Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

Firma me Ameriken, prish negociatat

3 views
Skip to first unread message

Patrioti Shqiptar

unread,
Nov 14, 2002, 2:38:04 AM11/14/02
to

Shqiperia rrezikon marredheniet me Bashkimin Europian ne rast se ajo
nenshkruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje marreveshje dypaleshe qe i
perjashton ushtaraket amerikane nga juridiksioni i Gjykates Nderkombetare
Penale. Ky paralajmerim vjen as me shume dhe as me pak por nga Parlamenti
Europian. Europarlamentaret jane te mendimit se ndaj 5 vendeve te Europes
juglindore, Keshilli i Ministrave i BE-se si dhe Komisioni Europian duhet te
mbajne nje qendrim me te prere, ne rast se vihet re se keto vende nuk
plotesojne jo vetem disa kritere te politikes se brendshme, por po ashtu
edhe ne rast se nuk i permbahen politikes se BE ne aspektin nderkombetar.
Keto opinione u bene te ditura gjate nje sence plenare te organizuar ne
Bruksel, ku europarlamentaret shqyrtuan edhe procesin e asocimit dhe
stabilizimit me vendet e Europes juglindore.

Me kete rast ata kerkuan qe ndihma ekonomike e BE-se si dhe marredheniet e
saj me vendet ballkanike te nderpriteshin, ne qofte se vendet e sipermendura
nuk permbushnin angazhimet e tyre ndaj Bashkimit Europian. Nder kushtet qe
duhet te plotesojne vendet ballkanike renditen bashkepunimi i plote me
Gjykaten nderkombetare te Hages, pranimi i kthimit te refugjateve ne trevat
e tyre si dhe nje politike me aktive ne luften kunder krimit te organizuar,
korrupsionit, kontrabandes dhe trafiqeve me qeniet njerezore, droge etj.
Keto kondita u jane bere te njohur qe me pare udheheqesve te Shqiperise,
Maqedonise, Jugosllavise, Bosnjes dhe Kroacise, por e vecanesia e rezolutes
se fundit te Parlamentit Europian ishte se ajo e vinte theksin edhe ne nje
aspekt te ri: ne plotesimine detyrimeve ndaj Gjykates Nderkombetare Penale.
Parlamenti Europian ben thirrje per nderprerjen e cdo ndihme dhe ngrirjen e
procesit te asocim - stabilitetit me ato vende qe nenshkruajne marreveshje
te vecanta me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sic dihet ndermjet BE-se dhe
SHBA-se ziejne kontradikta te thella ndaj rolit dhe juridiksionit te kesaj
gjykate te re nderkombetare. Europianet jane te mendimit se kjo instance e
Kombeve te bashkuara duhet te kete juridiksion te plote ndaj te gjitha
krimeve qe ngjasin ne bote, por amerikanet mendojne ndryeshe. Ata nuk duan
dhe nuk pranojne qe nje gjykate e huaj, qofte kjo edhe nderkombetare apo e
OKB-se, te kete te drejten te gjykoje ushtaraket e saj qe ndodhen ne mision
jashte kufijve. Per te shmangur keto probleme Shtepia e Bardhe ka filluar te
nenshkruaje marreveshje dypaleshe me vende te ndryshme te globit, ne te
cilat ushtaraket amerikane perjashtohen nga juridiksioni i Gjykates penale
nderkombetare.

E para nga vendet europiane qe e nenshkruajti nje marreveshje te tille ishte
Rumania, e cila se bashku me Bullgarine nuk bejne me pjese ne 10 vendet e
reja europiane, qe ne vitin 2004 do t'i bashkengjiten BE-se. Por sikur te
mos mjaftohej me kaq, europarlamentaret u kerkojne edhe vendeve ballkanike
qe ato te mos nenshkruajne marreveshje dypaleshe me Uashingtonin, pa u
keshilluar me pare me Brukselin. Ndryshe nuk ka me ndihma dhe as integrim te
shpejte ne BE. Se cfare pune i prish Europes nenshkrimi i marreveshjeve
dypaleshe me SHBA-ne kjo nuk eshte shume e qarte. Por nga ana tjeter eshte
shume e qarte qe europianet nuk e shohin fare me sy te mire nenshkrimin e
nje marreveshjeje qe perjshton ushtaraket amerikane nga juridiksioni i
Gjykates penale.

Si kunderpeshe e ketyre shtrengimeve Parlamenti Europian ben thirrje per
lehtesimin e shkembimeve njerezore, tregtare dhe kulturore ndermjet BE-se
dhe vendeve ballkanike. "Nuk duhet te krijojme barriera te reja kufitare ne
Europe, prandaj duhet te nxisim dhe lehtesojme te gjitha format e
shkembimeve legale ndermjet BE-se dhe Ballkanit", - shkruhej ne rezoluten e
Parlamentit Europian. Megjithese eurodeputetet jane te mendimit qe regjimi i
vizave ndaj qytetareve ballkanike duhet te lehtesohet, ne rezolute nuk behej
fjale per heqje te plote te tyre. Heqja e plote e vizave ndaj qytetareve te
shteteve ballkanike duhet te behet vetem pasi keto vende te kene pushuar se
qeni burim emigrantesh ilegale dhe krimi te organizuar, - theksohet ne
rezoluten e Parlamentit Europian kushtuar procesit te asocim - stabilitetit
me vendet e Europes Juglindore.

Viron GJYMSHANA

Bruksel

© Koha Jone 2001 All Rights reserved

0 new messages