tėrheqėse? Pse?
McClellan: Dragodani, sikur se edhe shumė vende tjera tė cilat i kam vizituar, ėshtė tejet tėrheqėse dhe mikpritėse. Fqinjėt janė tė mirė - siē mundėm edhe tė vėrejmė nė ditėn kur u hap qendra, kur me qindra njerėz dolėn tė na pėrshėndesin! - sikurse edhe vetė qendra ėshtė njė ndėrtesė e bukur e cila do tė na bėjė tė mundur qė t'i presim vizitorėt nė mėnyrė tė duhur. Ne jemi shumė tė "excited" pėr shak tė "facility" tė re dhe shpresojmė se vizitorėt tanė do tė kalojnė kohė tė mirė duke ardhur nė Qendėr.
PP: Cila ėshtė pėrgatitja juaj shkollore dhe a keni diplomuar nė SHBA apo ndokund tjetėr?
McClellan: Momentalisht jam kandidat pėr tė doktoruar nė Universitetit tė
Indianės (Indiana University). Diplomėn e Fakultetit tė Shkencave Politike
dhe Gazetarisė e kam marrė nė Universitetin e Louisville-it (Kentucky), nė
Fotogazetari dhe Marėdhėnie Ndėrkombėtare kam magjistruar nė Universitetin
e Syracuse (New York), dhe studimet doktorale mbi Komunikimet
Ndėrkombėtare dhe Relacionet Qeveri/Shtyp i kam vazhduar nė Universitetin
e Indian-ės. Gjithashtu kam dhėnė ligjėrata mbi fotografi nė disa
fakultete nė SH.B.A. dhe nė Universitetin Amerikan nė Kairo (Egjipt). PP:
Sikur tē kishit mundėsi tė zgjidhni, ku do tė preferoni tė rrini: nė
Kosovė, Rusi, Jemen ose Egjipt? Pse do ta zgjidhnit vendin e caktuar?
McClellan: Kjo ėshtė pyetje e vėshtirė. TANI PER TANI, do tė dėshiroja tė
rrija nė Kosovė pasi qė ėshtė e re, tėrheqėse dhe ka shumė gjėra tė cilat
do t'i shikoj dhe pėrjetoj. Sidoqoftė, shpresoj tė kthehem nė Rusi qė tė
punoj edhe ndonjė vit dhe shpresoj qė sė shpejti tė vizitoj Egjiptin me
gruan time, e cila nuk ka qenė asnjėherė. PP: Diēka pėr fund, pėr lexuesit
tanė?
McClellan: Jam shumė i lumtur pėr qėndrimin tim kėtu dhemezi pres tė
takohem me ju, kėtu nė Qendrėn Amerikane.
Fisnik Abrashi
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
LE TE JENE PRINDERIT ME... EDHE FEMIJET DO TE ISHIN ME...
Nė lagjen Bregu i Diellit nė Prishtinė, vajza 14 vjeēare D.P. ka tentuar tė largohet nga shtėpia sepse ju kanė mėrzitur rrahjet e fyerjet e pėrditshme. Ajo pohon e pėrlotur se i ati ndonjėherė e ka rrahur edhe pėr kėto arsye: "Pse nuk i ke larė enėt?"; "Pse nuk m'i ke fshirė kėpucėt?"; "Pse nuk i ke hekurosur rrobat?". "Shpesh ai me fyen edhe para shoqeve tė mija"- ishin fjalėt e kėsaj vajze.
"Babai im nuk i ngjan prindit tė vėrtetė. Unė nuk mund t'i them asgjė atij. Nė realitet, frikėsohet tė flasė me tė. Po t'i tregoja se kam ndonjė notė mė tė ulėt, do tė mė vriste. Sikur tė vonohem vetėm lo minuta nė shtėpi, do tė mė quante "rrugaqe", e ndonjėherė edhe flakareshi i nxehtė do tė fluturonte faqeve tė mija. Rrallė herė mė lejon tė dalė me shoqe" - thotė A.M. nxėnėse e klasės sė shtatė tė fillores nė Prishtinė. Ndėrsa R.P. semimaturante e shkėlqyeshme nga Prishtina thotė kėshtu:
"Prindėt e mi nė pėrgjithėsi janė prindėr tė mirė. Por, nė raste tė tilla, p.sh. kur vishem ndryshe nga shija e tyre, lexoj libra e revista tė tjera nga qė kėrkojnė ata, atėherė fjalė tė rėnda mė bien nė vesh, si "e pashije", "e paditur", "e pangritur". Nė ato raste ndjehem e fyer, e padashur dhe e paaftė pėr ēdo gjė, por megjithatė unė pėrsėri veproj sipas mendjes sime. Shpesh m'i pėrsėrisin fjalėt si: "Kur ne ishim nė kėtė moshė, nuk ishim fare si ti". Kėto fjalė mė nevrikosin shumė. Nuk e di se si ata nuk mund tė kuptojnė se sot janė kohėra tė tjera dhe ndodhin gjėra tė tjera. Dhe gjėrat e tilla skaktojnė mospajtime e mosmarrėveshje mes nesh."
Ekzistojnė raste tė shumta tė tilla kur rrihen, fyhen e ndėshkohen fėmijėt nga prindėrit e tyre, dhe pastaj pasojnė mospajtimet e ndryshme, ikjet nga shtėpia, kompleksimet e fėmijėve, e ndonjėherė ndodh edhe ajo mė e keqja... Eshtė njė padrejtėsi e madhe ndaj fėmijės qė tė rrihet e ndėshkohet nga vetė prindi. Sepse, nėse nuk ėshtė e drejtė qė kėto gjėra t'i ndodhin njė njeriu, atėherė kjo vlen edhe pėr fėmijė, sepse edhe fėmija ėshtė njeri.
Fėmijėve u takon e drejta pėr fėmijėri normale, mė tė lumtur e tė hareshme. Megjithatė, jo tė gjithė fėmijėt kanė mospajtime e mosmarrėveshje me prindėrit e tyre. Ka mjaft fėmijė pėr kanė fėmijėri normale e tė qetė, duke iu falėnderuar prindėrve tė tyre qė janė mė tė kuptueshėm, mė bashkėkohorė dhe sa mė pak agresivė, sepse dhuna nuk i zgjedh problemet por vetėm i vėshtirėson. Me kėtė, do tė pakėsoheshin mospajtimet, ikjet nga shtėpitė, kompleksimet e fėmijėve, dhe do tė mund t'u sigurohej njė fėmijėri mė e lumtur fėmijėve tanė, dhe gjithashtu do tė mund tė arrihej te krijimi i njė rinie mė tė shėndoshė dhe mė pėrparimtare.
Kujtesa Bejtullahu
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
SHKELE NATYREN TENDE PO S'PATE TJETER
nt: Mė nė fund njė shfaqje pa censurė dhe autocensurė me tekst origjinal dhe simbole folklorike e kombėtare. Drama mė konkrete e viteve tė fundit. Por, pse nuk u fut femra nė rrėmujėn kombėtare tė shqiptarit me duar nė xhepa?
"Nė fillim, terri fshehej nė terr tė vet. As kishte gjė pėrfundi as pėrmbi. As koha nuk ishte kohė gjithkund, sepse bėnte pafundėsi e zbrazėt... Nė fillim nuk kishte as gjuhė, as zemra. Kishte vetėm shpella dhe vetėm durim. Por kur u shpikėn zjarri dhe dashuria, vdekja mbeti vetėm si ilustrim. Mė vonė u bė dėshmitare e ēdo gjėje, sa qė u shndėrrua nė ilustrim tė tė qenmės"... janė fjalėt me tė cilat hapet shfaqja "Shqiptari me duar nė xhepa" nė regji tė Isa Qosjes dhe tekst tė Ymer Shkrelit dhe Isa Qosjes. Eshtė ky realizim i Teatrit Epik i cili nė qershor mbushi njė vit ekyistimi. Pėr kėtė Teatėr ėshtė ditur pak, ishte e jashtėzakonshme pėr skenat tona tė paramendonim njė tė ashtuquajtur teatėr alternativ, mirėpo njė gjė qė zgjonte kėrshėrinė ishte se nė mesin e themeluesve, ishte regjisori i dallur i kinematografisė sonė, Isa Qosja. Me kėtė shfaqje Teatri Epik i hapi perdet duke na treguar pėr fizionominė dhe qėllimin e tij. Si duket qėllimi ėshtė tė realizojė shfaqje pa qime (jo nė gjuhė por) nė moral, shfaqje tė pacensuruara qė nuk i flasin publikut pėr "parulla sensacionale" por qė kanė pėr temė hyrjen nė origjinė (rrėnjė) tė aktualitetit.
Premiera u mbajt nė medresėn "Alaudin", ndėrsa shfaqja vazhdoi tė shfaqet nė oborrin e kafiterisė "Cairos 2", me njė publik tė kufizuar prej 20 vetėsh. Drama zhvillohej nė njė ambient tė hapur, edhe pse nė hapėsirė mjaft tė vogėl pėr njė skenografi aq tė ngarkuar sa ishte kjo e "Shqiptarit...". Por, asnjė nga rekuizitat e skenografisė tė punuar nga Blerim Ēeku, nuk ishin tė tepėrta, pėrkundrazi secila ishte simbol nė vete dhe pėrmbushte shkėlqyeshėm pėrshtypjen vizuele tė shfaqjes. Objekti kryesor ishte guaca e bardhė nė formė tė plisit qė funksiononte si shtėpizė-strofull e shqiptarit. Shqiptari, rolin e tė cilit e realizoi shkėlqyeshėm Mentor Zymberaj, paraqitet me elementet ndoshta tipike tė njeriut tonė rural; i veshur me veshje kombėtare, flen me armė afėr jastėkut, ėshtė i lidhur shumė pėr tokėn dhe origjinėn e vet, ėshtė analfabet dhe zakonisht e shfrytėzojnė dhe e bėjnė budalla tė tjerėt duke e futur tė shkojė nė luftėra dhe beteja, nga tė cilat ai kthehet i damkosur, i zhgėnjyer dhe me flamur tė leckosur.
