MSH: S’ka raste të konfirmuara me grip

1 view
Skip to first unread message

Artan Bejta

unread,
Jul 24, 2009, 3:07:28 PM7/24/09
to OJQ Vesa

MSH: S’ka raste të konfirmuara me grip

Në Kosovë nuk ka arritur gripi i derrave. Lajmi i dhënë të premten në mëngjes se në Kosovë janë të prekur tre persona nga gripi i derrave është demantuar nga zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Faik Hoti, zëdhënës në MSH, thotë se dje në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë janë paraqitur tre raste të dyshuar, të cilët i janë nënshtruar të gjitha analizave të nevojshme.

“Në datën 23 korrik, në IKSHP janë paraqitur tri raste, të cilët besohet se kanë pasur kontakt me një person të prekur me gripin e derrave apo me virusi AH1N1. Në aspektin klinik, rastet janë përpunuar dhe janë marrë mostrat për verifikim të cilat gjatë ditës së sotme përmes zyrës së OBSH së në Prishtinë janë dërguar për analiza në laborator përkatës referent”, tha Hoti duke shtuar se pas kontrollit këta persona janë liruar nëpër shtëpi.

Sipas tij, personat e lajmëruar në IKSHP nuk kanë pasur shenja klinike të këtij virusi, mirëpo ata i janë nënshtruar analizave pasi që besohet se kanë pasur kontakt me persona të infektuar jashtë Kosovës.

Bëhet e ditur së rasti konkret ka të bëjë me dy djem të moshës së re, të cilët kanë ardhur për pushim nga Zvicra në Kosovë.

Sipas zyrtarëve të MSh-së, këta dy persona janë pjesëtarë të një ekipi të futbollit nga Zvicra dhe pasi që dikush nga pjesëtarët është konstatuar të jetë infektuar me këtë virus, mjekët nga Zvicra kanë lajmëruar pjesëtarët tjerë të ekipit që t’u nënshtrohen analizave të hollësishme për të verifikuar nëse edhe të tjerët bartin virusin A H1N1.

Rasti i tretë i dyshuar thuhet të jetë një tjetër shqiptar i ardhur nga Anglia.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka konfirmuar se në klinikë infektive në QKUK nuk ka asnjë rast të lokalizuar si rast i dyshimtë për gripin e derrave. /Gazeta Express/

                                 

Me respekt:

Artan N. Bejta

                                Universiteti i Prishtinës

                 Fakulteti i Mjekësisë

Kontakt:

e-mail:  artan...@hotmail.com

artan...@yahoo.com

Tel:

+377 (0) 44 - 776 183

+386 (0) 44 - 448 744





Share your memories online with anyone you want anyone you want.
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages