Gripi i derrit në Kosovë, situata plotësisht nën kontroll
Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Alush Gashi, u mbajt të premten takimi i Grupit multisektorial për pandeminë e gripit të Influenza A (H1N1).
Në këtë takim, drejtuesit e IKSHP-së, QKUK-së, Klinikës Infektive dhe ata të qendrave rajonale, kanë raportuar për nivelin e masave që po ndërmerren për ballafaqim me pandeminë e Gripit të derrave pas konfirmimit të 2 rasteve pozitive të virusit H1N1 në Kosovë.
Ministri Gashi ka vlerësuar se deri në këtë fazë, institucionet shëndetësore qendrore, por edhe ato regjionale e lokale kanë bërë punë të mirë dhe se ka kërkuar që monitorimi i masave të ndërmarra dhe situatës të vazhdojë më ritëm të njëjtë.
Ai ka thënë se autoritetet shëndetësore në vend, po veprojnë ekskluzivisht sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe se situata është plotësisht nën kontroll.
Në takim u vlerësua se aktualisht Kosova posedon medikamente të mjaftueshme të ilaçit Tamiflu, por është kërkuar që ky ilaç të përshkruhet ekskluzivisht nga infektologët.
Ishte konstatim i përbashkët se masat e ndërmarra në pikat kalimtare në kufi dhe në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, pavarësisht interpretimeve të ndryshme, janë në përputhshmëri absolute me rekomandimet e OBSH-së, dhe se autoritetet shëndetësore në vend, nuk kanë lënë pa ndërmarrë ndonjërën prej këtyre masave që i ka rekomanduar kjo organizatë.
Në takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i OBSH-së në Prishtinë, drejtori i Aeroportit të Prishtinës dhe përfaqësues edhe të institucioneve të tjera që janë pjesë e planit të përbashkët të veprimit kundër gripit. /Telegrafi/
Me respekt:
Artan N. Bejta
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Mjekësisë
Kontakt:
e-mail: artan...@hotmail.com
artan...@yahoo.com
Tel:
+377 (0) 44 - 776 183
+386 (0) 44 - 448 744
check out the rest of the Windows Live™.
More than mail–Windows Live™ goes way beyond your inbox.
More than messages