Organizimi i Bootcamp-it ne Prizren

5 views
Skip to first unread message

Reis Muhameti

unread,
Sep 17, 2012, 9:51:22 AM9/17/12
to flossk-...@googlegroups.com
Pershendetje te gjithve ktu ne grup. Ket postim po e bej me qellim qe te mblidhemi te gjith dashamirsit e FLOSSK-ut dhe te tjeret qe ta organizojme nje Bootcamp ne Prizren. Para do dite e kam shkrujt ni post ne grupin e fakulltetit ku un studioj (Teknologjia e Informimit dhe e telekomunikimit - Universiteti i Prizrenit) dhe kam shpreh idene e organizmit te ketij eventi. Ma posht mundeni me e lexu artikullin e plote qe e kam postu, shpresoj qe edhe ktu kam me gjet mbeshtetije.


Dite me pare u organizua Digital BootCamp 3 ditor ne Prishtine ku mora pjese edhe une. Bootcamp-i qe u mbajt ne Prishtine, ishte njera nder pervojat me te mira qe kam pasur ne kete fushe. Nese nuk keni degjuar me pare per kete gje, ju lus qe ta lexoni atikullin e telegrafi.com qe ka bere prezantimin e ketij eventi, mos pritoni :').

 

" Digital Bootcamp janë seri e punëtorive të cilat i dedikohen të rinjëve, por edhe gjeneratave më të vjetra të cilat po organizohen për herë të parë nga Innovations Lab Kosovo dhe FLOSSK.

Këto punëtori janë dizajnuar për fillestarë, dhe kanë për qëllim të dhurojë një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platforma te ndryshme me kod të hapur, duke përfshirë: Javascript CSS, Linux, Creative Commons, Wikipedia & Wikimedia, OpenStreetMap dhe platforma të tjera me kod të hapur.Secila punëtori do të ofrojë një mbikqyrje teknike nga mentor të ndryshëm dhe mundësi për testimin e platformës dhe/apo sistemeve në kohë reale. Digital Bootcamp do të mbahen në datat 4-6 Shtator, 2012 në Innovation Lab Kosovo, ku zhvilluesi i softuerëve me burim të hapur dhe bashkë-themeluesi i FLOSS Kosova – Z.Mike Dupont do të jetë në cilësinë e mentorit dhe trajnerit.

Ne ju rekomandojmë që të merrni pjesë në të tri punëtoritë – e cila do të rrezultojë me shpërndarje të çertifikatave – por kjo nuk do t`ju limitojë që të merrni pjesë vetëm në njëren nga puntoritë (Ju lutem vëreni: Ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Social Innovation Camp-in e ardhshëm në Nëntor 2012 janë të inkurajuar fuqimisht të aplikojnë, sepse çertifikimi i juaj nga puntoritë e “Digital Bootcamp” do të forcojë aplikimin tuaj në Social Innovation Camp-in e ardhshëm.)

PËR TË MARRË PJESË NUK KËRKOHET PËRVOJË PARAPRAKE NË ZHVILLIMIN E SOFTUERËVE!

Aplikimi per pjesëmarrje ështe falas dhe aplikoni duke na dërguar një email me të dhënat tuaja në: con...@kosovoinnovations.org

Afati i aplikimit do të mbyllet më 3 Shtator 2012 në ora 24:00 "

 

Artikulli ne telegrafi.com:

http://www.telegrafi.com/teknologji/organizohet-open-source-digital-boot-camp-ne-prishtine-83-789.html

 

Fotot e ketij eventi mundeni me i gjet ktu:

https://www.facebook.com/media/albums/?id=159414830745623

 

LInd pytja... pse une po e shkruj ket artikull qe me pa kolegt dhe koleget e mia. - Ket artikull po e shkruaj sepse kam biseduar personalisht me Z.Mike Dupont qe edhe ne Prizren te organizohet nje ngjarje tre ditore e tille. Z.Dupont ishte i interesuar dhe i hapur per bashkpunim, andaj un kerkoj nga ju nje pergjigje se cfar mendoni per kete ide, ta organizojme nje Bootcamp edhe ne Prizren dhe te jemi ne si studente te TIT-it dhe te tjeret qe do ta mbeshtesin kete iniciative, organizatoret e ketij eventi.

 

Per me shume informata ju lus qe t'me shkruani dhe te me tregoni se a jeni ne gjendje qe ta mbeshtesni kete ide.

 

P.S Na duhen sponzore, per akomodimin e mysafireve per 3 net radhazi, ushqim dhe transport.

 

Ju falenderoj per mirkuptimin,

Reis MUHAMETI



Pra sic e pate, per organizimin e ktij eventi na duhen sponsore per akomodimin dhe transportin e folesve qe do te vijne. Shpresoj qe te marr nje mbeshtetje nga ju.
Ju falenderoj shume,
Reisi
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages