IKSHP: Të raportohet mungesa e nxënësve në shkolla

1 view
Skip to first unread message

Artan Bejta

unread,
Nov 7, 2009, 1:16:06 PM11/7/09
to OJQ Vesa

IKSHP: Të raportohet mungesa e nxënësve në shkolla

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) Naser Ramadani, i ka dërguar një shkresë Ministrit të Arsimit , Shkencës e Teknologjisë, Enver Hoxhaj, që të urdhërojë të gjithë përgjegjësit e institucioneve shkollore në Republikën e Kosovës, që të përcjellin mungesën e nxënësve nëpër shkolla dhe të raportojnë në IKSHP në baza ditore. Po ashtu, IKSHP ka kërkuar që të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare në shkolla.

Ky indikator për ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është bazë solide për të prognozuar ecurinë e gripit pandemik A H1N1 dhe njëherësh bazë e sigurt shkencore për t’iu rekomanduar në ditët në vijim për nevojat eventuale të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në shkolla, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Këto rekomandime të IKSHP-së vijnë duke pasur parasysh grumbullimin e madh të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës dhe situatës epidemiologjike në Kosovë, në përgjithësi, e në veçanti problematikës së masave parandaluese të pandemisë së gripit të ri A H1N1. /Telegrafi/


                                 

Me respekt:

Artan N. Bejta

                                Universiteti i Prishtinës

                 Fakulteti i Mjekësisë

Kontakt:

e-mail:  artan...@hotmail.com

artan...@yahoo.com

Tel:

+377 (0) 44 - 776 183

+386 (0) 44 - 448 744





Keep your friends updated— even when you’re not signed in.
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages