______________________________________ REAGIME PAS PĖRGJAKJES SĖ PROTESTĖS - NGA VRASTARĖT E UNMIK-ut Mungesa e pendimit dhe e moralit - telerepriza e njė krimi NJĖ GJYKIM MEDIAL QĖ I HAPI RRUGĖ GJYKIMIT POLITIKĖ TĖ LĖVIZJES “VETEVENDOSJE”
DHE DREJTUESIT TĖ SAJ ALBIN KURTI Shkruan:Fejaz OSMANI Mė 19.02.2007 _________________________ Ende pa u mbushur njė javė prej protestave tė mbytura nė gjak tė lėvizjes Vetėvendosje dhe ende pa u fosforizuar trupat e dy dėshmorėve tė lirisė tė kėsaj proteste, si dhe pa u mbyllur plagėt e dhjetėra protestuesve liridashės, Vetėvendosja dhe ithtarėt e saj po ballafaqohen edhe me gjyqin inkuizitor medial, pėrmes fushatave publike, debateve televizive e formave tė tjera tė sulmit. Vetėvendosja dhe protestat e organizuara prej saj mė 10 shkurt u bėnė objekt debati i tryezės, qė mė shumė i ngjante bankės sė zezė, edhe mė 16 shkurt nė emisionin “Jeta nė Kosovė” tė RTK-sė. Pėr mua si shikues i kėtij emisioni, por mbase edhe pėr tė gjithė ata qė nuk kanė gjak tė prishur nėpėr dejt e trupit tė tyre, ishte njė pėrjetim i tmerrshėm tė shihje si nė kaleidoskop, Vetėvendosjen nė thumb tė tė gjithė kundėrshtarėve tė saj. Prania e pėrfaqėsuesit tė lėvizjes Vetėvendosje nė mesin e atyre qė pėrfaqėsojnė tėrė spektrin antivetėvendosje, duke pėrfshirė institucionet urdhėrdhėnėse dhe ato ekzekutore, ishte njė telereprizė e gjithė asaj qė kishte ndodhur tė shtunėn e kaluar nė Prishtinė. Jeta Xharra, Ulpiana Lama, Naim Maloku dhe Veton Elshani ____________________________________
Emisioni “Jeta nė Kosovė”, nė emėr tė diskutimit tė temės lidhur me protestėn e 10 shkurtit dhe legjitimitetin e veprimeve rreth saj, nė realitet e sforcoi prirjen e kėtij mediumi kundėr njė lėvizjeje tashmė masive qytetare, siē ėshtė Vetėvendosja, qė afishon vullnetin dhe tė drejtėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė vetėvendosur pėr fatin e vet. Fakti se nė kėtė diskutim ishte vendosur njė asimetri e ligė e pjesėmarrėsve, duke vėnė kundrejt tė vetmit pėrfaqėsues tė protestės e tė Vetėvendosjes, z. Visar Ymeri, pėrfaqėsuesin e Kuvendit tė Kosovės, z. Naim Maloku; zėdhėnėsen e Qeverisė, zj. Ulpiana Lama; zėdhėnėsin e SHPK-sė, z. Veton Elshani, kryeredaktorin e gazetės Ekspress, z. Berat Buzhala dhe ish-pjesėtarin e njėsive speciale tė policisė ish-jugosllave, z. Nuredin Ibishi, u pa qartė tendenca qė me vulėn e krimit policor tė njė jave mė parė, mbi bartėsit e idesė pėr vetėvendosje, tė vuloset edhe vetė kjo ide.
Sikurse njė javė mė parė, simbolikisht, Vetėvendosja, nė kėtė emision u gjend para shkopit, gazit helmues lotsjellės dhe tytave tė armėve me predha plastike, mishėruar nė dy figura uniformash policore; u gjend para legjitimuesit tė krimit policor, mishėruar nė zėdhėnėsen e Qeverisė; u gjend para shkakut tė krimit, mishėruar nė pėrfaqėsuesin e institucionit ligjvėnės dhe u gjend para armėve tė luftės speciale tė mediave antivetėvendosje, mishėruar nė drejtuesin e njė gazete qė vetėm fjala politikė e dallon nga Ekspres Politika. Gjithēka u pa qartė. Prej udhėheqėses sė emisionit “Jeta nė Kosovė”, si gazetare “e paanshme” e njė televizioni zyrtar, nuk mund tė pritej ta kanalizonte bisedėn nė drejtim tė mbėshtetjes sė qytetarėve qė gėzojnė tė drejtėn natyrore tė shprehin vullnetin e tyre. Prej njė ish-specialci tė ish-Jugosllavisė, edhe pse ka kaluar nėpėr disa
metamorfoza, nuk mund tė pritej tė thoshte diēka mė shumė sesa tė shpjegonte taktikat policore tė veprimit kundėr masės protestuese. Prej njė gazetari, shefi i tė cilit ka qenė informator i kryeshefit tė Sigurimit tė Serbisė gjatė kohės sė luftės nė Kosovė, nuk duhej pritur tjetėr qėndrim pėrveē servilizmit para regjimit. Prej njė deputeti tė Kuvendit tė Kosovės, me edukatė tė shkollės sė ish-Armatės jugosllave, nuk mund tė pritej tė fliste pėr tjetėr gjė pėrveē pėr taktikėn ushtarake tė “pykės” pėr shpėrthimin e kordonit ose tė frontit dhe tė thirrej nė mijė votat e elektoratit tė partisė sė tij, tė mashtruar rrast. Prej njė zėdhėnėsi tė SHPK-sė, tė trajnuar nė shkollėn policore tė Vushtrrisė, nuk mund tė pritej tė deklaronte se ai dhe kolegėt e tij kishin vrarė protestues tė ligjshėm. Prej njė zėdhėnėseje tė njė pseudoqeverie, me mani madhėshtie pushtetore, nuk mund tė pritej tjetėr pėrveē se krimit policor tė bekuar njė javė mė parė, duke e cilėsuar atė si
kundėrpėrgjigje profesionale e tė balancuar ndaj protestuesve, t’ia shtonte edhe dėnimin kundėr Vetėvendosjes. Sfiduesi i kėtij kori antivetėvendosje ishte pėrfaqėsuesi i Vetėvendosjes. Nė kėtė emision ai ishte si bleta mes grerėzash. Edhe njė herė u demonizua Vetėvendosja dhe protestuesit. Zėdhėnėsja e qeverisė i etiketoi protestuesit si revolucionarė tė paalternativė, duke marrė pozėn e njė kundėrrevolucionareje tė tė gjitha alternativave antikombėtare! Zėdhėnėsi i SHPK-sė e denoncoi Vetėvendosjen si shkelėse tė rendit, duke i qėndruar besnik urdhrit policor! Deputeti i Kuvendit e akuzoi Vetėvendosjen si dhunuese tė institucioneve, duke i dhėnė vulė trillimit! Gazetari i Ekspresit e quajti Vetėvendosjen tė paligjshme, duke i duartrokitur atentatit mbi lirinė e fjalės! Ish-specialci nuk e quajti Vetėvendosjen tė pafajshme! Tė gjithė kėta sė bashku pėrsėritėn pėr Vetėvendosjen, marrėzinė e trilluar se ajo paska synuar t’i pushtojė institucionet e Kosovės, pa vrarė mendjen se nė qoftė se kėto institucione do ta ēonin punėn deri atje sa tė shtrohej nevoja tė pushtoheshin, kush do tė mund t’i shpėtonte? A mundi t’i shpėtojė ato Millosheviqi, me gjithė terrorin dhe krimet? Ai u detyrua t’i braktisė vetė, mė 1999. Emisioni “Jeta nė Kosovė” i 16 shkurtit, sikurse nė vetė mua, besohet tė ketė ngjallur neveri e irritim te tė gjithė ata qė nuk pajtohen me vrasjen dhe gjakosjen e protestuesve njė javė mė parė. Sidomos ai t’i ketė helmuar zemrat e familjeve dhe tė tė afėrmve tė dėshmorėve tė rėnė dhe tė plagosurve tė tjerė. Neveri dhe irritim do tė kenė shkaktuar dy zėdhėnėsit e pranishėm, tė cilėt njė javė mė parė ishin bėrė trumbetė e dhunės dhe vrasjes policore. Opinioni i gjerė ka menduar se
pas asaj qė ndodhi, kėta zėdhėnės do tė largohen nga posti dhe do tė tretet emri i tyre publik. Opinioni i gjerė do tė ketė menduar se kėta zėdhėnės do tė kenė paraqitur, ose do tė jenė shtrėnguar tė paraqesin dorėheqjen nga detyra. Mirėpo, as njėra as tjetra nuk ka ndodhur deri tash dhe kjo tregon se kėtyre figurave u mungon pendimi dhe morali njerėzor pėr ato qė kanė bėrė kundėr vullnetit tė mijėra protestuesve pėr tė vetėvendosur. Nė qoftė se zonjės Lama i mungon morali tė ndiejė pėrgjegjėsinė pėr himnet qė i thurrte “profesionalizmit” dhe “ligjshmėrisė” sė veprimeve tė policisė vrasėtare, ditėn e protestave, himne qė nuk do t’u shlyhen nga kujtesa kurrė atyre qė i kanė dėgjuar, dhe sot vazhdon ende tė paraqitet nė tė njėjtin rol, atėherė prapa moralit tė saj duhet parė moralin e qeverisė qė pėrfaqėson. Nė qoftė se zotėri Elshanit i mungon morali
dhe ndjenja e pėrgjegjėsisė pėr ato qė raportonte ditėn e protestės mė 10 shkurt, duke shoqėruar vrasjen e protestuesve me denoncimin kundėr tyre, raporte qė nuk do t’u shlyhen kurrė nga kujtesa atyre qė i kanė dėgjuar dhe sot ende vazhdon tė luajė tė njėjtin rol, atėherė prapa moralit dhe ndjenjės sė tij duhet parė moralin dhe ndjenjėn e institucionit qė ai pėrfaqėson. Kėto dy figura zėdhėnėsish duhet ta dinė se tash dhe pėrjetė do tė jenė tė padėshirueshme pėr atė pjesė tė shikuesve dhe tė publikut tė gjerė, i cili identifikohet me protestat e 10 shkurtit. Kėto dy figura duhet ta kursejnė kėtė pjesė tė opinionit nga urrejtja dhe irritimi. Ato nuk duhet tė paraqiten para syve tė opinionit. Ato duhet ikur nga postet. Duhet marrė parasysh faktin se sado tė bukur ta kenė pamjen
pushtuesi, vrasėsi dhe pėrkrahėsi i tij, tė urrejtur janė. _______________________________________ Njoftim publik PĖR SHKAK TĖ SJELLJEVE TĖ PAPĖRGJEGJSHME TĖ KREUT TĖ PDK-sė Japim dorėheqje nga Partia Demokratike e Kosovės. Arsyet: Nuk jemi tė gatshėm tė bėhemi bashkė pėrgjegjės, pėr dėmet e pariparueshme qė ju shkaktuan tė sotmes dhe qė po i shkaktohen tė ardhmes sė Kosovės, nga
sjelljet e papėrgjegjshme dhe krye nė veti, tė Kreut te PDK-sė. 1.Pjesėmarrja aktive e Kreut tė PDK-sė nė proceset e ashtuquajtura pėr zgjedhjen e Statusit tė Kosovės, qė po udhėhiqen nga Ahtisari dhe UNOSEK-u i tij, pa u lodhur fare se me territoret e Kosovės dhe me interesat tona njerėzore dhe kombėtare po ribėhen pazarllėqe, nė pėrputhje tė plotė me kėrkesat grabitqare tė serbomėdhenjėve tė Beogradit zyrtar dhe tė kreut tė Kishės Ortodokse Serbe, tė ngjashme me ato qė u bėnė nė tė kaluarėn , nė Kongresin e Berlinit , nė Konferencėn e Londrės dhe tė Versajės...dhe nė Konferencėn famėkeqe tė Prizrenit. 2. Mirėpritja e Planit tė Ahtisarit nga Kreu i PDK-sė dhe zotimi se do tė angazhohet me pėrkushtim pėr pėrmbushjen e tij, pėrkundėr faktit: -se ky dokument i UNOSEK-ut, e legalizon copėtimin e Kosovės nė baza etnike, nė favor pėr minoritetin serb; -se ky dokument i shpallė pronarė tė ligjshėm vėrrakalijtė e ardhur nga rrethi i Shkodrės nė fund tė viteve tė tetėdhjeta , refugjatėt e sjellur si kolon nga Lika dhe Hercegovina , gjatė kohės sė luftės nė Kroaci dhe Bosnje tė pronave tė konfiskuara nga shqiptarėt , gjatė reformave tė ashtuquajtur agrare tė pushtetit serb; -se ky dokument i bėnė serbėt element konstituiv tė Kosovės, tė cilėt nuk pėrbėjnė as 4% e popullit tė saj; -se ky dokument, vendimmarrjen nė Parlamentin e Kosovės e vėnė nėn vartėsinė e minoritetit serb, kėshtu qė pėrfaqėsuesit e
shqiptarėve dhe minoriteteve jo serbe, nuk mund tė marrin asnjė vendim tė rėndėsishėm , nėse nuk pajtohen pėrfaqėsuesit serb, edhe pse pėrbėjnė afro 96% tė popullatės sė Kosovės; - se ky dokument e legalizon tjetėrsimin e pjesės dėrmuese tė trashėgimisė kulturore tė popullit shumicė tė Kosovės, nė favor tė Kishės Ortodokse Serbe; -se nė bazė tė kėtij dokumenti, territoret mė tė pasura me minerale dhe tokat mė pjellore tė Kosovės i futė nėn pronėsinė e komunave me shumicė serbe. 3.Siē edhe dihet, pas shpalosjes sė kėtij plani proserb tė Ahtisarit, Lėvizja Vetėvendosje e organizoi dhe e drejtoi demonstratėn gjithė popullore, nė Kryeqendrėn e Kosovės,tė cilės ju pėrgjigjėn mbi 20 mijė shqiptarė.
Kjo demonstratė u mbyt me gjak, por qėllimi i saj u arrit i plotė. Reagimet e Kreut tė PDK-sė , jo vetėm se ishin nė njė tonus me vlerėsimet e atyre qė i masakruan pjesėmarrėsit paqėsor tė saj, pa e kursyer as pėrfaqėsuesen e tė pagjeturve qė nga lufta. Kreu i PDK-sė nuk u kėnaq vetėm me reagimin e tij tė pafytyrė dhe antikombėtarė , por edhe e shfrytėzoi dhembjen e familjeve tė dėshmorėve , pėr propagandė politike dhe akuza ndaj drejtuesve tė demonstratės. Duke ju frikėsuar tė vėrtetės aspak tė kėndshme pėr ta, pafytyrėsia e Kreut tė PDK-sė, tė pėrfaqėsuar nga Nėnkryetari , Rrustem Mustafa, shkoi aq larg, sa qė e detyroi familjen e
Dėshmorit Mon Balaj, qė tė kėrkojė nga shokėt e birit tė saj dhe Simboli i rezistencash shqiptare, Adem Demaēi qė mos ta marin fjalėn gjatė ceremonisė sė varrimit, qė u bė me 13 shkurt 2007, nė Besianė. Ka shumė argumente tjera tė cilat demaskojnė paudhėsitė e Kreut tė PDK-sė, por kėsaj radhe po e lėmė me kaq. Pėrballė kėtyre argumenteve , tė gjithė ata qė frymojnė dhe mendojnė shqip, do tė duhej tė binden, ashtu siē jemi bindur ne, se nuk kanė vend nė njė sajesė si PDK. Pasojnė nėnshkrimet anėtarėve tė PDK-sė 1. Musli Ahmeti -nėnkryetar i nėndegės sė II-tė, Kodra e Trimave-Prishtinė 2.Ismet Baliu -anėtar i
Kėshillit 3.Skender Ahmeti - anėtar i Kėshillit drejtues 4.Driton Fazliu - anėtar 5.Xhevdet Ahmeti- anėtar 6.Ali Ahmeti -anėtar Pėrveq kėtyre tė pėrmendurve mė lart, ka edhe shumė simpatizues tė cilė na u kanė bashkangjitur, por emrat e tyre nuk i cekėm , pėr arsye se nuk janė tė anėtarėsuar. 16.02.2007 Prishtinė _________________________________________ PLANI JOINTELIGJENT – PĖR TA EKZEKUTUAR LĖVIZJEN:“VETĖVENDOSJE“! Shkruan: Shqiptar OSEKU Mė 16.02.2007, Suedi UNMIK-u dhe qeveria e kanė shpluhurosur teorinė e vyeshme tė “destabilizimit nga jashtė”, pėr ta larė veten nga fajėsia pėr gjakderdhjen e 10 shkurtit. Porse kėto dredha u bėjnė goxha mė shumė dėm se dobi. Ato veē sa i gėrditin edhe mė shumė shqiptarėt prej njė pushteti, i cili po nis t’i ngjasojė atij
tė Serbisė. Duket qartė qė UNMIK-u dhe qeveria, pas gjakderdhjes sė tė shtunės, po kombinojnė ethshėm mbrojtjen e sulmin pėr ta nėdorėsuar situatėn. Nė njėrėn anė skajohen MPB dhe shefi i tij, Komisionari i Policisė, meqė ishin bėrė pelerinė e kuqe pėr opinionin. Nė anėn tjetėr, ndėrkaq, vazhdon trysnia e ashpėr kundėr lėvizjes VETĖVENDOSJE!, e cila, si duket, qenka shenjuar si qengj pėr therrje. S’do mend se teza e pushtetarėve pėr “pėrzierje tė huaj” mė 10 shkurt ėshtė fundekrye nė funksion tė kėsaj tė dytės.
Tashmė duket qartė qė pushtetarėt kanė dėshtuar rrast nė planin e tyre burimor, qė ta bindin opinionin se gjoja qenkan sulmuar institucionet, apo qenkan rrezikuar jetėrat e qytetarėve. Ndonėse arritėn ta skajojnė rrezikun pėr transmetim direkt nga mediat, hilja prapė s’u piu ujė. Rrena ditė e pėr drekė u pa aq qartė, sa kėsaj radhe pati goxha grupe joqeveritare, gazetarė, e analistė tė pavarur qė ia kthyen fjalėn edhe
UNMIK-ut, edhe qeverisė – mjaft zėra guximtarė, sa pėr ta shpartalluar verzionin zyrtar. Dorėheqjet e MPB dhe tė shefit tė tij tė vėrtetė, komisionarit ndėrkombėtar tė policisė, janė dėshmi tė kundėrvullnetshme se plani i tyre burimor ka pėsuar kollaps tė plotė.
Tashti, pushtetarėt e panikosur rrokin skema tjera pėr ta ekzekutuar lėvizjen VETĖVENDOSJE! Meqė s’e fajėsuam dot bindshėm pėr dhunė, atėhere o burra ta njollosim ndryshe. E ku ka akuzė mė tė rėndė, nė njė vend tė pllakosur nga trazirat dhe pasiguria, se sa ta akuzosh oponentin se ėshtė “vegėl e huaj”?
Kush e njeh Kosovėn sall pak, e njeh edhe kėtė taktikė goxha mirė. Nė fakt, ajo ėshtė pėrdorur rregullisht nė kėtė nėnqiell qe pothuajse 30 vjet. Mė 1981, shumė prej policėve tė sotėm ndiqnin gjithandej “agjentėt e Sigurimit”. Mė 1989, kėta i flakėn nga puna, e kolegėt e tyre serbė i ndiqnin “agjentėt e inteligjencive perėndimore”. Mė 1998, Milloshi
ndiqte “terroristėt nga Shqipėria”, kurse Rugova i namte “agjentėt e Serbisė” – mė saktė, tė njėjtit djem e vajza tė UĒK-sė. Akuzat e UNMIK-ut dhe tė qeverisė kundėr lėvizjes VETĖVENDOSJE! s’qesin, pra, kushediēfarė mode tė re. I vetmi detaj origjinal nė kėtė mes mbase ėshtė se, kėsaj radhe, “agjentėt e huaj” thuhet troē qė ishin – civilė shqiptarė! Kush ka dell tė humorit, kėtė histori mund ta shikojė edhe nga ana komike: pushtetarėt shqiptarė, qė mburren kur puthin nė bythė njė ndėrkombėtar, akuzojnė si agjenturė tė huaj” – pale kė se: lėvizjen VETĖVENDOSJE! Duket qartė qė kjo akuzė kundėr lėvizjes VETĖVENDOSJE! ėshtė lėshuar pėr ta veēuar kėtė prej qytetarėve, tė cilėt kėtyre ditėve iu kanė gjetur nė tė gjitha mėnyrat djemve e vajzave aktiviste. Duket njėsoj qartė, se kjo akuzė s’ėshtė sajuar nga njerėz me inteligjencė tė tepruar. Sikur dirigjentėt e saj ta kishin sall njė trohė mend, ata do tė kishin kuptuar qė kjo akuzė,
UNMIK-ut dhe qeverisė u bėn goxha mė shumė dėm se dobi. Ajo e irriton ndjenjėn edhe ashtu tė lėnduar kombėtare tė shqiptarėve. E shton disafish simpatinė ndaj lėvizjes VETĖVENDOSJE! brenda e jashtė kufinjve. E ua shton gėrdinė qytetarėve tė Kosovės kundrejt kėtij pushteti, qė po i kopjon si me indigo tė gjitha taktikat e moēme tė Serbisė. Kah fundi i ditės, mjafton e tepron sall kjo e mbrama, pėr ta qarė me mindil edhe UNMIK-un, edhe qeverinė. ________________________________ NĖ RRUGĖTIMIN PĖR VETĖVENDOSJE Shkruan: Besnik HYSA Bujanoc,
mė 16.02.2007 Ftesės publike tė ''Vetėvendosjes'' pėr protestė kundėr pakos sė Marti Ahtisarit iu pėrgjigja me dėshirė tė madhe duke dashur qė tė shfaq papajtueshmėrinė time personale me kėtė pako e cila trojet shqiptare po i lė pėrsėri si fuqi baroti nė Ballkan dhe si monedhė pėr kusuritje nga fqinjėt e tyre. Se si funksionon kjo pako ende pa u zyrtarizuar nga diplomacia ndėrkombėtare, pata rastin ta shoh nė mėnyrė praktike gjatė udhėtimit tim nė Prishtinė mė 10 shkurt. Nisem nga Bujanoci. Nė punktin policor nė Konēul, polici serb na pėrshėndet me njė Zdravo (Tungjatjeta) dhe kėrkon letėrnjoftim. Pas kėsaj vazhdoj udhėtimin tim tek punkti tjetėr policor i cili kontrollohet nga SHPK-ja pėr tė cilin thuhet se ėshtė kufi i quajtur ''Dheu i Bardhė''. Edhe pse kishte shumė policė nė detyrė, ishte formuar njė kolon tejet e gjatė e automjeteve dhe mė
duhet tė pres 30 minuta. Kėtu e ndiej veten pak mė tė lirė duke shpresuar se do tė pėrshėndetem nė gjuhen shqipe. Mė ofrohet polici dhe papritmas marrė njė pėrshėndetje nė gjuhen serbe. Edhe kėtu Zdravo dhe pastaj, “kuda ides” (ku po shkon). Nga Gjilani nisem me autobus. Kur arritėm nė Llabjan aty ku ndahet rruga pėr Novobėrdė, ku duhet tė formohet komuna serbe sipas pakos sė Ahtisarit na ndalin ''miqtė'' tanė nga KFORI amerikan. Kontrollohemi pėr 30 minuta dhe vazhdojmė rrugėn. Nė Graēanicė ndalemi nga ''miqtė'' tanė nga KFORI suedez pėr 15 minuta. Vazhdojmė rrugėn, nė tė hyrė tė Prishtinės prapė ndalemi nga ”'miqtė'' tanė nga KFORI irlandez pėr 10 minuta. Kėtu mbushet kupa dhe udhėtarėt nė autobus fillojnė t’ i drejtohen ushtarėve irlandezė me fjalėt se ne nuk jemi terroristė – pėrse nuk na trajtoni si qenie njerėzore por si terroristė?! Nė tė njėjtin vend nja 50 metra largėsi ishte e pranishme SHPK-ja, posa
nisemi edhe ata na ndalojnė. I tregojmė se kjo ėshtė hera e katėrt e ndalimit tonė. Nuk navonojnė mė shumė se 5 minuta. Nė kėto vende ku u ndaluam nga KFORI, sipas pakos sė Ahtisarit do tė qėndrojnė policėt e ardhshėm serb tė Srpska Republikės sė Kosovės. Ēdo udhėtar shqiptarė nė tė ardhmen do tė mund tė ndalej nga kėta policė dhe do tė maltretohej pėr arsye krejt tė parėndėsishme. Njėra nga ato arsye mund tė jetė se kėshtu e kėrkon situata e sigurisė momentale. Arrij para selisė sė ''Vetėvendosjes'' nė Prishtinė ku ishte tubuar njė numėr i madh i protestuesve. Pas pak kohe nisemi pėr nė qendėr tė qytetit. Gjithēka madhėshtore dhe civilizuese nga ana e protestuesve, nuk japin as edhe njė shkas mė tė vogėl qė tė filloj ndonjė ndėrhyrje ndaj tyre nga ana e forcave tė rendit. Gjatė rrugės
vėshtroj pėrsėritjen e historisė sonė. Shohė nėpėr kafene e restorante ata qė i thonė vetes shqiptar e qė kurrė me asgjė nuk e kanė ndihmuar popullin e vet por vetėm i kanė vjelė frytet e ēdo pėrmirėsimi sado tė vogėl tė ēėshtjes shqiptare. Ata shtiheshin se nuk po na vėrejnė, por ne mendjet e tyre lehtė mund tė lexohej se ēka mendonin. “Ja kėta qė po na e prishin rehatin! Ja kėta qė po e pengojnė themelimin e shtetit tonė tė ardhshėm! Ja kėta tė poshtrit qė po i nxitė Serbia! Sjelljet e tyre nuk mė bėjnė pėrshtypje se ata synim kryesor nė jetė kanė qė tė jetojnė nė gjunjė e jo vertikalisht!” Vazhdojmė rrugėn tonė nė mėnyrė paqėsore me brohoritjet mė tė shpeshta: Vetėvendosje, UĒK dhe arrijmė para ndėrtesės sė Teatrit Kombėtarė. Aty policia kishte vendosur pengesat e hekurta. Ndalemi! Pengesat e hekurta ndanin dy identitete. I pari ishte identiteti shqiptar, tė cilin e
simbolizonte flamuri ynė kombėtar, i cili valonte nė duart e protestuesve shqiptarė. I dyti ishte identiteti kosovar; identitet i Kosovės multietnike tė Ahtisarit; i cili pėrbėhej nga policėt ''kosovarė”, rumunė dhe ukrainasė. Protestuesve i drejtohet kush tjetėr pos atij qė tėrė jetėn e shkriu pėr kėtė popull, Adem Demaēi. Baca e mbanė njė fjalim tejet civilizues edhe pėr kundėr torturave qė ka pėsuar nė jetė. Fjalimi i tij as edhe me njė fjalė tė vetme nuk e ka ofenduar askėnd pėrpos qė ka kėrkuar qė Evropa tė i njoh shqiptarėt si tė barabartė. Pastaj fjalėn e merr njė veprimtarė nga Tetova dhe njėri nga Presheva nė shenjė solidarizimi me protestėn. Nė fund protestuesve i drejtohet Albin Kurti. Fjalimi i tij tregonte realitetin e sotėm tė Kosovės si dhe ėndrrat me sy ēel tė disa pushtetarėve shqiptarė pėr Kosovė multietnike. Ēdo mendim i tij pėrcillej me duartrokitje tė zjarrta nga tė pranishmit. Pėrderisa fjalimet vazhdonin nga folėsit nė mesin e protestuesve dėgjoj
gjuhė tė ndryshme tė huaja nga disa tė cilėt kishin shenja identifikuese si gjoja gazetarė. Personalisht isha shumė afėr vijės ndarėse nė mes policisė dhe protestuesve, por mua ēka mė bėri pėrshtypje ishte njė folės i cili fliste nė gjuhėn hungareze me telefon. Ky person ka tė ngjarė qė tė ketė mbajtur kontakt me policinė ukrainase ose rumune dhe ta informonte pėr gjendjen e protestuesve d.m.th. se mos kishim ndonjė mjet nė duar qė do tė rrezikonim jetėn e policėve. Pas pak kohe ai largohet, Albini thotė se duhet tė vazhdojmė rrugėn dhe gjithēka ishte e qetė. Derisa disa nga protestuesit nė mėnyrė shumė tė kulturuar fillojnė t’ilargojė pengesat e hekurta dhe nuk e kishin as kontaktin mė tė vogėl me policėt, krijohej pėrshtypja se kjo protestė do tė pėrfundoj nė mėnyrė paqėsore - pėrnjėherė; brenda njė sekonde gjithēka mbulohet nga gazi lotsjellės, njė bombole e gazit lotsjellės mė bie para kėmbėve dhe jam 100% i sigurt se ka ardhur prej pjesės anėsore aty ku ishin ata tė
gazetave e qė flisnin lloj-lloj gjuhė. Krijohet rrėmujė e madhe, mė zihet fyti, hunda, sytė mė djegin! Kah t’ia mbaj? Pas kisha policinė, pėrpara protestuesit, tė cilėt pėr shkak tė masės sė madhe mezi lėviznin sepse sulmi erdhi pa asnjė shkas. Kudo qė ktheja kokėn protestues tė shtypur, gjak nė tė gjitha anėt, mezi dalė nė njė ambient mė tė pėrshtatshėm dhe filloj tė marrė veten. Tė gjithė ndihmonin njėri tjetrin. Shohė edhe Albinin i ndihmuar nga dy vetė qė edhe ai tė kėndellej. Pas kėsaj goditje tė papritur ne rigrupohemi qė tė protestojmė, pėrsėri sasia e tepruar e gazit lotsjellės mė shkakton probleme. Largohem qė tė marrė veten. Dhe deri sa forcohesha, pash nė atė ēast diēka qė nė jetėn time kurrė nuk do ta harroj! Shoh Albinin nė mes tė rrugės i mbėshtjellė nga tė gjitha anėt me mjegullėn e gazit lotsjellės, duke bėrė pėrpjekje qė tė na riorganizonte. Aq i kishte lėvizjet e lira, vraponte prej njė ane nė
anėn tjetėr, aq energji pozitive rrezatonte kusė bashku me atė mjegullėn e dendur tė gazin lotsjellės mu duk si njė figurė mitologjike e panėnshtrueshme. Nga ai ēast Albinin e quaj ''Komandant urban''. Sapo rigrupoheshim gazi lotsjellės i pamasė na mbulonte dhe ishte i padurueshėm. Ky gaz kishte krijuar njė perde tė dukshme, ku ndahej jeta dhe vdekja. Ne hynim e dilnim pėrmes asaj perde! Kėshtu vepruam deri ora 5 nė mbrėmje me ē'rast edhe pėrfundoi protesta. Nuk mund tė konsiderohet protestė 10 shkurti sepse ajo nuk ka tė bėj asgjė me protestėn. Por 10 shkurti ishte ditė lufte. Ka qenė ditė e njė luftė tė vėrtet nga ana e policisė ndaj protestuesve duarthatė. Kėtė e mbėshtes me faktin kur krahasoj pjesėmarrjen time nė disa nga demonstratat gjatė regjimit serb. Kthehem pėr nė shtėpi. Prej hotelit Grand kemi njė gjendje krejt tjetėr, njė realitet tė
cilin e formonin pa kurrizorėt me bisedat e tyre pėr modėn, pėr misat, pėr serialet latino amerikane, pėr ata qė po ja prishin rehatin. Prapė rrugės nė Graēanicė, Novobėrdė, Shillov, Ranilluk, SHPK-ja nė mbrojtje tė popullit qiellor. Tė nesėrmen mė 11 shkurt nė mėngjes njoftohem se ka ndėrruar jetė Arben Xheladini, njė vendas i imi nga fshati Tėrrnoc. Nga mediat kuptoj se edhe Man Balaj nga Podujeva ka pėsuar tė njėjtin fat. Ēfarė simbolike qė tė dy vijnė nga vendbanimet shqiptare qė kufizohen me Serbinė. As Arbeni e as Mani nuk kanė vdekur si pasojė e lėndimeve tė marra, por janė vrarėqėllimisht. Qė tė dyve ua pėrgėzojė statusin e dėshmorėve mė tė ri tė kombit. Ata ranė dėshmorė, qė tė mos shohin se si funksionon nė mėnyrė praktike pakoja. Edhe Arbeni edhe Moni me gjakun e tyre forcuan themelet e Shqipėrisė sė ardhshme - asaj Natyrale. Ata ranė pėr SHQIPĖRI! Asnjė dorėheqje e ndonjė ministri nuk e arsyeton vrasjen e tyre. Gjėja mė e mirė qė do tė mund t’ i bėnte tė qetė nė varr dėshmorėt mė tė ri ėshtė shpėrbėrja e ''grupit tė unitetit'' mospranimi i pakos dhe bėrja e Ushtrisė. Mė 12 shkurt marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit tė Arbenit nė Prishtinė. Pėrsėri masė e madhe mbi 10 mijė veta ashtu si nė ditėn e protestave. Nė ballė tė kolonės ''Vetėvendosja''. Tė pranishėmve iu drejtohet prapė Baca Adem, dhe i fton pushtetarėt tanė qė tė ndalojnė vėllavrasjen dhe tė largohen nga rruga e humbur. RTK-ja me syrin e kamerės sė saj nuk guxon t’ua tregoj shikuesve atė masė aq tė madhe qė ishte e pranishme nė varrim. Sepse si duket ata nuk dinė tė numėrojnė mė shumė se 2500. Edhe RTK-ja sė bashku me pushtetarėt tanė e ka humbur rrugėn e saj, por rruga pėr ''Vetėvendosje'' ėshtė shumė e gjerė, prandaj ka vend edhe pėr ata qė pendohen. Nėse ndonjė
pakurrizor e lexon kėtė shkrim, reagimi i tij i parė do tė ishte'' a ju kam thėnė se Serbia po e pėrkrah ''Vetėvendosjen''. P.S. Nė pėrmbyllje tė kėtij artikulli njėfarė kauboji ndėrkombėtar i njohur si Shuki po deklaronte se protestat janė tė organizuar nga jashtė. Me kėtė ai mendonte pėr shqiptarėt e Kosovės Lindore dhe Iliridės. Kjo deklaratė mė kujton demonstratat e vitit 1981 dhe 1989 kur regjimet e atėhershme serbo-jugosllave me udhėheqėsit e Kosovės e akuzonin Tiranėn zyrtare pėr organizim tė demonstratave. Kauboj Shuki mundohet qė fajin ta kėrkoj atje, ku nuk ekziston dhe dėshiron tė i amnistoj vrasėsit. Shihet se ja ka ėndja kauboj Shukit t’ i ndaj shqiptarėt nė multi identitete si indianėt nė rezervate: kosovarė, preshevarė dhe shqiptarė tė Maqedonisė, tė Shqipėrisė e tė Malit Zi. Kauboj Shuki vazhdoi mė tutje
tė thotė se kėta shtetasė tė huaj d.m.th tė Kosovės Lindore dhe tė Iliridės qenkan rekrutuar. Shukit i them se ne nuk jemi tė rekrutuar, por kemi ardhur vullnetarisht sepse fati jonė ėshtė i lidhur ngushtė me fatin e vėllezėrve tanė nė Kosovė, ashtu siē besojmė se edhe ata njė ditė do tė vijnė tek ne vullnetarisht. _________________________________ SI U PĖRGJAK RRUGA “NĖNĖ TEREZA” NĖ PRISHTINĖ
Shkruan: Agim VINCA
Mė 15.02.2007, Prishtinė Pikėsėpari dėshiroj tė shpreh publikisht keqardhjen dhe zemėratėn time tė thellė pėr humbjen e dy jetėve njerėzore nė protestėn e djeshme paqėsore nė Prishtinė. Ėshtė shuar dhunshėm - si pasojė e pėrdorimit tė tepruar tė dhunės nga ana e policisė - jeta e dy tė rinjve; janė hapur dy varre, dy familje kanė rėnė nė zi. Ėshtė dhunuar dhe fyer me vdekjen e dy pjesėtarėve tė saj tė pafajshėm njė shoqėri e tėrė, etika dhe dinjiteti i saj. Njė ditė mė parė, pėr tė njėjtin qėllim - pėr tė shprehur mospajtimin e tyre me "pakon e Ahtisaarit" - protestuan serbėt nė Mitrovicėn e Veriut, por askush nuk pėsoi asgjė. Nė Beograd, kryenegociatori Ahtisaari fyhet nė mėnyrėn mė tė shėmtuar (Miftar Ahtiseri etj.), edhe pse dokumenti qė identifikohet me emrin e tij u garanton serbėve tė Kosovės tė drejta e privilegje, qė nuk njihen askund nė botė pėr
pakicat. Tė mos pėrmendim pastaj faktin qė mė se dhjetė vjet pas mbarimit tė luftės nė Bosnjė nuk janė arrestuar dy kriminelėt mė tė mėdhenj tė luftės nė Ballkan: Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mlladiē. Kurse nė Prishtinė, nė pikė tė ditės, vriten dy qytetarė tė Kosovės, dy djem tė rinj, pse kėrkojnė atė qė tė gjithė ne e kemi kėrkuar vite me radhė: Vetėvendosje pėr vendin e tyre, Kosovėn, me pretekstin se "paskan rrezikuar institucionet!". E si mund t‘i rrezikojnė institucionet e mbrojtura nga kordonė tė tėrė policėsh vendorė e ndėrkombėtarė tė armatosur gjer nė dhėmbė, njerėzit duarthatė?
