Tani lypset edhe vota e shteteve jo te rendesishme, si Shqiperia. Nese ne do
te vendosnim per te firmosur nenin 98, te Gjykates Nderkombetare Penale, me
siguri do te demtojme ndoshta ne menyre te pariparueshme marrdheniet me
aleatin strategjik, SHBA-ne. Ne njihemi si vendi me i afert me amerikanet ne
Europen Juglindore. Kjo, pervecse nje zgjedhje e vete Amerikes, eshte edhe
nje merite e jona pasi qysh nga hapja drejt botes e Shqiperise, asnjehere
nuk eshte shfaqur ketu ndonje qendrim i konsiderueshem anti-amerikan, gje
gje ngjet dendur ne Ballkan. Dhe, mosfirmosja e nenit ne fjale, eshte nje
shperblim modest dhe i pritshem qe ne duhet t'i bejme SHBA-se, mikut te
ngushte te kauzes shqiptare qysh nga koha e Presidentit Uillson, e deri me
sot. Ceshtja jone kombetare eshte pothuajse e zgjidhur vetem fale amerikes.
Dhe duket e natyrshme qe ne kete debat ne te gjendemi prane saj, duke
firmosur kunder nenit 98, te Gjykates Nderkombetare Penale. Duhet pranuar se
deri tani eshte shprehur vullneti i qerverise shqiptare ne kete drejtim, dhe
per kete, Kryeministri ka marre nje leter falenderimi nga zv-Presidenti
amerikan, Cheney.
Por nga ana tjeter, vendimi nuk eshte aspak i lehte. Madje ka shume pasoja.
Eurodeputetja Pack, e ka bere te qarte se nese ne do te firmosin per
SHBA-ne, kjo do te kushtezonte procesin e negociatave per integrimin ne BE,
nje aspirate kjo 12 vjecare e shqiptareve. Dhe nje enderr qe zyrtaret e
Brukselit jane te prirur ta bejne sa me te parealizueshme per ne. Keshtuqe,
dilema eshte gati dramatike. Mirepo eshte e qarte se nje aleat si SHBA, nuk
eshte e lehte te gjendet. Morali i historise na tregon se nuk duhet hezituar
kurre ne forcimin e raporteve me superfuqine. Ndersa, ne Europe ne gjendemi.
Na ngelet vetem te punojme me shume per te kapur standartet e saj.
© Koha Jone 2001 All Rights reserved