Përshëndetje të nderuar miq të mjedisit,
Është kënaqësi të ju kontaktoj lidhur me Kursin për Dizajn Permakulturor (KDP).
Fondacioni Jeshil ju sjell për herë të parë në Kosovë, tek Prishtina Hackerspace, një kurs të çertifikuar mbi Dizajnin Permakulturor.
Dizajni Permakulturor është një qasje praktike inovative e projektimit të
proceseve dhe sistemeve, agrikulturore dhe sisteme të tjera të qëndrueshme,
bazuar në parimin e vëzhgimit dhe modelet natyrore, si dhe marrëdhëniet në
ekosistemet.
Duke maksimizuar marrëdhëniet pozitive në sistemet
e gjalla, Dizajni Permakulturor ka fuqizuar njerëzit në mbarë botën për të
ndërtuar projekte të adaptueshme që punojnë në përputhje me natyrën, në vend se kundër natyrës. Kuptohet, si filozofi dhe si praktike, Permakultura është 100% open-source! :)
Kursi për Dizajn Permakulturor (KDP), është një
kurs i standardizuar me kohëzgjatje prej 72 orë pune. Ky lloj kursi rezulton me
çertifikim të pjesëmarrësve dhe është i pari i këtij lloji i cili zbatohet në
Kosovë. Çertifikata e fituar në këtë kurs është e njohur dhe pranuar
ndërkombëtarisht. KDP zbatohet nga Fondacioni Jeshil në bashkëpunim me ‘The
Green Ark’ (Shkup, Maqedoni) dhe është mbështetur nga Zyra Zvicerane për
Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K).
Ju ftojmë për të mësuar si mund të fuqizohet secili
prej nesh për të përmirësuar stilin e jetesës, për të ruajtur natyrën dhe për
të përmirësuar shoqërinë, me ndihmën e dizajnit permakulturor.
Kursi 12 ditor do të mbahet të shtunave dhe të
dielave në stinën e vjeshtës (17 tetor – 22 nëntor, 2015). Kjo mundëson vijimin
e kursit edhe për ata individ të cilët kanë obligime gjatë javës.
=======
Lokacioni i kursit: Hackerspace, Prishtinë (Aktash).
=======
Për regjistrim, kliko këtë vegëz https://goo.gl/mcMhG2. Numri i pjesëmarrësve
është i kufizuar në 25. Kanë mbetur vetëm edhe disa vende të lira. Afati i
aplikimit mbyllet të Premten, 16 Tetor, 2015, 1200.
Pjesëmarrësit kanë mundësinë për të ofruar një donacion. Donacionet do të
përdoren për aktivitete të kursit.
=======
Për informacione shtesë, shihni dokumentet e bashkangjitura në shtojcë. Ose,
vizitoni dhe pëlqeni faqen e Fondacioni Jeshil https://www.facebook.com/fondacionijeshil
/ FB event https://www.facebook.com/events/1719417551620854/.
Ndjehuni të lirë të shpërndani këtë ftesë me miqtë e juaj.
Ju mirëpresim, aplikoni!
Xhevdet Gegollaj
Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv
Fondacioni Jeshil
Email: permaku...@gmail.com
Mob: (386-49) 623236