Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

Çfarë ekspertësh kemi !

40 views
Skip to first unread message

yme...@albanian.com

unread,
Aug 1, 2003, 11:34:11 AM8/1/03
to
Është mrekulli të shikosh se si askush nuk e di se në gjuhën shqipe nuk ka
dhe kurrë nuk ka pasur Ô- o hundore ! Pra varianti dialektor është "TIRÂNA"
dhe jo "Tirona" ( trajta "Tirôna" është qesharake !)

Dialekti si strehë dhe si rezistencë
nën shembullin e tironçes

Nga Ardian Klosi

Gjuha jeton përmes dialekteve, që janë limfa e jetës së saj. Kjo e vërtetë
megjithatë shpesh harrohet dhe dialektet shihen si një shfaqje „historike“
dhe e tepërt, që njeriut modern nuk i duhet. Sidomos në kohën tonë të
globalizimit dhe masmediave dialektet shumëkund janë në tkurrrje dhe shuarje
të plotë. Në rast se, në globin tonë çdo dy javë shuhet një gjuhë, sikundër
e nxirrte një studim amerikan i para disa muajve, dialektet mund që ndoshta
treten dita-ditës.
E prapëseprapë askush nuk mund të thotë se ka rënë kambana e dialekteve ose
të folmeve të veçanta dhe se njeriu modern nuk do t’i rikthehet edhe në këtë
pikë asaj çka i kanë lënë trashëgim shekujt. Në shtjellimet e mëposhtme
dukuria do të vrojtohet në shembullin konkret të dialektit të Tiranës: Si ka
jetuar e mbijetuar ai, ç’e ardhme e pret vallë? Në hartën dialektore të
Shqipërisë Tirana me fshatrat e saj bën pjesë në të folmet e gegërishtes
jugperëndimore, dmth. në një zonë që përfshin ç’përmbledh trekëndëshi
Durrës-Elbasan-bregdet. Por edhe brenda kësaj zone Tirana ka veçantitë e saj
gjuhësore, të cilat këtu nuk është vendi t’i rendisim me hollësi, por
megjithatë ndoshta për t’i cekur ato më kryesoret, ato që japin tingëllimin
e vërtetë ‚tironas’.
Ashtu si shumica e dialekteve të gegërishtes edhe e folmja e Tiranës ka
zanore të gjata, të mesme e të shkurtra, ka zanore hundore, i asimilon
tingujt mb, nd, ngj në m, n, nj (mâjta, nava, njita etj.), grupin va e bën
vo (voj, vorr, votër), përdor infinitin e tipit me shku, me punu, formën e
pakryer të foljeve e ndërton me sh: merrsha, bojsha etj. Këtyre do t’i
shtonim disa veçori, që janë tipike ‚tironçe’: Zanorja a e theksuar bëhet ô:
dhônri, fullônza, kom mor, moca, kurse a-ja e patheksuar shpesh del si o:
gamori, damotja, aborri (Kur ishim fëmijë tregonim edhe këtë anekdotë:
Mësuesi tironas u thotë nxënësve: „Sot, të dashun nxonës, do morim gërmën O.
Përsrisni bashkë me mu: As-mo-ni-„ – fjala ishte për Osmanin); diftongjet
ue, ye, ie zakonisht janë tkurrur në u:, y:, i:, duke u zgjatur këto zanore:
gru, ftu, kry:t, t’ly:n, mill, qill, dill. Zanorja ë kur është e patheksuar
shumë shpesh nuk dëgjohet: kpuc, knet, shnet, gzim, klysh etj. Fjalët me
burim turk theksohen në rrokjen e parafundit: páre, káfe, xháde, budállë,
bakllávë, ndërsa disa fjalë të tjera e marrin theksin në fund: kaqí, aqí,
gadí etj.
Ndoshta edhe këto pak karakteristika mjaftojnë për të krijuar përfytyrimin e
së folmes origjinale tironase, ku dallon në radhë të parë hundorësia dhe
ndërrimet zanore që përmendëm. Përfytyroni që një fjali e gjuhës letrare si:
„Ku t’i fshihem babait se më hëngri macja bakllavanë“ në tironçe do të
tingëllonte: „Ku me iu mçef babs se m’hôngri moca bakllavën“ dhe e keni
marrë aromën e veçantë të këtij dialekti. Është interesante të vihet re,
sidomos me kalimin e tingullit hundor â në ô, se tironçja afron më shumë
pikërisht me skajin tjetër të të folmeve gege, me kosovarishten.
Por flasim gjithmonë për hartën dialektore të Shqipërisë dhe një gjendje që
mbizotëronte në Tiranën para 1944-s. Deri në atë kohë, në dekadat e para të
shtetit shqiptar, e folmja tironase u zgjerua dhe u bë mbisunduese në
kryeqytetin e ri të Shqipërisë; kjo për dy arsye: mënjanë u zgjerua jeta
