Njeqind Vjet Vetmi Sabri Hamiti

0 views
Skip to first unread message

Narkis Eatman

unread,
Aug 5, 2024, 2:45:05 AM8/5/24
to inovsabbe
Menyrase si eshte tjetersuar, fshehur, manipuluar vepra dhe figura e Sami Frasherit, mos kujtoni se eshte bere per te miren e shqiptareve. Perpara se te percaktoni qellimin e asaj qe eshte bere dhe vazhdohet te behet mesoni permasen e asaj qe ka mbuluar ky qellim dhe me cfare te panjohure krenohen shqiptaret. Kjo perben pikerisht turpin e asaj Akademie qe per 30 vjet nuk u tha asnjehere te verteten shqiptareve. Edhe atje ku pikonte pak vertetesi dhe madheshti intelektuale shqiptare mundoheshin ta avullonin perpara se te cfaqej ne publik. Mund te them se vetem emermadhi Profesor Eqrem abej ishte ajo pikez saktesia qe trumbetoi Akademia e Shkencave e R.P.S. te Shqiperise, e cila sot (2017) nuk eshte afte te mbroje figuren e te vetmit shkencetar qe bashkonte dy epoka diametralisht te kunderta ne ate qe i dhane Kombit Shqiptar per sa kohe qe ekzistuan. Bijte e akademikeve te dikurshem kujtojne se Muri i Madh Kinez (nje objekt social per te ruajtur nje bashkesi popujsh) eshte i barasvlefshem me Murin e Berlinit (nje subjekt politik per te ruajtur nje mashtrim ideor) dhe ngaterrojne objektin me subjektin. Nuk mund te krahasohet kurre veprimtaria dhe produkti intelektual i Profesor abejt me te gjithe produktin e epokes komuniste te marre se bashku, sido qe te interpretohet vepra madhore e tij. Vepra e Prof. abej-t eshte themeli teorik i Kombit Shqiptar per sa kohe qe do te flitet Gjuha Shqipe, jashte vepres madhore te shkencetareve katolike qe punuan mbi kater shekuj per shkencat albanologjike. Manipulimi i vepres se Sami Frasherit ka ne themel te vet mohimin e vepres se Profesor Eqrem abej-t. Dhe e gjitha kjo pasi u grabit, pas 1967, e gjithe puna kater shekullore e studiuesve katolike te Gjuhes Shqipe. Mohimi manipulues i vepres se Profesor Eqrem abej eshte justifikimi formal i asaj grabitje te para gjysem shekulli te realizuar nga baballaret e kritizereve te vepres se Prof. abej-t sot. Domethene, ne qofte se epoka komuniste masakroi vepren gjeniale te Klerikeve Katolike, sot bijte e asaj epoke kerkojne te masakrojne vepren e emermadhit Profesor Eqrem Cabej dhe kjo nuk eshte pa domethenie konkrete. Ne kete pike fshihet thelbi i dosjeve te sigurimit te shtetit dhe mos i kerkoni ne vend tjeter, pasi emri i vertete i atij sigurimi eshte: sigurimi i krimit antishqiptar; dhe krimi me i madh ne Shqiperi, pas 1945, eshte bere ne fushen e shqiptarise qofte teorike e qofte ne praktike. e bashkonte dy epoka

Materiali i hedhur ne linjen e fb, jo me qellimin per te pare permasen e kundershtimi, por per te pare menyren se si ishin arsimuar shqiptaret ne kete drejtim, pati reaksionin si me poshte (pa i ndryshuar as germen dhe duke mos marre parasysh reagimet pro apo kunder materialit pas kesaj date):


Jehona B. Krasniqi O koka e kunderta, ka marre hov nifar politike e flliqte qysh me i ndy shqiptarte ma te mdhajt me ide allaturka, e plus fene po e shtine kogja si shume se kokem pa kone mysliman te devotshem na. Cfare foresh te diskreditimit te identitetit tone prej shqiptari.


Genci Hoti Sali keto qe lexove jane te shkruara 100 vjet me pare nga avokat Vasiol K. Dilo veprimtaria e te cilit eshte jashtezakonisht e madhe dhe ai nuk ka pasur per qellim te denigroje Sami Frasherin. Vepra e Samiut mbi Shqiperine eshte botuar per here te pare ne Kosove me 1978 ne kater vellime dhe pastaj ne Shqiperi me 1988 ne dy vellime, por pikerisht kjo veper eshte botuar ne vitet 30 dhe une pa tjeter qe do ta shkruaj se cfare kane ndryshuar studiuesit shqiptare ne ate vite ne kete veper.


Genci Hoti Studiuesit kosovare ne menyre absolute nuk kane ndryshuar asgje dhe asnjehere, por ata kane botuar manipulimet qe vinin nga Tirana drejt Prishtines. Rasti me tipik jane 5 vellimet e Jusuf Buxhovit Kosova ku autori mbeshtetet tek studiuesit e epokes enveriste per ngjarje te ndodhura qofte ne Kosove e qofte ne Shqiperi.


