Përshtati nga anglishtja: Visar Korenica
Lekturoi: Fatmire Hasani, Preshevë
Njëherë erdhi një njeri tek Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qoft mbi të) duke i mbajtur
me vete gjërat të cilat i përkisnin atij dhe një kuti. Ai tha: “O I Derguari i All-llahut përderisa kalova kah mali, dëgjova zërin e disa zogjëve të sapo lindur, i mora ato dhe i vendosa në kuti. Në momentin kur e bëra këtë, nëna e tyre erdhi duke i rrahur krahët mbi kokën time.”
Dhe Profeti tha: “Lëshoji poshtë”. Kur njeriu e lëshoi kutinë në tokë, nëna e këtyre zogjëve iu bashkangjitë atyre. Duke e parë këtë, Profeti e pyeti njeriun i cili tani shikonte me befasi, “ A je i befasuar nga efekti i nënës drejtë zogjëve të saj? Betohem ne Atë (All-llahun e Gjithfuqishëm) I Cili më dërgoi mua, pa dyshim, Zoti është me i dashur për robërit e tij sesa nëna e këyre zogjëve të vegjël. Ktheji këto zogjtë të sapolindur në vendin ku i ke marrë, dhe lejo që nëna e tyre te jetë me ta.” Ki frikë ndaj Zotit me kujdesje ndaj kafshëve”, tha Profeti i Islamit, “shëtiti ata kur janë të gatshëm për
tu shëtitur, dhe ktheji kur ata të ndihen të lodhur; pa dyshim, se ka shpërblim për ata që janë të kujdesshëm dhe gjentil ndaj kafshëve, dhe që i japin të pijnë ujë.”
Islami na mëson se ne shikim të All-llahut, kafshët gjithashtu kanë të drejtat e tyrë sikurse dhe njerëzit. Ata nuk do duhej te trajtohen keq, të torturohen, apo të lejohen të ngordhin pa ushqim e ujë. Aliu r.a. kishte disa rosa nën kujdesjen e tij në shtëpinë e tij. Pas vdekjes së tij, ai i kishte dhënë këshilla të posaçme fëmijëve te tij që të kujdesen mirë për ato kafshë, ose ti lirojnë nëse ishte e pa mundur që të kujdesen për to si duhet.
Kur’ani i shenjtë gjithashtu na udhëheq duke na treguar që, në shikim të Zotit, nuk ka diferencë midis botës së njerëzve dhe botës së kafshëve.
“Nuk ka kafshë në tokë,
as zogj që fluturojnë me krahët e tyrë, por ata janë popuj sikur ju – dhe tek Zoti është kthimi i tyre.”
Një herë Profeti i Islamit ishte duke marrë abdes për falje me ujë nga një ibrik. Macja kaloi aty pari dhe i ktheu syte e saj drejtë enës me ujë me pamje të etur. Profeti kuptoi menjëherë se macja ishte e etur, prandaj ai ndali abdesin dhe vendosi enën përpara macës. Vetëm kur macja u ngop me ujë dhe shuajti etjen e saj, Profeti rifilloi abdesin e tij.
Nga ky veprim, Profeti tregoi se shuarja e etjes madje të një kafshe të vogël është një veprim fisnik me plotë mirësi dhe do duhej ti jipet së pari vëmendje kësaj para se njeriu të përgatitet për falje tek Zoti.