
Vaksina kundër gripit sezonal e efektshme edhe ndaj H1N1?
Shkencëtarët
meksikanë pretendojnë se kanë zbuluar prova sipas të cilave vaksina
kundër gripit të zakonshëm sezonal mund të sigurojë mbrojtje edhe ndaj
gripit të ri pandemik A(H1N1).Ata zbuluan se personat që
ishin vaksinuar kundër gripit sezonal, ishin më pak të prirur për t'u
prekur apo humbur jetën për shkak të gripit të derrave, krahasuar me
ata që nuk ishin vaksinuar kundër gripit sezonal.
"Këto rezultate duhen marrë në konsideratë me kujdes dhe në asnjë
mënyrë nuk duhet interpretuar sikur vaksina sezonale zëvendëson atë
kundër gripit pandemik A/H1N1", deklaroi Lourdes Garcia-Garcia dhe disa
nga kolegët e tij të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik në
Cuernavaca, për revistën mjekësore britanike.
Por ata deklaruan se zbulimi i tyre mund të jetë një lajm i mirë për
personat që janë vaksinuar kundër gripit sezonal, veçanërisht tani që
qeveritë po nisin të shpërndajnë vaksinën e re të H1N1.
Ndwrkohw qw pjesa më e madhe e studimeve kanë treguar se vaksina e
përvitshme kundër gripit siguron pak ose aspak mbrojtje ndaj gripit të
ri pandemik, dhe kjo për shkak se ato janë mjaft të ndryshëm. /Start/
Gazmend Sahiti
Univerziteti i Prishtines
Fakulteti i Mjekesis
044293441
049862151
![]()
Windows Live:
Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail you.