Gjuha jonë e rënë në rrjetë

10 views
Skip to first unread message

Sam Albaniensson

unread,
Nov 29, 2005, 4:00:17 PM11/29/05
to sh...@googlegroups.com
Një fakt i hidhur? 
Apo një shkak i mundshëm prapa dukurisë së keqshkrimit dhe keqtrajtimit masiv të shqipes standarde dhe dialekteve të shqipes në internet?
 
Pjesa më e madhe e atyre shqipfolësve që kanë lidhje me internet, janë emigrantë (të rinj), me vështirësi të mëdha në gjuhën shqipe, ose fëmijë baballarësh gjysëmpasanikë në trojet shqiptare; që nuk kanë nevojë të shquhen me dituri (e sidomos gjuhësore në shqipe), meqëse mendojnë se do të jenë në gjendje të "blejnë" një ardhmëri të mirë. Them pjesa më e madhe. Pra jo të gjithë.
 
Ndër këta përdorues shqipfolës të internetit, ata më aktivët, që më shumë se tjerët hapin sajte, çate, "forume" dhe që merren me përkthime të gabueshme të mekanizmave që shënojnë standarde, dhe në këtë mënyrë e marrin përsipër rolin e mirëmbajtësve të gjuhës, edhepse mezi dinë të shkruajnë shqip, nuk janë entuziastë të vizioneve për një "utopi" kiberhapësirore, sepse koha e entuziastëve kaloi në fundin e të nëntëdhjetave; po janë kryesisht shkarkues filmash, programesh dhe skedarësh falas nëpër DC++, dhe surfues çatesh, që gjithashtu hapin sajte, forume, çate dhe lista e-postale, vetëm e vetëm sepse këto janë mundësitë e vetme ku munden të "shquhen" në mënyrë sociale dhe meritore, meqëse këtë mundësi nuk e kanë aspak IRL. Po ku tjetër mundet një njeri i rritur, që nuk di të shkruajë shqip më mirë se një parashkollor, të shquhet si "publicist" ose "letrar", "poet", "përkthyes", "debatues" ose si "përfaqësues" i kulturës kombëtare shqiptare; përveç në getot kulturore të internetit?
 
Një komb si kombi shqiptar, ku akademikët e të diturit mezi fitojnë sa të mbijetojnë, e ku më të kenë para që të blejnë kompjuterë dhe abonime broudbandi, nuk ka prandaj mjaft mbartës të mirë të vet të kulturës dhe gjuhës në këtë medium, që të mundet ta pasqyrojë kulturën e vet në një mënyrë më përfaqësuese. Andaj ai shembëllim i kulturës dhe gjuhës shqipe me të cilin ndeshet një vizitor në mediumin e internetit, nuk është tjetër veç një shembëllim i një injorance, që pa i marrë parasysh përmasat e komunitetit që është bartës i saj, përsëri është masive dhe e tmerrshme me dominimin e vet të njëanshëm.
 
Injoranca mbi gjuhën dhe mosnjohja e vrazhdë e saj, ndoshta edhe nuk janë mëkate të pafalshme kur bëhet fjalë për përdorues të zakonshëm, pa pretendime të veçanta, por ja që bëhen të shëmtuara kur hasen ndër të tillë që shtiren si "poetë", "publicistë", "përkthyes"; dhe bile me bollëk të tepruar edhe nëpër sajte revistash "serioze". Atëherë injoranca dhe të metat e mëdha në shkrimin dhe përdorimin e gjuhës, shndërrohen në një budallallëk morbid.
 
S
 
 
----------------------------------------
 "Ati ynë që je në qiell... Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!"
--- Faik Konica

Dori

unread,
Nov 29, 2005, 7:28:19 PM11/29/05
to Shqip
Keto i ka liria. Sic jane ata te lire te shkruajne si te duan, edhe
vizitored jane te lire t'i shperfillin. Problemi eshte se ka shume pak
nga ata qe duan te mirembajne gjuhen tone.

Une ika nga Shqiperia pa mbaruar shkollen e mesme, dhe s'e flas shume
shqipen ketu ku jam. Mirepo edhe nuk kam gjetur ndonje faqe ne rrjet qe
te merret me ruajtjen dhe pasurimin e gjuhes shqipe pa share dhe
ofenduar te tjeret.

Eshte mire te korrigjosh, por duhet bere ne nje menyre qe tjetri te
mesoje nga kritika dhe te ndihet sikur ka perparuar duke marre pjese ne
bisede, jo sikur eshte ulur akoma me poshte.

