Mike Dupont
unread,Sep 4, 2012, 6:37:59 AM9/4/12Sign in to reply to author
Sign in to forward
You do not have permission to delete messages in this group
Either email addresses are anonymous for this group or you need the view member email addresses permission to view the original message
to Free Software Conference, FLOSSK ., FLOSSK Prishtina, flossk-...@googlegroups.com, flossk-...@googlegroups.com, flossk-p...@googlegroups.com, FOSS-AL
Here is our Albanian language press release. Please share with people from the press
Source :
http://www.flossk.org/sq/konferenca/sfk12
Komunikatë për Shtyp
Më 8 dhe 9 shtator në Prishtinë do të mbahet Liria Softuerike Kosovare, konferencë ndërkombëtare për teknologji
Këtë
vikend në Prishtinë do të mbahet Konferenca ndërkombëtare “Software
Freedom Kosova 2012 - SFK12”, e cila ka për qëllim thellimin e njohurive
nga fusha e teknologjisë informative. Njohës të kësaj fushe specifike,
për herë të katërt do të tubohen në Prishtinë për të dëshmuar aftësitë e
tyre dhe thelluar bashkëpunuar në fushën e teknologjisë informative e
cila i dha botës uebin, Androidin, Wikipedian e shumë teknologji të
tjera. Liria Softuerike Kosova, e cila organizohet nga FLOSS Kosova,
është konferenca më e madhe e këtij lloji në rajon.
Konferenca
do t’i ketë ligjëratat kryesore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike
dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtines më 8 dhe 9 shtator
ndërsa më 7 dhe 10 stator punëtori në UNICEF Innovations Lab .
SFK12 do të mbledhë folës nga shumë vende anembanë botës duke përfshirë:
Bruce Perens:
-Një
nga themeluesit e lëvizjes për kod burimor të hapur. Perens është
pronar i një kompanie softueri si dhe programues kompjuteri. Perens
është bashkë-themelues i Open Source Initiative (OSI).
Andrew Betts:
-Zhvillues
në PHP dhe JavaScript si dhe themelues i Assanka, tani pjesë e
Financial Times. Betts është ligjërues për tema të lidhura me HTML5 dhe
PHP.
Prof.Dr.Frederik Questier:
-Këshilltar akademik për projektet arsimore të TIK-ut në disa vende në zhvillim si dhe profesor në disa departamente në Vrije Universiteit, Bruksel. Prof. Questier është autor dhe redaktor i disa librave dhe artikujve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe softuerit të lirë.
Flamur Mavraj:
- Mavraj është zhvillues i aplikacioneve në ueb me PHP. Ai do të ligjëroj për Zend Framework 2.
Si dhe shumë të tjerë.
Konferenca
këtë vit bëhet e mundur duke iu falenderuar ndihmës financiare të
Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, STIKK, Ipko Foundation dhe Unicef
Innovations Lab.
FLOSSK është OJQ e themeluar më 2009 me qëllim të promovimit të softuerit të lirë dhe teknologjive dhe lëvizjeve të ndërlidhura.
Nyja e konferencës:http://www.flossk.org/sfk12
Programi http://lanyrd.com/2012/sfk12/schedule/

Për informata shtesë mund të kontaktoni Arianit Dobroshin në ari...@gmail.com 044 905 647 ose Bleona Foniqin në bleona...@gmail.com 044 585 970.
--
James Michael DuPont
Member of Free Libre Open Source Software Kosova
http://flossk.org