Buzė karrigave tė publikut ishte e vendosur njė ēerdhe e madhe zogjėsh, e mbushur me libra tė vjetėr, me fletė tė zverdhura. Skenėn e plotėsonin edhe sofra e hekurt, njė lloj piramide e lartė, e ndėrtuar mbi njė pishinė tė vogėl, druri pa gjethe ku virrej flamuri shqiptar si dhe kafka qė flet. Njė simbol i rėndėsishėm i dramės ėshtė bima me trung tė shkurtuar, bima tė cilėn shqiptari e ujit me djersėn e vet ngase edhe ajo ishte bėrė gur nga pritja, nga durimi i madh. Bima simbolizon origjinėn me tė cilėn shqiptari don tė ec pėrpara, tė arrij diku.
Pjesa mė e bukur e skenografisė dhe kostumografisė, tė punuar nga njė lloj gune apo pelerinė e mėndafshtė mbi tė cilėn ishin punuar me gjips disa forma tė kodrave dhe maleve me ngjyrė hiri. Nė fillim guna ishte e shtrirė nė tokė dhe dukej se e mbulonte diēka (por nuk dihej se ēka), e pastaj nė njė ambient tė errėt tė ndriēuar me dritė tė kuqe, dalėngadalė guna ngritet dhe kuptojmė qė shqiptari kishte qenė i mbuluar me natyrėn e vetė, faktikisht kjo copė materiali e punuar tejet bukur, simbolizonte natyrėn shqiptare me alpet e veta.
Pa dyshim, dukja vizuele nė shfaqje ishte paralele me dukjen auditike. Vetėm si zėra na paraqiten edhe dy personazhe mė shumė; Hyjnia dhe Kafka. Ndoshta mu nė monologjet e shkurtėra tė Hyjnisė dhe Kafkės qėndronte thelbi i kėtij teksti dramatik, i cili dukej se ishte thurrur e nxjerrė nga zemra e fjalėve dhe tregimeve tė vjetra popullore qė i rrėfen njė plak i bjeshkėve shqiptare, porosi kėto qė ishin hudhur atje dikah nė histori, apo nė harresė. Ja si dukej njė fragment i kėtij teksti:
SHQIPTARI: Kah ta thej qafėn?! Tė gjitha rrugėt m'i paskan marrė dhe nuk mė paska mbetur asnjė.
HYJNIA: Shkele natyrėn tėnde po s'pate tjetėr. Tė Nemuna i ke, or ti! Bjeshkėt e Nemuna janė ato.
SHQIPTARI: Tė tilla i ka alpet shqiptari, e ēdo nga unė? Kjo lėkurė imja ėshtė grisur nga tė katrat e ti thua tė nisem?
HYJNIA: Ke malin e dendur, ke mendimet po aq tė pashkelura dhe ke origjinė qė duhet pushuar gjithnjė... sepse pikėrisht ti je vonuar.
KAFKA: Eshtė nė udhėkryq dhe s'mund tė pėrcaktohet as pėr Lindje as pėr Perėndim. Deri t'i mėsoj Veriun e Jugun do tė marshojnė pėrmbi tė, do ta shkelin e pushtojnė tė tėrin, do ta pushtojnė shumė ēlirimtarė e do ta ēlirojnė aq shumė pushtues sa qė re tė zeza do t'ia mbyllin qiellin dhe s'do ta njohi as qeni i vet, tė gjorin. Do t'ia nxin tė kaluarėn qė tė mos shohi ditė... tė ardhmen do t'ia premtojnė shpesh qė ta lėnė pa tė sotmen... do t'ia shkruajnė historinė dhe do ta mbyllin nė metafora, do t'ia zėnė frymėn me figura e simbole qė tė vonohet, sepse ėshtė nisur herėt dhe duhet t'ia pshtjellin rrugėn pėrreth gjunjve. Gjakun qelb do ta bėjnė ndėrkohė, sepse ėshtė veti e barbarėve qė mos tė marrin me djersė gjithė atė ē'mund tė mirret me gjak."