Dori

Sam Albaniensson

unread,
Nov 29, 2005, 8:29:04 PM11/29/05
to sh...@googlegroups.com

Dori shkroi:

 

> Keto i ka liria. Sic jane ata te lire te shkruajne

> si te duan, edhe vizitored jane te lire t'i

> shperfillin. Problemi eshte se ka shume pak nga ata

> qe duan te mirembajne gjuhen tone.

 
Nuk flas për lirinë këtu. Flas vetëm për gjuhën tonë, që rrallë shkruhet drejt nëpër internet. Dhe në fakt nuk jam aspak duke folur mbi përdoruesit e zakonshëm të shqipes, po mbi njerëz që bëjnë pretendime të veçanta. Njerëz që shiten si poetë, letrarë, debatues, përkthyes dhe gazetarë nëpër internet, e që shpesh përpiqen të të bëjnë budalla kur do të shkruash një fjalë drejt, pra jo si e shkruajnë ata. E kam fjalën për injorancën e atyre që shtiren si më të ditur nga gjuha se masa e përdoruesve të zakonshëm.


> Une ika nga Shqiperia pa mbaruar shkollen e mesme,

> dhe s'e flas shume shqipen ketu ku jam. Mirepo

> edhe nuk kam gjetur ndonje faqe ne rrjet qe te

> merret me ruajtjen dhe pasurimin e gjuhes shqipe

> pa share dhe ofenduar te tjeret.

Ka libra të mirë, që mund të porositen nga Shqipëria. Botime të Akademisë së Shkencave dhe të institucioneve tjera gjuhëmbajtëse. Në fakt gjatë viteve këtu në Suedi kam qenë i kontaktuar nga disa suedezë që kanë vendosur ta mësojnë shqipen, e që më janë drejtuar për udhëzim që të porosisin libra mësimorë, dhe i kanë gjetur. Po ka shumë më shumë libra tjerë, jo për të huajtë që mësojnë shqip, po për ata shqipfolës që përshkak të profesioneve ose aktiviteteve tjera e kanë gjuhën si mjet të veçantë të punës. Ka gjithashtu shumë libra për përdorues të rëndomtë të shqipes. Prandaj nuk kemi nevojë të varemi aq shumë nga sajtet, nëse do të mësojmë ta zotërojmë shqipen ashtu si p.sh. një suedez/anglez/gjerman i rëndomtë, me shkollim mesatar, e zotëron gjuhën e vet.

> Eshte mire te korrigjosh, por duhet bere ne nje

> menyre qe tjetri te mesoje nga kritika dhe te

> ndihet sikur ka perparuar duke marre pjese ne

> bisede, jo sikur eshte ulur akoma me poshte.

 

Shpresoj se me shkrimet e mia derimëtani nuk të kam bërë të ndihesh si i ulur akoma më poshtë; sepse kam folur përgjithësisht për njerëz që shtiren se janë dikush nga gjuha, pa ditur as sa unë e ti. Për njerëz nga të cilët, sikurse metëvërtetë të ishin ashtu si shtiren, ne të dy, që kemi ikur nga atdheu që në moshë të re, do të duhej të mësonim më shumë nga gjuha, vetëm duke i lexuar shkrimet e tyre.

E di se pse shkruaj këtu? Në vend të parë për ta ushtruar shqipen time të shkruar; sepse merrem me shkrime letrare në disa gjuhë, por ka kohë që nuk kam shkruar gjë shqip, dhe më duhet të i rivendos ato dituri të vjetra të shqipes e të i përparoj pak, që të mundem të shkruaj p.sh. vjersha të lidhura në shqipe, njësoj mirë si ato që i shkruaj në suedishte ose në gjuhë tjera. Ka disa javë që i jam përveshur kësaj pune, dhe kam arritur goxha shumë për këto javë. Kam arritur të heq disa ndikime të papërshtatshme nga gjuhët tjera në shqipen time të shkruar, dhe kam arritur të mësohem të i shtyp tastet thuasje aq shpejtë sa kur shkruaj në suedishte, edhe kur shkruaj shqip; por mbeten edhe disa gjëra, që rregullohen vetëm me ushtrime (dhe ndoshta edhe me interaksion me të tjerë që janë të interesuar për gjuhën shqipe). Kur fillova para disa javësh, pas një ndërprerjeje shumëvjeçare, më dukej sikurse isha duke mësuar të ec prej fillimi, në një planet gravitetin e të cilit e kisha harruar thuajse krejtësisht.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages