Zani u kap. Ky ishte raporti ne radio qe ka marre Besnik Bregu, komisari
i Vlores mbreme rreth ores 23.00. Nje aksion i guximshem i policise ka
bere te mundur arritjen e nje rezultati te bujshem qe do te riktheje ne
qender te vemendjes bandat e famshme. Gjithcka nisi nga vete Zani, i
cili u nis ne gjuetine e hakmarrjes, me shpresen se policia do ta
kishte harruar.
Zani dhe Petrit Gerdhuqi te ndjekur nga 15 veta te armatosur kane
shkuar ne fshatin Mifol rreth ores 19.00 te dites se djeshme, pasi aty
mendonin se ishin vrasesit e tre vellezerve Gerdhuqi. Per te pakten 60
minuta banda e armatosur ka ushtruar terror ne fshat, duke rrahur njerez
dhe duke i kercenuar te gjithe banoret.
Ata i kane kerkuar atyre, vendin se ku fshiheshin vrasesit e tre
vellezerve. Te gjitha shtepite e ketij fshati jane kontrolluar nga ana e
anetareve te bandes, te cilet padyshim qe e njihnin mire identitetin e
vrasesve, gje te cilen organet e policise nuk kane arritur dot ta bejne
edhe pse kane kaluar mbi 20 dite nga vrasja e tre vellezerve. Gjate
kesaj "hakmarrjeje" ne emer te Gerdhuqeve jane plagosur rende dy banore
te fshatit, nderkohe qe mesohet se banda e armatosur nuk ka arritur dot
qe t'i gjeje personat qe kerkonte. Por ndersa fshati i ka shpetuar
kasaphanes qe mund te bente kjo bande, agjentet kriminale te qytetit te
Vlores kane lajmeruar ne komisariat. Nen drejtimin e Drejtorit te
Policise se Prefektures se Vlores, Besnik Bregut, nje numer i madh
forcash policore kane arritur qe te rrethojne fshatin nga
te gjitha anet dhe t'i kerkojne krimineleve qe te dorezohen. Keta te
fundit nen drejtimin e Zanit, jo vetem qe nuk jane dorezuar, por kane
kthyer pergjigje me arme ndaj uniformave blu. Por edhe pas kesaj
uniformat blu nuk kane reaguar me arme, ndersa Zani dhe shoket e tij
kane vazhduar te shkrehin kallashnikovet.
Nderkohe qe duket se, kolonel Besnik Bregu edhe pse e dinte fare mire
urdherin e ministrise se Rendit Publik qe te qellohej qe ne momentin e
pare kur kriminelet kunderpergjigjen, ai ka qene i duruar. Me pas ka
dhene urdherin e ngushtimit te rrethimit te fshatit duke i kerkuar
gjithmone anetareve te bandes se armatosur qe te dorezohen. Rreth ores
10 e 30 minuta te mbremjes edhe konflikti i ndezur midis uniformave blu
dhe njerezve te kryesuar nga Zani ka marre fund. Ngushtimi i
korridoreve nga ku mund te largoheshin ata ka ardhur deri ne ate pike se
per pese minuta te kete nje lufte te ashper. Per fat te mire nga ana e
uniformave blu nuk ka asnje te demtuar, por e njejta ka ndodhur edhe
nga rradhet e bandes. Nga 16 vete te armatosur, uniformat blu te
policise se Vlores kane arritur te ndalojne vetem pese prej tyre. Sipas
burimeve policore te rrethit te Vlores, te peste jane shoqeruar per ne
komisariatin e Vlores, nderkohe qe nuk behen te ditur identitetet e te
gjithe te kapurve. Nuk dihet c'ka ndodhur gjate nates, me fatin e
Zanit. Ndoshta nuk do te ndodhe qe ai te "shpetoje" papritur.
-----------------------------------------------------------------------------------
http://www.kohajone.com/arshive/1999/09/03/kronike/kronik01.htm