LET’S GET STARTED YOUTH NETWORK në bashkëpunim me Universitetin e New York-ut në Tiranë, Kolegjin Universitar “UNIVERSUM” Prishtinë, Gjimnazin Franko-Shqiptar “ERNEST KOLIQI” Tiranë dhe me mbështetjen e Ujit GLINA dhe Shtëpisë Botuese “DUDAJ”
Organizojnë
Konkursin Mbarëkombëtar për Ese
...
Për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë
Ftohen të marrin pjesë të gjithë nxënësit e vitit të fundit në gjimnaz si dhe të gjithë studentët e Universiteteve Shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë).
Temat:
1. Kultura Politike Shqiptare përballë sfidave të Demokracisë;
2. Toleranca Fetare tek Shqiptarët: Mit apo Realitet? Rregullat e konkurimit:
Studentët duhet të zgjedhin njërën nga temat. Eseja duhet të jetë origjinale, e shkruar sipas rregullave të shkrimit akademik dhe të jetë nga 2000-3000 fjalë.
Dorëzimi i eseve bëhet deri më: 18 Nëntor, në adresën e-mailit: contact@letsgetstartedalbania.org
Komisioni vlerësues i konkursit do të zgjedhë esetë më të mira dhe do të jap këto shpërblime:
Vendi i pare
LAPTOP Vendi i dyte
Tablet Vendi i trete Libra
Suksese!