Një 9 vjeçar - rasti i parë i prekur me A/H1N1

2 views
Skip to first unread message

Gazmend sahiti

unread,
Jul 27, 2009, 4:50:22 PM7/27/09
to ojq vesa

Një 9 vjeçar - rasti i parë i prekur me A/H1N1

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të të prekurit me gripin e derrit në Kosovë. Sipas kësaj ministrie nga rastet e dyshuara e që janë dërguar për analiza laboratorike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rezulton se njëri person 9-vjeçar është i infektuar me virusin H1N1. I infektuari ka ardhur nga Londra, dhe nga të dhënat e deritashme mjekësore gjendja e tij është e mirë.

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi ka bërë të ditur se familja e të infektuarit nuk është e prekur nga virusi.

Kosovari ka lindur në Londër, dhe është nisur për t’u kthyer në Kosovë, pasi që shkolla e tij ishte mbyllur për shkak të prekjes së shumë fëmijëve nga virusi.

Ai është ndjerë keq gjatë ardhjes për në Kosovë, në Aeroportin e Budapestit. Autoritetet atje i kanë bërë thirrje që të vizitojë autoritetet mjekësore në destionacionin final.

Pasi ka ardhur në Kosovë ka qëndruar i shtrirë në spital për rreth një javë, dhe pas dërgimit të mostrave për analiza ka rezultuar se është i prekur me virusin.

Ministri Gashi ka bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të barit Tamiflu, që përdoret kundër virusit.
 
 
 
                                                                                                    Gazmend Sahiti
                                                                                                     


What can you do with the new Windows Live? Find out

Artan Bejta

unread,
Jul 31, 2009, 9:14:52 AM7/31/09
to OJQ Vesa

Rasti i dytë i virusit A-H1N1 në Kosovë

Në Kosovë është konfirmuar rasti i dytë i virusit A – H1N1. Sipas autoriteteve në Prishtinë, pacienti është një person 17 vjeçar, i cili kishte ardhur nga Irlanda.

Rasti i parë i këtij virusi në Kosovë është paraqitur këtë javë, tek një fëmijë 9 vjeçar, i cili kishte ardhur nga Anglia.

Autoritetet zotohen se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur nga ky virus. /rel/


                                 

Me respekt:

Artan N. Bejta

                                Universiteti i Prishtinës

                 Fakulteti i Mjekësisë

Kontakt:

e-mail:  artan...@hotmail.com

artan...@yahoo.com

Tel:

+377 (0) 44 - 776 183

+386 (0) 44 - 448 744




 

From: g_sah...@hotmail.com
To: ojq-...@googlegroups.com
Subject: [VESA Groups] Një 9 vjeçar - rasti i parë i prekur me A/H1N1
Date: Mon, 27 Jul 2009 22:50:22 +0200

More than mail–Windows Live™ goes way beyond your inbox. More than messages

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages