--------------277230FA72C5
Content-Type: text/plain; charset=us-ascii
Content-Transfer-Encoding: 7bit
. GJENEAOLOGJIA E FATOS NANOS
> Sa per Nanon, ai ksenofobi i semure qe e mbiquan
> veten akademik, e qe shkroi ate xhevahir te rralle
> te budallallekut e miopise shqiptare ne gazeten
> Albania, eshte gabim. Nano nuk eshte vlleh (sepse
> pyeta njerez qe ia dine gjeneaologjine), por
> shqiptar.Milo nuk eshte grek por Himariot,
> krahina me patriotike e Jugut te Shqiperise.
Nga mesazhi i Kreshnik Bejkos per Mentor Canen
--------------------------------------------------------
Shkrimin e atij qe Kreshniku e percakton si"ksenofobi i semure",
botuar ne "Albania" qe une e dergova ne Liste me titull "Rreziku
vllah per Shqiperine" aludon edhe per Nanon.Une edhe pse e dija
mjaft mire gjeneaologjine e Fatos Nanos, e dergova ate artikull te
Dr.Hysamedin Ferraj per te pare se deri ku shkon gazeta e pavarur
"Albania" dhe autori i ketij shkrimi ne fabrikimin e informacionit.
E cuditeshme eshte se edhe Revista qe botohet ne Zvicer
"Republika", ne nje shkrim per Nanon thote se ai eshte nga Permeti.
Por Fatos Nano nuk eshte as nga Permeti dhe as nuk eshte vllah.
Po nga e ka burimin Nano do te pyesin ata te cilet jane te
parapregatitur shpirterisht per ta gjetur burimin e kryeministrit
jasht shtetit?
Po ju sjell disa te dhena mbeshtetur tek deshmija gojore e
shqiptares 92 vjecare Athina Sevi e cila e ka burimin nga nena prej
familjes Nano ( nga e ka burimin edhe Fatos Nano).
Rrenjet e trungut me shume degezime NANO ne fshatin Nokove te
Lunxherise, dhe kufizohet me Erindin dhe Mingulin. Eshte nje fshat i
vogel e i mbledhur ne shpatin perendimor te Cajupit ( ne shpatin
lindor shtrihen fshatrat e Zagorise ).
Gaqo Nano, stergjyshi i Fatosit, te cilin ky se ka njohur se ka
vdekur heret, ka qene nje burre shume i zoti dhe njeri i nderuar e i
respektuar ne fshatin e tij. Gaqo Nano eshte martuar me Krisullen nga
familja Janaj e Karajanit te Gjirokastres dhe kane patur nje tufe
femije, 5 djem e 3 vajza..
Djemt e tij ishin Lame Nano ( i njohur ne Mingul si Dajko Lame dhe
qe ka vdekur pak vjet me pare), Qiriako Nano, Leonidha Nano, Vangjel
Nano, dhe Koco Nano. Njera prej te bijave te tij Aleksandra eshte
martuar me Nik Nastin dhe bije e ketij cifti eshte dhe Athina Sevi e
cila na e dha kete deshmi ketu ne Boston, ku ka ardhur para 2 vjeteve
( qe i bie te jete shqiptarja me e moshuar qe ka emigruar ne SHBA).
Njeri prej djemve, Leonidha Gaqo Nano, ( gjyshi i Fatosit), eshte
martuar me Hajdhon nga fshati i Karjanit dhe kane patur 2 femije:
djalin Thanasin (babai i Fatosit) dhe vajzen Kalon. Leonidha per te
siguruar jetesen ka emigruar ne SHBA, dhe me kursimet e veta ka hapur
nje bisnes qe nuk i shkoi mbare dhe falimentoi.Kjo e futi ne deshperim
te madh dhe e kaloi ne gjendje depresive.Ka vdekur shume vite me pare.
Jeta e Thanas Leonidha Gaqo Nanos dihet sepse ai eshte bashkohesi
yne, ka qene partizan , njeri i shkolluar, kuader, dhe shume vjet
drejtor i pergjithshem i Radiotelevizionit Shqiptar.Eshte martuar me
nje vajze shkodrane,me te cilen ka lindur djalin Fatosin, vajzen
Mimozen ( me te cilem kam punuar me vite Kinostudio), dhe nje tjeter
qe e kam njohur por nuk e mbaj mend emrin.
Tani del pyetja se nga e nxjerr vllah Fatos Thanas Leonidha Gaqo
Nanon, z.Hys Ferra qe nuk i ka pare kurr dy shpatat e malit te
Cajupit, Lunxherine e Zagorine te cilat kane tradita te medha
patriotike.
Po ju sjellim dhe nje copez kujtese nga plaka 92 vjecare lunxhiote
Athina Sevi ( te cilen une e kam fqinje ketu ne Boston dhe te afert
te famijes sepse eshte gjyshja e gruas time).