Duket se autorėt e tekstit janė pėrpjekur qė tė paraqesin nė mėnyrė sa mė reale, origjinale dhe me simbole autoktone pozitėn e shqiptarit nėpėr histori dhe sot. Njė skenar i tillė i ėshtė dashur skenės tonė qė moti. Sikur tė duhem ta pėrshkruaj gjithė kėtė dramė me njė fjalė do tė thoja se ėshtė "dramė konkrete". Pėrgjithsisht, ashtu siē thotė vetė titulli "Shqiptari me duar nė xhepa", qė s'ka kah t'ia mbaj dhe nga njėra anė e ka autorin qė s'don ta lejojė atė tė dalė nga teksti i tij dhe regjisorin qė vendos pėr fatin e dramės sė shqiptarit, e nga ana tjetėr Hyjninė me tė cilėn ai ėshtė nė konflikt logjik si dhe Kafkėn qė paraqitet si zėri i arsyes apo i vdekjes qė e pėrcjell shqiptarin nė historinė e tij tragjike.
Gjatė shfaqjes shikuesi humb ndjenjėn pėr kohė dhe hapėsirė ngase shqiptari ndodhet nė njė ambient rural e qė tė jep pėrshtypjen se ngjarja ndodh para disa vjetėsh por regjisori me kaēketėn Versace si dhe autori si pirat modern me kravatė sillen nėpėr skenė duke tė bindur se e gjithė kjo ėshtė njė histori e pėrzier qė sillet e fillon pėrsėri nga fillimi. Aq sa ishte e fuqishme loja verbale, aq efektive ishin edhe skenat ku shfaqja i dorėzohej ambientit ku kombinoheshin drita, muzika dhe loja-kėrcimi skenik i aktorėve. Ishte mahnitėse skena ku regjisori dhe autori i luajtur nga Esat Gjocaj, me nga njė pelerinė si ato tė vrasėsve tė klaneve, sillen dhe luajnė njė kėrcim mbi shqiptarin, si lugetėr qė bėjnė sehire duke mallkuar e pėrqeshur trupin dhe trurin e shqiptarit. Mirėpo shqiptari nuk dorėzohet, ai thotė: "E unė s'mund tė ndalem, s'guxoj... E mė duhet tė bluaj gjithnjė, tė bluaj origjinėn, tė kaluarėn e hidhur, tė parėt... gjysh e katragjysh, tė gatuaj tė ardhmen, trashėgiminė, kufijtė, vazhdimėsinė, ligjet... Dhe...pėrse?! Pėr hir tė fatit?"
Shqiptari fillon ta mėsojė alfabetin. I mėson shkronjat dhe fjala e parė nė tė cilėn hasė ėshtė DHUNTIA, pastaj hasė nė TRADHTINE e ajo ėshtė nė formė tė E-sė nė alfabet ēka do tė thotė se ai duhet tė dėnesė e tė ofshajė ngase i dhemb. Nė fund hasė nė LIRINE por meqėse as kjo nuk ėshtė nė tekst, ai hasė nė fortunė dhe pėrshpėrit me vete "e po kėshtu ngjet sa herė unė, shqiptari, i mėsoj germat e mia". Nė pėrfundim e sipėr regjisori vendos ta lidh shqiptarin pėr trungu tė origjinės sė vet (pėr bimė), e autori e porosit ta lidhė mirė, ta gozhdojė nė traditė, por duart t'ia lė tė lira sepse me to duhet ta ruajė kokėn e vet.
Nė gjithė kėtė gėrshetim tė mjeshtėrive tė mira aktoreske, dramaturgjike, regjisoriale dhe tė tjera, njė gjė qė tė brenė mendjen ėshtė se shfaqja tė bėn tė pyetesh: Ku ėshtė shqiptar-JA nė gjithė kėtė rrėmujė kombėtare?! Nėse kanė mundur tė inkuadrohen dukuritė si durimi, pritja, lufta, shfrytėzimi, analfabetizmi, dhuna, tradhtia, Zoti, historia, natyra, origjina... a thua vallė nuk ishte e arsyeshme qė disi tė paraqitej edhe figura e femrės dhe roli i saj nė kėtė fat tragjik qė sipas kėsaj drame po i takojka vetėm shqiptarit me duar nė xhepa! Ndoshta mu kėtu qėndron edhe njė lloj tjetėr i fatit tragjik tė shqiptarit, se kushedi, ndoshta ėshtė nė natyrėn e tij ta injorojė femrėn si pjesė pėrbėrėse, nė mos e kurrēkahit tjetėr, ajo ėshtė simbol i origjinės dhe plleshmėrisė aq tė njohur shqiptare. Nėse me tė vėrtetė kjo dukuri ėshtė nė natyrėn e shqiptarit, atėherė me tė vėrtetė i pėrgjigjet porosia e Hyjnisė qė i thotė shqiptarit "shkele natyrėn tėnde po s'pate tjetėr". Gjatė leximit tė skenarit mė la pėrshtypje qė edhe roli i Zotit ishte paraqitur me emėr tė gjinisė femrore "Hyjnia", por madje as zėri s'u dėgjua kund nė dramė e lere mė tė paraqitej roli i saj. Ndoshta Hyjnia s'ka mundur tė paraqitej si femėr, ngase ishte planifikuar qė shfaqja tė shfaqet nė medrese e kushedi kjo do tė sillte keqkuptime ngase fundi-fundit "dihet se Zoti s'ėshtė femėr". Keqkuptim do t'ishte sikur tė besonit qė tash e futėm kėtė shfaqje nė plan shovenisto-feminist, mirėpo mendoj se njė e metė e tillė nė njė dramė tė punuar me aq seriozitet, mund tė vėrehet shikuar nga ēdo prizėm, madje vetėm duke hedhur sytė nė pllakatin e "Shqiptar"-it.
Duke marrė parasysh se ky teatėr ėshtė teatėr epik, d.m.th moral, mendoj se ka marrė nė vete edhe njė detyrė mjaft tė vėshtirė, detyrėn e propagimit tė drejtė, ndoshta edhe tė ngritjes sė moralit shqiptar me anė tė artit skenik, e kėtė nuk mund ta bėj duke eleminuar femrėn krejtėsisht nga njė shfaqje me temė tė tillė. Dorėn nė zemėr, Isa Qosja me ekipin e tij kėsaj here i mbetėn borxh publikut nga aspekti i lartpėrmendur.
Pėrsėri, kjo nuk e bėn dramėn mė pak tė vlefshme (sado pak tė mėngėt). Se publiku ynė kishte pasur nevojė pėr njė shfaqje tė tillė dhe se kjo ėshtė realizuar me metodat moderne botėrore tė organizimit tė shfaqjes, dėshmon fakti se nė fund publiku ftohet tė marrė pjesė nė diskutim. "Po, duartrokitjet janė tė zakonshme, por kjo dramė e shqiptarit nuk pėrfundon kėtu" thotė komentuesi dhe i jep fjalėn publikut i cili nuk ėshtė mėsuar me pjesėmarrje kaq tė drejtpėrdrejtė dhe spontane nė shfaqje. Me siguri ne do tė dėshironim qė pėr lexuesit tanė tė kishim pėrmbledhjen e diskutimeve qė janė bėrė nė fund tė shfaqjes, mirėpo pasi kjo nuk ėshtė e mundur, ju rekomandojmė qė tė shkoni vetė ta shihni shfaqjen dhe tė merrni vetė pjesė nė diskutim.
KOREOGRAFIA: Abi Nokshiqi
KOSTUMET: Jakup Qeshmegjiu
PHOTO: Isa Qosja
Shkroi: Jeta Xharra
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
ROCK&ROLL IS DEAD?!
ROCKULLISJA MBI VARREZA
nt: Pėr dikė mund tė jetė qesharake, por si duket, pėr tė incizuar njė rock album tė mirėfilltė, i riu kosovar duhet tė niset pėr nė Londėr. Ka tė tillė qė ndoshta edhe do tė ēuditen dhe do tė pyesin pse?!
AGRON BAJRAMI
Bota perėndimore qė moti nuk ka nevojė pėr analizimin e rolit tė rock-muzikės nė shoqėri dhe influencėn e saj nė rrjedhat e aktivitetit tė tė rinjve. Ka kohė qė nė shtetet mė tė pėrparuara, rock & rolli nuk trajtohet si subkulturė - "Hajt de, fėmijėt bėjnė zhurmė. Kalon!" - por, si forcė e cila kanalizon energjinė masive rinore. Rocku hyri nė histori!
Jo nė secilėn histori.
KU JE, O ROCKER
Qė tė njihemi me situatėn nė skenėn e muzikės sė popullarizuar nė Kosovė, duhet vetėm tė dalim nė treg, ose tė shikojmė reklamat pėr koncertet dhe kasetat qė incizohen nė vilajetin tonė. Ēdo pėrpjekje qė tė gjejmė ndonjė grimcė rocku elementar, nė kėto produkte serike, tė cilat, me gjasė, tė vetmin qėllim e kanė shitjen dhe fitimin sa mė tė madh, do tė jetė e kotė (me pėrjashtime tė pakėta). Dikush edhe do tė thoshte "vetė kanė faj, pse nuk po incizojnė kaseta e nuk po mbajnė koncerte?", por problemi qėndron dikah krejt tjetėr. Dėshira e njė numri tė tė rinjve, qė tė incizojnė kaseta, nuk mungon. Edhe mundimet e tyre qė tė hyjnė nė "ligėn e tė mėdhenjve", tė theksuara pėrmes ekzekutimit sė muzikės nėpėr kafenetė e shumėta tė qyteteve tona, nuk janė pėr t'u nėnēmuar. Problemi duket tė jetė mė shumė nė mosdėshirėn e produksioneve muzikore dhe aranzherėve tė koncerteve tė largohen nga formula e "pulės qė sjell vezė tė arta" ("mega-yjet" kosovare).
