Home
About Us
Contact Us
Service List
Project List
Your home/family tag line here.
ndotja e ajrit
Organization
Home
Kontaktoni ne:
Jo rrallë herë në kronika televizive apo në gazeta jepen ndotjet e ajrit në qytetet tona e vecanërisht për TR. Është e vërtetë që ndotjet e ajrit me shkak lëvizjen e automjeteve është e lartë dhe se e shprehur në mg/m³ ajër për 2004 mesatarisht për 5 pika të matjes për TR është : SO2 16, NOX 34, Ozoni 100, Pb 0.2 bloza (PM10) 66 dhe pluhuri (LGS) 370 ose të shprehura kundrejt normave të lejuara sipas OBSH disa herë më të lartë. Ndotja në vlera absolute sipas Institutit të Shëndetit Publik për Tiranën me një shtrirje afër 31 km² e shprehur
në ton rezulton SO2 ~ 2450 ton, NOx ~ 12570 ton, CO ~ 8360 ton, Hidrokarbure të padjegura afër 14500 ton, dhe se kjo ndotje përbën rrezik serioz për shëndetin, sepse përvec të tjerash shoqërohet me efekte kancerogjene. Kjo është gjendja ; Faktorët që shkaktojnë këtë ndotje janë disa:
|
|
|
Nje nga rruget e Tiranes |
1. Gjendja e rrugëve të brendeshme nëpër lagje si dhe rrugët kryesore. Megjithatë është bërë një punë e madhe në drejtim të asfaltimit të rrugëve e shesheve brenda lagjeve dhe në rrugët kryesore akoma ka shumë për të bërë, Por ajo që duhet theksuar është cilësia e projekteve dhe cilësia e zbatimit të tyre nga firmat fituese të tenderave.
Ka raste që në projekte shfrytëzohen keq pjerrësitë e terrenit ku bëhen punime duke i dhënë me shumë rëndësi kanalizimeve, nga ku kur projekti realizohet mania për të kursyer atje ku nuk duhet
, kanalet bëhen me pjerrësi më të vogël, si dhe cilësia e keqe e punimeve bëjnë që shkarkimet të jenë të bllokuara para dorëzimit të punimeve dhe sipasojë në raste reshjesh kemi mbushje me uje të shesheve, kryqëzimeve, rrugëve etj. E për pasojë përvec bllokimeve në trafik kemi dhe mbushje me baltë e më vonë me pluhura.
2. Cilësia e keqe e e asfaltimit si dhe prania e ujit bëjnë që jetëgjatësia e asfalteve të shkurtohet saqë pa mbaruar rikonstruksioni i rrugëve ribëhen për asfaltim rrugët e asfaltuara disa vite me parë – pra pluhurat i kemi të pashmangshme në të gjitha rrugët.
Përvec pluhurave rrugët jashtë standartit bëjnë që shpejtësia e lëvizjes automjeteve të jetë më e ulët se ajo e lejuara- faktor që shoqërohet me rëndesë të trafikut si dhe tejndotje nga gazet e cliruara nga automjetet.
3. Punimet në rrugë që në projekt planifikohen me afate të gjata –
megjithëse nuk ka argumente teknike që të planifikohen me afate me të shkurtra. Pra hapen punimet dhe qëndrojnë të hapura për një kohë të gjatë, mesa duket “kërkohet” që nëpërmjet pluhrosjes apo baltosjes për një kohë të gjatë t’ju thuhet qytetarëve që po punon X apo Y.
4. Nr. i madh i automjeteve në qarkullim: Tirana sot numëron afër 95 000 automjete në qarkullim dhe se konsumon 25- 30% të sasisë karburantit që konsumon gjithë vendi apo afërsisht 800 T/ditë. Pra sasia e gazeve që clirohet në rrugët e kryeqytetit në kushtet që ditët me erë janë të pakëta, si dhe ditët nën ndikimin e presionit të ulët janë të shumta tregojnë më së miri ndotjen e kryeqytetit.
Vitin e kaluar në prag të miratimit të p/buxhetit u miratua, ligji për taksë të diferencuar midis automjeteve të reja dhe të vjetra, midis atyre që përdorin banzinë e atyre që përdorin gazoil, u vunë masa shtrënguese
në drejtim të standarteve të karburanteve. Në kohën kur u diskutua ky projekt ligj jam shprehur publikisht se pluhurat në qytetet tona nuk krijohen vetëm nga makinat e vjetra por dhe nga të rejat sepse mbi këto rrugë, sheshe e parkingje kalojnë si të vjetrat ashtu dhe të rejat. Përsa i përket gazrave të djegies kuptohet që ato janë produkt i cilësisë së lëndës djegëse në radhë të parë dhe se një lëndë djegëse me squfur apo me plumb do të prodhojë (nxjerrë) gaze me squfur dhe me plumb si të digjet në makinë të re ashtu dhe në të vjetër. Nga ana tjetër duhet të bëj të ditur se në stukturat e Ministrisë së Transportit funksionon kontrolli periodik i automjeteve si për pjesët gjenerike ashtu dhe për funksionimin e motorrit. Nëse nuk bëhet djegia e plotë, drejtuesve të automjeteve nuk u jepet e drejta për të qarkulluar, natyrisht edhe vetë poseduesit e automjeteve për arsye ekonomike nuk
qarkullojnë pa e riparuar motorrin. Sa më sipër kemi theksuar se mbitaksimi për importin e makinave të përdorura ka efekte negative në vështirësimin e lëvizjes së njerëzve, në uljen e punësimit në sektorin e serviseve, në uljen e skrapit të lirë si vend etj.
Në këtë mes dua të shtoj se rritja e taksës importit të makinave të vjetra nuk përmirësoj asgjë vetëm se përkeqësoi varfëroi më tej blerësit e këtyre automjeteve në kushtet që posedimi i një automjeti është bërë domosdoshmëri.
Lind pyetja pse? – sepse me politikën e ndjekur nga qeveria dhe Bashkia TR, ku shërbimi urban shihet si një gjë pa vlerë deri në atë shkallë që u tjetërsua ky shërbim nga publik u kthye në privat dhe se i tille i prirur nga ligji themelor i ekonomisë kapitaliste fitimi – Ky shërbim nuk është më shërbimm urban (për njerëz) për transport malli. Pra njeriu shihet si mall (Zhavor) dhe trajtohet si i
tillë. Zbatohet parimi i mbushjes mundësisht mbi kapacitet, ecet me shpejtësi baraz me këmbësorin, cmimi është i lartë, 70 herë niveli i para 90-ës ose 2.2 herë më i lartë se indeksi i pagës. Para kësaj gjendjeje qytetarët bëjnë përpjekje dhe kursime të sforcuara për të siguruar një automjet – indirekt për të “rritur trafikun e për të shtuar ndotjen”.
Sipas llogaritjeve rezulton se përdorimi i mjeteve publike (autobuz) me transportin urban dhe interurban me një normative karburanti afër 5 gr/km udhetarë kundrejt afër 80 gr/km udhëtarë që është në autovetura ose me clirim gazesh në ambient deri 16 herë më shumë.
Sa më sipër lehtësimi i ambientit nga ndotja, lehtësimi i trafikut, ulja e kostos së lëvizjes së qytetarëve si dhe ulja e aksidenteve, realizohen duke menduar dhe punuar për perfeksionimin e shërbimit të transportit publik duke filluar nga rritja e shpejtësisë së
lëvizjes, frekueca e lëvizjes, ruajtja e cmimit aktual të biletës, mbase dhe duke lënë rrugë të lirë për autobuzët urban, ambulancë, polici e zjrrfikëse.
Kjo është zgjidhja afatshkurtër, kurse për zgjidhjen afatgjatë qeveria (Bashkia e TR) duhet të japë detyrë Institutit të Urbanistikës për pregatitjen e studimit dhe projektit për lëvizjen në pikat e ngushta e kryqëzime me mbi e nën kalime si dhe për më tutje me metro. Një difekt tjetër që ka rënduar trafikun dhe ambientin është dhe parkimi i automjeteve në anë të rrugëve duke bllokuar 1/3 e gjerësisë së rrugës dhe shpesh herë mbase dhe ½ e rrugës. Për këtë krahas masave për disiplinimit e parkimit shtrohet kërkesë e kohës përcakëtimi i shesheve në përputhje me kërkesat urbane për ndërtimin e parkingjeve me kate dhe dhënie e leje ndërtimi për to.
Në të njëjtën kohë kërkohet si masë më e lehtë perfeksionimi i sistemit të
lëvizjes nëpërmjet sinkronizimit të semaforëve midis akseve rrugore kryesore.
Neglizhenca në trajtimin e problemeve të lëvizjes do t’ju kushtoje shumë qytetarëve natyrisht edhe qeveritarëve
Ing. Qerim Ismeni, Kryetari i Federatës Sindikale Shqiptare
Drejt përkeqësimit
Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se ndotja e ajrit nga makinat është ende e pakontroluar ligjërisht dhe tendenca shkon drejt përkeqësimit për shkak të futjes masive të makinave të vjetra.
Një nga problemet kryesore është se 83 përqind e makinave janë me diesel, dhe 90 përqind e tyre janë më shumë se nëntë vjeçare.
Makina të tilla emetojnë dhjetë herë më shumë tymra se modelet më të reja. Vetëm dy përqind e makinave në Tiranë janë më pak se dy vjeçare.
Gjithashtu, ekspertët ankohen se karburanti i importuar nga Italia ka një përmbajtje më të lartë sulfuri se ajo që lejohet në vendet e BE-së. Benzina me plumb që po hiqet gradualisht nga pjesa tjetër e Evropës, ende shitet në Shqipëri.
Serioziteti i këtij problemi pranohet nga autoritetet dhe ministria e Mjedisit dhe ajo e transportit kanë ngritur një grup emergjence për të përgatitur ligje për të kontrolluar futjen e makinave dhe për të larguar nga rrugët sa më shumë nga ndotësit më të mëdhenj.
1.1.2 Shpyllëzimi dhe ripyllëzimi
Për mijra vjet njerëzimi ka pushtuar pyjet, prerë pemët dhe shndërruar zonën në tokë
bujqësore që është përdorur për rritjen e drithërave dhe kullotjen e kafshëve. Shpesh herë,
mbetjet e pyllit janë djegur si proces i pastrimit të tij.
Pyjet nuk dëmtohen vetëm nga zjarri dhe ndotjet por edhe nga streset klimatike. Streset
klimatike si ndryshimet e shpejta të temperaturës janë tepër të rëndësishme sepse
shkaktohen nga aktivitetet njerëzore dhe në veçanti nga efekti serë.
Shëmbuj konkretë për shpyllëzimin jepen në Britaninë e Madhe. Në këtë vend pa ndikimin e
njeriut shumë nga peisazhet do të dominoheshin nga pyjet ndërkohë që tani vetëm 10 % e
sipërfaqes së tokës mbetet e pyllëzuar. Një situatë e
tillë e ngjashme është e pranishme në
shkallë botërore. Çdo vit tregojnë llogaritjet e kryera zhduket nga pyjet tropikalë një zonë me
sipërfaqe rreth 12 milion hektarë, afërsisht e barabartë me sipërfaqen e Anglisë.
Shkalla e shpyllëzimit po përshpëjtohet, zevëndësimi i i pyjeve natyrore mund të jetë i
pamundur dhe disa nga ndryshimet mund të kenë efektet afatgjate në klimën botërore.
Humbja e pyjeve për kultivimin e sistemeve tradicionale të paqëndrueshme, shpesh pastrimi
nëpërmjet metodave të djegjes dhe të prerjes mund të jenë jetëshkurtëra. Kur dëmtimet e
pyllit janë të vogla pylli rigjenerohet dhe në pak vite mund edhe të zëvendësohet. Në rast se
pylli menaxhohet në mënyrë të suksesshme për prodhimtarinë e tij, zakonisht për lëndë
drusore, ai mbetet relativisht i qëndrushëm.
Shpyllëzimi ndikon direkt në tokë. Bimësia drunore dhe barishtore vepron si një
sfungjer
thithës i ujit dhe e lëshon atë gradualisht nga toka në përrenjtë dhe nëpërmjet të avullimit në
atmosferë.
Ripyllëzimi
Ripyllëzimi i kontrolluar zëvendëson pemët e prera duke ruajtur ekosistemin.
Dëmtimet në një shkallë të gjerë ndaj ekosistemeve pyjore ndodhin si rezultat i mekanizmit
që çon në pastrimin masiv të një sipërfaqeje pyjore.
Për ripyllëzimin përdoren një sërë metodash të cilat synojnë jo vetëm të zevëndësojnë pemët
e prera por edhe të ruajnë llojshmërinë. Për të nga drurët e pyllit ku bëhet zëvendësimi ose të
kultivuara nga lloje drurësh me rritje të shpejtë, rezistentë ndaj sëmundjeve, që japin dru me
cilësi të mirë etj.
Në të gjitha programet e ripyllëzimit kujdes i veçantë i kushtohet konservimit pyjor.
Njeriu ndikon me veprimtarinë e tij në ekosistemet edhe nëpërmjet ndërtimit të sipërfaqeve të
gjelbëruara në zona
të ndryshme.
1.3.1 Konservimi i tokës
Procesi i formimit të tokës është shumë i ngadaltë edhe pse toka është një burim i
ripërtëritshëm.Për të formuar pak centimetra tokë mund të duhet një periudhë e gjatë kohore
deri në disa mijra vjet. Prandaj është shumë e rëndësishme të parandalohet humbja e tokës
nëpërmjet të erozionit dhe humbjes së lëndëve ushqyese. Sot përdoren mënyra të ndryshme
për të kryer konservimin e tokës. Fermerët përdorin më tepër këto teknika të konservimit :
- Mbulesa bimore e tokës.
- Mbjellja me alternim.
- Taracimi
- Mbjellja me
konture.
- Formimi i zonave erëpritëse
- Qarkullimi bujqësor.
Mbulesat bimore përbëhen nga bimë të mbjella për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e tokës
të një zone të caktuar. Bimët që përdoren për këtë qëllim kanë rrënjë fibroze që formojnë një
shtresë të dendur, të lidhur në tokë. Kjo shtresë parandalon erozionin e tokës. Bimët më të
zakonëshme që përdoren për këtë qëllim janë : jonxha, tërfili, tërshëra dhe gruri.
Mbjellja me alternim është një praktikë konservimi sipas të cilës drithërat mbillen ndërmjet
rrjeshtave të bimëve të ndryshme. Në këtë mënyrë nuk lihet e ekspozuar ndaj erozionit asnjë
copë toke.
Bimët që mbillen në rrjeshta si misri, lakra, fasulja nuk e parandalojnë erozionin e tokës së
ekspozuar ndërmjet dy rrjeshtave. Kur mbillen 2 ose më tepër lloje drithërash në rrjeshta të
alternuara sigurohet mbrojtja e tokës.
Tarracat
përdoren në faqet e kodrave. Zonat e sheshta ose tarracat hapen në faqet e
kodrave duke formuar zona për mbjellje. Çdo tarracë ka një kufi të formuar nga një breg toke
që mbahet nga bimë ose gurrë. Tarraca parandalon veprimin grryerës të ujit sipërfaqësor që
merr me vehte edhe copëza toke.