Wiki Loves Monuments: Shtyhet afati, prezantimet nëpër Kosovë, ekskursionet me fotografë

8 views
Skip to first unread message

Arianit Dobroshi

unread,
Sep 26, 2015, 3:01:08 AM9/26/15
to free-software-conference, general

Kemi kënaqësinë t’i japim disa lajme të mira.

Për t’i realizuar aktivitetet më poshtë, afati i fundit për dorëzimin e fotografive është shtyer deri më 7 tetor, e mërkurë.

Sesionet Informuese

FLOSSK do t’i organizoj disa sesione informuese nëpër Kosovë për të shpjeguar rregullat, demonstruar procesin e ngarkimit dhe përgjigjur pyetjeve tuaja.

Falënderojmë insititucionet e mësipërme për mbështetjen.

Ekskursionet

Për t’ju dhënë qasje në monumente të zgjedhura dhe njëkohësisht lehtësuar udhëtimin, FLOSSK ka përgatitur ekskursione me ciceronë.

Orari:

  • E shtunë, 3 tetor, kishat ortodokse, xhamitë dhe kullat në Rrafshin e Dukagjint (vendtakimi në Prishtinë dhe Pejë)
  • E shtunë, 3 tetor, Qëndra Historike e Prizrenit (vendtakimi në Prizren)
  • E diel, 4 tetor, gërmimet arkeologjike rreth Prishtinës, Novobërda dhe Manastiri i Graçanicës

Aplikimi për ekskursione përmes formularit është i obliguar, afati e mërkurë, 30 shtator. Furgonat kanë nga 17 vende. Ju inkurajojmë të aplikoni për më shumë se një opcion në rast se mbushen vendet. Të përzgjedhurit për ekskursione do të njoftohen të entjen me 1 tetor bashkë me detajet e takimit. Ju mirëpresim!

Aplikacioni: http://wikilovesmonuments.al/ekskursionet/

Ky njoftim në ueb: http://wikilovesmonuments.al/afati-prezantimet-ekskursionet/

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages