Nga bota e lajmeve

17 views
Skip to first unread message

Sam Albaniensson

unread,
Nov 30, 2005, 7:47:03 AM11/30/05
to sh...@googlegroups.com
"Standart" në vend të "standard" dhe "implant" në vend të "impiant". Ose "guzhinë" në vend të "kuzhinë". Pastaj të gjitha keqkuptimet mbi disa emra në shumës, me "dokumente të rinj" në vend të "dokumente të reja" (edhepse është "dokument-i", në njëjës, se në shqipe ka shumë emra që "ndërrojnë gjini" në shumës). Keni vënë re gjëra tjera të këtij lloji? Do të ishte mirë sikurse të i grumbullonim, se janë gjëra interesante. Mbase mund të mbushet një enciklopedi e vogël e gabimeve të shpeshta gjuhësore me gjëra të këtilla.
 
S
 
----------------------------------------
 "Ati ynë që je në qiell... Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!"
--- Faik Konica
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages