Emri: Rafaela
Mbiemri: Lorenci
Mosha: 26 vjec
Vendbanimi: Lece, Itali
Gjendja civile: beqare me nje femije jashte martese
Profesioni: Mesuese karateje
Pozita juridike:
1. E denuar per trafik droge nga Gjykata e Lecse
2. E shpallur ne kerkim per trafik makinash, nga policia e Leces
3. E arrestuar per trafik makinash nga policia e Vlores
Zenepe Luka
Vlore - Pranga shqiptare per trafikanten italiane. Rafaela Lorenci, nje
26-vjecare nga Lece, eshte arrestuar dje paradite ne portin e Vlores si e
dyshuar per trafik makinash. Gjithcka ka nisur gjate nje verifikimi te
policise vendase teksa ajo ishte duke hipur ne traget, por qe kane zbuluar
se italiania kishte hyre ne Shqiperi me nje autoveture tip mazda dhe dilte
jashte saj pa te. Pozita e saj juridike eshte renduar edhe me shume kur pas
shkembimit te informacionit me policine e Leces, koleget shqiptare kane
mesuar se Rafaela ishte shpallur ne kerkim per te njejten veper. Por, bemat
e saj nuk kan- mbaruar ketu. Gjykata e Leces e kishte denuar me pare per
trafik droge duke i shenuar emrin si person problematik per policine. Por,
arrestimi i saj eshte shoqeruar edhe me nje incident. Rafaela, nje mesuese
karateje, nuk e ka duruar dot nje oficer te Guardia di Finanza kur i ka
thene: putane na turperove! Menjehere 26-vjecarja ka leshuar drejt saj nje
bresheri grushtash dhe shkelmash. Vetem nderhyrja e policeve te tjere e ka
ndare ate nga sherri, i cili i ka lene me sy hapur te gjithe.
Arrestimi
Eshte penguar te futet ne tragetin "Skenderbeu" shtetasja italiane, ndersa
udhetonte me te birin per dore, Denisin. E pajisur me bilete, me nje cante
ne dore, ajo eshte penguar te futet be traget vetem pse i mungonte mjeti me
te cilin kishte hyre ne Shqiperi. Kreu i policise se Vlores, nenkolonel
Neritan Nallbati tregon se uniformat blu te portit kane dyshuar qe ne fillim
pasi shtetasja italiane ishte futur nga pika kufitare e Kakavijes me mjetin
e saj tip Mazda dhe pasi kish qendruar nje nate ne Fier, donte te largohej
per ne Lece. Pas kontrolleve te bera nga policia, rezulton se nuk figuronte
mjeti dhe ky shkak ka sherbyer per ta shoqeruar ne komisariatin e policise
se Vlores. Autoritetet e policise jane lidhur me policine e Leces, qe nga te
dhenat qe dispononin, kerkojne arrestimin e saj, pse ajo ishte shpallur ne
kerkim per trafik makinash te vjedhura si dhe e denuar per droge. Uniformat
blu ne port jane ndjere mire qe munden te pengojne nje trafikante, por nuk
ka munguar edhe keqardhja e ndonjerit ndersa ka mesuar qe eshte vene ne
pranga gruaja.
Mesuesja e karatese, eshte trafikante
Pas shoqerimit ne komisariatin e Vlores, informacioni i ardhur nga policia e
Leces, qytetit ku banon Rafaela, ka zbardhur aktivitetin kriminal te saj. Te
dhenat e mbeshtetura ne fakte bejne te ditur se
ajo eshte marre me shitjen e makinave te vjedhura nga Italia ne Shqiperi,
por ajo eshte denuar edhe per trafik droge ne Itali. Policia homologe ka
kerkuar arrestimin e shtetases italiane dhe hetimin per aktivitetin e
trafikut ne Shqiperi, duke shtuar se ajo eshte denuar me burg nga gjykata e
Leces. Ne keto rrethana 26-vjecarja eshte transferuar ne komisariatin e
policise se Fierit. Sipas nje burimi ne Prokurorine e Vlores, mesohet se
hetimi do ta behet nga organi i akuzes se qyetit te Fierit, pasi atje eshte
shitur mjeti qe ka pasur me dokumente te falsifikuaua. Ne vartesi te
hetimeve do te behet ose jo ekstradimi i saj ne Lece. Pervecse ka shitur
mjetin e saj ne Fier, te njejten gje ka bere edhe para 2 muajsh. Ajo ka
ardhur ne Shqiperi dhe ka shitur nje Renault nje shtetasi shqiptar. Me shume
se sa shitja e mjeteve te vjedhura, 26-vjecaren nga Lece, e ngarkon edhe
akuza per trafik droge, per te cilin eshte denuar ne vendin e saj.
© Koha Jone 2001 All Rights reserved