Vetė demonstrimi i forcės me zhurmė e tam-tame nga forcat e policisė speciale (sidomos tė njėsiteve nga Ukraina dhe tė xhandarmėrisė italiane) rrugėve tė Prishtinės ėshtė njė formė e presionit psikik, qė kujton skenat e kohėve tė shkuara, si edhe imazhet e poemės "Romanca e xhandarmėrisė spanjolle" tė Lorkės, tė shkruar nė kohėn e diktaturės frankiste.
Vrasja e dy tė rinjve dhe plagosja e shumė tė tjerėve, jeta e disa prej tė cilėve ėshtė ende nė rrezik, pse kishin dalė tė shprehnin mospajtimin e tyre me njė proces politik, ėshtė pa dyshim njė krim. Kjo ėshtė njė vdekje qė akuzon dhe pėr tė cilėn dikush duhet tė mbajė pėrgjegjėsi. Skenat e djeshme nė rrugėt e Prishtinės pėr ne qytetarėt e Kosovės ishin diēka dĆ©jĆ -vu! Ne i kemi parė ato nė vitin 1981, nė vitin 1989, nė vitin 1998, por se do t‘i shohim edhe nė Kosovėn e pas vitit 1999, pėr mė tepėr nė vitin 2007, nuk na e ka marrė mendja!
Nė ēdo vend demokratik tė botės, pėr humbjen e dhunshme tė jetės sė qytetarėve dikush duhet tė mbajė pėrgjegjėsi. Dikush duhet tė pėrgjigjet pėr kėtė dhe duhet tė pėrgjigjen ata qė kanė urdhėruar pėrdorimin e dhunės brutale me gaz lotsjellės, me shkopinj gome e mjete tė tjera dhune si plumba gome e plastike, tė ndaluara me konventat ndėrkombėtare, ndaj protestuesve duarthatė. Tentimi qė faji pėr
shkallėzimin e dhunės nė protestėn e sė shtunės t‘u hidhet demonstruesve ėshtė njė blof dhe asgjė tjetėr. Kurse akuza se gjoja protestuesit donin tė hynin me forcė nė institucione s‘mund tė quhet ndryshe, pos gėnjeshtėr. Kam qenė dėshmitar i ngjarjes dhe kam parė me sytė e mi se si organizatorėt e protestės dhe mbėshtetėsit e tyre tentuan vetėm tė parakalojnė pranė ndėrtesės sė Kuvendit dhe tė Qeverisė e jo edhe tė hyjnė nė to, gjė qė s‘ishte nė programin e protestės dhe qė, tekefundit, s‘do tė kishte kurrfarė logjike.
Pushtetmbajtėsit e sotėm tė Kosovės po sillen njėsoj si ata tė dikurshmit: tentojnė tė venė monopol mbi tė vėrtetėn dhe ta manipulojnė opinionin. Atė qė ndodhi mė 10 shkurt 2007 nė Prishtinė, kur rruga kryesore e kryeqytetit tė Kosovės, qė mban emrin "Nėnė Tereza", u la me gjak e me lot, e shoh si njė pėrpjekje e goditje pėr t‘ua mbyllur gojėn tė gjithė atyre qė mendojnė ndryshe nga establishmenti aktual politik. Nuk mund tė
mos shfaq me kėtė rast mospajtimin tim me deklaratat e pamatura tė zėdhėnėses sė qeverisė sė Kosovės, lidhur me ngjarjen dhe me qėndrimin e disa mediave tona, tė cilat, nė anketat e tyre me qytetarė, anketojnė si "qytetarė tė zakonshėm" kryetarė partie dhe deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, ose sejmenė qė u venė pas atyre, siē ndodhi nė emisionin e mbrėmshėm tė lajmeve tė RTV 21. ______________________________ A DUHEJ TĖ NDODHTE 10 SHKURTI, ASHTU SI NDODHI? Shkruan: Bedri ISLAMI, shkrimtar-publicist Mė 15.02.2007 _____________________________ Dilema e 10 shkurtit : pėr tė gjallėt ka ende kohė Si u bė e ditur, shefi i Unmik-ut nė Kosovė, pak ditė pas pėrgjakjes sė demonstratės sė 10 shkurtit 2007, bėri njė akt, i cili, ka nė veten e tij disa gjėra thelbėsore : ai kėrkoi dorėheqjen e komisarit tė policisė sė kėsaj organizate. Pėr herė tė parė nė Kosovė, nė tetė vitet e fundit ndodh njė gjė e tillė. As pas demonstratave tė njohura tė marsit tė vitit 2004, nė tė cilėn u derdh shumė mė tepėr gjak, i cili ende nuk dihet se nga kush u derdh, nuk u kėrkuan masa tė tilla radikale. Kjo kėrkesė e shefit unmikas pasoi dorėheqjen e
ministrit tė punėve tė brendshme tė Kosovės, ēka do tė thotė se dy nga zyrtarėt mė tė lartė tė sotėm nė Kosovė pėr ēėshtjet e sigurisė, ose janė larguar ose u bėhet thirrje pėr tu larguar. Pėrse ndodh tani kjo? Cila ėshtė e vėrteta rreth asaj qė ndodhi mes demonstruesve tė 10 shkurtit dhe policisė sė Unmikut? Pėrse kėrkohet tani ky distancim nga drejtuesi kryesor i policisė? Ėshtė vetėm njė akt moral apo edhe diēka tjetėr? kemi tė bėjmė thjesht me kėrkesėn e shefit tė njė organizate apo ėshtė mė shumė se kaq? Si ėshtė e mundur tė ndodhė kur zėdhėnėsja e qeverisė deklaron buzėgaz se gjaku qė u derdh nuk ėshtė tejkalim i kompetencave tė policisė dhe kėrkesės pėr dorėheqje tė shefit tė kėsaj policie? A ishte e qėllimshme apo thjeshtė njė rastėsi vendosja pėrballė demonstruesve e policisė ukrahinase apo polake, e xhandarmarisė italiane dhe ajo qė ndodhi? Vėrtet policia e Unmikut dhe bashkė me tė edhe policia
e Kosovės, nuk bėnė asgjė tjetėr veēse mbrojtėn institucionet nga njerėzit qė kėrkonin tė futeshin brenda? Atėherė pėrse nuk shpėrblehen ata , por u kėrkohet dorėheqja e pėr mė tepėr ka heshtur zelli i lavderimit tė ditėve tė para qė policia, zedhėnėsja e qeverisė dhe soj e sorollop tjetėr bėnė pėr ndėrhyrjen efikase tė forcave tė rendit dhe tė sigurisė? A erdhi vėrtet nga jashtė Kosovės llava e demonstratės apo u gatua aty, mes Prishtinės, nė selitė e qeverisė dhe tė partive, nga heshtja qeveritare e partiake, nga lėnia e gjithshkaje nė dorėn e rjedhės sė fatit? A dinte Grupi i Unitetit se do tė kishte njė demonstratė me 10 shkurt dhe pėrse nuk u pėrpoqėn tė bisedonin me njerėzit, mos vallė ndonjėri prej atyre qė ėshtė aty, pėr shkak tė lidhjeve tė vjetra, e dinte se kjo demonstratė do tė shtypej dhunshėm, si shembull pėr tė mos patur tė tjera? Nė fund tė fundit, ajo qė ėshtė mė thelbėsorja : a ishte gjithshka e pėrgatitur nga ana e policisė apo ishte thjeshtė njė rastėsi
qė u vranė dy djem e burra tė rinj? Vrullli i deklarimeve pompoze po bie dalngadalė, zelli pėr tė dėshmuar tek ndėrkombėtarėt se jemi " modernė" po shuhet, dalngadalė po rifillojnė paskenat polike dhe llogaritė pėr pėrfitime nė skenėn e lojės, frazat e pėrgjithshme, thirrjet nė emėr tė atdhedashurisė po pėrpiqen tė mbulojnė shėmtinė e asaj qė ndodhi. Gjithkush e ka ditur se, nė se do tė kishte demonstrata nė Kosovė, do tė kishte edhe dhunė. Kjo ka qenė mė se e qartė pėr tė gjithė. Kėtė e bėri tė qartė shefi i madh i Natos, kur paralajmėroi se nė rast trazirash forcat e sigurisė nė Kosovė janė tė pėrgatitura mė sė miri dhe do tė ndėrhyjnė bindshėm, kėtė e bėri tė njohur shefi i Kfor/it nė Kosovė, i cili po ashtu pėrsėriti tė njėjtėn temė, kėtė e pėrsėritėn tė gjithė ushtarakėt qė kishin lidhje me Kosovėn. Edhe shefi i Policisė sė Kosovės e bėri
tė ditur kėtė. Gjithshka ishte e paragjykuar dhe kjo e kishte njė lidhje. Cila ishte lidhja? Paralajmėri bėhej nė prag tė ardhjes sė Pakos sė Ahtisaarit. Pra pritej se kjo pako do tė sillte dėshpėrim, pakėnaqėsi, turbullirė tė mendimit e tė veprimit, pritej se do tė kishte revoltė. Sepse pakoja nuk kishte shumė nga premtimet qė ishin bėrė, nuk kishte thelbėsoren, tė drejtėn e qartė, pa ekuivok, pėr tė pasur shtetin e Kosovės, pavarėsinė e kėtij shteti. Luhatja mes frazave, mjegulla e hedhur, zbrastėsia mes rrjeshtave, krijimi i hapėsirave dyshuese, e ardhmja e paqartė - do tė krijonte, si e krijoi, terrenin e revoltės. Mendimi naiv, foshnjarak, do tė thoja edhe tepėr udbash se" Serbia nuk e pranon kėtė pako, pra ėshtė e mirė pėr ne, dhe nuk po e pranojnė nė Kosovė vetėm ata qė janė pėr Serbinė ose bėjnė punėn e saj" nuk mund tė shuante revoltėn qė
dihej se po vinte. Nuk mund ta shuante pėr dy gjėra themelore, e para thelbėsore dhe e dyta vizuale : thelbėsore se mospranimi i Serbisė ka tė bėjė me faktin se ata e duan Kosovėn, si e kishin, krejtėsisht tė veten, pronė, ku mund tė ushtrojnė dhunė, ku mund tė vrasin, ku tė jenė zotėr dhe shqiptarėt robėr: Ndėrsa shqiptarėt qė nuk e duan kėtė pako e bėjnė atė se nuk duan asgjė, absolutisht asgjė e Kosovės tė mbetet nėn Serbi, nuk duan qė vendi i tyre tė copėtohet, pėrmes decentralizimit, nuk duan qė Beogradi tė ketė duart e tij mbi Prishtinėn, nuk duan qė tė jenė njė vend i ndarė dhe pa njė tė ardhme tė qartė, nuk duan qė as pas tetė viteve tė jenė pėrsėri njė domen i kujtdo, qoftė edhe i Bashkimit Europian, duan tė vetqeverisin, tė vetjetojnė, tė vetvendosin. Ku ėshtė krimi kėtu? Sė dyti, vizuale, sepse shumėkujt i kujtohet fare mirė se edhe pas demonstratave tė tjera tė ndodhura nė Kosovė, gjithnjė janė
anatemuar demonstruesit, mjerisht me tė njėjtin fjalor qė pėrdoret edhe tani, mjerisht pėrsėri nga qarqet drejtuese, mjerisht pėrsėri duke e gjetur armikun jashtė Kosovės. Aso kohe ishte dikur njė spikere Tv qė e quanin pėrbuzshėm hajrije spikerica, ndėrsa tani kėtė " hajrijellėk" e kanė zėnė zėdhėnėsit. Besoj se edhe demonstruesit e 10 shkurtit e kanė ditur se do tė ketė dhunė mbi to, por nuk e kanė besuar se kjo dhunė do tė shkonte deri tek pėrgjakja. Le ta lėmė mėnjanė nė se kanė ose jo tė drejtė ata mbi qėndrimin e tyre ndaj Pakos sė Ahtisaarit. Tė drejtėn pėr tė demonstruar ata e kanė. Mbi bazėn e kėsaj tė drejte demonstruan matanė urės sė Ibrit jo pak serbė, mes tyre edhe tė armatosur. Policia nuk ndėrhyri,nuk bėri keq. Sepse serbėt kanė dashur pikėrisht ndėrhyrjen e tyre, pėr tė pasur derdhje gjaku, e pėr tė akuzuar bashkėsinė ndėrkombėtare se u derdh gjaku serb. Duke parė kėtė qėndrim policor, le tė
themi tė drejtė ndaj serbėve, lehtėsisht mund tė jetė menduar se i njėjti qėndrim do tė mbahej edhe ndaj demonstrimit tė shqiptarėve. Kjo nuk ndodhi, sepse policia unmikase ishte pėrgatitur pėr kėtė, njėlloj edhe nė se demonstruesit do tė ishin ulur nė mes tė sheshit tė Prishtinės dhe tė kėndonte kėngė majėkrahut. Ajo ishte e pėrgatitur pėr njė qėndrim tė tillė dhe vendosi pėrballė shqiptarėve ukrahinasit policė, xhandarėt italianė apo polakė. Ajo ndėrhyri pėr tri gjėra themelore : sė pari, sepse e dinte, apo mė saktė shefat urdhėrues e dinin se pakoja e Ahtisaarit do tė sillte zhgėnjim; sė dyti, pėr ti dhėnė fund nė njė ditė dhunuese tė gjitha protestave tė ardhshme, sepse jo tė gjitha gjėrat do tė marrin atė kahje pėr tė cilėn janė entuziastė disa nė Grupin e Unitetit, dhe sė treti, nė njė farė mėnyre pėr " tu shpaguar" pėr ngjarjet e marsit tė vitit 2004, kur tė papėrgatitur si ishin, nuk e ditėn se ku do tė futeshin. Policia e ka ditur se do tė kishte demonstratė, e ka ditur se do tė ndrhynte fort, e ka ditur se duhej qėlluar, pėr kėtė ishin marrė plumbat me vete, e ka ditur se duhej pėrdorur dhuna, pėr kėtė ishin shkopijtė dhe bombat gazsjellės, skafandrat etj. Ndoshta, dhe kjo duhet sqaruar, e ka ditur se edhe duhet goditur mė shumė se zakonisht. Mjerueshėm, kjo e fundit, solli derdhjen e gjakut. Solli jo vetėm kaq, por edhe humbjen e besimit se gjėrat do tė marrin njė kahje mė tė mirė. Me 10 shkurt u ngritėn shumė pyetje; mė themelorja prej tyre ėshtė nė se do tė ketė ose jo Kosova shtetin e saj. Jam krejt i bindur se strukturat e qeverisė e mes tyre edhe zoti Agim Ēeku, nuk e kanė ditur se do tė kishte njė ndėrhyrje tė tillė, mjerisht tepėr tė ashpėr dhe gjakrrjedhėse tė policisė. Hutia dhe dhimbja pėr atė qė ndodhi, krejt e papritur pėr tė, ndjehej nė krejt qėndrimin e zotit Ēeku. Nuk e kanė
ditur sepse nuk i kanė pyetur dhe as nuk do i pyesin edhe nė tė ardhmen. Sepse nė Kosovė, si nuk mund tė ndodhė askund tjetėr, edhe tetė vite pas luftės, ku nuk ishim humbės dhe pėr gjakun qė ėshtė derdhur askush nuk ka kėrkuar ndjesė, janė dy shtete brenda asnjė shtetit, janė dy qeveri brenda askundshtetit, janė dy parlamente, njėri qė pėrbėhet nga deputetet e pozitės ,opozitės,minoriteteve dhe tjetri qė nuk pėrbėhet prej askujt, por qė ka forcėn e miratimit ose jo tė ligjit, tė zbatimit ose jo tė ligjit, tė forcės apo tė marrjes sė vendimit sipas qejfit. Nėse kjo parashikohet edhe mė tej nė pakon e Ahtisaarit, kėsaj rradhe pėrmes Europės, mendoj se ėshtė bėrė ca si shumė, mendoj se nė Kosovė po eksperimentohet me gabimet e fajet e ndėrkombėtarėve, po kthehet Kosova nė njė fushė eksperimenti, deri sa tė gjendet njė zgjidhje. Dhe pėrderi sa nuk ėshtė gjetur njė zgjidhje, natyrisht do tė ketė demonstrues, e po
ashtu natyrisht, do tė ketė edhe dhunė mbi to. Sepse nė shtetin e askujt dhe tė askundit mund tė bėhet gjihshka. A duhej tė ndodhte 10 shkurti, ashtu si ndodhi? Nėse nuk duhej tė ndodhte, atėherė ku ishin liderėt, tė paktėn ata qė janė nė Grupin e unitetit? Pėr deri sa demonstrata nuk dotė bėhej si nė marsin e vitit 1981, e befasishme, por ishte kronikė e njė demonstrate tė paralajmėruar, pėrse nuk shkuan tek njerėzit, pėrse nuk dolėn nė ekranet TV dhe nė gazeta, pėrse nuk u vunė pėrballė tė asaj qė e quajtėn " mashtrimi i Albin Kurtit". Vallė pėr njė Albin Kurti u derdh gjaku i dy njerėzve dhe i atyre qė janė ende tė plagosur? Vallė kaq naivė janė njerėzit nė Kosovė, sidomos tė rinjtė, saqė mund tė mashtrohen lehtėsisht nga njė lider, pas sė cilit qėndrojnė tė fshehura partiza dhe struktura tė ditura e tė pashpallura?
Tė rinjtė mendojnė se kjo ėshtė koha e tyre pėr tė bėrė diēka pėr Kosovėn, ata mendojnė se njerėzit qė po pasurohen kaq lehtėsisht, qė po e nėpėrkėmbin dinjitetin e luftės, qė po merren me njėri tjetrin dhe pak ose aspak me hallet e Kosovės, qė po ndėrtojnė vila dhe rrėmbejnė tendera, qė kanė hyrė nė qeveri e janė bėrė ministra pėr tė shtrydhur Kosovėn e jo pėr tė bėrė Kosovėn, edhe mund ta sakrifikojnė idealin e shokėve tė luftės, pavarėsisht betimeve e rrahjeve tė gjoksit. Mendimi i tė rinjve mund tė jetė i gabuar, mirėpo askush mė mirė se liderėt nuk mund tė ju a sqaronte kėtė. Dhe liderėt nuk mund ta bėjnė kėtė duke fluturuar majave tė Kosovės, pėr tė ikur larg prishtinės, si ndodhi me 10 shkurt, por duke zbritur nga majat e duke shkuar tek njerėzit. Duket pak populiste kjo e fundit, mirėpo kėtė deshėm ta bėnin pas derdhjes sė gjakut. Pėr tė rėnėt ishte tepėr vonė, pėr tė gjallėt le tė shpresojmė se ka ende kohė. __________________________________________________ ME 10 SHKURT 2007, NĖ PRISHTINĖ, SHESHI SKĖNDERBE U RINJOM ME GJAKUN E FRESKĖT SHQIPTAR! Shkruan: Sejdi VESELI Prishtinė, me 15 shkurt 2007 Protesta gjithė popullore dhe paqėsore e organizuar dhe e drejtuar nga Lėvizja Vetėvendosje, me 10 shkurt 2007, tronditi jo vetėm trojet shqiptare, por edhe kancelaritė e Evropės Njerkė... Kjo protestė ishte paralajmėruar dy javė mė parė. Ndėrsa, qėllimi i saj ishte shumė i qartė dhe shumė i drejtė, tė demonstrohet kundėr Grupit tė Unitetit (lexo: kundėr atyre qė po tregtojnė me interesat e ligjshme tė popullit shqiptar), kundėr “Pakos” se Atisarit, kundėr bisedimeve me Serbinė dhe nė kėrkim tė sė drejtės universale pėr vetėvendosje. Se sa ėshtė e dėmshme kjo farė “pakete”, nuk e shohė tė arsyeshme tė merrem, ngase kėtė e kanė pasqyruar nė detale, shumė analistė tanė tė
njohur nė analizat e tyre dhe shumica e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, me diskutimet nė seancėn e fundit tė tij. Fillimisht kjo protestė e mė shumė se 20.000 shqiptarėve, tė tė gjitha moshave dhe gjinive, ishte diēka shumė madhėshtore. Vėrtetė, edhe marshimi i protestuesve ishte shumė paqėsor. Por ndodhi ajo e pa pritura. Pėrballė Pėrmendores sė Kryetrimit tonė Legjendar-Skėnderbeu, tė pa besėt e armatosur deri nė dhembė u kishin nxėnė pritė demonstruesve, pėrkundėr deklaratave tė tyre se nuk do ta pengonin kėtė manifestim paqėsor. Pėrballė kolonės sė demonstruesve paqėsor mercenarėt e uniformuar si ruajtės tė rendit, prisnin vetėm njė shkak pėr t’u vėrsulur.
Nė momentin kur demonstruesit filluan tė largonin barrierat metalike, tė vendosura nė rrugėn “Nenė Tereza”, si egėrsirat u sulėn mbi kolonėn paqėsore. Sa hapė e mbyllė sytė, sheshet e Prishtinės, nė prag tė tetė vjetorit tė pėrfundimit me sukses, tė luftės heroike ēlirimtare u ri mbuluan nga tymi dhe flaka e mjeteve paralizuese nervore dhe u ri njomen me gjakun e dhjetėra demonstruesve dhe tė dy Dėshmorėve tė Lirisė, Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Nė lidhje me kėtė protestė paqėsore dhe tė arsyeshme tė shqiptarėve, porsa ta hapėsh shtypin ditor apo kanalet e mjeteve elektronike tė informimit, ballafaqohesh me shumė deklarata dhe komente tė autorėve tė ndryshėm, si tė atyre vendor ashtu dhe atyre tė jashtėm. Me kėtė rast nuk dua tė ndalem nė ato
deklarata tė thurura nė gjendje tė panikut nga disa pėrfaqėsues tė “pushtetit” dhe tė (a)politikės vendore, jo nga dhembja qė ndiejnė pėr gjakun e derdhur dhe pėr dy dėshmorėt, por nga frika pėr karrierėn e tyre(tė turpshme), as nė ato tė cilat i pasojnė kėto tė parat, qė bėhen nga disa pėrfaqėsues tė atyre tė shteteve tė cilėt pėrbėjnė Grupin e Kontaktit, ashtu dhe tė atyre tė cilėt qojnė selame nga jashtė, ngase edhe qėllimi i tyre ėshtė shumė transparent, thjesht nė shėrbim tė mashtrimit tė shqiptarėve. “Pushtetarėt” dhe (a)politikanėt vendor pėrpėlitėn (sė koti)pėr t’u shfajėsuar pėr tradhtinė e tyre ndaj verdiktit tė votės sė popullit, pėr ēka i patėn premtuar se do t’i prijnė me vendosmėri, drejt rrugės sė sigurt pėr realizimin e aspiratave tė tij shekullore, pėr tė jetuar i lirė dhe me dinjitet nė vendin e vet. Ndėrsa, ndėrkombėtarėt pėr tė arsyetuar politikėn e tyre dyfytyrėshe, tė njėanshme, nė
dėm tė shumicės shqiptare dhe burokracinė e skajshme tė administratės tė drejtuar prej tyre. Siē ėshtė edhe e njohur, pafytyrėsia e atyre qė shkelin mbi votėn e popullit dhe gjakun e dėshmorėve nuk njeh kufi. Nė pėrpjekjet e tyre (tė kota) pėr t’u shfajėsuar nga pėrgjegjėsia pėr atė qė ndodhi, si “pushtetarėt” ashtu dhe liderėt (a)politik, po i shfrytėzojnė edhe gjoja ngushėllimet e tyre nė familjet e dėshmorėve pėr tė lansuar akuza tė rafinuara ndaj organizatorėve dhe drejtuesve tė protestės, si p.sh. “ nxitėsit e dhunės dhe urdhėruesit e vrasjeve”, duhet tė identifikohen dhe tė nxirren para drejtėsisė... Kjo tendencė e “pushtetarėve” dhe e liderėve (a)politik pėr t’u shfajėsuar nga pėrgjegjėsia, si pėr veten ashtu dhe pėr institucionet e partitė e drejtuara prej tyre, pėr terrorin brutal qė u ushtrua ndaj demonstruesve paqėsor dhe pėr pasojat
tragjike tė tij, po kufizohet me pafytyrėsinė e skajshme tė tyre. Sa qė, nė kėtė drejtim i doli rend edhe njėfarė Ulpiana Lamės, qė tė deklarohet zyrtarisht para mjeteve tė komunikimit masiv, me plotė urrejtje ndaj organizuesve tė kėsaj demonstrate paqėsore dhe fjalė miradije pėr veprimet brutale tė policisė. Duhet theksuar, se pėr fjalorin plotė urrejtje histerike tė kėsaj tė pėrkėdhelure tė Kabinetit Qeveritar, ndaj organizatorėve dhe drejtuesve tė kėsaj demonstrate paqėsore (nė ballė tė cilės ishte edhe Simboli i rezistencės, Bacė Adem Demaēi), do tė ja kishte pėr lakmi edhe serbomadhja dhe antishqiptarja e tėrbuar, Sandra Rashkoviq-Iviq. Ėshtė e natyrshme qė t’u thuhet troē kėtyre zotėrinjve, se tendencat e tyre pėr t’u shfajėsuar, do tė mirėpriten vetėm nga kolegėt bashkėfajtor dhe servilet e tyre, ndėrsa nga populli i pėrgjakur kurrė! Duke i dėgjuar dhe lexuar komentet e disa penave tė shitura, tė cilėt pasuan pas kėsaj proteste, qytetarit tė ndėrgjegjshėm do t’i ngjallen kujtimet e hidhura nga 20 vitet e fundit tė shekullit tė kaluar. Ngase pėrmbajtja e tyre nė tėrėsi, si dhe kėrkesat qė dalin prej tyre pėr njė diferencim (politik), me shumėēka ngjasojnė me reagimet e atėhershme tė Beogradit zyrtar dhe tė zyrtarėve vendor, servil dhe sahanlėpirės tė tij. Mjafton qė tė analizohen edhe pėrciptazi komentet e kėtyre letėrnxirėsve, tė cilėt janė tė dresuar qė nė raport me pushtetarėt, tė luajnė rrolin e “mizės sė kalit” dhe tė konstatohet lehte e drejt, se kėto tė tanishmet, nė krahasim me tė atėhershmet janė pakėz mė tė rafinuara, por pėr nga pėrmbajtja nuk dallojnė me ato tė vitit 1981. Realisht, prej kėtyre mjeranave as qė mund tė pritet diēka mė mirė, ngase po tė njėjtit edhe themeluesit e Famėmadhes UĒK, Komandantėt legjendar Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin i quanin bashkėpunėtor tė UDB-sė, pra tradhtar. Fatmirėsisht, numri i kėtyre mjeranėve tė cilėt ia kanė shitur shpirtin djallit ėshtė i vogėl. Ata janė tė njohur pėr popullin, si pena tė financuara nga burime tė dyshimta. Ata, nė komentet e tyre plotė mllef, kėrcėnime dhe disfatizėm, si organizatorėt ashtu dhe tė gjithė ata qė morėn pjesė nė kėtė protestė, pa hezitimin mė tė vogėl i quajnė dorė e zgjatur e Beogradit. Pėrkundėr tė gjithave, mė 10 shkurt 2007 pėrfundojė turpshėm njė politikė, bashkė me autorėt e saj, tė cilėt e mbarėsuan atė nė Ramboulet tė Francės, nė gjysmėn e parė tė vitit 1999. Para ngjarjeve tė kėsaj date, ishte shansi i vetėm dhe i fundit pėr tė reflektuar drejt, mirė dhe pėrfundimisht, si politika ndėrkombėtare, ashtu dhe ajo servilja e saj vendore. Por, pėr sa u pa nga veprimet e aktorėve tė saj, para dhe pas protestave, tė as njėra palė nuk u vėrejten dhe nuk vėrehen shenja tė gatishmėrisė pėr tė reflektuar. Preferojnė tė vazhdojnė me avazin e vjetėr. Dėshmia mė e mirė pėr kėtė janė: denoncimi, fajėsimi dhe arrestimi i organizatorėve dhe pjesėmarrėsve tė protestės. Pėrveē kėrkesave sa pėr sy dhe faqe pėr zbulimin e vrasėsve, nga ana e nuk po bėhet asgjė konkrete pėr evidentimin dhe eliminimin e shkaqeve reale tė cilat sollėn deri te kjo protestė gjithė popullore. Nė fund
parashtrohet pyetja: A thua, mos nuk ėshtė e njohur pėr tė gjithė kėta ekspert ndėrkombėtar me pėrvojė pėr ndėrtimin e “demokracive” dhe pėr tė dresuarit e tyre tė dėgjueshėm vendor: -se pa eliminimin e shkaqeve nuk mund tė eliminohen vatrat e krizave, thjeshtė nuk mund tė shkohet pėrpara; -se kur kėrkohen vetėm pasojat e jo shkaktarėt, mjegulla e luan rolin mė sė miri. Pėrgjigjen e merituar nė kėtė pyetje do ta jap populli! _______________________________ IDENTITETI SHQIPTAR I ISMAIL KADARESĖ! Shkruan: Sadri FETIU, Punėtor shkencor nė Institutin Albanologjik Mė 15.02.2007, Prishtinė E lexova me shumė kujdes kėtė intervistė tė shkrimtarit tonė, Ismail Kadare. Nuk pata asnjė dilemė se Ismaili e meritonte njė qortim publik. Por, dilema qė mė mundoj bukur shumė ishte se si t’ia filloj kėtij shkrimi. Tė them se Ismaili i sheh punėt gabimisht, sepse ato i shikon nga Parisi, mbase nga ndonjėra nga platfomat mė tė larta tė Kullės sė Ajfelit!? Tė them se Ismaili, edhe pse ėshtė larg, punėt i sheh shpirtėrisht, sepse si psikologji nuk dallohet fare nga shumica e shqiptarėve, tė cilėt vetėdijėn e tyre e kanė krijuar nėn presionin e fortė tė ndjenjės sė inferioritetit, qė ėshtė pasojė historike e shekujve tė robėrisė sė popullit tonė?! Megjithatė, mė nė fund, mbizotėroi pėrbėrėsi i dytė i dilemės sime. Edhe Ismail Kadare
rezonon si shumica e shqiptarėve, fukara e tė shtypur gjatė shekujve. Edhe ai nuk e ka mposhtur ndjenjėn e inferioritetit, e mbase kjo ndjenjė, duke jetuar nė metropolin evropian, i ėshtė shtuar edhe mė shumė. Si shqiptar edhe ai ėshtė i kėnaqur qė ka mbetur gjallė dhe e ka diku njė strehė ku mund tė jetė i qetė dhe njė vend tė vockėl ku mund ta ngrohin rrezet e diellit. Edhe Ismaili, si shumica e shqiptarėve kėnaqet me zgjidhjet gjysmake tė pozitės sė tyre, sepse ėshtė i bindur se tė mėdhenjtė (tė fortit e kėsaj bote) e kanė nė dorė fatin tonė. Edhe ai, pra, si tė gjithė tė tjerėt, mendon se ne duhet ta pranojmė atė qė “bėjnė rahmet” tė na japin tė tjerėt mė tė fortė se ne, e jo atė qė na takon si tė gjithė popujve tė kėsaj bote. Nė thelb, siē del nga intervista e tij: Ismail Kadareja, edhe si krijues i madh me identitet tė plotė shqiptar, pajtohet me pabarazinė. Do ta them me gojėn plotė se kjo u ka hije tė gjithė shqiptarėve tė zakonshėm,
po jo edhe shkrimtarit kombėtar, Ismail Kadaresė! Ky reagim do tė mund tė pėrfundonte edhe me kaq, por mė duhet tė vazhdoj edhe pak pėr ta konkretizuar ndonjė ēėshtje, sepse ne si shqiptarė qė jemi, me identitet tė plotė kombėtar, na ndodhė qė mos t’i marrim vesh edhe ato qė janė tė qarta si drita e diellit. Nuk do ta lodh shumė lexuesin e nderuar, por do tė ndalem nė fillim vetėm te titulli i intervistės sė Ismail Kadaresė. Tė gjithė ata qė e kanė lexuar me kujdes “Dokumentin e Ahtisarit” kanė pasur mundėsi ta shohin se aty nuk bėhet fjalė fare pėr shtet. Nuk e dimė, ku e gjeti Ismaili ynė, hiē mė pak sesa “shtetin e dytė shqiptar”?! Nė dokument flitet pėr Kosovėn - shoqėri multietnike (?!), qė, nė tė shumtėn, mund tė quhet edhe regjion i kontrolluar drejtpėrdrejt nga Bashkėsia Evropiane (organizmat ndėrkombėtarė) nė partneritet me Serbinė. Edhe nė qoftė se ky regjion merr konturat e njė shteti, ai shtet, nė
bazė tė “pakosė” sė Ahtisarit, nuk do tė ishte shteti i dytė shqiptar, po njė kreaturė shtetėrore jofunksionale serbo – shqiptare, ose, nė rastin mė tė mirė, shqiptaro-serbe. Nė themelet e kėtij shteti do tė ishte pabarazia, ortakėria joproporcionale midis pesėpėrqindėshit tė serbėve dhe nėntėdhjetėpėrqindėshit tė shqiptarėve. “Shteti i Ahtisarit” e bėn popull shtetformues minoritetin serb, kurse i pėrjashton minoritetet e tjera. Ky “shtet”, ta theksoj pėrsėri qė nuk ėshtė shqiptar, siē pohon Kadareja, duhet te veprojė me konsensus tė plotė midis shqiptarėve tė Kosovės dhe Serbisė, meqė dihet fare mirė se komunat serbe do tė jenė nė lidhje vertikale me shtetin amė dhe ky shtet ėshtė partner i plotė nė marrėveshjen e Ahtisarit. Pėr arsyet e shumta pse “pakoja” e Ahtisarit ėshtė e papranueshme pėr shqiptarėt e Kosovės kam shkruar para disa ditėsh edhe nė gazetėn tuaj, prandaj kėsaj radhe do tė ndalem vetėm edhe pėr njė ēėshtje. Kosova edhe si
e tillė multietnike, pra, si shtet serbo-shqiptar, nuk do tė jetė as e lirė as e pavarur, sepse nuk ka tė drejtė tė bashkohet me shtete e as me territoret e shteteve tė tjera, nuk e gėzon tė drejtėn e vetėvendosjes. Kjo pozitė e saj ėshtė krejt e ngjashme me atė qė e kishte nė Federatėn jugosllave, nė bazė tė Kushtetutės sė 1974, kur gėzonte vetėqeverisje tė plotė brenda territorit tė saj, por nuk e kishte tė drejtėn e shkėputjes siē e kishin republikat e atėhershme tė Jugosllavisė, qė sot janė bėrė shtete tė pavarura. Thėnė shkurt: Pakoja e Ahtisarit korrespondon nė mėnyrė tė plotė me qėndrimin e Serbisė “mė pak se pavarėsi, mė shumė se autonomi”. Pra, ky ėshtė shkaku pse proteston nė mėnyrė tė qetė e dinjitoze “Vetėvendosja”. Ky ėshtė shkaku pse policia ndėrkombėtare e UNMIK-ut, ashtu si dikur policia jugosllave, do ta shuajė vullnetin politik tė popullit qė do tė jetė i lirė dhe i barabartė me tė tjerėt, prandaj mizorisht i torturon djemtė mė tė mirė tė
Kosovės. Albin Kurti me shokė i takon tashmė brezit qė e ka mposhtur ndjenjėn e inferioritetit dhe tė servilizmit ndaj tė mėdhenjve. Ata si njerėz plotėsisht tė lirė dhe tė barabartė me sivėllėzėrit e tyre kudo nė Evropė dhe nė botė, janė pak sot, por nesėr do tė bėhen mė shumė, sepse nė anėn e tyre ėshtė e drejta. Ata janė njerėz tė ri me ide tė reja dhe si tė tillė kanė identitet tė plotė evropian, e nuk do tė kėnaqėn me atė qė “bėjnė rahmet” t’iu japin tė tjerėt, prandaj nuk do ta pranojnė kurrė tė padrejtėn dhe pabarazinė. Zoti Ismail Kadare qė e merr nė mbrojtje tė plotė Grupin e ashtuquajtur tė Unitetit qė, duke i pranuar negociatat me Serbinė, ka qenė i detyruar tė bėjė koncesione tė pariparueshme edhe nė tė ardhmėn nė dėm tė ēėshtjes sonė kombėtare, qė u thotė shqiptarėve tė Kosovės tė heshtin dhe pranojnė minimumin e tė drejtave, nė thelb tė pajtohen me pabarazinė, e dėshmon oportunitetin e plotė tė njė politikani tė vogėl, ēfarė ka