Edmond Shqiperie Ore derr katolik PSE i fryn kesaj ere te keqe.Po kauret cfare Kane bere per kete vend sipas teje, ah po e gjeta,fshiheshin ne fustanet e dosave qe kishin ne shtepi si GRA (meriton te te fyej me keq se kaq)


Per te kuptuar permbajtjen e ketij diskutimi krahasoheni me tabelen permbledhese te veprave te Sami Frasherit dhe te studiuesve te veprave te tij, per te kuptuar aresyet perse u perfshine ne diskutim gjithfare kategorish ku shumica prej tyre, per te mos thene te gjithe, as qe e kane lexuar ndonjehere qofte vepren e Sami Frasherit ne pergjithesi e qofte vetem kete veper. Per te kuptuar se cfare kane kuptuar shqiptaret nga kjo veper e Sami Frasherit do te bejme nje lloj analize, qe njeri nga pjesmarresit ne diskutim e hodhi si ide, per te pare qofte ate qe paraqet vepra e Sami Frasherit ne realitet dhe qofte edhe idete e imponuara nga redaksite botuese kudo ku eshte botuar kjo veper. Vetem se ju paralajmeroj se ajo qe keni kujtuar se dine mbi kete veper do te permbyset nga vete ajo qe Sami Frasheri ka shpikur per shqiptaret ne pergjithesi dhe shqiptaret e jugut ne vecanti. Por do te kuptoni se edhe cfare perfaqeson cdo diskutant ne raport me vepren e Sami Frasherit dhe ne raport me zberthimin e kesaj vepre, pamvaresisht nga kapaciteti intelektual qe disponon; disa do te kuptojne dhe distancen qe kane me paraardhesit e tyre antropomorfe. Kjo e fundit te con ne zbulimin e aresyes perse jemi popull kaq inferior ne raport me popujt e Europes dhe cfare e ka gjetur kete popull pas 1945-ses, qofte ne Kosove e qofte ne Shqiperi.


Qellimi i publikimit te vepres se Sami Frasherit nga ana ime, sipas ketyre rreshtave, nuk qendron ne menyren e te kuptuarit te saj, por ne mosperputhjen e asaj qe na kane mesuar neper shkolla me kete pasazh. Cfare fshihet ketu? Pastaj, perse u revoltuan diskutantet duke dale jashte teme dhe duke ofenduar pa asnje shkak? Ketu nuk kemi te bejme me karakterin e individeve pjesmarres ne kete diskutim, por me nje ndrydhje shpirterore qe eshte e lidhur me formimin botekuptimor te gjitheseicilit dhe grumbullimin e nje urrejtje pas 1991-shit ketu ne Shqiperi (urrejtja qe manifestoje disa shqiptare per epoken qe po perjetojme nuk duhet lidhur si nje kujtese permalluese per epoken komuniste, por per prishjen e rehatise familjare te tyre ne kurriz te shumices se shqiptareve me ane te favoreve te dhuruara nga ajo epoke) dhe pas 1999 ne Kosove, e cila u shpreh per nje shkak krejt formal, por qe nxorri ne pah edukimin shkollor te gjithseicilit diskutant. Keto fjale, te cituara me lart, nuk jane te miat dhe interpretimi i avokatit nuk eshte as teologjik, as historik, as politik, por thjeshte juridik duke pasur ne thelbin e vet nenkuptimin se eshte e pamundur qe njerezit, qe ne kohen e Perandorise Otomane kishin drejtuar vendin e shqiptareve, te vazhdonin ta drejtonin ate sipas te njejteve parametra tani kur ekzistonte shteti i tyre (pikerisht per kete pretendim ishte denuar me vdekje nga gjykata e Janines me 1915 avokat Dilo). Ne te vertete ketu ekziston nje analogji per kohen e sotme, perseri ne Shqiperi dhe Kosove, ku pretendohet se kemi kaluar ne nje organizim tjeter shoqeror (gje qe eshte nje genjeshter fund e krye), por drejtuesit politike jane po ata nga pikepamja biologjike te kohes se komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav. Por gjeja me e rendesishme ne kete pasazh eshte perfundimi, ne gjurmet e Sami Frasherit, qe shqiptaret nuk mund te bejne shtet dhe kjo duhet diskutuar seriozisht pasi strukturat sociale sot ne Shqiperi dhe Kosove kane te njejtat semundje dhe viruse. Problemet duhen pare jashte interesit privat dhe ne funksion te perfitimit kombetar, por me sa duket pamundesia e ketij kendveshtrimi perben defektin e shkences dhe politikes se sotme shqiptare ne te gjithe permasen e vet per nje aresye shume te thjeshte: individet shqiptare, qofte ne Kosove e qofte ne Shqiperi jane te arsimuar dhe pergatitur per ta shkaterruar qofte Kosoven e qofte Shqiperine, ndersa Kombi Shqiptar duhet te beje spektatorin indiferent.