Pllakatet e shumėta nėpėr mure tė qyteteve kosovare, me mbishkrime "ROCK KONCERT", nė tė cilat shumica e atyre qė marrin pjesė vėshtirė qė mund tė kualifikohen si rockerė, mund t'a bindin kalimtarin e painformuar se Kosova nuk na paska rockerė. Ai i informuari do tė largohet i mllefosur qė nė koncert tė tillė nuk po marrin pjesė "Rolling Stones" apo "Pink Floyd", dhe do pyetet "ku mbetėn ata djem qė i dėgjoja duke ushtruar nė bodrumin e axhės Hamit?"
KENGA QE PREK NE TEL
Ata djem mbajtėn disa "svirka", i komponuan dy-tri kėngė, dhe konkuruan nė produksionin famoz privat tė dajės sė basistit tė tyre. E ai, me pamje biznesmeni, u tha shkurt: "Krejt kjo ėshtė nė rregull, por ju mungon njė kėngė qė prek nė tel". Dhe, disa nga kėta djelmosha entuziastė, tė papėrgatitur pėr trajtim tė tillė dhe tė lėnduar me fjalėt tė cilat mundin e tyre e ē'vlerėsojnė, i hudhėn instrumentet qė tė vijojnė kurs tė menaxhmentit. Pjesa tjetėr e tyre vazhdon tė "rockavet" nė ilegalitet.
Rezultati i kėsaj "politike diskriminuese" ėshtė evident. Gjatė vitit nė Kosovė editohen me dhjetėra kaseta tė muzikės popullore, turbo-folkut, rap-it dhe kėngėve kuazipatriotike. Rockerėt shėrbejnė vetėm si mbulesė nėpėr festivale (nga tė cilat vetėm organizatorėt kanė fitim material) dhe, nganjėherė, pėr incizimin studik tė instrumenteve nė kėngėt e pop-rap-turbo-folk elitės kosovare.
Sigurisht, edhe kėtu ka pėrjashtime, por ato janė aq tė pakėta, sa qė mund tė numėrohen nė gishta. Pėr ata tė cilėt nuk marrin erė nė rrjedhat e muzikės sonė, ndoshta do tė ishte anomali qė rock albumi mė komplet i vitit tė jetė i incizuar nė Londėr (shembull i freskėt ėshtė albumi "Rrugė e Mbarė" nga grupi ODA), por ėshtė fakt qė kjo bėhet mė lehtė "atje" sesa "kėtu".
A ėshtė kjo njė arsye qė na shtyen tė mendon se rocku kosovar ėshtė duke vallėzuar mbi varreza, ose ndoshta ėshtė kjo vetėm njė nga rrokullisjet e tija tė shumta? Sidoqoftė, situata momentale nuk ėshtė e dėshiruar nga "udhėtarėt e rock karavanit".
Mbetet qė me "postpesimizėm" tė presim ditėt, muajt, vitet para nesh. Ndoshta dikujt i bie ndėr mend se pėr tė "shkuar nė Evropė" kemi nevojė pėr teatėr, film, strip...rock tė vėrtetė.
Let there be rock!
=====================================================================
## Message from: 25.07.96
## Original Conference: zcs...@ucl.ac.uk
## Original Subject: PP Nr.10
## Original Author: postp...@ZANA-PR.ztn.apc.org
## Forwarded on: 26.07.96
=====================================================================
INTERVISTE: LABINOT KRASNIQI
Hyrje:
ODA ėshtė rock-bend i formuar nė Londėr, nga tre djelmosha tė rinj, pjesė e "masės" shqiptare e cila lėshoi Kosovėn pesė vitet e fundit, dhe u vendos nė Perėndim. Labinot Krasniqi, Dukagjin Lipa, Asdren Rrahmani (ODA), merren me stil tė muzikės tė cilit i kanoset "shfarosja" nė Kosovė: rockut.
Pėrveē punėve tjera tė cilat ishin tė shtyer t'i punojnė pėr tė mbetur gjallė nė kryeqytetin britanik, djemtė e "ODES" vendosėn t'a formojnė bendin i cili do ta promovonte talentin, dėshirėn dhe pasionin pėr rock'n'roll.