plotė Ministria e Punėve tė Jashtme e Qeverisė sė Sali Berishės. Ai nuk mund tė jetė krijues me identitet evropian, me vizion largpamės ēfarė kanė qenė rilindėsit tanė tė mėdhenj, evropianėt tanė tė vėrtetė, qė synonin demokracinė perėndimore: Naimi, De Rada, Samiu, Vaso Pashė Shkodrani etj., tė cilėt nė shekullin e errėsirės sė prapambetjes dhe tė analfabetizmit tė shqiptarėve i bėnė projeksionet e njė shteti shqiptar, tė Shqipėrisė sė Vėrtetė, qė do tė vepronte me dinjitet tė plotė nė Evropėn moderne tė shekujve qė do tė vijnė. Ismail, i dashur, mos harro atė lutjen qė njė koleg i yti i menēur e pati thėnė dikur: “O Zot, mbyllna gojėn qė tė mos flasim kur nuk kemi asgjė tė dobishme pėr tė thėnė!” _____________________________________________ HISTORIA E DYSHIMIT! Shkruan: Shefket BRAJSHORI Mė 15 shkurt 2007 - Shqiptarėt ndėrtuan dhe fituan liri pėr shtete tė huaja, por kurrė nuk dijtėn me ndėrtuar dhe ruajtė shtetin-gjeografinė e tyre. - Shqiptarėt provuan tė janė mit i sė shkuarės sė vet historike, por gjithnjė pėrfunduan si njė mit i arhivave dhe historisė sė popujve pėr rreth, kėshtu u rrezikuan edhe si popull, e edhe si gjeografi shqiptare. - Shqiptarėt gjithnjė kanė ditur tė luftojnė, por kurrė nuk dijtėn tė ndėrtojnė lirinė e tyre, prandaj jetėn pafundsishtė e kanė luftė. Kur njė far Beqir Germenja, ushtarak, provoi njė komplot ushtarak kundėr Ismajl Qemajlit, derisa ky i fundit provonte tė jetėsonte shtetin e pavarur shqiptarė, kur nė tė njejtėn kohė Esat Toptani ishte ministėr i brendshėm i qeverisė sė I. Qemajlit, kurse mė vonė provoj tė bėj qeverinė tjetėr tė Durrėsit, e ndarė dhe karrshi nga ajo e Vlorės, kur I.Qemajli shikonte tė drejtoj shtetin e ri shqiptarė nė linjėn Bullgari-Istambull, atėher kur as Vilhem Vidi nuk arriti tė i<naguroj> denjėsishtė shtetin e parė shqiptarė, i ashtuquajturi Komisioni i Lartė i Kontrollit nga fuqitė e mėdha, detyroi I.Qemajlin tė jap dorėheqje mė 24 janar 1914. I.Qemajli pėr mos ndodh njė luftė qytetare mbrenda
shqiptarėve ia dorėzoi Komisionit tė Lartė tė Kontrollit pushtetin duke supozuar edhe pushtetin e E. Toptanit dhe tė tjerėve. Mirėpo ende askush nuk e din (apo ka veq supozime) pse nė Vlorė arriti I. Boletini e jo Hasan Prishtina, apo pse nė Vlorė nė dukje tė parė u shpallė njė pavarėsi pėr njė shtet tė ri nė Ballkan, por qė me vėshtėrsitė extreme kurrė ai shtet dhe pavarėsija e saj nuk arritėn nė konditat e njė rehatije qytetare, njė lirie tė plotė, pra tė njė shoqėrie dhe tė njė shteti instucionalishtė tė lirė ?! Pse ndodhi kjo, ku, si, qysh dhe cilėt ishin faktorėt vendimtarė qė vazhduan tė veprojnė si <dukuri tradicionale-krahinore, kulturore, fetare e deri te ato ligjore>? Kush"kontribojė" nė ndasitė dhe anomalitė tjera tė organizimit
gjithėshqiptarė, derisa dihet se shqiptarėve nuk iu mungoi dija, heroizmi dhe historia e pasur pėrballė tė gjithave etapave tė formacioneve ekonomiko-shoqėrore, gjegjsishtė tė gjitha etapave tė civilizimit njerėzorė. Dhe si tė tillė, shqiptarėt kanė figura eminente nė arqitekturat mė tė pasura botėrore dhe formėsimin e shteteve tė tyre. Mjafton tė kujtojmė vetėm Mehmet Ali Pashėn ku krijoi shtetin modern egjyptian sipas praktikave dhe teknikave evropiane ku riorganizojė administratėn, ekonomin dhe ushtrinė egjyptiase. Pastaj kemi Marko Bocari dhe Suliotėt tjerė qė i hudhėn themelet e Greqisė me heroizmin e tyre luftarak. Andaj shikuar nga proceset historike, shqiptarėt u vonuan gjithnjė nė ekuivalenten historike pėr mbrojtjen dhe realizimin e idealeve tė veta nacionale-gjeografike. Gjjithnjė hargjuan energjitė dhe bagazhet e veta nacionale nė formėsimin dhe krijimin e shtetėsive
tė tė tjerėve, ku gjithnjė ndihmuan dhe me pas ruajtėn statuset dhe rendin e atyre bashkėsive shoqėrore-politike, duke e vu veten nė pozitėn e tė nėncmuarit dhe nėpėrkemburit deri nė pėrbuzje. Dhe prapė si tė tillė, klasėt e tyre politike asnjiherė nuk u vetdijėsuan, asnjiherė nuk u larguan nga ego-ja personale duke bėrė popullin tė vuhet nė vazhdueshmėri pėrballė vuajtjeve-mundimeve deri edhe nė permasa shfarosje. Kjo ndodhi edhe njiherė me popullin tim. Kjo ndodhi edhe njiherė me <kliken> e tij "politike", e serviluar para tė drejtės historike, por edhe para faktorit dhe <fuqive tė huaja ndėrkombtare>. Kjo ndodhi edhe njiherė nė Token e Kosovės, aty ku gjaku dhe dhuna nuk iu nda nga Dardania Antike e kėtej. Kjo ndodhi edhe njiherė si histori e dhembjes dhe vuajtjes, si histori e dyshimit dhe mashtrimit. Kjo ndodhi
mė 10 shkurt 2007 midis Prishtinės, veq 10 km. larg ish-Ulpianės , qytet i krahinės Dardane. Ndodhi ballė pėr ballė me helmetat e kombinuara nderkombtare dhe ato te serviluara vendore, atyre qė prodhuan dhunė, gjak, vdekje, dhe me djemtė e vajzat e Kosovės, tė mbėshtjellė me idealin dhe sakrificėn pėr tė ruajtė mirėqenjen kombėtare, tė mbėshtjellė me bluzat e bardha dhe shkronjat e mbėshtjellura nė tė vetmin statut: VETVEDOSJE - si sinonim i sė drejtės njerėzore dhe historike e kėsaj toke dhe qielli, e kėtij populli dhe gjeografisė sė tij engjėllore. Kjo ndodhi nga djemtė dhe vajzat e Kosovės- Dardanėn Ilire, aty ku vdekja kafshohet me dhėmbė nė emėr tė sė drejtės dhe lirisė, pėrballė "hienave politike" si eskadrilla tė kombinuara vendore dhe ndėrkombtare nė emėr tė plaqkitjes historike shqiptare. Kjo ndodhi nga marroqėt instucional vendor dhe ata ndėrkombėtar si <Inbrito> (fekondim artificial) i njė perbuzje
egocentriste, pėrballė damarėve tė popullit tė Kosovės, atyre qė nuk kanė emėr dhe mbiemėr, qė nuk kishin moshė e as gjini, atyre qė ushqyen Kosovėn-ish Dardaninė plot dy mijė vjet rrugėtim lirie. "Worst - case scenario "! ...nuk filloi asgjė rasishtė. Ishte njė ditė e pritur nga " worst - case scenario" (skenari i ferrit). Aty ishin armėt bashkė me padronėt e tyre vrasės. Ishin armė tė njohura, ato qė na vranė mbrenda kėtij shekulli dhe pėrtej kėtij shekulli. Armėt i njoha, i ndieja, sepse me ftohen trupin, edhe pse dorėvrasėve gjuhėn nuk ua kuptoja. Ishin armėt e Fuqive tė Mėdha, atyre qė tė vranė ditėn e tė vajtojnė natėn. Aty kishte edhe vrasės vendor mbrenda radhėve tė policisė. Ata ishin tė fshehur mbas helmetave, mbas po crimeve tė njėjta tė bėra kėtu e vite mė larg, po nė arena si kjo e 10
shkurtit, po para shesheve, po para teatrit, po para Syrit tė Lotuar tė Kosovės, pėr vetėm njė pėshtymė pagesė, pėrvetėm 250 euro vrasje. Fatkeqėsishtė janė shqiptarė. Mendohet se kanė nėnėn shqiptare, edhe baben po, edhe pse nuk iu dihet origjina. Eh, mallkim iu qoftė, sepse bėn Kosovėn edhe njiherė me varre, edhe njiherė me lot. "Quo Vadis" ! ...dhe dita u mbyllė. E ftohtė si vet trupi i Kosovės, si vet trupi i shumė tė rrahurve dhe tė pėrbuzurve. E ftohtė si ditėt nė vazhdim, si trupi i Mon Balaj dhe Arbėn Xheladini, dy dhembjet e fundit tė zemrės sė Kosovės qė pushuan sė rrahuri. Ata shkuan atje ku prehet emri i njerėzve tė nderuar tė sakrificės, atyre qė pėrbuzen tė gjallė, por nderohen tė vdekur. Ata shkuan tek pėrsonazhet e Balladės sė pa pėrfunduar tė Kosovės. ....dhe me pas rrugėt u heshtėn. Helmetat ikėn nė labirinthet e podrumeve, ikėn tė lehtėsohen nga samarėt dhe mbrojtėset e tyre, derisa viktimat e tyre ndiqnin kėmba kėmbės jetėn, pėr ta shpėtauar tė paktėn edhe pėr njė ditė mė tej. Ishin shumė. Mė shumė se 87 tė plagosur qė kėrkuan dorėn e mjekimit. Donin tė nxirrnin jashtė helmin e vdekjes, plumbat e dhembjes, vrasjes. Pastaj doli nė skenė daltonizmi politik. Zėvendsoi helmin, plumbat, shkopinjėt. Doli nė skenė ego-ja e "politikanėve" qė shkaktojė dhembje edhe mė tė fortė se plumbat, qė u tregua mė e verbėt se dhuna e ditės. Ata tani po bėhen "heronjėt" e natės. Hienat e natės. Njerėzit e sė keqės, qė vet i votuam, vet i zgjodhėm, dhe vet ata me vetdije na poshtėruan, vet po na vrajnė. Sepse mbrojtėn vrasėsit, e pėshtyen mbi djemtė dhe vajzat me bluza tė bardha, ata qė ndjellin lirinė, paqen, haren. Kėtė e bėn
pėr tė ruajtė kolltuqet e veta dhe pėr tė treguar se janė pingvinat shqiptarė, qė herė ecin nė bishtė e herė shkruajnė me gishtat e thyer. Kėta janė ata politikan servil, pa kurrizor qė ikėn viteve tė depėrtimit masovik drejtė Bllacės, dorė pėr dore tė lidhur me gra, disa nė shami grave, me fėmijė, me hendikep dhe hanin bukėn nė kampin e Bllacės aty ku e kryenin edhe nevojėn dhe heshtnin. Kėta janė ata qė edhe si refugjat dėmtonin Kosovėn dhe luftėn e saj. Dhe sot e dėmtuan edhe njiherė. I vunė thikėn edhe njiherė. Dhe mė pas pėrdorin filozofinė skatologjike( skatos=greiqsht:muti) pėr tė fajesu pafundėsishtė sakrificėn e tokės sė tyre. Kryetari i Kosovės (ai qė ka merak me quajtė president se pak i duket me qen veq krytar) ai qė pėr njė ego klanore-mafijoze mbrenda Klanit (partisė) sė vet bėri qė tė kerset gjaku nėpėr forumet e
partisė para syve tė botės, sonte protestat e shuara me dhunė dhe gjak nga ana e policėve, i len nė fajėsin e organizatorėve tė protestave, qė del e barabartė si vlersimi i proultranacionalistit serb Millosheviq po pėr protesta tė njejta po nė tokėn e Kosovės. Pra kėrkoi qetėsi dhe paqe ai, i cili dje udhėhoqi forumin partiak deri nė gjakderdhje. Eh, moral i dyfishtė. Kjo ndodhi edhe me zėdhėnėsen e kryeministrit tė Kosovės njėfar Ulpiana Lama, e importuar nga Shqipėria a zoti e din, e cila mė tepėr i kushton frizurės dhe hallahopkeve mozaik se si i duken para kamerave, se sa problemet e popullit kosovar, e cila shkoi edhe mė larg duke "vlersu" se: "... kėto ngjarje kanė inspirimin nga Beogradi..."!!! Pėr tė ruajt "triumfinė" e filozofisė sė demagogjisė, u pėrkujdes edhe i <mjeri> kryeministėr duke i quajtė edhe si "...protesta
anarkike revolucionare..."!!! U vlersuan e si nuk u vlersuan, u demaskuan e si nuk u provua qė tė demaskohen, keq e mė keq se sa"vlersimet" qė i bėnin doherė kularėt e Sinan Hasanit, Ali Shukrisė, Rrahman Morinėse ngjarjeve historike-kombėtare qė na sollėn deri kėtu ku jemi sot. I njė vlerėsimi edhe mė extrem, diqysh me fjalorė tė pshtjelltė tepėr qyqare-demagogjike ishte edhe ai i njėfarė zavendsministri, i cili 1/3 e Kosovės don me kthy nė <tapi tė shkijeve> kurse veq Parteshin me ba ma shumė se Shumadi. Dhe prap asgjė nuk u habita nga kėta pingvina politik, qė me kullare dhe parfum, secretaresha pėr rreth dhe kerre luksoze, shėtisin nėpėr tragjedin e popullit tė tyre, dhe nė fund edhe i vrasin, e nė fund edhe pėr sė vdekuri i fajėsojnė, analoge me ish politiken jugosllave, sa ėshtė pėr tė tė ardhė keq se si asnjė nga ata qė pėsuan po tė njėjtin poshtrimė, fyerje
dhe dhunė nė vitet e `60 -`90 heshtin. Heshtin me heshtjen e varrit. Heshtin sepse sot pijnė kaffe me Sheremet Ahmetin, nėpėr holet e hoteleve luksoze, derisa deri dje ai i godite qizme gojės. Derisa po sot ky kryepolic nuk i ndal goditjet, dhe ushqehet me bukėn e Kosovės. Dhe po ashtu mė habiti fakti qė nuk reagoi gati asnjė intelektual i "dėshmuar" i Kosovės, tė cilit po t`i bėhej ndonjė replikė pėr tema krejt banale, do shkruante edhe libėr, kurse pėr kėtė asnjė fjalė. Asnjė fjalė. Nė funeralin e "vlersimeve" dhe interpretimeve tė tilla hynen pėr cudi edhe disa gazetarė dhe politika redaksionale, qė shpeshė dukeshin me burime tė "sigurta" nga Tanjugu. Po ashtu disa tė ashtuquajtur <feudal> tė pas lufte, ngase kanė uzurpuar katėr anėt e qytetit Prishtinės dhe Kullat e Kosovės, ata qė "sakrifikuan" pėr lirinė e Kosovės, e nė fund fituan mė sė shumti vet, heshtin, derisa kontot dhe
xhirollogaritė bankare ende i kanė tė hapura pėr tė ua trashė feudalizmin. Po ashtu edhe njeri nga Grupi i Unitetit, pa asnjė turp nė njė deklaratė tė vet pėr ngjarjet fillon me pėrmend anėtarėt e familjes (bahet se betohet nė ata) qė tė ngjante sikur dikur i shkreti Remzi Kolgeci qė na u betonte pėr nėnat shqiptare. Eh, hipokrizi he hipokrizi. Vėrtetė e pa pėrmbajtshme, shumė e pa pėrmbajtshme dhe nuk dij a ndodhė kėshtu edhe me popujt tjerė, apo vetėm ne jemi vetvrasės historik?! Dhe po kėta njerėz, kėto struktura ngrisin gjyqe politike dhe lansojnė denime deri edhe nė 10 vite pėr tė vetmin "faj" se Albin Kurti ka vesh bluzė tė bardhė dhe ka dal shlirshum nė protestė pa asnjė nga mjetet e forta, derisa para hundėve shėtisin edhe pas 7 viteve "liri" kriminelėt dhe dhunuesit e luftės sė fundit nė Kosovė mė nė krye Ivanoviq, dhe askush nuk guxon me drejtuar gishtin drejtė tij, e as aty ku takohen cdo
seancė (duhej tė takohen, edhe pse ai ua pshurr seancat dhe nuk ju shkon hiq) nis nga Kolė Berisha e deri tek deputeti mė i ligė. Andaj prekne kokėn dhe mos dėnoni kosovar pse kėrkon lirinė, mos dėnoni Albin Kurtin se keni dėnuar Kosovėn. Kujdes: mos e dėnoni Albin Kurtin sepse kur ju ishit me pixhama hoteleve luksoze, ai kerkonte lirinė burgjeve tė Serbisė. Mos e dėnoni Albin Kurtin, se edhe njiherė ia ktheni gjakderdhjen Kosovės. Mos e dėnoni VETVENDOSJEN sepse cdo kosovar do pyeste: Quo Vadis kloni i dhunes dhe terrorit ushtarako policor jugosllavė, por tani me "mendafshe" tjera politike. Dhe nis nga kjo, cdo kosovar duhet tė citon Heurich Heiner Geisller kur thotė: " Fama e disa pėrsonave tė sotėm, m`varet nga idiotėsia e adhurueve tė tyre..." dhe herave tjera tė vlersoj mė mirė voten e vet, tė
respekton mė mirė tė drejtėn e votės sė vet. _______________________________ PĖRDORIMI I DHUNĖS, AKT BARBAR Shkruan: Behare REXHEPI Me 15.02.2007 Kudo nė vendet demokratike, manifestimet konsiderohen si proēese qė zgjojnė vetėdijen dhe ndėrgjegjen jo vetėm tė popullit , por edhe tė pushtetarėve. Pėr zgjimin e vetėdijės gjithnjė ekziston iniciativa e njė individi apo njė grup tė vogėl, tė cilėt pėrqafojnė tė njėjtėn ide. Moskėnaqėsia e njė grupi kur has nė mirėkuptim me masėn, ajo mė nuk quhėt revoltė e njė individi apo e njė grupi, siē
dėshirojnė disa liderė partiakė tanė t’i klasifikojnė kėrkesat e Levisjės “Vetėvendosje!”, duke e identifikaur Lėvizjen si iniciativė private e Albin Kurtit. Qasja qė iu bė demonstratės sė Lėvizjs “Vetėvendosje!” nga ana e Kryeministrit, Grupit tė Unitetit, partive politike kosovare, ėshtė njė qasje tejet e gabuar. Deklaratat pėr televizion tė zėdhėnses sė Kryeministrit zonjės Lama, janė diletante dhe tė papėrgjegjshme. Zėdhėnėsja e Kryeminstrit Ēeku (madje as vetė Ēeku), nuk ka tė drejtė qė tė deklarohet duke e akuzuar njėrėn palė pa u zbardhur rasti i plagosjeve, arrestimeve dhe vrasjeve tė demonstruesve. Eshtė absurde dhe aspak profesionale nga ana e saj dhe vetė Qeverisė qė brenda pak orėve pas trazirave tė jepen deklarata tendencioze, ende pa u bėrė hetimet pėr tė zbuluar shkaktarėt. Nga deklarata e saj dukėt qartė se ajo tekstin e ka pasur tė pėrgatitur ende pa filluar demonstrata, ngase ajo
fletė me njė gjakftohtėsi dhe me njė urrejtje ndaj Lėvizjs “Vetėvendosje!” sikur ngjarja tė kishin ndodhur nė Irak apo ne Filipine. Pėr demonstratėn e pėrgjakshme nuk munguan tė deklarohen as partitė politike nė pushtet e as Grupi i Unitetit, nė fakt askush nuk dha mendim objektiv, por tė gjitha ishin tė njėjta e tė koordinuara madje edhe mes partive rivale. Boshti i tė gjitha prononcimeve ishte: demonstrata dėmton procesin e pavarėsisė. Kjo ėshtė njė lojė perfide e liderėve tanė, bile edhe mė e sofistikuar se e pushtetarėve tė vitit 1968,1981, 1989 . Aso kohe pushtetarėt i merrnin fjalimet tė gatshme nga Beogradi , kurse tani fjalimet e liderėve tanė pėrpilohen nga “analistėt” shqiptarė tė shkolluar nė Beograd. Tė analizohen deklaratat e liderėve tė vitit 1981 dhe tė liderėve actualė do tė shohim se ēdo gjė ėshtė e ngjashme, veē fjalėve nė fjali ua kanė ndėrruar vendin. Asokohe
demonstruesit dėnoheshin pėr veprimtari kundėr popullit, ndėrsa tani pėr veprimtari kundėr procesit tė pavarėsisė. Aso kohe deklarohej se nė Kosovė janė ēuar disa individė qė e prishin rendin dhe qetėsinė e tash e njejta gjė; Albin Kurti me shokė e prishi rendin dhe qetėsinė e popullit. Pėr vrasjet qė policia serbe i bėri nė demonstrata tė vitit 1981, i akuzonte organizatorėt mu sikur sot qė liderėt tanė dhe zėdhėnėset e pispillosura e akuzojnė Albin Kurtin dhe shokėt e tij. Po tė tėrhiqet njė paralele nė mes demonstratave te vitit 1981 dhe kėtyre tė 10 shkurtit 2007, do tė na delė se pushtetarėt e asja kohe dhe pushtetarėt e tashėm e kanė tė njėjtin qėllim- ruajtjen e postėve tė tyre. Me ruajtje tė postėve nėnkuptohet ruajtje e pasurisė pėrrallore tė fituar ilegalisht, mbrojtjen e privilegjeve pėrsonale etj.
Ēuditėrisht askush nga qeveritarėt nuk po kėrkon tė analizojė objektivisht dhe nuk po e kėrkon arsyen se pse policia vrau qytetarėt duarthatė?! Veton Elshani, zėdhėnėsi i SHPK-sė, deklaron pėr “Kosova sot” veē tjerash: “ … konsiderojmė se organizatorėt e kanė njė pjesė tė madhe tė fajit pėr nxitjen e turmės”. Ky zėdhėnės harron se fajin kryesor e ka vete policia, qoftė ndėrkombėtare qoftė SHPK-ėja, qė fillimisht nė armėt e tyre kanė futur plumba tė ndaluara me konventėn ndėrkombėtare. Qe nė paralajmėrim tė demonstratės, sipas tė gjitha fakteve, delė se policėt janė armatosur pėr tė vrarė qėllimisht demonstruesit. Ata nė vend se tė gjuanin nė ajėr pėr t’i frikėsuar demonstruesit , gjuanin ne koka te djemėve tanė. Zėdhėnėsi i LDK-sė Vehbi Miftari, po ashtu ėshtė kategorik nė deklaratėn e tij dhėnė nė “Kosova sot” , ku dėnon ēdo formė tė dhunės. Por ky zėdhėnės i mjerė harron tė cekė se dhuna u pėrdor
nga policia e jo nga demonstruesit. Tė merrėn e tė shikohėn tė gjitha filmimet e demonstratės, do duket haptas se kush ishte ai qė e pėrdori dhunėn?! Tentimi pėr t’iu afruar ndėrtesės sė Kuvendit nuk mund tė quhet dhunė. Por edhe sikur tė kishin arritur tė hynin nė ndėrtesėn e Kuvendit demonstruesit, ēfarė do kishte ndodhur?! Asgjė, ashtu siē do hynin edhe do kishin dalė. Por nuk ka qenė aspak qėllimi i Lėvizjes “Vetėvendosje!” tė okuponin ndėrtesėn e Kuvendit. Tentimi pėr tė shpėrthyer kordonin e hekurt policor nuk mund tė klasifikohet dhunė dhe tė arsyetohėt me vrasje tė demonstruesėve. Madje, si mund qė demonstruesit tė klasifikohen tė dhunshėm kur asnjė polic nuk u plagos?! Pėr ta ilustruar demokracinė e vėrtet do tė marrim shembullin e demonstratave massive tė fundit nė Francė. Nė ato demonstrata revolta e qytetarėve kishte arritur kulminacionin ku ēdo mbrėmje digjeshin makina, autobusė dhe plagoseshin policėt tė cilėt tėntonin t’i ndalonin demonstruesit. Mbi 279
policė franēezė tė plagosur e asnjė manifestues. Me mijėra vetura tė djegura e asnjė manifestues i plagosur! Me qindra milionė euro dėme materiale e asnjė demonstrues i plagosur ! Vetėm njė demonstrues tė vritet e Ministri vetė jep dorėheqje. Kjo ėshtė sjellje demokratike e policisė ku secili policė duhet tė pėrgjigjet dhe tė dėnohet me burg pėr ndonjė vrasje eventuale. Vrasje nuk ndodhin as kur simpatizuesit sportivė tė Anglisė shkatėrrojnė vitrinat mė tė bukura tė Brukselit. Ndaj tyre merren masa dhe klasifikohen si huliganė sportivė , por jo edhe tė vriten, e madje nuk u vranė as atėherė kur nė « Heizel » tė Brukselit nga turma e kėtyre huliganėve vdiqėn mbi 350 shikues pėr shkak mureve qė i shembėn. Kosova nuk duhet tė merret si poligon i stėrvitjeve tė policisė ndėrkombėtare e ndoshta edhe kosovare. Demonstruesit tanė nuk duhet tė vritėn sikur tė ishim tepricė dhe ne ta tė zbrazėt mllefi i
ndonjė polici shovenist. Do tė ishte humane qė tė bėhen hetime se cilėt ishin ata policė qė plagosėn dhe vranė bijtė tanė. Do tė ishte shumė normale qė tė hetohet biografia e atyre policėve qė pėr vdekje qėlluan nė manifestues. Nuk ėshtė aspak pėr t’u habitur se nė policinė ndėrkombėtare ka serbė tė cilėt e kanė ndėrruar emrin dhe mbiemrin dhe tani ata ne emėr tė policisė ndėrkombėtare tė vrasin shqiptarė si dikur. Nėse nuk merrėn masa ndėshkuese ndaj policėve qė shkaktuan plagosje dhe vdekjen e qytetarėve tanė, njė gjė ėshtė e sigurt : revolta e qytetarėve tanė do tė rritet pėr tė mos u ndalur deri nė zbatimin e drejtėsisė. ______________________________________________
VETĖVENDOSJE PĖR POPULLIN E KOSOVĖS Letėr e hapur drejtuar: Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Danimarkės z. Per Stig Moller, Koordinatorit tė BE-sė pėr ēėshtje tė jashtme z. Havier Solana, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė z. Ban Ki-moon Qė nga lufta e vitit 1999, UNMIK-u ka qenė pėrgjegjės pėr ēėshtjet
politiko-ekonomike nė Kosovė. Nė praktikėn aktuale, politika e tyre ka qenė qė tė lejojnė politikanėt e korruptuar dhe mafioz qė tė merren me situatėn. Gjatė disa viteve tė fundit, popullata ka treguar pakėnaqėsinė nė rritje ndaj udhėheqjes sė jashtme duke demonstruar gati ēdo ditė. Kėto demonstrata kanė arritur kulminacionin e tyre mė 10 shkurt, njerėzit ishin nė rrugė nė tėrė Kosovėn pėr tė kėrkuar tėrheqjen e planit tė Marti Ahtisaarit. Njė manifestim i madh u bė nė Prishtinė, i organizuar nga Lėvizja Vetėvendosje dhe udhėheqėsit tė saj, Albin Kurti (ish-udhėheqės i studentėve shqiptarė) dhe me Adem Demaēin, kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve. Demaēi ėshtė njė hero, simbol atdhetari politik, pas mbajtjes sė 29 vjet burg politik nė kohėn e sundimit tė ish-Jugosllavisė (shpesh i quajtur edhe si Mandela i Kosovės). Gjatė kėtyre viteve, ai, me anė tė mėnyrave paqėsore ka luftuar pėr tė drejtat e popullit shqiptar deri nė lirinė demokratike dhe vetėvendosjen
politike.
Protesta paqėsorė u ballafaqua me brutalitetin policor, me ē´rast 2 u vranė, 80 u lėnduan dhe afėr 200 tė arrestuar nė mesin e tyre dhe udhėheqėsi i VETĖVENDOSJES Albin Kurti. Rezistenca e popullatės shqiptare kundėr planit tė Ahtisaarit ėshtė protestė kundėr faktit qė autoritetet e jashtme vendosin pėr tė ardhmen e tyre. Ata, duan tė drejtėn e njėjtė si njerėzit e tjerė kudo qofshin ata, tė vendosin pėr jetėn e tyre me anė tė mjeteve demokratike. Por, pėrfaqėsuesit shqiptarė nė komisionin pėrgatitor nė Vjenė nuk janė zgjedhur nė mėnyrė demokratike dhe ata nuk pėrfaqėsojnė interesat e popullit.
Populli i Kosovės ka vuajtur tmerrshėm, gjatė luftės nė vitin 1999: Mė shumė se 14. 000 tė vrarė, Mė shumė se 3000 janė tė zhdukur, Mė shumė se 20. 000 femra janė tė dhunuara Mė shumė se 185.000 shtėpi janė tė
dėmtuara, Mė shumė se 850.000 shqiptarė u dėbuan jashtė vendit.
Ekonomia e Kosovės ėshtė nė gjendje katastrofale, dėshpėruese; sepse ushtria Serbe i ka grabitur bankat, pasurinė shoqėrore dhe private. Pas gjithė kėsaj, askush nuk e pranon qė Plani i Ahtisaarit privilegjon 5 % tė pakicės serbe kundėr minoriteteve tjera dhe 90 % tė shumicės shqiptare.
LĖVIZJA VETĖVENDOSJE kėrkon: Vetėvendosje tė popullit tė Kosovės pėrmes votės demokratike; Tėrheqjen e Planit tė Ahtisaarit; Tėrheqjen e sistemit tė komunave mbi baza etnike serbe, tė decentralizuara duke ju dhėnė mė shumė pushtet autoriteteve lokale; Serbia, ta kryej ndaj Kosovės, obligimin ekonomik pėr dėmet e luftės! Me kėtė letėr, ne pėrkrahim kėrkesat e VETĖVENDOSJES dhe kėrkojmė qė popullit tė Kosovės t’i jepet (njihet) e drejta pėr Vetėvendosje. Xhemil Zeqiri, aktivist pėr tė Drejtat e njeriut. Minna Skafte Jensen, aktiviste pėr tė Drejtat e Njeriut.
Zėdhėnėsi i Lėvizjes Vetėvendosje nė Danimarkė xhe...@hotmail.com www.diplomacia.dk Kopenhagė, 14 shkurt 2007 _______________________________________ PA VETĖVENDOSJE S´KA LIRI AS PAVARĖSI - Mė 10 shkurt, nė Prishtinė, u pėrgjak rinia shqiptare sepse kėrkoi liri tė plotė dhe jo gjysmake! Ne mėrgimtarėt e organizuar rreth Shoqatės Atdhetare “Liria Kombėtare” nė Zvicėr jemi tė indinjuar thellė me reagimin brutal tė policisė mbi rininė shqiptare, tė cilėt me zėrin e tyre u munduan tė artikulojnė drejtė dhe pastėr kėrkesėn pėr vetėvendosje dhe tė hedhin poshtė tė gjitha kompromiset nė dėm tė popullit shqiptar. I pėrkrahim nga fakti se mbėshtesim tė drejtėn pėr vetėvendosje, tė pakushtėzuar, tė plotė dhe jo tė cunguar. I pėrkrahim sepse pėrkrahim zėrin e sė vėrtetės pėr liri dhe pavarėsi. Zėri i “Vetėvendosjes” ėshtė zėri
i nėnave, tė cilat vite me radhė presin qė bijtė e tyre t`iu kthehen nga morgu i Beogradit, nga varret masive tė Serbisė... Zėri i “Vetėvendosjes” ėshtė zėri i dėshmorėve tė kombit, i luftėtarėve tė lirisė, i invalidėve tė luftės tė cilėt me gjakun dhe plagėt e tyre e hapėn rrugėn e lirisė. Zėri i “Vetėvendosjes” ėshtė zėri i popullit tė varfėr, tė lodhur nga padrejtėsitė e kohės dhe i cili edhe pas 7 vjetėve tė mbarimit tė luftės, nuk ka arritur nga kushtėzimet e shumta t`i shėroj plagėt e luftės, Zėri i popullit shqiptar, i cili me plotė tė drejtė nuk mund ta pranoj fatin e qiraxhiut nė tokėn e vet, Pra, ky zė ėshtė zė i fortė, ėshtė zėri i popullit shqiptar. A nuk ėshtė ky fakt dhe argument pėr klasėn politike shqiptare kudo qoftė ajo, se populli ėshtė sovrani i tokės dhe qiellit. Vrasjet, plagosjet nga ana e policisė, reagimi brutal mbi demonstruesit, jo vetėm qė nuk e largon Kosovėn dhe kujtesėn shqiptare nga gjenocidi serb, por ua kthen atyre kujtesėn tek e kaluara e afėrt dhe e zbeh besimin nė institucionet “demokratike”, nė tė cilat aq shumė thirren pėrfaqėsuesit vendorė dhe ndėrkombėtarė. Edhe ne ashtu si Lėvizja “Vetėvendosje” mendojmė se pa tė drejtėn e vetėvendosjes nuk ka shkėputje nga Serbia, si dhe nga kjo del se pa vetėvendosje nuk ka liri dhe pavarėsi dhe pa kėtė nuk ka jetė pėr shqiptarėt. Zürich, 14.02.2007
Shoqata Atdhetare ”Liria Kombėtare”- Zvicėr Vaxhid Sejdiu, Musli Fejzullahu, Murat Jashari, Ejup Veseli, Destan Ajdini, Nebi Hani, Imit Istrefi, Sami Ajruli, Xhezair Misini, Rexhep Selimi, Aqif Iljazi, Esat Halili, Nexhat Berisha (veteran dhe invalid i luftės), Xhemail Selimi (veteran dhe invalid i luftės), Samir Hoti, Valdete Hoti, Visar Hoti, Alisa Aziri, Xhavit Azizi, Nexhat Lutfiu, Bajram Mulaj, Miftar Halili, Zekė Halili, Valon Halili, Artan Halili, Xhevat Sejdiu, Jonuz Sejdiu, Iljaz Bakolli, Shaban Sejdiu, Enver Sejdiu, Selman Sejdiu, Muhamedali Shabani, Basri Shabani, Basri Hiseni, Bekim Sejdiu, Shani Ajvazi, Hamdi Hajvazi, Zymer Bakolli, Enver Mulaj, Artan Ajdini, Beka Elshani, Driton Jakupi, Sahit Abazi, Feim Bajrami, Ilmi Jashari, Ismet Morina, Medi Jashari, Ruzhdi Jashari, Jashar Jashari, Selvishae jashari,
Sedat Mehmeti, Dalip Shala, Shefket Shala, Latif Hasani, Rexhep Seferi.... _______________________________________ UNMIKUT, KFORIT, QEVERISĖ SĖ KOSOVĖS, EKIPIT TĖ UNITETIT, PARLAMENTIT TĖ KOSOVĖS DHE PARTIVE POLITIKE TĖ KOSOVĖS STOP VRASJEVE DHE SHTYPJES SĖ RINISĖ SHQIPTARE! Shkruan: Ramadan PLLANA* Zvicėr, 13 shkurt 2007 Thellėsisht i revoltuar dhe i
pikėlluar, njėkohėsisht i brengosur pėr tė ardhmen e kombit tonė, me zė tė lartė e shpreh revoltėn time ndaj vrasjes sė dy tė rinjve liridashės, Man Balajt dhe Arben Xheladinit, goditur mė 10 shkurt 2007 nga plumbat mizorė tė vrasėsve tė lirisė e demokracisė shqiptare ! E di se ka reagime tė shumta kundėr kėsaj dhune ushtruar ndaj rinisė dhe popullit tė pafajshėm, po unė nuk do tė zgjatėm shumė, por pikėsėpari i drejtohem UNMIK-ut, dhe KFOR-it, si vendimmarrės nė tė gjitha proceset politiko-shtetėrore nga 1999 sipas Rezolutės 1244 tė OKB-sė : Zotėrinj, nėse ju keni ardhur tė mbani rend e tė kultivoni demokraci, para se tė veproni pėr ēdo gjė qė ju lejon ligji ndėrkombėtar, nė kėtė rast ishit nė kundėrshtim kulminant ndaj vlerave tė demokracisė, ėshtė mirė qė tė shikoni nė vlerat e KARTĖS SĖ KOMBEVE TĖ BASHKUARA, nė tė cilėn edhe duhet tė
bazoheni, dhe unė vetėm po ua pėrkujtoj kreun e 6 : Roli i shoqėrisė civile dhe i mediave: Shoqėria civile dhe demokracia – Shoqėria civile ėshtė e rėndėsishme pėr procesin e demokratizimit dhe ėshtė shprehje e tij. Ajo luan njė rol tė fuqishėm nė rritje pėr funksionimin e demokracive tė qėndrueshme. Ajo nė mėnyrė aktive u kujton udhėheqėsve politikė se ka njė larmi kėrkesash dhe interesash konkurruese qė duhen mbajtur parasysh kur merren vendimet pėr shpenzimet publike dhe politikat shtetėrore. Kjo ėshtė arsyeja pse ekzistenca e njė shoqėrie civile energjike ėshtė kėrkesė bazė pėr demokracinė. Shoqėria civile ka mundėsi qė tė veprojė si kundėrpeshė ndaj kompetencave tė shtetit, t’i rezistojė autoritarizmit dhe, pėr shkak tė natyrės sė vet pluraliste, tė sigurojė qė shteti tė mos jetė mjet nė shėrbim tė disa interesave ose grupeve tė
caktuara. Ju zotėrinj tė UNMIK-ut e tė KFOR-it, nė vend qė tė dėshmonit se kultivoni e mbroni vlera demokratike, nė vend qė tė lejonit shprehjen e lire tė rinisė, qė ende nuk e ka shijuar asnjė element tė jetės sė lire e tė lumtur, ju mbrojtėt kundėrvlerat e servilėve klasikė, qė pėr interesa tė veta degjenerojnė, mashtrojnė e korruptojnė popullin e vet…e tani edhe e vrasin. Njė mendimtar i qytetėruar do tė thoshte: “L’importance! Monsieur, n’est-ce rien? Le respect des sots, l’ébahissement des enfants, l’envie des riches, le mépris du sage.”etj. Zotėrinj Qeveritarė, Kuvendarė e « Kompetentė » tė tė gjitha institucioneve e partive politike ! Juve qė pretendoni tė jeni pronarė e kompetentė pėr kufinjt e historinė aktuale tė Kosovės dhe pėr ardhmėrinė e
saj, Ju qė prej mendjemadhėsisė e krenarisė tuaj « tė pagabuar e largpamėse », me servilizmin tuaj, a nuk u ngopet ma « sukseset » tuaja tė papara deri mė sot nė politikėn e diplomacinė tuaj nėnshtruese ndaj faktorit e lobit pro-serb ndėrkombėtar !... Me vrasjen e Man Balajt dhe Arben Xheladinit, si dhe me plagosjen e shumė tė tjerėve, ju mė nė fund vratė edhe ndėrgjegjen politike qė u ka mbetur, se ajo morale shihet se u mungon… Mjaft mė me mashtrime, fraza e dokrra boshe nė emėr tė pavarėsisė ! Zotėrinj, mjaft mė me krekosjet talljet e lėvdatat si tė Don Kishotit ! A ju kanė verbuar sytė e nuk shikoni realitetin, bėni pazar pa hanxhiun, tregtoni me trojet e Kosovės. Shikoni vetė fjala negocim e ka kuptimin e tregtisė. A nuk jeni ngopur me diplomacinė
e historinė pro-serbe, qė pėr ne shqiptarėt ka qenė gjithmonė shtrigė ! Ledhatimi diplomatik e dhelparak alla franka te i shtypuri ka prodhuar lidershipe dhe lajkatarė qė pėrherė kanė qenė pengesa pėr kurorėzimin e plotė tė lirisė, si dhe thikė prapa shpine ndaj luftėtarėve tė lirisė. Tani « Qendrat e Vendosjes » (miqtė e Serbisė) duan njė Kosovė multietnike, tė lidhur me Serbi, tė vulosur nga ju o tė mjerė ! Si shqiptar qė jam, i syrgjynosur nga regjimi serb, kam tė drejtėn morale qė t’ju sugjeroj edhe juve qė t’i shikoni vlerat e demokracisė sė njė shteti tė qytetėruar dhe tė veproni konform normave e ligjeve tė sanksionuara nė KARTĖN E KOMBEVE TĖ BASHKUARA, nė pikat ku flitet pėr DEMOKRACINĖ E DREJTPĖRDREJTĖ DHE RATIFIKIMIN E TRAKTATEVE NDĖRKOMBĖTARE DHE MARRĖVESHJEVE TĖ TJERA TĖ RĖNDĖSISHME – Rasti i Zvicrės : Nė Zvicėr, nė procesin e ratifikimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare pėrfshihet Parlamenti Federal (Qeveria) dhe popullsia. Marrėveshjet qė kanė rėndėsi pėr vendin behėn objekt jo vetėm i debatit parlamentar, por edhe i debatit publik. Nėpėrmjet referendumit shoqėria mund tė shprehė mendimin e saj pėr marrėveshjet pėr tė cilat janė zhvilluar bisedime. Pėrveē kėsaj, me anė tė referendumit mund t’i japė Kėshillit Federal mandatin qė tė zhvillojė ose tė ndėrpresė zhvillimin e bisedimeve pėr marrėveshjet e ardhshme. Referendumi kėrkohet kur qeveria dėshiron tė hyjė nė njė « organizatė tė sigurisė kolektive ose nė njė bashkėsi ndėrkombėtare ». (Neni 140.b i Kushtetutės Federale). Zotėrinj, nė fund vetėm po ju pėrkujtoj se, me kėtė gjendje e pozitė qė pėrpiqeni ta vulosni statusin e Kosovės, nuk jeni tė parėt pėr dredhi e shitje tė trojeve kombėtare, se gjaku i dėshmorėve tė tė gjitha
kohėrave, e posaēėrisht i kėtyre qė jemi dėshmitarė, si ’68, ’81, ’79, e gjaku i tė madhit komandant Adem Jashari me shokė tė UĒK-sė, dhe mė nė fund gjaku i njomė i filizave tė VETĖVENDOSJES, qė ranė si lule tė demokracisė sė mirėfilltė mė 10 shkurt 2007 nuk ju lejon njė marifet tė tillė, se ky gjak i ka rrėnjėt nė damarėt e thellė tė ATDHEUT, dhe nuk do tė bėhet ujė, se me sakrificat, mundin e gjakun e bijve e bijave mė tė lavdishme historia jonė nuk do tė ndalet asnjėherė, ajo do tė vazhdojė rrugėn e vet deri nė fitoren e plotė-nė: PAVARĖSINĖ DHE RIBASHKIMIN KOMBĖTAR. *Autori , ėshtė ish - i burgosur politik, i cili ka qėndruar shumė vjet burgjeve jugosllave
pėr ēėshtje kombėtare _____________________________________ S T O P K R I M I T O R D I N E R! Shkruan: Abdyl KADOLLI Mė 13.02.2007, Prishtinė E shtuna e pėrgjakshme nuk guxon tė pėrsėritet kurrė mė nė Kosovė. Ajo nuk dallonte fare nga dhuna policore serbe. Skenat ishin palestineze para Monumentit tė Skėnderbeut. Vrasės ishin policia sllave e UNMIK-ut dhe policia jonė rrogėtare, dikur e Serbisė, tash e ndėrkombėtarėve. Politika dhe
policia jonė gjithmonė rrogėtare! Nuk ėshtė kjo hera e parė e dhunės sė egėr policore pas luftės. Shqiptarėt sikur janė bėrė tė padhembshėm. Nė ta mund tė shtihet si nė shtazė tė egra dhe askush tė mos pėrgjigjet. Kujtojini vrasjet e marsit ’04. Askush nuk u pėrgjigj pėr to. Serbėt nuk guxon t’i prekė askush, ata janė hyjnorė! Ata qė duhet ta ruajnė rendin e qetėsinė bėhen kriminelė ordinerė. Ēfarė rendi e ligji ruanin, o Zot? Zoti i vraftė! Pėrse njerėzit nuk guxojnė tė demonstrojnė lirisht pakėnaqėsinė e tyre? Pėrse aq larg barrikadat policore para institucioneve?
Nėse jo para tyre, para kujt duhet tė demonstrohet? Institucione nuk janė objektet, por forumet politike. Askush nuk kishte tentuar tė hynte nė ato institucione tė famshme. Edhe sikur tė ndodhte shembja e tyre, ato nuk vlejnė me shumė se jeta e dy tė rinjve. Demonstratat janė tė fuqishme gjithkund nė botė, varėsisht nga mllefi i akumuluar. E mllefi i popullit ka arritur kulmin pėr shumėēka: pėr luksin e politikėn e korruptuar, pėr lojėrat diplomatike, pėr mjerimin ekonomik e social... Pėrse qytetarėt nuk mund tė jenė tė kėnaqur me pakon e Ahtisarit? -Pėrse nuk garanton pavarėsinė e sovranitetin e Kosovės. Pėrse bėn
diskriminimin etnik, duke privilegjuar kolonizatorėt dhe tė gjitha gjurmėt e tyre famėkėqija. Pėrse e bėn gjuhė zyrtare edhe gjuhėn kolonizatore. Pėrse e lidh Kosovėn me veton minoritare. Pėrse e njeh marrėveshjen e kufirit mes Serbisė e Maqedonisė kur Kosova gjendej nėn pretektorat ndėrkombėtar. Askund nuk pėrmenden borxhet e luftės tė Serbisė ndaj Kosovės, askund plaēkitjet e pasurisė sė saj. Formula e Ahtisarit ka bėrė njė simetri kompromisi tė ndarjes sė jashtme dhe ndarjes sė brendshme tė Kosovės. A ekziston kund nė botė njė
model i kėtillė? Serbia ende pėrkėdhelet nga bashkėsia ndėrkombėtare, nė vend se tė ndėshkohet pėr krimet e saja fashiste. Serbia gjithherė ishte vetėm pushtuese nė Kosovė. Gjatė gjithė shekullit tė kaluar ajo ka ushtruar gjenocid mbi shqiptarėt, me vrasje, djegie e shpėrngulje masive. Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė ēėshtje aq e lehtė sa mund ta zgjidhė vetėm njė formulė ndėrkombėtare, madje as i ashtuquajturi grup i unitetit. Ajo ėshtė ēėshtje madhore, pėr tė cilėn do tė vendosė vetėm populli i saj sovran. Derisa nė Kosovė tė mos funksionojė institucioni i pėrgjegjėsisė jo vetėm politike, por edhe penale, nuk mund tė krijohet stabiliteti. Askush nuk mund t’i
ikėn pėrgjegjėsisė pėr krimet ordinere. Nuk mjafton vetėm dorėheqja e ministrit tė brendshėm, si akt moral, por edhe penal i aktorėve tė krimit dhe eprorėve tė tyre. UNMIK-u duhet ta mėsojė njėherė e pėrgjithmonė se Kosova nuk ėshtė Palestinė. Tragjedinė e saj e kanė shkaktuar krimet e pushtimit dhe krimet e diplomacisė ndėrkombėtare. Nė Kosovė ka ndodhur Lufta e shenjtė Ēlirimtare. Pėrse kryetari i Kosovės tė mos ndjejė pėrgjegjėsi pėr tragjedinė. Si do tė reagonte ai sikur tė ishte vrarė fėmija i tij? Nuk mjafton vetėm ngushėllimi i kryeministrit, por kėrkimi i pėrgjegjėsisė dhe shpallja e aq ditė zie nė Kosovė, sa tė vrarė kishte nė kėtė tragjedi. Nuk mund tė
mbahen nė burg veprimtarėt e Vetėvendosjes me Albin Kurtin. Qytetarėt kanė tė drejtė tė protestojnė, madje edhe tė shajnė. Vendin e tyre ta zėnė kriminelėt ordinerė. Stop krimit ordiner nė Kosovė! Krimet politike kanė shkaktuar gjithherė tragjeditė njerėzore. _______________________________ TERROR KUNDĖR VETĖVENDOSJES
Shkruan: Teuta ZYMBERI Mė 12 shkurt 2007 Njė ditė para
kėsaj date, Kuvendi Kosovės u mblodh nė foltore. U Hap Pakoja e Ahtisarit! Folėn presidenti, ministra, kryeministra, deputetė, e Grupi i Unitetit. Nė deklaratat e tyre mė shumė theksohej vetėkėnaqėsia pėr tė realizuar Pakon pėr interesa tė tyre vehtiake, se sa u interesonte ta hapnin Pakon nė qiellin e hapur tė Kosovės: nė sy tė popullit! Grupi i Unitetit paraqitej nė foltore me njė sarkazėm aq cinik mbi Pavarėsinė. Flisnin pėr Pavarėsinė qė nuk ekzistonte. Apo flitej pėr njė Pako, qė Grupi i Unitetit ishte fshehur nė atė Pako qe sa kohė duke bėrė marrėveshje tė fshehura tė njė projekti sekret mbi Kosovėn. Dhe projekti sekret i paramenduar dhe nė vetėdije tė politikanėve tanė u hap me 9 shkurt 2007! Pėrkundėr ca deputetėve qė nuk u pajtuan me kėtė Pako, megjithatė, nuk ishte e zhurmshme pėr atė foltore ku veē Pakoja ishte servuar shumė mė herėt nė marrėveshjet mes aleancave tė Grupit tė Unitetit dhe palėve ndėrkombėtare e administruesve tė Kosovės.
Por jashtė ndėrtesės sė Qeverisė, e jashtė sallės sė Kuvendit, qielli dukej krejtėsisht i vrėrėt dhe mospajtues e shumė i rrufeshėm me atė qė servohej brenda Kuvendit. Revolta nė popull ishte kjo dhe vetėm kjo: Kosova edhe njėherė si shumė herė po injorohej nė Pakon e Ahtisarit si njė autonomi pėr tė funksionuar si njėsi e sėrishme brenda Serbisė. Pra, po futej nė njė Pako, kur Serbia kishte vdekur pėr Kosovėn me luftėn ēlirimtare dhe tė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Dhe kjo Pako duke priveligjuar pakicėn serbe nė Kosovė, Grupi i Unitetit ka pranuar tė hudhė nėnshkrimin sa pėr ta shpėrbėrė edhe forcėn trashėgimtare tė UĒK- Trupat Mbrojtėse tė Kosovės!
Hapu qiell pėr mua! Dhe me dhjetė shkurt, njė ditė mė pas nė ora 14:00 fillon marshi i mijėrave
qytetarėve tė Kosovės dhe nė ballė tė demonstruesve prin, Lėvizja Vetėvendosje duke hapur qiellin e Kosovės pėr tė denoncuar Pakon e Ahtisarit. Marshi i mijėrave demonstruetsve i tregonte botės se nuk pranonte Kosovėn nėn ombrellėn e Serbisė. Kudo rreth tyre ishte bėrė rrethim i hekurt i njė makinerie policore nė gjendje gatishmėrie. Ndėrsa Grupi i Unitetit kishte ikur nė veri tė Mitrovicės, ndonėse nuk kishte guxim tė ishte pėrballė tė demonstruesve! Helmeta, gazlotsjellės, shkopinj, autoblinda, helikopterė ushtarakė, kėmbėsori policore, autoambulanca, makina tė KFOR-it, tė UNMIK-ut dhe gjithēka qė duhej pėrdorur kundėr njė demonstrate ku tė gjithė ishin duarthatė. Pra, kjo ishte pamja e helmetave nė anėn tjetėr dhe pėrballė helemetave ishin demonstruesit duke marshuar pėr tė drejtėn legjitime tė vetėvendosjes.
Dhuna policore qė u pėrdorė mbi demonstruesit shqiptarė, nuk kishte tjetėr emėr pos asaj: terror
mbi Kosovėn. Pamja e dhunės, u shfaq nė tė njėjtat minuta kur njė ditė para nė Kuvend tė Kosovės aq shumė trumbetonte Kuvendi fjalorin demokratik e demokracinė, e shtet demokratik, e pavarėsi, e optimizėm, e qyqarllėke tjera.Pra dhuna policore mbeti hije e vrarė mbi njė "demokraci" duke arrestuar, gjakosur e vrarė pėrsėri shqiptarė. E pėr tė mbrojtur tokėn e Kosovės, u dasht pėrsėri flijimi, u dasht pėrsėri tė hapeshin varre tė reja pėr tokėn e Kosovės, ku akoma varret e dėshmorėve tė UĒK, janė tė freskėta.
Qirinjt e ndezur
Njėmbėdhjetė shkurti agoi me mirėmėngjes Vetėvendosje, mirėmėngjes Kosovė, mirėmėngjes shqiptarė. Merreni nė zemrėn tuaj edhe dy dhimbje, edhe njė plagė, edhe dy varre, edhe dy djem tė rinj, edhe dy filiza tė njomė: Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Qielli kishte
tė ftohtė e mbrėmja e njė dimri ndezte qirinj. Ndoshta, kėshtu me kėta dy qirinj ngrohet nisma e shkėndijave tė lirisė. Ndeze, pra Kosovė edhe njėherė vatrėn tėnde me qirinj: Tė shoh pakėz dritė! Pra, hapu qiell pėr mua...nėn dritėn e qirinjve shkruhej historia mė e re e rihapjes sė qiellit nėn emrat: Mon dhe Arben
Kjo ishte drita qė kėrkonte nė rrugėt e Prishtinės Lėvizja e Albin Kurtit: Jo, negociata, VETĖVENDOSJE! Kthehu ne fillim _____________________________________________ REAGIM POLITIKA AKTUALE - SHKAKTARE E REVOLTAVE
SHQIPTARĖVE Kryesia e LKĒK-sė Kryesia e LKĒK-sė u mblodh nė njė takim tė jashtėzakonshėm dhe analizojė situatėn mė tė re tė krijuar nė demonstratėn e pėrgjakshme tė datės 10 shkurt 2007, e cila pėr pasojė shkaktojė vdekjen e dy shqiptarėve dhe dhjetėra tė plagosurve, poashtu shqiptarė. Kryesia e LKĒK-sė iu shprehė ngushėllimet mė tė sinqerta familjeve tė tė vrarėve. Edhe njėherė u dėshmua se politika aktuale e pėrfaqėsuar nga institucionet vendore, e cila ėshtė zbatuese e politikės sė UNMIK-ut ėshtė shkaktare e revoltave tė shqiptarėve ndaj tė cilėve u ushtrua dhunė e panevojshme. Shqiptarėt kanė arsye dhe tė drejtė qė tė jenė kundėr pakos sė Ahtisarit, tė jenė
tė shqetėsuar dhe tė pakėnaqur me kėtė propozim-marrėveshje, e cila i prek drejtpėrdrejtė interesat e popullit tonė. Revolta ka shkakun e vet sepse shqiptarėve po u mohohet e drejta pėr tė vendosur vetė pėr fatin e tyre. Ajo qė pamė tė gjithė na bie nė kėto pėrfundime: - Mė se shqetėsuese dhe e papranueshme ėshtė humbja e jetėrave tė protestuesve;
- Shqetėsimet dhe kėrkesat e protestuesve ishin plotėsisht tė drejta;
- Shkaqet e krijimit tė pakėnaqėsisė sė masės sė gjerė popullore, protestuesve dhe tė subjekteve tė ndryshme politike janė rezultat i monopolizimit tė qėllimshėm tė procesit lidhur me definimin e statusit tė Kosovės nga 5 figura politike -Grupi i UNITETIT
- Grupi i “ Unitetit “
nuk ka qenė fare bindės dhe argumentues lidhur me rrjedhėn e procesit, sepse nuk mjafton vetėm tė thuhet se procesi ėshtė duke shkuar ne pėrputhje me vullnetin e popullit, pa e dėshmuar ketė me asnjė fakt konkret;
- Procesi ėshtė mbajtur plotėsisht i konservuar, me mungesė transparence dhe mos gatishmėri ballafaqimi i Grupit tė “ Unitetit “ me opinionin e gjerė dhe subjektet e ndryshme, tė cilat me tė drejtė kanė shprehur pikėpamjet e tyre tė ndryshme lidhur me rrjedhėn e procesit tė pėrcaktimit te statusit tė Kosovės;
- Tejkalimi i pakontrolluar i forcės sė organeve policore tė UNMIK-ut;
- Pasiguria e shqiptarėve nė Kosovė pėr njė tė ardhme tė lirė dhe tė sigurt ėshtė brenda nė Pakon e Ahtisarit. Nė tė dėshmohet zgjidhja e padrejtė pėr popullin shqiptar nė Kosovė dhe krejt kjo e vė para rrezikut serioz tėrė rajonin.
Prishtinė Kryesia e LKĒK-sė Mė 12 shkurt 2007
Kryetari, Smajl LATIFI _____________________________________ SYNIMI PĖR TĖ INKRIMINUAR VETĖVENDOSJEN Shkruan:Fejaz OSMANI Mė 12.2.2007 Menjėherė pas pėrfundimit tė protestės paqėsore tė organizuar nga lėvizja Vetėvendosje
nė Prishtinė, mė 10 Shkurt, me urdhrin e Prokurorisė, organet e Shėrbimit Policor tė Kosovės arrestuan udhėheqėsin e kėsaj lėvizjeje, Albin Kurtin. Ai u vendos nė masa arresti, i cili pas 72 orėsh iu vazhdua pėr 30 ditė tė tjera, qė nėnkupton mundėsinė pėr ngarkimin e tij me pėrgjegjėsi penale dhe montimin e njė procesi gjyqėsor kundėr tij pėr shkak tė organizimit tė protestave. Arrestimi i udhėheqėsit tė Vetėvendosjes u pasua me ndėrhyrjen policore tė sė nesėrmes nė selinė qendrore tė kėsaj lėvizjeje nė Prishtinė dhe nė selitė lokale nė disa qendra tė tjera tė Kosovės, me ē’rast u konfiskuan dokumentacione tė ndryshme tė veprimtarisė dhe pajisjet kompjuterike. Kėto veprime policore kundėr Vetėvendosjes dėshmojnė qartė synimin e organeve tė UNMIK-ut dhe tė institucioneve tė Kosovės pėr tė inkriminuar veprimtarinė e saj dhe si pasojė, ndalimin e
kėsaj veprimtarie. Mesazhi i kėtyre masave policore ėshtė edhe mė i gjerė dhe ai ka tė bėjė me mohimin e tė drejtės sė qytetarėve shqiptarė tė Kosovės pėr tė shprehur publikisht pikėpamjet e tyre politike. Nė thelbin e kėtij mesazhi ėshtė diktatura. Njė sinjal i qartė i pėrpjekjes pėr ta hedhur veprimtarinė e Vetėvendosjes jashtė ligjit, ėshtė edhe paralajmėrimi i hetimit rreth pjesėmarrjes sė disa shqiptarėve nga Maqedonia, siē thuhet, tė rekrutuar nga Vetėvendosja, nė protestėn e 10 Shkurtit. Kėtė sinjal, mė parė se organet hetuese e tė prokurorisė, mė 13 shkurt e dha zėvendėsi i shefit tė UNMIK-ut nė takimin me kreun e tė ashtuquajturės parti opozitare PDK, i cili mė shumė u paraqit si informator sesa udhėheqės i njė partie. Shpikja dhe trillimi i akuzave tė reja kundėr Vetėvendosjes, siē ėshtė ajo lidhur me tė ashtuquajturin rekrutim tė
ithtarėve nė radhėt e shqiptarėve nė Maqedoni, paraqet njė akt tė lig denoncimi, qė ka pėr cak tė godasė pėrtej Vetėvendosjes. Duke bėrė objekt hetimi e penalizimi ēėshtjen e lėvizjes sė shqiptarėve tė anėve tė kundėrta tė kufirit, pėr nevojat e tyre tė ndryshme, qoftė edhe pėr qėllime solidarizimi me bashkėkombasit nė protestat paqėsore, synohet tė vuloset hendeku ndėrmjet pjesėve tė copėtuara e tė ndara tė kombit shqiptar, nė shtetet e ngritura mbi mohimin e tė drejtės sė tyre pėr tė jetuar nė trojet e veta si komb unik. Pikėrisht frika paranoike nga lėvizja kufitare e shqiptarėve paraqet thelbin e qėndrimit tė politikės sė sotme lidhur me parimin e tė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje, kur ėshtė nė pyetje populli shqiptar. Ky fakt e bėn tė qartė edhe karakterin e padrejtė e tė paqėndrueshėm tė tė ashtuquajturės Marrėveshje e Ohrit me tė cilėn u legjitimuan kufijtė qė ndajnė kombin shqiptar, si dhe tė marrėveshjeve tė tjera tė ngjashme legjitimuese. Ēėshtja e ngritur nga kreu i UNMIK-ut dhe i PDK-sė lidhur me « rekrutimin » e shqiptarėve nga Maqedonia nė radhėt e Vetėvendosjes, nė fakt ėshtė inicuar nga qarqet e Beogradit qė tė nesėrmen e protestave tė 10 shkurtit dhe pėr tė kanė raportuar agjencitė nė Moskė, po tė njėjtėn ditė. Prandaj, apostrofimi dhe vendimi pėr hetimin e kėsaj ēėshtjeje nuk paraqet asgjė mė pak sesa zbatim tė njė kėrkese tė lėshuar nė Beograd. Ky veprim fyen dhe lėndon shqiptarėt nė Kosovė e nė Maqedoni, por edhe kudo tjetėr. Sepse nuk duhet harruar faktin se shqiptarėt janė shqiptarė, kėtej, andej e pėrtejandej kufirit dhe ata nuk mund tė shtiren ēfarė nuk janė, siē po shtiren informatorėt nė Prishtinė. Nuk duhet harruar as faktin se toka e Kosovės, jo mė larg se tetė vjet mė parė ėshtė larė edhe me gjakun e tė rinjve « tė rekrutuar » nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nė radhėt e shqiptarėve tė trojeve nė Maqedoni. Nė qoftė se e ka
harruar Hashim Thaēi, qė pėr turp i qoftė, populli i Kosovės nuk e harron gjakun e birit tė vetėm tė prindėrve tetovarė, Mujdin Aliu. Hetimet e paralajmėruara fyejnė dhe lėndojnė shqiptarėt kudo qė janė edhe sepse protesta e fundit e organizuar nga lėvizja Vetėvendosje ishte njė manifestim paqėsor e dinjitoz, megjithėse u pėrgjak nga forcat qė e administrojnė Kosovėn dhe mesazhi i saj ishte plotėsisht qytetėrues. Nė kėtė protestė nuk u shpreh asnjė formė e frymės sė urrejtjes ndaj popujve tė tjerė dhe as u kėrkua cenimi i tė drejtave tė ndonjė populli. Edhe nė qoftė se paska pasur nė kėtė protestė ndonjė pjesėmarrės nga trevat nė Maqedoni, askush nuk mund tė thotė se ata e cenuan Kosovėn, apo Maqedoninė, qoftė me kėrkesa, qoftė me ndonjė fakt tjetėr. Prandaj, tendenca qė fushata qė ka pėr synim inkriminimin dhe linēimin e lėvizjes Vetėvendosje, tė shtrihet edhe te shqiptarėt nė Maqedoni ėshtė fare e paarsyeshme
dhe anakronike. Kjo fushatė komprometon thellė proklamimet lidhur me demokracinė perėndimore, lirinė e lėvizjes dhe shtetet pa kufij. Aq mė absurde duket kjo fushatė kur dihet se nė vendet nga vijnė paralajmėruesit e saj, mund tė protestojnė nė mėnyrė paqėsore qytetarėt e cilitdoqoftė vendi. Megjithatė, nė qoftė se duhet tė bėhet fjalė pėr « rekrutimin » e protestuesve tė jashtėm, atėherė do tė duhej tė hetohej nėse rekrutues tė tillė kishte edhe nė protestėn e serbėve, mė 13 shkurt nė Shterpcė, apo nė protestat serbe mė 9 shkurt nė Mitrovicė. Siē u pa, nė kėto protesta kishte edhe dekor ēetnik antishqiptar dhe anticivilizues, fyerje e sharje, nxitje tė urrejtjes dhe destabilitetit. Prandaj, zotėrinjtė Shuk e Hashim duhet ta dinė se Kosova nuk kėrcėnohet nga protestuesit paqėsorė tė tubuar rreth lėvizjes Vetėvendosje, prej ngado qofshin ata, por kėrcėnohet nga protestuesit qė vringėllojnė thikat e
bajonetat para syve tė tyre. Po ta ēmonin paqen, Shuku e Hashimi do tė duhej t’i shqetėsonte protesta e Shterpcės e jo e Prishtinės. Ata do tė duhej tė hetonin kush erdhi prej jashtė Kosove nė Shtėrpcė, e jo nė Prishtinė. _______________________________ Reagim PASOJAT E PARA TĖ PAKETĖS SĖ AHTISAARIT Shkruan: KD i GASH, Prishtinė Vetėm njė javė pas sjelljes sė tė ashtuquajturės Pako e Ahtisarit nė Prishtinė, u bė e qartė se
ē’ishte dhe ē’kishte brenda ajo. Dhuna brutale policore kundėr masės, qė e prirė nga lėvizja Vetėvendosje, protestoi mė dhjetė shkurt ndaj zgjidhjes sė rrezikshme qė po synohet t’i imponohet Kosovės, dėshmoi se nė realitet, dokumenti i Ahtisarit nuk ishte pako, por njė bombė e kurdisur nė mjedis tė Prishtinės. Kjo bombė shpėrtheu kėtė tė shtunė dhe pasojat e para tė saj janė plagėt (deri tash nga plagėt vdekjeprurėse kanė vdekur dy protestues), lėndimet dhe arrestimet e shumė tė rinjve shqiptarė. Pėr fat tė keq ajo do tė shpėrthejė me pasoja tė paparashikueshme, edhe kushedi sa herė, derisa Kosova dhe populli i saj ta fitojnė pavarėsinė dhe lirinė e vetėvendosjes. Dhuna e tmerrshme e dhjetė shkurtit nė Prishtinė, kundėr popullit shqiptar, ėshtė nė fakt, rrjedha logjike e njė procesi nė zhvillim e sipėr. Ajo ėshtė fryti i tė famshmeve standarde tė UNMIK-ut, tė cilat duan ta bėjnė dhunshėm njė Kosovė multietnike;
duan ta imponojnė dhunshėm bashkėjetesėn e viktimės me kriminelin dhe duan qė popullit shqiptar nė Kosovė t’ia mohojnė dhunshėm frytet e luftės ēlirimtare dhe idealin pėr pavarėsi. Kjo dhunė, po ashtu ėshtė fryti i drejtpėrdrejtė i negocimit tė gjakut tė derdhur pėr lirinė e Kosovės. Standardet dhe negociatat ishin oguri i dhjetė shkurtit, por edhe dhjetė shkurti ėshtė oguri i sistemit diktatorial qė synohet tė instalohet nė Kosovė. Forcat shumėgjuhėshe e shumėngjyrėshe policore, tė shtunėn pėrdorėn kundėr protestuesve duarthatė, bomba lotsjellėse, shkopinj e plumba gome, qen sulmues e makineri tė rėndė. Mirėpo, njė terror edhe mė i vrazhdė po gatuhet Kosovės. Tė ardhmes sė saj po i sillet vėrdallė fantazma e robėrisė serbe. Protesta e lėvizjes Vetėvendosje dhe e gjithė atyre qė iu bashkuan asaj mė dhjetė shkurt, ishte e drejtuar kundėr kėsaj fantazme. Kundėr kėsaj fantazme u protestua edhe nė 28 nėntorin e
vitit tė kaluar dhe shumė herė mė parė. Jo pėr habi, Qeveria e Kosovės e bekoi dhunėn policore tė ushtruar mbi Vetėvendosjen dhe protestuesit, gati pa pėrfunduar tėrėsisht protesta. Zėdhėnėsja e saj, sjelljen e policisė kundėr masave protestuesve e cilėsoi si profesionale, ndėrsa forcėn e pėrdorur si proporcionale. Kjo gjuhė policore lidhur me profesionalizmin dhe proporcionalitetin e forcės, sjell nė kujtesėn e shqiptarėve tė Kosovės kohėn e sundimit tė Milosheviqit mbi Kosovėn dhe kjo pėrbėn njė formė tė veēantė tė dhunės sė ushtruar, jo vetėm ndaj protestuesve, por ndaj ēdo shqiptari me ndjenja. Qeveria e Kosovės pėrmes zėdhėnėses sė saj arsyetoi intervenimin policor ndaj protestuesve, gjoja me qėllimin e protestuesve pėr tė depėrtuar te objektet e institucioneve tė Kosovės. Edhe zėdhėnėsi i SHPK-sė, theksoi se intervenimin policor qenka mbėshtetur nė informacionet mbi qėllimin e protestuesve pėr tė
depėrtuar te godinat e kėtyre institucioneve. Mirėpo, lėvizja Vetėvendosje ka mohuar tė ketė pasur pėr qėllim hyrjen nė kėto godina dhe ka akuzuar policinė pėr kufizimin e tė drejtės sė lėvizjes nėpėr rrugėt publike tė qytetit sipas planit tė paraparė. Siē dihet kufizimi i kėsaj tė drejte ka rezultuar me pasojat qė tashmė i dimė tė dhunės policore dhe Qeveria e Kosovės bashkė me SHPK-nė janė pėrgjegjėsit e drejtpėrdrejtė tė kėsaj dhune, gjithnjė derisa tė mos vėrtetojnė publikisht burimin dhe saktėsinė e informatave mbi tė cilat e kanė mbėshtetur arsyen pėr ndėrmarrjen e masave tė dhunės pėr tė kufizuar lirinė e lėvizjes sė protestuesve dhe pėr tė shtypur protestėn publike. Zėdhėnėsja e Qeverisė sė Kosovės, po ashtu bėri publik zbulimin se protestuesit na qenkan viktimė e trilleve tė dikujt qė dėshiroka tė reagojė “nė ēdo kohė dhe nė ēdo rrethanė”. Ajo madje u paraqit si njė psikiatre hetuese, duke konstatuar
se prijėsi i lėvizjes Vetėvendosje, zotėri Kurti, arrestimin e tė cilit e kumtoi me ndjenjė tė pafshehur gėzimi, na e paska si fiksion tėrheqjen e vėmendjes sė publikut, gjė tė cilėn po e bėka pėrmes protestave! Mirėpo, edhe po tė jetė kėshtu, zotėri Kurti nuk qenka rreziku i Kosovės, pėrderisa ai proteston kundėr negociatave qė rikthejnė Serbinė nė Kosovė. Shqiptarėt nė Kosovė, gjithnjė e mė shumė po e kuptojnė (dhe pėr kėtė dėshmoi edhe protesta e dhjetė shkurtit) faktin se pėr Kosovėn nuk paraqet kėrcėnim “fiksioni” i Albin Kurtit, apo i lėvizjes Vetėvendosje, pėr tė mos lejuar rikthimin e Serbisė kolonialiste nė Kosovė, por kėrcėnim paraqet fiksioni i pėrhershėm i Serbisė, pėr t’u rikthyer nė Kosovė, duke pasur nė ēdo kohė e nė ēdo rrethanė edhe ndihmėn e atyre qė bekuan dhunėn policore kundėr protestuesve paqėsorė mė dhjetė shkurt. Siē u pa, Qeveria e Kosovės reagoi kundėr protestės sė lėvizjes
Vetėvendosje me njė ekspeditivitet mė tė madh sesa kishte reaguar mė 1981 klika e Kosovės kundėr demonstratave pėr republikė. Mirėpo, kėshtu nuk reagoi ajo kundėr protestuesve serbė, mbase tė ardhur edhe nga Serbia, njė ditė mė parė nė Mitrovicėn e pėrtej Ibrit. Kėtyre protestuesve nuk ua kufizoi askush lirinė e lėvizjes, megjithėse demonstruan kundėr lirisė sė Kosovės dhe kėrcėnuan tė ardhmen e saj. Sikurse Qeveria e Kosovės, efikase nė dėnimin e protestave u paraqitėn edhe partitė qė pėrfaqėsohen nė Grupin Negociator. Zėdhėnėsit e tyre u shprehėn kundėr dhunės sė pėrdorur gjatė protestės, duke e adresuar kėtė dhunė qėllimisht te masa protestuese, e jo te pėrdoruesi i vėrtetė i dhunės – policia dhe institucionet e Kosovės. Me kėtė qasje, kėto parti bėhen mbėshtetėse tė terrorit policor nė Kosovė. Zėri protestues i dhjetė shkurtit kishte njė adresim
tė qartė. Ai ishte artikulim i kundėrshtimit tė planit qė e ndan, e ripushton dhe e zezon Kosovėn. Ky zė ishte artikulim i kundėrshtimit tė njė procesi qė po ia pėrgatit popullit shqiptar tė Kosovės njė tė ardhme me pamjen e Dhjetė Shkurtit. Lėvizja Vetėvendosje dhe ithtarėt e saj nuk e duan tė nesėrmen e Kosovės me luftė e tmerre, prandaj ata janė ndėrgjegjja e kohės sonė. Pėr kėtė arsye ata sot e luftojnė planin dhe procesin qė i sjellin Kosovės luftėn dhe tmerret. Bartėsit e kėtij plani e tė kėtij procesi nė Kosovė janė Grupi Negociator dhe Institucionet e Kosovės, si instrumente tė UNMIK-ut e tė prapavijės sė tij. Si tė tillė, kėta bartės po i farkojnė Kosovės vargonj dhe luftėra tė reja. Duke marrė parasysh rolin dhe pėrgjegjėsinė pėr situatėn e krijuar, si dhe duke qenė pėrgjegjės pėr pakėnaqėsinė dhe shqetėsimet e akumuluara tė qytetarėve tė Kosovės, pas skenės sė Dhjetė Shkurtit nė Prishtinė, Grupi
Negociator do tė duhej ta deklaronte dorėheqjen nga tė gjitha funksionet. Kjo skenė me pasojat e saj i ka deligjitimuar pėrfundimisht edhe Qeverinė dhe Kuvendin e Kosovės. Pas kėsaj reprize tė terrorit milosheviqian, qeveria do tė duhej tė binte dhe kuvendi tė shpartallohej, para se tė detyrohen ta bėjnė njė gjė tė tillė. Pa kėto institucione do tė mbrohen mė lehtė frytet e luftės ēlirimtare tė UĒK-sė. Pa kėto institucione, do tė jetė mė i vogėl ēmimi qė shqiptarėt do t’ia paguajnė tė drejtės pėr vetėvendosje. Dy protestuesit e rėnė nė protestėn e Dhjetė Shkurtit janė dy martirėt e parė tė luftės pėr mbrojtjen e fryteve tė luftės, tė arritura me gjakun e mbi 2000 dėshmorėve tė UĒK-sė. Ata janė dy dėshmorėt e rėnė pėr aspiratat e vetėvendosjes, tė rėnė nga armėt e institucioneve tė Kosovės dhe negociuesve tė lirisė sė saj. Komiteti Drejtues i Grupit tė Atdhetarėve
Shqiptarė Mė 11.02.2006, Prishtinė
|