Vaksina per AH1N1, pa efekte anesore

2 views
Skip to first unread message

Gazmend sahiti

unread,
Aug 24, 2009, 4:24:56 AM8/24/09
to ojq vesa

Vaksina per AH1N1, pa efekte anesore

August 23, 2009   


Vaksina e gripit të derrit, AH1N1, është efikase dhe përdorimi i saj nuk ka as efekte anësore. Lajmi është konfirmuar dje nga mediat ndërkombëtare, ndërkohë që pritet që testet klinike të vazhdojnë edhe javën e ardhshme në dy kategori të tjera, te të rinjtë dhe te fëmijët. Ashtu siç kishte njoftuar pak ditë më parë edhe kompania farmaceutike, e cila shpiku vaksinën, janë këto teste klinike të cilat do të thonë me saktësi nëse vaksina është e suksesshme dhe efikase apo do të duhet të përmirësohen më tej gjenet brenda kësaj mbështjelle mbrojtëse. Sakaq, pritet që dhe Kina të kryejë analizat dhe testet e eficencës për vaksinën që do të prodhojë një shoqëri vendase. Shkencëtarët për rreth një javë kanë nisur studimet klinike në 17 grupe të ndryshme, për të thënë nëse antikorpet e prodhuara gjatë kësaj kohe janë vërtet efikase për grupin e derrave dhe cila është përqindja e efektshmërisë së kësaj mbështjelle imunizuese. Të gjitha të dhënat lidhur me vaksinën janë në interes të vendit tonë, duke qenë se edhe shëndetësia shqiptare ka dërguar rreth një muaj më parë kërkesën për t‘u pajisur me një sasi të konsiderueshme dozash të kësaj vaksine. Sipas njoftimit zyrtar të dërguar nga zyrat e kompanisë në Londër ka nisur studimi i parë klinik. Ai po realizohet në të njëjtën mënyrë, sikundërse u krye edhe gjatë epidemisë së gripit të shpendëve, në këtë rast efektshmëria e shkatërrimit të virusit nëpërmjet kësaj vaksine rezultoi shumë e suksesshme. E njëjta procedurë, por me antigjene, do të kryhet në grupe studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë, Kanada. Të parët që duhet të marrin vaksinat në të gjithë botën janë punonjësit në zonat kufitare, ata të porteve dhe aeroporteve.
 
 
Gazmedn Sahiti
 


check out the rest of the Windows Live™. More than mail–Windows Live™ goes way beyond your inbox. More than messages
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages