Mua me acarojne me teper fjalet e huaja te huazuara aty ku s'kane vend.
Dori
Dori shkroi:
> Eshte me e thjeshte sec mendon ti. Thjesht njerezit
> e shkruajne ashtu sic a degjojne. Disa e degjojne me
> 'j' dhe disa me 'i', ashtu si disa e shkruajne te
> dielen e 'djele'.
Po pse nuk e lexojnë njerëzit fjalën?¨Se nëse do ta shkruaj unë shqipen e
njësuar ashtu si e dëgjoj, atëherë shumë fjalë bëhen ndryshe. Pastaj pse edhe e
shqiptojnë si "ndjej", kur përherë më parë ka qenë "ndi-ej", bile me theks te
rrokja e parë, që bën që "ndi" të mos tingëllojë aspaj si "ndj". Pastaj në asnjë
dialekt të shqipes nuk shqiptohet me "ndj", po vetëm me "ndi". Në toskërishte i
thonë "ndiej", dhe në gegërishte (në të gjitha variantet e saj tradicionale) i
thonë "me ndi"/"me nni" ose "me ndi-e"/"me nnie" në paskajore. Nëse
dikush e shqipton si ndjej, atëherë më duket më shumë se ky lexim është një
dukuri relativisht e re, e prejardhur nga keqleximet për të cilat shkrova më
parë.
> Mua me acarojne me teper fjalet e huaja te huazuara
> aty ku s'kane vend.
Huazimi i fjalëve të huaja, kur bëhet me përshtatje
gjuhësore, ashtuqë huazimi të jetë i qëndrueshëm në pikëpamje gramatikore, i
kontribon shpesh pasurimit të gjuhës me fjalë të reja, gjë që pastaj mundëson
ligjërime më të nuancuara. Purizmi i tepruar e dobëson shpesh gjuhën, sepse e
kufizon zhvillimin e saj përgjatë një bashkësie me nocione që gjithmonë është në
rritje e sipër, bashkë me zhvillimin e përgjithshëm të ideve dhe diturive në
shoqëri. Kjo vlen në përgjithësi për të gjitha
gjuhët.