
Shkruan nga Medinja e Pejgamberit a.s.
Asist.Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha
Ligjerues i shkencave Islame ne Univerzitetin Taiba, Medinetul Munewereh-Arabia Saudite.
Haxhi
(Samiti vjetor nderkombetar i mbare muslimaneve) me dimension religjioz, historik, social dhe shpirteror
Sic mesohet prej dispozitave te sheriatit Islam, se Haxhi, te vizituarit e Qabes eshte nje nder pes kushtet e Islamit, dhe se ai duhet kryer ne kohe te caktuar dhe ne vend te caktuar, thote Allahu xh.sh. ne Kur'anin famelarte: ( Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Cka punoni nga e mira All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time ). 2:197
Transmeton Imam Buhariu nga Muhamedi a.s.: ( Se ai i cili kryen haxhin duke u ruajtur nga mekatet; (e vogela dhe te medha) dhe nga intimet bashkeshortore (qe jane te ndaluara per nje periudhe te caktuar gjate kohes se haxhit), ai person kur kthehet nga haxhi, kthehet ne familjen e tij i paster dhe i falur nga mekatet, ashtu si e ka lindur nena e tij.
Poashtu Haxhi ben pjese ne rangun e ibadeteve fizike dhe materiale, dhe eshte obligative per ata te cilet, kushtet financiare u premtojne per te realizuar ate obligim, kete e konfirmon edhe ky ajet Kur'anor: (Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerezimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo..) 3:97.
Ky ibadet madheshtor, Haxhi, poashtu edhe Umreja duhet kryher me sinqeritet dhe per hir te Allahut xh.sh. Kete e verteton edhe ky ajet Kur'anor: ( E kryeni Haxhin dhe Umren për hir të All-llahut..)2:196.
Per te shkuar ne (Mek-ke) mund te ndiqen vijat ajrore, tokesore dhe ato detare.Qellimi eshte te arrihet atje ne ate vend te shenjte dhe te kryhet ai obligim, dhe se monopolizimin e Haxhit dhe kushtezimin e tij vetem me vija ajrore apo dicka tjeter, eshte ne kontradikte me fene Islame dhe bjen ndesh me ajetet Kur'anore te qarta. Kete na e qarteson Allahu xh.sh. ku thote: (Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (vijnë) për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin. 22:27 -28
Nen hijen e ajeteve Kur'anore te lartepermendura perkitazi me Haxhin, ne mund t'i nxjerim ca leksione me dimensione religjioze, historike, sociale dhe shpirterore.
1- Sa i perket dimensionit historik dhe shpirteror, Haxhi u garanton muslimaneve dhe pjesmaresve te tij dobi dhe vlera te larta shpirterore. Aty, ne Mek-ke, ne ato troje te shenjta haxhiu i kalon tere ato vende te cilat Muhamedi a.s. i ka kaluar, dhe kemba e haxhiut do te shkel neper tere ato troje ku kembet e Ibrahimit a.s. dhe te Muhamedit a.s. dhe shokeve te tij kan shkelur. Aty e sheh shtepine e Allahut xh.sh. (Ka'ben), aty e sheh xhamine e shenjte (Mesxhidul Haram) faltoren e pare mbi toke ne historine e njerzimit. Aty, sheh bregun Safa dhe Merve qe jane prej shenjave te shenjta. Aty te ipet rasti per ta vizituar burimin e ujit te Zem-zemit, burim ky i pashterur per mijara vite, qe eshte uje me vlere dhe karakteristike te larte, i bereqetshem dhe sherues per shume semundje te ndryshme. Aty i sheh besimtaret muslimane duke e bere Tavaf Ka'ben (duke sjellur rreth Ka'bes) dhe duke madheruar Allahun xh.sh. me Tekbire dhe lutje te ndryshme pa ndale. Ne ate vend mubarek te ipet rasti edhe me e pa dhe me e prek gurin e zi te xhenetit (Haxherul Esved-in).
2- Sa i perket dimensionit shpirteror dhe moral, Haxhi ua perkujton muslimaneve ne teresi dhe haxhinjeve ne vecanti, se ndarja e perkohshme nga gjiri familjar per ca dite dhe nete, atij ia perkujton ndarjen e tij finale dhe te perhershme nga gjiri familjar-vdekjen, prandaj keto ndjenja atij ia risin besimin ne Allahun xh.sh; dhe ia rikujtojne rendesine e Teubes – pendimit para vdekjes. Ate dite Haxhiu kur mbulohet me ato dy lecka te bardha (Ihramet ) atij ia kujtojne se ate dite kur do te vdese keshtu do te mbeshtillet dhe se asgje nga kjo bote nuk shkon me te perpos atyre qefineve dhe veprave te tija, dhe se ai do te ndahet nje dite nga kenaqesite e kesaj bote dhe do te mbeshtillet me dy lecka te bardha (qefin). Keto impresione ne keto momente te veshjes se Ihrameve jane shume te rendesishme per rikonstruktimin shpirteror, moral dhe ideal te tij.
3- Sa i perket dimensionit social, shihet ne qendrimin e tij tere diten ne sheshin e madh te Arafatit me haxhinjte te tjere, te gjithe te veshur me nje uniforme te bardhe si Melaiket-engjujt e Allahut xh.sh, pa dallim pozite dhe titulli. Ne ate vend, ky samit na rikujton me qendrimin e tere njerezise te radhitur, te barabarte, ne rafshin dhe sheshin e vendtubimit mbas ringjalljes ( Token e Mahsherit), ku nje dite te gjithe do te tubohemi ne ate vend dhe do te llogaritemi para Allahut xh.sh., dhe se ne ate dite nuk do te kete vlere para Allahut xh.sh. as pasuria, as familja, as pozita e kesaj jete, perpos zemres se sinqerte me vepra te mira. Ne kete dite madheshtore te Arafatit e sheh unitetin dhe bashkim vellazerimin real dhe te sinqerte te muslimaneve anembane globit. Jane te gjithe unik, te gjithe te renditur, te bashkuar shkojne nga Arafati per ne Muzdelife, e pastaj ne Mine per ta gjuajtur shejtanin me gurraleca, (simbol i kundershtimit te epshit dhe te egos). Pastaj se bashku ata te cilet kane per t'i prere kurbanat shkojne dhe i prejne kurbanat dhe aty shihet dhe verehet solidariteti dhe bujaria e muslimaneve kur ata e dhurojne mishin e kurbanave te varferve. Jane keto perjetime shpirterore qe lapsi ngel i pa afte per ta pershkruar realitetin e tyre.
Pas tere kesaj qe u cek me larte, a nuk eshte dhunti e madhe per muslimanet qe Haxhi-Samiti vjetor te jet nje nga shtyllat e fese Islame ? Me kete samit vjetor feja Islame ua ka garantuar njerezimit metodat dhe menyrat me efikase dhe me praktike, se mbi cfare baze at duhet bashkuar dhe vellazeruar. Ky samit internacional ne meson se faktori religjioz eshte faktor no:1, dhe de-facto, qe garanton forcen, unitetin, bashkimin dhe vellazerimin e besimtareve, sepse ky faktor religjioz nuk ban klasifikime etnike, kombetare dhe raciste. Te gjithe jane te kapur per litarin dhe fjalen e Allahut xh.sh. te gjithe jane te dashuruar dhe te vellazeruar pa dallim gjuhe, race apo vendi. Allahu ua pranofte kete ibadet madheshtor dhe Urime Kurban Bajramin per te gjithe besimtaret Muslimane te Kosoves dhe ne diaspore..
Allahu xh.sh. e shprblefet vllaun ton me xhenetin e Firdevsit per punen qe eshte duke ber .