Ky keqshkrim nuk është vetëm një keqpërshtatje e fjalës
përkatëse nga serbokroatishjta, ku është huazuar me shqiptim nga
frëngjishtja, po është edhe krejtësisht i panevojshëm, sepse fjala
figuron në shqipe që më parë, si *detal*, me domethënien themelore
"pjesë e një tërësie ose mekanizmi" ose "hollësirë". Vetë
përpjekja e rihuazimit të fjalës nga serbishtja, që si duket e ka
pararendur zhvillimin e këtij keqshkrimi i cili fillimisht hasej
vetëm në "Rilindje" dhe në gazetat tjera jugosllave në gjuhën
shqipe, flet për një mungesë njohurishë ose për një varfëri
gjuhësore te përdoruesit e saj të hershëm; por kjo mungesë
diturishë mbase ishte një dukuri normale dikur ndër "akademikët" e
pjellur nga regjimi pushtues jugosllav në Kosovë.
Keqshkrimi haset ndonjëherë i kryqëzuar me drejtshkrim, ku "detal"
përdoret për njejës, ndërsa "detaje" për shumës; po ja që kjo
analogji nga "fill-fije", është vetëm një produkt i imagjinatës
së formësuar nga padituria! Është pra /detal/, /detali/, /detale/,
/detalet/; dhe ndajfolja gjegjëse duhet të jetë /detalisht/, ashtu
si mbiemri duhet të jetë /i/, /e/ /detaluar/; dhe kurrgjë tjetër.
S