CD-albumi ėshtė incizuar me mjete dhe pėrkushtim vetanak. E njejta vlen edhe pėr studion, tė kompletuar nga kursimet e tyre personale. Tirazhi fillestar ėshtė 1000 copė. Sė shpejti pritet edhe dalja e kasetės.
Albumi "Rrugė e mbarė" ėshtė pėrmbledhje e disa ish-hiteve tė rock-grupeve kosovare "Horizonti", "Fillimi i fundit", si dhe i kėngėve origjinale tė komponuara nga Labi dhe Dugi, me dominim tė ritmit tė fortė dhe ethno-ndėrhyrjeve, tė cilat mbase rrisin efekti e kėndshėm tė kėtij projekti muzikor.
Kulminacion i krejt kėsaj ėshtė pėrpunimi i "Bareshės" tė kompozitorit tė ndjerė Rexho Mulliqit, i pėrpunuar me njė "sound" tė fuqishėm tė hard-rockut. Pėrpunimi i kushtohet krijimtarisė muzikore tė Rexho Mulliqit.
Biseda jonė "informative" tė cilėn e zhvilluam me Labinotin ishte krejtsisht spontane.
PP: Ēka tė shtyri tė kthehesh nė Prishtinė? Mos ndoshta nostalgjia e cila vėrehet edhe nė tekstet tuaja nė "Rrugė e Mbarė"?
LABI: !?... Sa herė qė mbledheshim nė Londėr, nė biseda, nė ndeja, pėrfundimi ishte "Ej...Kur po kthehemi poshtė"? Tė gjithė atje mbase mendojnė tė kthehen dikur. Personalisht e pata njė ofertė prej "Besnikėve" (Florenti dhe Sinani) pėr t'u kthyer dhe bashkėpunuar me ta. S'do mend, ishte ofertė serioze dhe arsye e fortė qė tė kthehem. Mė dukej fare e paarsyeshme qė nė Prishtinė tė kthehem pa kurrfarė plani. Sa pėr nostalgjinė nė tekstet tona... ajo ėshtė pėrherė e pranishme pėr shkak tė jetės sė shqiptarėve jashtė vendlindjes, nė Londėr. Nostalgjia pėr qytetin tim mbase ėshtė njėra prej arsyeve tė ardhjes sime.
PP: Kur do tė kthehet pjesa tjetėr e "Odės"?
LABI: Dugi (Dukagjini) planifikon tė kthehet shumė shpejtė, Dreni i ka disa plane tjera afatgjate, mirėpo nuk dihet. Me ardhjen e Dugit nė Prishtinė mendojmė ta fillojmė incizimin e albumit tė dytė, materiali pėr tė cilin tashmė ėshtė gati. Sė shpejti pra, presim promovimin e albumit tė dytė.
PP: Pėrshtypjet e para tė Prishtinės, pas disa vjetėve...
LABI: Hmmm... Prej Londrės u nisa me paragjykime. Prej informatave tė njerėzve qė takoja ndėrkohė, kam pritur tė jetė shumė mė keq. S'do mend, rruga prej aeroportit tė Sllatinės, nėpėr Fushė Kosovė, e deri nė Prishtinė i arsyetoi fjalėt e tyre pėr Prishtinėn. Mirėpo, disa ditė mė vonė shkuam nė promovimin e kasetės sė Poqit (Bajram Bylykbashit) nė restorantin "Breta". Mbase aty fillova ta ndėrroj mendimin pėr jetėn nė Prishtinė. E pashė se kėtu mund tė kalohet mirė, muzika e asaj nate ishte e mirė, atmosfera e kėndshme. Mendoj se pėr kėto vite, Prishtina nuk ndryshoi gjithaq.
PP: Nė kohėn kur nėpėr Kosovė dominon surrogati i muzikės burimore popullore, rocku pothuajse zhduket. Pėrshtypjet tuaja pėr rock-skenėn nė Kosovė (nėse diē e tillė ekziston...) dhe ngjarjet tjera nė estradė?
LABI: Derisa isha nė Londėr mė ranė nė dorė disa albume tė cilat promovoheshin si "rock" albume, edhe pse ritmi i rockut, pėr ēfarė unė e kuptoj, aty nuk ekzistonte. Nė disa prej tyre vėreheshin elemente tė tepruara tė muzikės popullore. Momentalisht bėj muzikė me "Besnikėt", tė cilėt janė ansambėl i muzikės popullore. Mirėpo, kur bėjmė muzikė popullore, atėherė bėjmė muzikė popullore - ndėrsa kur bėjmė rock atėherė le tė jetė rock. Mendoj se rocku duhet tė ndahet prej llojeve tė tjera tė muzikės. Krejt kjo na ka shtyer neve (ODEN) qė tė bėjmė njė "pure rock" album.
