PERLA DHE URTËSI
Imam Ibnul- Kajjim el- Xhevzijje ka thënë: All-llahu [subhanehu ve teala] secilës gjë ia ka caktuar çelësin i cili mundëson që deri te gjëja apo qëllimi
i dëshiruar të arrihet:
- çelësi i namazit është tahareti,
- çelësi i haxhxhit është ihrami,
- çelësi i bamirësisë është sadakaja,
- çelësi i Xhennetit është teuhidi (të besuarit në All- llahun Një),
- çelësi i diturisë është të parashtruarit e pyetjeve me kulturë,
- çelësi i fitores është durimi,
- çelësi i shtimit të nafakës është falënderimi,
-
çelësi i miqësisë është dashuria,
- çelësi i dëshirës për Ahiret është heqja dorë nga dynjaja,
- çelësi i besimit është të menduarit për atë që na ka urdhëruar All- llahu [subhanehu ve teala] të mendojmë,
- çelësi i arritjes së mëshirës së All- llahut [subhanehu ve teala] është kryerja e ibadetit me sinqeritet si dhe përqendrimi në të,
- çelësi i krenarisë është nënshtrimi ndaj All- llahut [subhanehu ve teala].
MOMENTET E PRANIMIT TË DUASË
Në tekstet e ndershme qëndron se duaja
pranohet në kohët në vijim:
- Lejletul kadr
- Muajin Ramazan
- Natën e xhuma
- Natën e Bajramit
- Koha e fundit e pjesës së tretë të natës
- Në kohën e agimit
- Në orën e fundit të xhumasë
- Në kohën ndërmjet ezanit dhe ikametit
- Në kohën e zbritjes së ndonjë telashe
- Pas namazit të caktuar
- Pas leximit të Kur'anit
- Gjatë bërjes së sexhdes
- Gjatë rënies së shiut
- Gjatë lëvizjes në luftë në rrugë të All- llahut
- Atëherë kur zemra është e pastër
- Në kohën e iftarit
- Ndërmjet namazit të drekës dhe ikindisë
- Gjatë udhëtimit
- Gjatë rrethanave të vështira
DHJETË GJËRA TË PADOBISHME
- Dituria pa praktikim
- Vepra pa nijet të sinqertë dhe bismilah
- Pasuria nga e cila grumbulluesi nuk ka dobi as në dunja e as në ahiret
- Zemra pa dashuri dhe dëshirë ndaj All- llahut
- Trupi pa nënshtrim ndaj All- llahut
- Dashuria pa kënaqësi dhe besnikëri
- Koha e pashfrytëzuar për arritjen e bamirësisë dhe afërsisë
- Të menduarit e kotë
- Shërbimi i cili nuk të afron te All- llahu, as nuk sjell ndonjë dobi të dunjasë
- Frika nga krijesat jeta e të cilëve është në dorë të All- llahut.
NDALU DO TË FITOSH
- Ndalu me marrëzira, do të fitosh urtësi
- Mos e tepro me ushqim, do ta ndjesh ëmbëlsinë e ibadetit
- Mos e tepro me të qeshur, do të jesh i respektuar.
- Mos shiko gjithçka, do ta arrish
përulësinë
- Ndalu me humorin e tepruar, do të fitosh shkëlqimin e shikimit
- Kush e lë dashurinë ndaj dunjasë, do të fitojë dashuri ndaj ahiretit
ZEKATI I TRUPIT
Imam El-Gazaliu thotë: "Çdo pjesë e trupit e ka për obligim të jep zekat:
- Zekatin e zemrës: Mendo për All-llahun, fuqinë, urtësinë dhe madhësinë e Tij.
- Zekatin e syrit: Të marrësh mësim dhe të ulësh shikimin.
- Zekatin e veshit:
Të dëgjosh tingujt e shpëtimit nga zjarri.
- Zekatin e gjuhës: Të folurit që të ofron te All-llahu.
- Zekatin e dorës: Shtrëngimi nga e keqja dhe pranimi i të mirës.
- Zekatin e këmbës: Hapi drejt ushqimit të zemrës dhe selametit të dinit.
NËSE DËSHIRON:
1. Që për një ditë të fitosh njëmijë vepra të mira dhe të shlyesh njëmijë të këqija, thuaj njëqind herë: Subhanall-llah (Muslimi).
2. Që të të mbijë një plamë në Xhennet, thuaj: Subhanall-llahil adhim (Tirmidhiu dhe
Dhehebiu).
3. Që të arrish të mirat e Xhennetit, thuaj: La havle ve la kuvvete il-la bil-lahil adhim (Muttefekun alejhi).
4. Që të të jenë të falura mëkatet, edhe nëse janë si shkuma e detit, thuaj njëqind herë në ditë: Subhanall-llahi ve bi hamdihi (Muslimi).
5. Që All-llahu të jetë jetë i kënaqur për atë që e dëshiron, thuaj shtatë herë: Hasbijall-llahu la ilahe il-la huve alejhi tevekkeltu ve huve rabbul arshil adhim (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
6. Që All-llahu të t'i falë mëkatet, thuaj tri herë: Estagfirull-llahel adhimel-ledhi la ilahe il-la huvel hajjel kajjume ve etubu ilejhi (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
MËSIM
U sëmur një beduin dhe i thanë se do të vdesë, kurse ai pyeti: E kudo të më shpijnë mua?
Tek All-llahu , iu përgjigjën.
Atëherë ky tha: Përse ta urrej kthimin tek Ai, vetëm prej të Cilit pres hajr?!
--
"Nëse nuk je i butë, tregohu i butë. Nëse nuk je i ditur, përpiqu të mësosh".