You do not have permission to delete messages in this group
Copy link
Report message
Show original message
Either email addresses are anonymous for this group or you need the view member email addresses permission to view the original message
to prishtina-...@googlegroups.com
Përshëndetje,
Nesër
më 20 Nëntor duke fillu nga ora 18:00 në
Prishtina Hackerspace
mbahet ligjerata joformale "Open Source Software in Business" e organizuar në kuadër të Javës
Globale së Ndërmarrësisë.
Ligjerata
ka të baj me mundësitë që i ofron qasja e kodit të hapun për biznis.
Modeli i biznisit në open source përfshin dy lami: shitjen e shërbimeve
dhe shitjen e abonimit përmjet licencimit dual (commercial krahas atij
community). Përveç kësaj do të flitet edhe për vlerën e shtume në këtë
model të biznisit: 1) transparenca e kodit mundëson profesionalizmin dhe
anasjelltas; 2) zhvillimi në komunitet mundëson qarkullimin e lirë të
dijes dhe edukimin praktik në zanat.
Ligjerues asht Shkumbin Brestovci
Bresta asht hacktivist i moçëm dhe nji prej bashkëthemeluesve të
FLOSSKut (Free/Libre Open Source Software Kosova), asht gjithashtu edhe
kryetar i bordit të STIKKut (Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe
Komunikimit e Kosovës) si dhe ndërmarrës në industri digjitale.
Përndryshe me vokacion asht matematikan dhe linguist.
Prishtina Hackerspace ndodhet në Rr. Ganimete Tërbeshi Nr. 2, në lagjën
Aktash (dy rrugë përmbi video klub Saba në të djathtë), për ma shumë: https://goo.gl/maps/1iYrU