2- Shqiptaret ne kohen qe po permbysej Perandoria Otomane nuk ishin ne gjendje te benin vete shtet dhe as me ndihmen e vendeve te tjera. Kjo eshte pika me e paargumentuar e pretendimeve mbi historine e shtetit te shqiptareve, por dhe vendi ku shpaloset padija universale e historianeve dhe filozofeve shqiptare te te gjitha koherave


6- Popullata shqiptare (ne kete rast behet fjale per popullaten jugshqiptare) eshte nje popullate qe jetonte me vjedhje, grabitje, vrasje dhe pasurohej vetem me keto veprimtari, qe perbejne thelbin e jetes sociale te tyre. Periudhen e kesaj forme jetese Samiu e ka konsideruar si te lavdishme. Kjo gjendet e shkruar ne vepren e Samiut pikerisht ne kete menyre.


7- 90% e shqiptareve nuk e duan Shqiperine dhe u vjen turp qe jane shqiptare. Ne kete rast mbetet per te percaktuar se kush eshte ky 10% e popullates shqipfolese qe e donte Shqiperine dhe Kombin Shqiptar. Edhe kjo gjendet e shkruar ne vepren e Samiut pikerisht ne kete menyre.


Turku kto pretendime i ka ngritur derisa ka folur pr Top Channel, n nj simpozium pr rilindsin shqiptar, midis Universitetit t Tirans dhe atij t Traks n Turqi.


Paraprakisht njoftoj lexuesin qe vetem studiuesit dhe shkrimtaret Robert Elsie, apo George Gawrych, jane treguar realisht ne ate qe kane shkruar mbi Sami Frasherin pasi veprat e tyre permbajne me perafersi frazen e cituar nga Avokat Dr. Vasil K.Dilo perpara mbi njeqind vjetesh, problem te cilin do ta shohim ne vecanti.


Autori pranon se popullata pellazge eshte e ardhur nga Azia (f.21) dhe perben fillesen e ardhjes se popullatave te civilizuara drejt Europes dhe duke pranuar se ka pasur popullata te tjera ne Europe me nje zhvillimin me te prapambetur. Problemin e popullatave te civilizuara europiane Sami Frasheri e trajton si nje proces monogjenist ku ndryshimi midis pellazgeve dhe popujve te tjere te mevonshem qendron ne kohen e ardhjes se tyre ne kete kontinent. Kontradiksioni social midis vendasve te egjer dhe te ardhurve te civilizuar nuk gjen shpjegim dhe problemi thjeshtohet ne faktin se pellazget nuk jane popullate e eger e per rrjedhoje nenkupton te tille edhe shqiptaret, si pasardhes te pellazgeve, edhe pse ne kapitullin mbi gjuhen shqipe kete jete te eger e ka si argumentin me kryesor te mbijeteses se shqiptareve dhe ruajtjen e gjuhes se tyre nga dyndjet sllave, vllehe apo otomane. Po a eshte e vertete kjo? Pranimi i dy popullatave, njera e ardhur dhe tjetra autoktone te diferencuara midis tyre ne planin social, kerkon medoemos perpilimin e nje metodike teorike qe te jete e afte te shpjegoje: 1-aresyet e diferencimit te ketyre dy lloj popullatash ne gadishullin Ballkanik. 2-mundesine e relacioneve midis tyre, dinamiken e mundeshme te ketyre relacioneve dhe, me e rendesishmja, pasojen e tyre. 3-aresyet perse shqiptaret jane pasardhesit e pellazgeve dhe jo te ketyre te egjerve qe i paskan lene mbresa Sami Frasherit. 4-cfare elementesh sociale disponojne shqiptaret ne fund te shekullit te XIX-te qe te mund te percaktojne se nga anon peshorja e tyre: nga popullate e eger autoktone apo nga popullata e civilizuar e ardhur nga Azia e Mesme, e cila percaktoi zanafillen e civilizimit boteror? Merita e Sami Frasherit, per kete problem, qendron ne pranimin e dy popullatave te diferencuara ne planin social si banueset me te para ne gadishullin Ballkanik, por qe jane anashkaluar nga historiografia e epokes komuniste si inegzistente. Kjo eshte pika qe revizionon te gjithe historiografine boterore ne drejtim te parimit natyror te gjenezes se Njeriut ne Toke: monogjeze apo poligjeneze; por qe tek Sami Frasheri ekziston se i pranishem (monogjeneza) pa gjetur zgjidhjen e mundeshme ne menyre te argumentuar.

3a8082e126
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages