Brazili ka më së shumti të vdekur nga gripi i derrave
Në bazë të krahasimeve ndërkombëtare, në Brazil deri tani kanë vdekur më shumë njerëz të prekur nga gripi i derrit sesa në vendet e tjera.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 557 njerëz të infektuar nga ky virus që kanë humbur jetën, 35 më shumë se në SHBA, që ndodhet në vend të dytë. Në vend të tretë është Argjentina me më shumë se 400 të vdekur.
Shifrat i referohen të dhënave të Qendrës Evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në Stokholm, bën të ditur ministria.
Gazmend Sahiti
Share your memories online with anyone you want
anyone you want.