Gabimet në përkthimet e shërbimeve të Google

14 views
Skip to first unread message

Albanian_Javaist

unread,
Nov 21, 2005, 7:38:58 AM11/21/05
to Shqip
Unë për vete kam hetur mosshfrytëzimin e shkonjave të gjuhës sonë
mirëpo sa herë që kam tentuar të përmirësoj ndonjë prej gabimeve
përmirësimet nuk janë ruajtur. Kështu që i kam dërguar një
epostë Google-s por nuk kam marrë asnjë përgjegjje konkrete.

Me nderime

Sam Albaniensson

unread,
Nov 28, 2005, 7:40:34 PM11/28/05
to Shqip
Me sa kam mundur të vë re, në internetin shqipfolës është thuajse
turp të shkruash shqipe standarde, në mënyrë korrekte; dhe çdokush
mendon se e folmja e tij personale është sipërore ndaj standardit
të shqipes. Prandaj nuk habitem. Pastaj në internetin shqipfolës,
një kohë të gjatë kanë dominuar cullët e emigrantëve, që shpesh
nuk e njohin as shqipen e as gjuhën e vendit ku jetojnë, ashtu si
duhet.

Më vjen mirë që e gjeta këtë grup. Në fakt para jush, kisha hapur
unë një grup me të njejtin emër në Googlegroups, po e mbylla sepse
nuk besoja se do të kishte interesim. Shpresoj që grupi ta meritojë
emrin dhe metëvërtetë të i kushtohet gjuhës sonë; sepse ajo
thërret për ndihmë, këtu në geton e madhe virtuale të kulturës
sonë kombëtare.

S

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages