Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

MASAKRA NE KOSOVE - 25 Mars 1999

38 views
Skip to first unread message

TRABOINI

unread,
Mar 26, 1999, 3:00:00 AM3/26/99
to
. MASAKRA NE KOSOVE
--------------------

PODUJEVE: NE FSHATIN OBRANGJE EKZEKUTOHEN 10 CIVILE
GJAKOVE: VRITET NJE MJEK I FAMILJES HIMA
MITROVICE: MASAKROHET E VRITET LATIF BERISHA,KRYETAR I DEGES SE L.D.K.
EKZEKUTOHET KRYETARI I KUVENDIT TE SINDIKATAVE TE KOSOVES AGIM MEHMET
HAJRIZI, BASHKE ME NENEN E DJALIN 12 VJEC.
RREMBEHET AVOKATI BAJRAM KELMENDI ME DY DJEMT.
VRITET ROJA I GAZETES "KOHA DITORE"
DIGJET SELIA E LDK DHE QENDRA PER INFORMIM E KOSOVES
TENTOHET PER TE HYRE NE PRESIDENCEN E IBRAHIM RUGOVES


Nga shum rajone te Kosoves sidomos nga qytetet vijne lajme
shqetsuese per nje pasiguri te madhe ,per rrahje e arrestime dhe
plagosje e pushkatime e plagosje te veprimtareve politike dhe
qytetareve .Ne Gjakove po digjen shum shtepi. Eshte vra nje
qytetare shqiptare me profesion mjek i familjes Hima.
Ne hyrje te fshatit Obrangje te Podujeves jane ekzekutuar 10 civile
shqiptare. Ne Prishtine kane nderhy dhe kane vrare rojtarin e gazetes
Koha Ditore. Ne Prishtine eshte djegur shtypshkronja private
INTERPRESS ku botohej gazeta tashme e ndaluar Kosova Sot,dhe
edicionet tjera arsimore. Pas mesnate dha sot, ne Shtimje, forcat
serbekan granatuar fshatrat dhe pozicionet e UCk. Ne Mitrovica mbreme
serbet e maskuar kane vrare Latif Berishen kyetar i deges LDK te
Mitrovices. Njerez te maskuar mbreme ne shtepine e tij vrane
poashtu edhe Agim Mehmet Hajrizin kryetar i kuvendit te
Sindikatave te Kosoves si dhe ia pushkatuan nenen e madje edhe
djalin e tij 12 vjec. Ne dalje te fshatitLuboviq te Skenderajt, dje
pasdite kane rene ne fushe te minuar nga forcat serbe 4 te rinje
shqiptarenga te cilet dy kane vdekur kurse dy tjeret kane pesuar plage
te renda.
Edhe ne Prizren ka patur nderhyrje kunder veprimtareve politik . Policia
ka hyre ne shtepin dhe kane plagosur nenkryetarin e LDK te
Prizrenit Eqrem Kryeziun dhe vajzen e tij 17 vjecare. Ne Prizren
eshte hedhur ekzploziv para avokatit Hazer Susuri,dhe te Halit
Blakajt ish komandant i policis. Fshatrat e anes se Verrinit dhe
zonave tjera te Prizrenit po granatojne forcat serbe kurse shum
fshatra po digjen . Eshte duke u djegur edhe fshati Pirane dhe disa
fshatra rreth tij.. Djegje shtepish dhe te shtena armesh ka patur
gjatenates edhe ne Fushe Kosove.Jane thyer e demoluar shum dyqane
shqiptare. Ne rajonin e Podujeves po vazhdojne luftime te ashpra
,dhe gjuajtje nga snajperistet. Sot rreth ores 11 e 20 minuta jane
degjuar detonime dhe sinjale alarmi ne Prishtine. Sipas jehones se
detonimeve kane rifilluar bombardimet nga forcat e NATO-s.
Njoftohet se ka nderhyrje ndaj veprimtareve politik ne Prishtine. Ka
patur edhe perpjekje te nderhyhet ne Presidencen e Rugoves ne
Prishtine,kurse eshte djegur Selia e LDK dhe Qendra Per Informim e
Kosoves.

Zonja Nekibe Kelmendi e cila sot kishte kerkuar nga organet e
policise ne Prishtine dy djemt dhe bashkeshortin e saj avokatin e
njohur shqiptar Bajram Kelmendin, si pergjigje ka marruar porosine
qe ata ti kerkoje ne NATO- meqe ju keni kerkuar intervenimin e
forcave te NATO-s . Poashtu duhet theksuar se ne nderkohe po
vazhdojne luftimet ndermjet UCK dhe forcave ushtarako-policore
serbe ne rajonet e Drenices e Ciqavices, ne Podujeve e vende
tjera te Kosoves.

Deutsche Welle 25 Mars 1999
http://www.dwelle.de/today/nralba.htm

SHKODRANI

unread,
Mar 26, 1999, 3:00:00 AM3/26/99
to

Edhe ne Prizren ka patur nderhyrje kunder veprimtareve politik. Policia

0 new messages