Ilir Maksimiljan Gjika
unread,Dec 1, 2005, 4:00:47 AM12/1/05Sign in to reply to author
Sign in to forward
You do not have permission to delete messages in this group
Either email addresses are anonymous for this group or you need the view member email addresses permission to view the original message
to Sh...@googlegroups.com
Sam, nuk çuditem qe nuk te pergjigjet njeri! Fillove me polemika dhe
duke tallur bythen me te gjithe ata qe i kane kushtuar pune lokalizimit
te programeve apo faqefe te rrjetit ne shqip. Eshte e vertete qe kemi
bere shume gabime drejtshkrimore, gramatikale etj., por jane gabime te
bera pa dashje. Qellimi i te gjithe atyre qe bejne perkthime eshte
krijimi i nje bote te perbashket per te gjithe ata qe ndihen shqiptar
dhe qe duan te flasin dhe te lexojne ne shqip. Jemi ne kete grup per te
diskutuar dhe per te zgjidhur problemet qe hasim apo kemi hasur gjate
perkthimeve. Google jemi duke e perkthyer dhe korrigjuar. Per fat te
keq ka shume shqiptar qe nuk e njohin gjuhen e njesuar, dhe shume
kosovare qe flasin dhe perkthejne ne dialekt. Megjithate, atyre ju
lumte per punen qe kane bere dhe bejne e per kohen qe kane harxhuar!!!
Ne Google ka shume gabime, por ama shume te tjera jane korrigjuar dhe
po korrigjohen. Me durim dhe me pak perkushtim, kam mendimin se do t'ia
arrijme qellimit. Ne se ke sygjerime apo do te sinjalizosh gabime, jemi
te gatshem te te degjojme dhe te diskutojme, ne se do vetem te merresh
me polemika, athere besoj se ky nuk eshte vendi i duhur.
Mirupafshim dhe puna e mbare
P.s.: jam shume dakord me Dorin per sa i perket perdorimit vend e pa
vend te fjaleve te huaja. Shqipja eshte gjuhe e pasur dhe shpesh here
fjalet e huaja qe perdore gjoja te shqiperuara, kane perkthimin e tyre
te sakte ne shqip. Jo gjithmone perdorimi i fjaleve te huaja do te
thote pasuri, nga ndonje here eshte edhe thjesht bastardizim.