Çka dhe si të lexojmë
Ajo që ne duhet të bëjmë para se të përcaktohemi për ta blerë duhet të kalojë përmes një leximi "të parë" ...
Shkruan: Bernard Tahirbegolli
Në këto ditë kur literatura e shumtë po i ekspozohet lexuesve po përhapen shumë mendime dhe ide të ndryshme rreth çështjeve të njëjta. Evitimi i keqinterpretimeve dhe keq investimeve duhet të bëhet nga qasja e lexuesit duke i përzgjedhur atë që duamë ta lexojmë dhe nga kush dëshirojmë të lexojmë.
Po e ilustrojmë me një shembull se si duhet të jetë qasja për librin e ri që duam ta lexojmë. E zëmë që na duhet të blejmë shtëpi dhe kur shkojmë tek ndërmarrjet e caktuara që merren me shitblerjen e shtëpive, punonjësi aty na tregon të gjitha shtëpitë që i posedojnë në bazë të kërkesave tona. Në çoftë se do ta blejmë shtëpinë, sigurisht që nuk do ta blejmë me shikimin e fotografisë. Por së pari do ta shikojmë rajonin se ku është, pastaj lagjen, pastaj oborrin në fund hyjmë në shtëpi dhe e shikojmë brendinë e saj. Në çoftë se këto na përshtaten pastaj shikojmë për shollën më të afërt se si do të shkojnë fëmijët në shkollë. Flasim më pastaj me kojshitë dhe shikojmë se kush janë dhe shikojmë se nëse ka në rajon ndonjë shtëpi të asaj natyre dhe sa është çmimi. Shkurtë thënë atë që shihet në fotografi kemi dëshirë ta shohim edhe në fotografi të madhe apo thënë ndryshe në realitet. Të njëjtat gjëra na nevojiten pak a shumë edhe për të përzgjedhur librin që ne duam ta blejmë dhe ta lexojmë. Ajo që ne duhet të bëjmë para se të përcaktohemi për ta blerë duhet të kalojë përmes një leximi "të parë" i cili përfshinë informatat themelore për atë libër. E para që duhet bërë është shikimi i kopertinave të librit, pastaj leximi i sugjerimeve në kopertinën e fundit të librit.
Biografinë e shkrimtarit duhet ta lexojmë që të shikojmë se cila është lidhja në mes të temës së librit dhe ekspertizës së tij. I shikojmë fletët e para të librit kalimthi dhe shikojmë se shkrimtari a ka edhe ndonjë libër tjetër rreth kësaj teme. E shikojmë se kujt i është dedikuar libri, a ka posaçërisht të falënderuar. E shikojmë kalimthi përmbajtjen dhe e fitojmë një pasqyrë se si i është qasur çështjes shkrimtari, kështu që e kuptojmë kronologjinë e temave në libër. Këtë e përcjell leximi i paragrafit hyrës të librit dhe i disa nëntitujve të temës së parë. E pas të gjitha këtyre ne fitojmë mjaft informacione rreth librit dhe po na pëlqej atëherë investojmë në atë libër apo jo. Në qoftë se investojmë atëherë për tu bërë lexues i mirë duhet investuar që të shmangen këto gjëra: të mos lexohet sa për të shikuar por të lexojmë për ta kuptuar, të mos lexojmë fjalë për fjalë por të lexojmë në grup fjalësh, të mos mbytemi në detaje por ta kapim të tërin, të lexojmë në mënyrë serike dhe me padurim se çka do vjen më pastaj, të mos kthehemi prapa pas leximit por të ecim përpara me leximin duke pasur vetëbesim se ne mundemi, të mos lidhemi për fjalë të caktuara por të vazhdomë që në mes të reshteve ti kuptojmë më vonë ato fjalë, të lexojmë me qejf dhe jo me zor dhe duke e ditur se çka po dëshirojmë. Për të realizuar këtë duhet kuptuar këtë "ritual leximi" në këtë formë se koha më e vlefshme për ne është koha e tashme, vendi më i rëndësishëm për të qenë është vendi ku jemi tash, gjërat më të rëndësishme i kemi përpara dhe gjëja më e rëndësishme për ne është ajo që po lexojmë në këto momente. Për të pasur një lexim sa më komod atëherë teksti që po lexojmë duhet të largohet afër 40 centimetra larg syve dhe të jetë në një këndë të përshtatshëm me syrin. Drita e diellit është më e mira për të lexuar. Vendi ku qëndrojmë gjatë këtij "rituali" të mos jetë as shumë i butë e as shumë i fortë. Për të pritur që leximi të na jetë i dashur dhe ta kultivojmë edhe më do vazhdojmë së shpejti edhe me rekomandime të tjera.
Share your memories online with anyone you want
anyone you want.