Nė pėrgjithėsi, me disa pėrjashtime tė vogla, rocku po kultivohet shumė pak nė mesin e rinisė. Me tė ardhur i dėgjova disa grupe tė reja, prej tė cilave e kisha veēuar "PURGATORIN" dhe "MARIGONEN". Prej instrumentistėve do ta theksoja Valonin, me gjasė rock-kitaristin mė tė mirė nė Kosovė sot. Kėto bende momentalisht premtojnė shumė. Kurse nė kėtė "mish-mash" qė po ndodh nė muzikėn kosovare, do ta veēoja MC Bekėn i cili ka vėrtet afinitet tė madh pėr RAP. Pėr njė kėngėtar siē ėshtė Beka, muzika zbavitėse kosovare ka pasur nevojė njė kohė tė gjatė. Pėr tė kam mendim shumė pozitiv.
PP: A keni mbajtur ndonjė koncert nė Londėr?
LABI: Po, kemi mbajtur disa mbrėmje muzikore nė kafeterinė "Koha" nė Londėr. Njėra prej tyre ndodhi me rastin e promovimit tė CD-sė sonė tė parė; mėtej mbajtėm edhe njė koncert humanitar pėr qendrėn shėndetėsore "Nėna Terezė" nė Kodrėn e Trimave. Ishte shumė vėshtirė tė mbledhemi mė shpesh, meqė orari i punės ishte i papėrshtatshėm pėr tė gjithė. Pastaj, edhe angazhimi rreth albumit ishte i madh dhe merrte tepėr shumė kohė.
PP: A keni ndonjė plan, ju rockerėt, pėr mbajtjen e ndonjė koncerti nė Kosovė?
LABI: Vazhdimisht flasim pėr kėtė - pėr njė koncert tė madh tė pėrbashkėt. Ideja ishte qė kėtė ta mbajmė nė terrasėn e pėrbashkėt tė kafiterisė "Cairos" dhe tė lokaleve tė tjera pėrreth. Mirėpo, leja pėr kėtė nuk u dha. Prej policisė, natyrisht. Mbase do ta mbajmė ndonjėherė tjetėr. Besojmė se sė shpejti do tė mbajmė njė rock-koncert sė bashku (Geza, Babuka, Flamuri, Poqi, Iliri dhe tė tjerėt).
Ndryshe prej tė tjerėve, nuk besoj se rockerėt e Kosovės ushqejnė ndonjė inat apo xhelozi pėr kolegėt. Mendoj se ekziston respekti i ndėrsjellė ndaj punės sė tė gjithėve.
PP: Cila kėngė nė albumin "Rrugė e mbarė" ka vulėn tėnde - cila tė pėlqen mė sė shumti?
LABI: "Fati i jonė", pa dyshim. Kjo kėngė ėshtė komponuar e fundit prej tė gjithave. Derisa kėngėt tjera janė incizuar shpejt, kjo ėshtė pėrpiluar ngadalė. Eshtė kėngė me ritėm dhe vokal tė fortė, me tekst i cili i pėrshtatet plotėsisht. Kėngė e cila e meritoi ta hap albumin.
PP: Vlerėsimet pėr albumin tuaj janė mjaft tė larta. Ku mund ta blejnė CD-nė e "ODES" dėgjuesit e rockut?
LABI: Para se ta them kėtė, edhe diēka tjetėr. Para disa ditėsh lexova artikullin e Urtak Hamitit nė "Kosovare" ku shkruan se albumi ynė ėshtė i kualitetit shumė tė mirė, se muzika dėgjohet qartė sepse ėshtė incizuar nė Londėr. Nuk mendoj se fakti qė albumi ėshtė incizuar nė Londėr ka tė bėjė diēka me kualitetin e CD-sė. Materiali ėshtė incizuar nė dhomėn time tė fjetjes, me aparaturė minimale tė njė studioje private, e cila krahasuar edhe me disa studio nė Prishtinė ėshtė shumė e dobėt. Mendoj se kemi punuar ngadalė e me mend, kėshtu qė edhe kualiteti nuk mungoi. Po qe se edhe nė studiot tona do t'i kushtohej pak mė shumė kujdes incizimit, kualiteti do tė ishte i nivelit evropian. Sa pėr blerjen e CD-sė, atė mund ta gjeni nė kafiterinė "Cairos", nė "Kurrizin" e Prishtinės.
PP: Mendimi yt pėr hapjen e Zyres amerikane nė Kosovė?...
LABI: Ha ha ha... Disa ditė mė herėt isha nė Dragodan dhe ēfarė tė them... Kur e pashė flamurin atje, zemra m'u bo' mal. S'di, u ndjeva shumė mirė. Eshtė hap i madh drejt asaj qė jemi nisur, apo jo?
PP: Falemnderit dhe mirupafshim nė promovimin e albumit tė dytė.
adrian hasimja