Gent Thaçi
unread,Nov 22, 2011, 1:32:55 PM11/22/11Sign in to reply to author
Sign in to forward
You do not have permission to delete messages in this group
Either email addresses are anonymous for this group or you need the view member email addresses permission to view the original message
to Free Software Conference, flossk-p...@googlegroups.com, flossk-...@googlegroups.com, flossk-...@googlegroups.com, flossk...@googlegroups.com, FOSS-AL, gis-kosova, wm...@googlegroups.com
Tung,
BarCamp
është një konferencë informale që ka si qëllim krijimin e komuniteteve
profesionale, kreative dhe krijuese lokale nëpërmjet rrjetëzimit social
online, ashtu sikur se edhe offline.
Më 30 nëntor (e mërkure) në lokalin Hacienda
http://g.co/maps/48jzk, në Prishtinë,
BarCamp-i local, do të mbahet takimi i tretë i radhës. Kohëzgjatja do të jetë: 19.00h deri 22.00h.
Ashtu si edhe herën e kaluar, edhe këtë herë, sponzor gjeneral do të
jetë Ipko Foundation. Këtë herë sponzor medial do të jetë Telegrafi.com.
Kushdo që vjen, mund të marr pjesë në debate dhe madje mund të dalë të
prezantojë vetë ndonjë temë që mund të ketë lidhje me temat paraprake.
Këtë herë kemi lënë më shumë kohë për debate, duke pasur parasysh qe
temat nxisin më shumë debat.
Për t’i dhënë strukturë BarCamp-it folësit e konfirmuar këtë herë do të jenë:
1. Telegrafi, që do të prezantojë platformën e reklamimit që për së
pari herë aplikohet ne Kosovë, sekcionin e punëgjetjes, disa të dhëna me
interes për krijuesit/zhvilluesit e rinjë në Kosovë dhe një suprizë
speciale.
2. Betim Drenica ( http://betimdrenica.wordpress.com/
) do të prezantoj zhvillimin e aplikacioneve mobile në platformën
Windows Phone 7 dhe mundësitë që i ofron ajo, e sidomos për zhvilluesit
në Kosovë. Ai poashtu do të prezantoj arritjet e tij në këtë fushë, dhe
do të jap këshilla specifike për ata që dojnë të nisin të punojnë me
këtë platformë.
3. Arianit Dobroshi do të flas për pronësinë
intelektuale (Intellectual Property), apo IP, copyright, dhe licensen
Creative Commons, të cilën ai e ka përkthyer në gjuhën shqipe.
Mendojmë që këtë herë do ta kemi nje debat më të strukturuar rreth kësaj cështjeje.
Si gjithmonë, edhe ketë herë, BarCamp do të bëhet në format të unkonferencës.
Për pjesëmarrësit do të ketë pije dhe mundësi kontakti, p.sh. linqet e rrjeteve sociale dhe emailat shperndahen.
Gjitha të mirat e shihemi në Barcamp,
Gent Thaçi