Kur ka vdekur GAQO NANO ( stergjyshi i Fatos Nanos) eshte bere vaj
i madh sepse ka qene njeriu i nderuar e i respektuar jo vetem ne
Nokove, por ne tere Lunxhin.Edhe sot e kesaj dite plaka Athina i mban
mend vargjet e vajit qe grate shamizeza te Lunxhit bene per Gaqo
Nanon.
Gaqo Nano me nam
Djem e vajza nje karvan
Dash me kembore te madhe
Si e hoqe - kujt ja vare?
Me sa duket kemboren e madhe te Gaqo Nanos i ra barra historike ta
mbaje sternipi i tij,
FATOS THANAS LEONIDHA GAQO NANO !
Deri atje ku brezat mbahen mend Fatos Nano ka gjak shqiptari ne deje,
neqofte se z.Hysamedin Ferraj qe ka lind ne Kosove e ka mbaruar
shkollen e Partise "Vladimir Ilic Lenin " ne Tirane, ka gjetur ndonje
burim arkival nga kohet pellazgjike, ilirike apo romako-bizantine
le ta paraqese publikisht qe te bindemi vertete qe ky Kryeministri yne
nuk qenka shqiptar
Vaj medet per te shkretat doktorata qe jane bere kaq te shumta e kaq
pa vlere ne ditet tona sa t'ia varesh maces pas bishtit!
Mjerimi e shkatrrimi i nje populli vjen para se gjithash nga
injoranca pseudointelektuare qe kacaviren pas kolltukeve , e kur vjen
dita te bien, nuk zbresin vecse duke kthyer ne germadhe ngrehinen e
shtetit.
Fatos Nano gjithesesi nuk e beri kete kur ishte kryeminister ne
pushtet por e dorezoi detyren paqesisht, ndersa zoti Berisha, nje
vellau te tij me gjak te kulluar shqiptar sic eshte kosovari Rexhep
Meidani, as nuk pranoi te marre pjese ne ceremonine e dorezimit te
detyres.
Prandaj eshte e natyreshme qe fabrika e prodhimit te genjeshtrave
"Albania", te punoje me kapacitet te plote ne sherbim te Kasnecit te
Orjenit Sali Berisha,i cili e futi Shqiperine me nje te rene te lapsit
ne Konferencen e Vendeve Islamike vetem, 7 shtate dite pasi si refuzoi
kerkesen zyrtare qe Franca i kish bere Shqiperise per tu futur ne
Organizaten e Vendeve Frankofone.
Te ishte Fatos Nano kryeminister nuk besoi qe do te vepronte keshtu.
Megjithate te mos ngutemi, le te ja leme kohes ta vertetoje nese
Fatos Nano e meriton kemboren e madhe te gjyshit te vet shqiptar qe
kur njihet historia.
KOLEC TRABOINI - Boston
______________________________________________________________________
--------------277230FA72C5
Content-Type: image/gif; x-mac-type="47494666"; x-mac-creator="4A565752"
Content-Transfer-Encoding: base64
Content-Disposition: inline; filename="eagle.gif vogel"
<encoded_portion_removed>
EAAAOw==
--------------277230FA72C5--
> FATOS THANAS LEONIDHA GAQO NANO !
O Kolec, te lutem me kujdes, se Fatos Nano eshte me origjine te
krishtere (ortodokse) dhe me sa di une, ortodokset kane vetem emer e
mbiemer dhe jo pesembedhjete emra te ndermjetem. Pastaj do na ngrihen ca
fanatike te tjere e do na vene zjarre... ;-)
>zoti Berisha, nje vellau te tij me gjak te kulluar shqiptar sic eshte
>kosovari Rexhep Meidani, as nuk pranoi te marre pjese ne ceremonine e
>dorezimit te detyres.
Rexhep Meidani kosovar?! Zot na ruaj, c'nuk ben vaki ne kete bote! I ati
i Rexhepit, Qemali (ndjese paste), ishte nga Berati, ndersa e ema, Adivija
(ndjese paste edhe ajo) nga Elbasani. Nga na doli kosovar Rexhepi tani?!
Obobo, c'bera, dekonspirova faktin qe shumica e qeveritareve jane nga Jugu!
--
Be brave, the best is already gone!
Kete putje e kisha e un per Fatos Nanon, por te paktin aj asht Shqiptar me deg
e me rajn. Un kam nja putje per ju, Per se Zoti Nano nuk e jep posicicjonin
e ti per Kosova> Kur ishte ne Nju Jork aje e perndori fljalan Kosovo dhe Jo
Kosova.
Mos harroni se Kosova e ka than gjakun per Shqiperin. Duhet nja perkrarje te
madh per Kosovan.
Kjo pjutja per Nano dhe Milo jan ber shum te rept se jan grek apo vjlan, por un
jam i bindur se ata jan Shqiptar sic, jan un. Por armiku e do kat pun per
percarje ( dmth. ata jam grek sepse jan orthodox ) kjo ashte nja mentin i
prapambetur.
Bashkim Gora