Gripi i derrave arrin edhe në vendin tonë

1 view
Skip to first unread message

Artan Bejta

unread,
Jul 24, 2009, 11:03:25 AM7/24/09
to OJQ Vesa

Gripi i derrave arrin edhe në vendin tonë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka identifikuar tre raste kontakti, pa shenja klinike te gripit te ri A H1N1. Lajmin e bëri të ditur epidemiologu Isuf Dedushaj, ndërsa e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, e cila sqaroi se personat e dyshimtë, si të prekur nga virusi A H1N1, janë shtetas të Kosovës, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër. Për momentin nuk janë dhënë detaje tjera. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së shëndetësisë janë tri raste të dyshuara me gripin AH1N1. Drejtori i Departamentit për Komunikim në Ministrinë e shëndetësisë Faik Hoti, tha për radion tonë se në aspektin klinik epidemio-logjik rastet janë përpunuar dhe janë marrë mostrat për verifikim të cilat sot janë dërguar në laboratorët përkatës, përmes zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë.

“Me 23 korrik në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës, janë paraqitur tri raste kontakti, pa shenja klinike të Gripit të ri H1N1. Në aspektin klinik epidemiologjik dhe mikrobiologjik rastet janë përpunuar dhe janë marrë mostrat për verifikim, të cilat sot do të dërgohen përmes OBSH në laboratorët përkatës. Klinikisht nuk ka shenja të sëmundjes. Momentalisht në Klinikën Infektive nuk ka raste të hospitalizuara, si dhe raste të dyshuar në teren”, ka deklaruar Faik Hoti, drejtor i Departamentit për komunikim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës rekomandon që në pikat kufitare dhe në aeroport të kujdestarojnë inspektorët sanitarë, derisa zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht drejtori për informimin Faik Hoti, kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të sillen sipas rekomandimeve të mjekëve.

“Ministria e Shëndetësisë në kontakt me institucionet vartëse po mbikëqyrë çdo ditë situatën dhe ka raporte kthyese nga tereni për situatën epidemiologjike. Tash për tash, përkundër këtyre rasteve të dyshimta, nuk ka vend për panik dhe ekspertët rekomandojnë që qytetarët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndjekin rekomandimet e mjekëve”, ka thënë Hoti.

Fillimisht, identiteti tre të dyshuarve se mund të jenë prekur nga gripi i derrave nuk u bë i ditur, mirëpo zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës më vonë kanë bërë të ditur se ata janë shtetas të Republikës së Kosovës, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, që këto ditë kanë qenë për pushime në vendlindje – Kosovë. /rtk/

                                 

Me respekt:

Artan N. Bejta

                                Universiteti i Prishtinës

                 Fakulteti i Mjekësisë

Kontakt:

e-mail:  artan...@hotmail.com

artan...@yahoo.com

Tel:

+377 (0) 44 - 776 183

+386 (0) 44 - 448 744





What can you do with the new Windows Live? Find out
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages