Për herë të parë në jetën time, para
disa minutash e pashë versionin shqip të motorit kërkues Google,
dhe ... është për keqardhje. Ajo që duket në shikim të parë është
metëvërtetë një arritje tragjike. Po ku janë të gjithë ata studentë të gjuhës në
Universitetin e Tiranës? O, harrova: janë në Tiranë, dhe nuk kanë as broudband e
as mjaft para që të blejnë kompjuterë. Po kompjuterët e universitetit në Tiranë?
Sa janë? 0,00000003 për student?
Po pse nuk e shikojnë fjalorin këta çunat
emigrantë, mor? Sepse nuk e kanë? Po pse nuk e porosisin nga
Tirana? Sepse nuk kanë para? Po si nuk kanë para, kur janë në "gyrbet" dhe
kur ua kanë zilinë edhe studentët më të mirë të Tiranës, vetëm e vetëm pse
mendojnë se çunat "tanë" "këtu" në shtetin e madh të Gurbetit kanë shumë para?
Po çka tjetër kanë këta çuna, nëse nuk kanë para? Kohë?! Përgjegjësi?! Modesti
ndaj gjuhës?! Dashuri dhe interesim për gjuhën shqipe?!
Jo mo' jo: le të hidhërohet kush të dojë që
mund të "ndihet i goditur", po kështu nuk është aspak mirë. Hiç mirë nuk
është!
"Kush do të i bëjë përkthimet"? Nuk e di
unë se kush, po mendoj se një herë duhet të fillojmë të mësojmë të
shkruajmë shqip drejt. E pra: "A e madhe e stypit ...!"
S
----------------------------------------
"Ati ynë që je në
qiell... Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga
lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!"
--- Faik
Konica