Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

NGUSHELLIME FAMILJES JASHARI

36 views
Skip to first unread message

TRABOINI

unread,
Mar 21, 1998, 3:00:00 AM3/21/98
to ALBA...@listserv.acsu.buffalo.edu

NGUSHELLIME FAMILJES JASHARI

VELLAIT DHE TE AFERMEVE TE HEROIT TE KOSOVES ADEM JASHARI

Ju lutem pranoni, ne keto dite te pikellimit tragjik qe ju ka
mbuluar per humbjen e shume pjestareve te familjes, ngushellimet e mia
me te thella per te tere viktimat e familjes tuaj patriote qe u be
pishtar per lirine e Kosoves, si dhe ngushellimet e vecanta per te
paharruarin e te pavdekshmin, vellain tuaj ADEM JASHARI.
Adem Jashari, ky bir trim e hero i Kosoves dhe mbare Kombit Shqiptar,
na ka krijuar hidherim te madh me vdekjen e tij ashtu si na krijoi
tronditje mbarekombetare vrasjet e shkretimi i familjes Jashari si dhe
tere Drenices legjendare. Por ata gjithesesi, qofshin trimat e rene ne
lufte me kenget e Atdheut ne goje si Ademi Jashari, apo qofshin
viktima te terrorit serb si vogelushet e grate qe u vrane mizorisht dhe
u dogjen barbarisht, te gjitha ata do te rrojne ne zemrat e shqiptareve
kudo ku ndodhen ne bote.
Trimi Adem Jashari si dhe te gjithe bijt e bijat e Drenices martire ne
keto dite te pranveres se pergjakur kosovare, do te rrojne ne zemrat
tona, do te rrojne ne panteonin perjetesise - ne memorien e
Kombit Shqiptar.

I perjetshem qofte kujtimi i luftetarit Adem Jashari dhe i martireve
te Drenices liridashese!

Kolec Traboini
20 Mars 1998

ULIXS

unread,
Mar 22, 1998, 3:00:00 AM3/22/98
to

Shume bukur e thene zoteri Traboini. Familjeve te te ndjereve u shprehu
ngushllimet me te thella, me porosine se ata na treguan se si luftohet e vdiset
per atdhe!
Lavdi
Ulixsi

TRABOINI

unread,
Mar 22, 1998, 3:00:00 AM3/22/98
to ULIXS

Nepermjet nje kolegu mesazhin tuaj sapo e percolla per vellain
e Adem Jasharit i cili ka shpetuar gjalle vetem per faktin se
eshte me emigrim ne nje shtet te Europes.
Ju falenderoj dhe nje here per ndjenjat atdhetare qe shprehni.

Vllaznisht
Kolec Traboini- Boston

0 new messages