Open Data Albania ka kënaqësinë të ftojë qytetarë, të rinj apo
profesionist të fushave të ndryshme, aktivist të lëvizjeve qytetare,
student dhe nxënës, inovatorë dhe kërkues social
behuni pjesmarrës në këtë ngjarje.
Kjo është një festë e shumë kryeqyteteve botërore dhe për herë të parë
vjen edhe në Shqipëri. Fokusi kryesor në Open DataThon Albania këtë vit
do të jenë studentët.
Termi botëror është "Hackathon"", nje bashkim i termave Hack+Marathon.
Një Hackathon, i njohur gjithashtu si Open Datathon, është një
grumbullim aktivistësh me qëllim hulumtimin e të dhënave publike. Në
këto takime qytetarët kërkojnë dhe botojnë të dhëna që nuk janë evidente
por që ndikojnë shoqërinë ku jetojmë.
Botimi i këtyre të dhënave tentohet të bëhet duke përdorur shembuj
grafikë (aplikime, mashups, harta vizuale) për t'i bërë këto të dhëna më
të kuptueshme nga cdokush.
Duke marrë parasysh negativizmin që përmban termi Hack në gjuhën tonë, do i referohemi këtij aktiviteti si Open Datathon Albania.
Nese keni nje ide per perdorimin e te dhenave te hapura (open data), deshironi te kontribuoni ne nje projekt qe e gjeni me interes, ose thjesht deshironi te mesoni cfare po ndodh, atehere jeni të mirëpritur në Open Datathon. Nuk kane rëndësi profili juaj personal, do të kete mundësi për të gjithë për të mësuar dhe për të ndihmuar komunitetin të rritet.
Nje kontribut te theksuar ne kete ngjarje mund te japin ne menyre te vecante zhvilluesit qe mund t'i transferojne ato mijera rekorde me te dhena pakuptim ne dicka fantastike, me kuptim dhe impakt shoqeror. Kjo do te thote qe cdo aplikim qe mund te vizualizoje, njoftoje, integroje etj do ndihmoje shume ne rezultatin e kesaj Open Datathon
Njerez qe krijojne prezantime te mrekullueshme, intuitive dhe qe transmetojne dituri... mund te qendra e vemendjes ne aktivitete te ngjashme.
Ata njerez qe duan te ruajne dhe percjellin dijen, ata qe vleresojne trashegimine kulturore jane themeli me i forte i shoqerive moderne. Te dhenat e hapura nuk jane vetem per statistika ekonomike, por per cdo informacion me impakt shoqeror. Open Data Fest kushton vemendje dhe interes absolut dhe ndaj kesaj kategorie.
Mbi te gjitha ne kemi nevoje me shume per ju! Kemi nevoje per ide, per frymezues dhe per miq qe te shperndajne dijen.
Mirëpriten dhe aplikime tepër të thjeshtë të cilët japin një përshkrim vizual të një situate të caktuar. Shembuj:
e shumë e shumë ide të tjera.
- Luhatja e borxhit të shtetit tonë në një graf që tregon rrezikun ose sigurinë e politikave fiskale;
- Plazhet më të ndotur dhe ato më të pastra të vendosura në një hartë;
- Shpërndarja e Shqipërisë në grupmosha dhe impakti në skemat e sigurimeve shoqërore
Mund të bashkëpunoni në grup ose individualisht, por sugjerojmë që të punohet në grupe të vogla ku të ketë një dizenjues/programues + një student ekonomiku/gazetarie. Puna në grupe të tilla do ngrinte cilësinë e produkteve të cdo grupi dhe do krijonte një eksperiencë interesante pune ndërmjet disiplinave të ndryshme.
Kjo është hera e parë që një aktivitet i tillë organizohet në Shqipëri por aktivitete të ngjashme zhvillohen cdo vit në vende të ndryshme të botës. Një skedar me disa shembuj mund ta gjeni tek kjo lidhje por sigurisht ne mirëpresim idetë origjinale.