tregtare dhe ajo e zanatçinjve, sidomos me Pazarin e Vjetër; së dyti, gjuhë
zyrtare e Shqipërisë ishte vendosur që në vitin 1918, me Komisinë Letrare të
Shkodrës gegërishtja jugore, konkretisht elbasanishtja, që duke mos qenë
larg tironçes ndihmoi që kjo e folme të mos humbte asgjë nga karakteri i saj
i mirëfilltë.
Natyrisht që vendosja e pushtetit komunist mbas 1944-s do të ndryshonte
shumë gjëra në të folmet e Tiranës, sikurse ndryshoi në gjuhën zyrtare të
saj dhe të gjithë Shqipërisë. Dihet se toskërishtja u bë menjëherë
mbisunduese, ngaqë edhe shumica e brigadave partizane dhe e udhëheqësve
komunistë vinin prej Jugut të Shqipërisë. Në vitin 1972 gjuhë standarde e
Shqipërisë u vendos toskërishtja me disa ndryshime të vogla njësuese, duke u
ndaluar njëkohësisht shkrimi dhe përdorimi publik i varianteve gege. Në
Tiranë erdhën e u vendosën shumë familje nga gjithë Shqipëria, por kryesisht
nga qytetet dhe fshatrat e jugut, si të zonës së Vlorës, Gjirokastrës,
Korçës etj. Nga ana tjetër armiqësimi me Jugosllavinë dhe izolimi gjithmonë
e më i madh i Shqipërisë bënë që Tirana të mos ketë më asnjë lloj komunikimi
me Kosovën dhe Maqedoninë, ku dhe ishte përqëndruar popullata më e madhe që
fliste dialekte të ngjashme me ato të zonës së Tiranës. Të gjithë këta
faktorë bënë që të ndryshojnë katëcipërisht raportet dialektore dhe raporti
i së folmes vendase me gjuhën zyrtare në kryeqytet.
Mirëpo gjuha dhe dialektet e saj janë njësi të qëndrueshme dhe njëkohësisht
kryeneçe. Nuk e mbaj mend tani se kush njeri i shquar e ka thënë: gjuha
është si një shtëpi, një strehë e jona. Aty ndihemi mirë, brenda saj lëvizim
lirshëm, ndiejmë, përçojmë e shijojmë të gjitha nuancat e jetës. Kjo është
dhe arsyeja që edhe në vendet më të qytetëruara, megjithë zhvillimin
marramendës informatik-masmedial, dialektet vijojnë të ruhen krahas gjuhëve
zyrtare. Merrni edhe vetëm shembullin e Zvicrës, ku ‚Schwitzerdutsch’ ka
gati statusin e një dialekti kombëtar. Kur studjoja në vitet ’80
univesitetin e Insbrukut në Austri më dukej në fillim gati e pabesueshme që
një pjesë e studentëve përdornin në seminare të folurën tiroleze. Më ngjante
ky dialekt disi i pagdhendur dhe fshatar, me tingujt e tij grykorë, sikur
nuk ishte i aftë të përçonte dije shkencore. Por dalëngadalë dëgjova që e
përdornin edhe një pjesë e profesorëve dhe kuptova se ai dialekt ishte jo
vetëm shtëpi dhe strehë për gjithë ata djem e vajza të reja, si dhe për
shkencëtarë të një rangu botëror, por edhe njëfarë rezistence ndaj
hegjemonisë së gjuhës së madhe gjermane, ashtu siç flitet nga stacionet ZDF
e ARD ose shkruhet nga „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ dhe „Der Spiegel“.
Në mënyrë të pandërgjegjshme, por këmbëngulëse dhe depërtuese, gjatë gjithë
periudhës së diktaturës tironçja përbëri mënyrën kryesore të mbijetesës së
shpirtit tironas, të gjithë atyre shtresave artizanësh, zanatçinjsh,
tregtarësh, kafexhinjsh a kopshtarësh, që nuk pranonin të asfiksoheshin dhe
vdisnin nën peshën e aparatit, i cili kërkonte „krijimin e njeriut të ri“ -
ashtu siç u shkatërrua dhe vdiq Pazari i tyre i Vjetër ose rruga e
Barrikadave. Tironçja vazhdonte të flitej jo vetëm te Pazari i Ri dhe në
kafenetë tironase, te “Tymi”, te „Derri“ e te “Postiqja”, jo vetëm në dy
stadiumet dhe te Pallati i Sportit, por ajo flitej edhe nëpër takime, në
bulevard dhe lulishtet e mëdha të kryeqytetit, ku njerëzit haheshin për
sport ose vinin baste fshehurazi. Tironçja flitej jo vetëm nga tironasit
denbabaden (me pus dhe carac në oborr), por për çudi edhe nga shumë të rinj,
prindët e të cilëve vinin prej qyteteve të Jugut ose Veriut të Shqipërisë.
Tironçe flisnin pikësëpari gati të gjithë tifozët e „17 Nëntorit“, që ishte
ekipi më i mirë i kryeqytetit dhe i Shqipërisë, edhe pse „lart“ nuk e donin
shumë (të gjithë udhëheqësit e atëhershëm ishin ose me „Partizanin“ ose me
„Dinamon) dhe nuk linin rast pa e dëmtuar, duke i marrë nganjëherë lojtarët
e mirë për ekipet e „tyre“ ose duke mos i lënë të dalin jashtë shtetit
futbollistët „me biografi të keqe“. Mirëpo me biografi jo të mirë ishin
shumica e atyre futbollistëve, për arsye se vinin nga familjet e zanatçinjve
ose tregtarëve jokomunistë tironas: e pra shihet se si rreth klubit „17
Nëntori“ erdh e u mbodh njëfarë rezistence e heshtur, ku tifozllëku kundër
ekipeve të Ushtrisë Popullore ose Sigurimit të Shtetit ishte po aq i
rëndësishëm sa edhe kryerja e këtij tifozllëku në dialektin më të skajshëm
tironas. Megjithatë, për hir të së vërtetës, duhet thënë se tiranasit kanë
qenë e janë në përgjithësi një popull i butë, që shohin pikësëpari kopshtin
e tyre, rakinë që duhet ta nxjerrin sa më të mirë dhe muhabetin e shtruar.
Nuk ishin pra, bie fjala, aq kokëfortë e kryengritës sa shkodranët, banorët
e një qyteti me histori shumë më të vjetër e që ishte goditur kulturalisht
në një mënyrë shumë më të tmerrshme sesa Tirana.
Ndërkohë kishte marrë hov gjuha letrare, nëpërmjet shtypit, botimeve, radios
e më vonë televizionit. Me shtimin e shkollave të mesme dhe studentëve
universitarë, u rëndua ana tjetër e peshores gjuhësore, duke u krijuar,
krahas ngjyrimeve lokale që vinin prej zonash të tjera, një gjuhë standarde
gjithmonë e me më neutrale nga ana dialektore, një proces që ndodh thuajse
në të gjitha vendet që hyjnë në rrugën e qytetërimit. Vetëm se ky mbisundim
i „gjuhës së kulturuar“ bëri që tironçja ta ndjejë veten gjithmonë e më të
zmbrapsur e të diskriminuar, si zhargon i një rruge „pa nivel“. Në publik
ajo s’përdorej asnjëherë, e shumta në ndonjë skeç estrade dhe te komedia e
mrekullueshme „Prefekti“, që krijonin të gjitha së bashku idenë e një gjuhe
të njerëzve të pakënduar. Natyrisht që kjo gjë u vinte për mbarë udhëheqësve
dhe personazheve të tjerë që bënin politikën gjuhësore-kulturore në
Shqipëri; ata kishin arritur të degradonin në gjuhë estrade edhe variante me
një histori shumë më të madhe shkrimi, siç ishte shkodranishtja, e jo më të
shqetësoheshin për margjinalizimin e tironçes.
Karakteristikë e gjithë zhvillimeve demografike-kulturore, ku hyjnë edhe
zhvillimet gjuhësore, në Shqipërinë e pas vitit 90 është gjendja e
pakontrolluar, shpesh anarqike. Këto zhvillime përfshinë në radhë të parë
Tiranën, ku erdhën e u vendosën banorë të shumtë, sidomos nga Verilindja e
Shqipërisë, por edhe nga zonat e Jugut, që shpërnguleshin herë-herë si
fshatra ose fise të tëra në rrethinat e kryeqytetit. Në pikëpamje gjuhësore
kjo bëri që dikotomisë tradicionale gjuhë e kulturës-tironçe, kryeqytetit
t’i shtoheshin një numër dialektesh ose gjysmë-dialektesh; nga ana tjetër
fuqizimi i masmediave ka bërë që shqipja standarde, me gjithë gabimet e
shumta dhe vërshimin e fjalëve të huaja nga italishtja dhe anglishtja, të
depërtojë përherë e më thellë në masat e banorëve që thuajse janë trefishuar
në vetëm dymbëdhjetë vjet. Tingëllimi i veçantë tironas prapëseprapë nuk ka
humbur. Ndoshta në brumin e vet më origjinal atë mund ta dëgjosh vetëm nga
njerëz të moshuar që vijnë kryesisht prej fshatrash përreth. Por – dhe kjo
është e habitshme – tironçen vazhdojnë ta bëjnë të vetën edhe të rinj që
vijnë prej trevash të tjera të Shqipërisë, sidomos nëpër kantieret e
ndërtimit, në dyqanet e kafenetë e shumta që u hapën prej 1991-shit e
këndej.
Me sa duket është një tharm i fortë që s’ka për të vdekur asnjëherë. Aq më
shumë kur njerëzit ta kuptojnë dalëngadalë se përdorimi i një dialekti nuk
tregon as prapambetje e as injorancë, por mbart jetë dhe ngrohtësi njerëzore
si shumëpak tjetër gjë e kësaj bote.


Gjergj Kastrioti

unread,
Aug 2, 2003, 12:25:40 AM8/2/03
to
<yme...@albanian.com> wrote in message news:<BB505513.1E4%yme...@albanian.com>...

> Është mrekulli të shikosh se si askush nuk e di se në gjuhën shqipe nuk ka
> dhe kurrë nuk ka pasur Ô- o hundore ! Pra varianti dialektor është "TIRÂNA"
> dhe jo "Tirona" ( trajta "Tirôna" është qesharake !)
>

ymer, a asht i joti ky fare perfundimi a?


Në vitin 1972 gjuhë standarde e
> Shqipërisë u vendos toskërishtja me disa ndryshime të vogla njësuese, duke u
> ndaluar njëkohësisht shkrimi dhe përdorimi publik i varianteve gege.

une nuk e di qi asht e nalume me ligj perdorimi i gegnishtes...nese
po, at'here a ka mundsi me e dishmue kush ket pune?

tana t'mirat

yme...@albanian.com

unread,
Aug 2, 2003, 2:02:46 PM8/2/03
to
Përshëndetje "Gjergj"!
Nuk ka shkolla në gegënisht ,nuk tv as radio, nuk botohen libra në
gegënisht! Gegënishtja ka mbetë vetëm gjuhën e folur dhe e kënduar (kemi
shumë këngë në gegënisht) por për ta shkruar nuk gjendet njeri i zoti ta
shkruaj pa gabime ?!
Shembulli më i mirë është me emrin TIRANË që në gegënisht shkruhet Tirânë
dhe jo Tironë e ka edhe të tillë që e çoroditen krejt me Tirônë!!!

Gjergj Kastrioti

unread,
Aug 2, 2003, 9:57:05 PM8/2/03
to
<yme...@albanian.com> wrote in message news:<BB51C966.1FF%yme...@albanian.com>...

usta, ai tipi e ka shkru tirona, t'u bazu n'fonetiken e nendialektit
tironas, e, me sa e di une, ai e ka mire, se n'tirone tirones i thuhet
tirone...njitash, per rregulla t'gegnishtes, asht fakt qi s'po msohet
neper shkolla e neper masmedia, por me hi e me hallakate, del qi
n'prishtine n'68ten asht kane majte njiifare mledhje e kuveni per me i
qite n'leter rregullat e gegnishtes. viti 68 s'asht larg hiq - tybe,
hiq disa fmije qi sillen poshte e perpjete neper internet, shumica
prej nesh kemi kene gjalle m'ate mot...

do me thone, gegnishtja s'asht e nalume, por s'asht e
perdorume...detyra jone, borxhi jone qi ja kemi vetvetes asht me e
perdore...

standardin s'ju pruna une, po ate e gjeta n'mesin tuj...

tana t'mirat

yme...@albanian.com

unread,
Aug 3, 2003, 1:04:21 PM8/3/03
to
Viti '68 edhe nuk na duket aq larg por po nëse shikojmë se si po shkruhet
sot gegënishtja atëherë është e qartë se këto 35 vite mjaftuan që të
harrojmë të shkruajmë , apo jo!? Kurse gjeneratat e reja as nuk e kanë idenë
se si shkruhet gegënishtja ? Shiko vetëm se si shkruhet gegënishtja prej
disave në http://www.gazetajava.com !!! Ignorance Sans Frontières !
Përshëndetje!

Gjergj Kastrioti

unread,
Aug 4, 2003, 11:53:12 PM8/4/03
to
<yme...@albanian.com> wrote in message news:<BB530D35.20A%yme...@albanian.com>...

usta, jo vech gegnishtja, po edhe standardchja po shkruhet si
mozomokeq...e, sa per javen, paj, mire boll po e shkrujne aty bre,
s'po e marr vesh pse po ankohesh...

te gegnishtja s'asht puna e rregullave, po perdorimi...nese njerzit e
perdorin gjithnji e ma teper, at'here vetvetiu ka me linde nevoja me u
bazue n'disa rregulla. e mira e punes asht qi ato rregulla jane, e
nese duhet, ato jane qaq fleksibile, sa qi perniheri mujne me u hidise
sipas shijes s'njerzve...por, qysh thash, puna asht te
perdorimi...gegnishten duhet m'e perdore gjithnji e ma shume, jo vech
n't'folun, po edhe n't'shkruemun e n't'media elektronike...perndryshe,
ka rrezik qi kemi me e kope gjuhen, kemi me ja nxane frymen...nji gja
duhet dite: gjuha asht senn i gjalle, ajo zhvillohet e frymon si nji
organizem, merr e jep me ato qi i ka kojshi...

tek e funnit, une tanaheret gegnisht kam fole. nese neser vendosni ju
shqypet me ma ba nji film biografik, qysh m'duhet me fole mue?

Your name

unread,
Aug 7, 2003, 12:35:04 AM8/7/03
to
skend...@ilirus.com (Gjergj Kastrioti) wrote in
news:9dc7329b.03080...@posting.google.com:

> gegnishtja

ne parathenia e libres (fjalor) "gjuhes se sotme shqipe", te cili eshte
botuar me 1980 ne tirane, shkruan qe jan permbledh fjal te vecante te cdo
krahine te shqiperise. jo vec fjalet por edhe si perdoren, neper shpreje
te vecanta te krahinave...

qe di une fjala "jo" ose "po" perdoret kudo. cila eshte kjo? tosk apo
geg?

ne shkrimet e rexhep qosjes o enver hoxhes perdoret gjuha leterare. ka
pak dallim ne gjuhen qe e perdoren. por me degjuar nje katundar te veris
o te jugut nihen dallimet.

geg = asht tjeter
tosk = eshte tjater
leterare = eshte tjeter

ai/ajo qe e di gjuhen nuk e ka zor me kuptuar te tre shembullat me larte.

Rexhep Qosja:

Dhe, ashtu sikundėr ka pasur dhe ka nė tė gjitha hapėsirat dhe nė tė
gjitha sistemet shoqėrore, po ashtu, mediokritete ka pasur dhe ka edhe nė
tė gjitha fushat e krijimtarisė dhe tė aktivitetit tė njeriut: nė
krijimtarinė artistike dhe krijimtarinė shkencore, nė jetėn kulturore dhe
nė jetėn politike, nė jetėn arėsimore dhe nė komunikimin e pėrditshėm
ndėrmjet njerėzve. Mediokritetet janė aq tė pėrhapur saqė mund tė thuhet
se nuk ka fushė tė realizimit tė njeriut, si subjek shoqėror, ku nuk
shfaqen mediokritetet ashtu si nuk ka fushė tė gjelbėr, ku nuk shfaqen
kėrminjtė pas shiut.

Enver Hoxha:

Pas ēlirimit tė Jugosllavisė, dilte njė problem me rėndėsi tė madhe:
ē'drejtim do tė merrte Jugosllavia? Ky drejtim, natyrisht, do tė varej
shumė nga botėkuptimi marksist-leninist ose revizionist i udhėheqėsve tė
Partisė Komuniste tė Jugosllavisė. Ata hiqeshin sikur ishin marksistė-
leninistė. Nė fillim kėshtu besonim edhe ne. Mirėpo nė fakt, nga
veprimtaria e tyre, jo vetėm nė pėrgjithėsi, por edhe nga qėndrimet
konkrete ndaj nesh, konstatuam se shumė gjėra tė tyre nuk pėrputheshin me
teorinė shkencore tė marksizėm-leninizmit. Ne pamė se ata largoheshin, sa
tė ishte e mundur mė shumė, nga eksperienca e ndėrtimit tė socializmit nė
Bashkimin Sovjetik.

pra ne keto shkronje, me larte, ka pak dallim. zor me dalluar se cila
eshte geg apo tosk. por kur fillo me lexuar shkronjat e katundarve, me
poshte, dallohen pak.

Rugove:

Mori ēikė qi del tu blini,
T’konka ēkye kmisha tu gjini,
T’paska dalė cica pahiri,
Bash si guri xhevahiri,
Epja i grimė qeti jetimi!
- Jetim zeza ēka po lyp?
- I kafshatė bukė, dy kokrra krypė.
- I madhi Zot, djal’, t’metshin n’fyt!
- Si n’koftė ēkrue, ēikė, n’fyt me m’metė,
N’prehnin tan nrrofsha jetė;
Me duer tua me m’ba mejtė,
Me duer tua me m’rrotullua,
Me gojė tė vogėl me m’vajtua.
Nuk e la, ēikė, pėr pa u ēua.

Korce:

Ke dal’ e mė ri nė sofa tė portės,
Mė bėnje mua benė me ēupat e botės.
Ke dal’ e mė ri nė hije tė manit,
Sa hije tė paska kollan i fustanit!
Ke dal’ e mė ri nė rrėnjėt e trėndafilit,
Kėputnje gonxhe ja shpinje bandillit.

pra me mire eshte me e nda gjuhen e shqipes ne tre forma thjeshte:

geg, leterare dhe tosk (ketu i rendita sipas alfabetit, per mos me
perkrahe kende). ndoshta po hidherohen labet qe s'jan permend akoma.
pra ndoshta jan kater forma. jo me permend gabellet, etj...

pas kete ndarje mundesh m'i nda dhe me shume sepse cdo krahine e ka
shprejat, perdorimet e theksat e vete.

por mos ke dert gjergj sepse jemi shqiptar. na ka provuar Zoti, bota dhe
shqiptari kunder shqiptari. akoma jan mbajtur ndarjat e gjuhes, zakonat,
etj... dhe kjo mbajtje (kryforte) ne be nje.

mirudegjofshem

Gjergj Kastrioti

unread,
Aug 8, 2003, 2:38:47 AM8/8/03
to
Your name <Yo...@email.com> wrote in message news:<YFkYa.17470$mZ6....@nwrdny02.gnilink.net>...

> geg, leterare dhe tosk (ketu i rendita sipas alfabetit, per mos me

> perkrahe kende). ndoshta po hidherohen labet qe s'jan permend akoma.
> pra ndoshta jan kater forma. jo me permend gabellet, etj...

i dashtun, asht fjala per gjuhe letrare, gjuhe t'shkrueme, e jo per
gjuhe t'cilat i folim neper oda...

tungatjeta e tana t'mirat

0 new messages