Mos u bė nga PseudoSELEFĖT !!!

22 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Apr 6, 2007, 7:52:23 PM4/6/07
to IMAM GRUPS IMAM GROPS, STUDENTS STUDENTS, FJALAEBUKUR Google Fjala E BUKUR google, Fakulteti islamik Fakulteti ISLAMIK

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

http://www.edukataislame.com/islami/FARKETARET.htm
 
 
Mos u bë shoqërues i Farkatarëve!
 
Shkruar nga: Abdurrahman Hasani


Edhe pse nuk  mundem ta identifikoja veten si një pasues i shejh Rabies dhe dijetarve që promovojnë ide dhe metodologji të tij rreth disa çështjeve që kanë dëshirë të flasin dhe trajtojnë, mund të them se isha nga ata që kishin simpati ndaj tyre, sepse domosdoshmëria e pasimit të metodologjise selefite në ligjerata dhe fjalimet e tyre ishte ajo rreth se cilës ata koncentoheshin në çdo ligjëratë, gjë që më bënte të fitoj opinion se këta vërtet janë njerëz që meritojnë të dëgjohen.Por realiteti dhe përceptimi e tyre rreth shumë gjërave, si: trajtimi i personaliteteve, mospajtimet në Islam, përceptimi i metodologjisë selefije, disa probleme bashkëkohore  aktuale, bidatet në Islam, kush konsiderohet bidatçi dhe disa çështje të tjera, pa dyshim me kalimin e kohës, do të vërtetohej se çfarë flisnin dhe çfarë ishte realitetit i tyre. Jostabiliteti i tyre është shumë i theksuar dhe shumë lehtë vërehet, por ka nevojë vetëm një qasje e sinqertë duke e zhveshur veten nga propaganda e stërmadhuar me të cilën paraqiten haptazi, pra kërkohet paanshmëri kur i peshojmë gjërat.

Nuk do të zgjerohem shumë në këtë por me këtë rast dëshiroj të ndalem në një pikë që vërtet është e padurueshme të heshtim. Pasi kjo heshtje i bënë promovuesit e papjekur (farkëtarët) këtu te ne të demostrojnë edebsëzllëkun e tyre, kurse miskinët (shoqëruesit e farkëtarëve) që kanë mendim të mirë ndaj tyre i bën ti përbijnë format e tilla të gënjeshtrave të kulluara hiç mirë.Me fjalë të tjera, nëse i qasemi pak më seriozisht asaj që thonë, vërehet se janë shumë larg nga pretendimet e tyre, prandaj e ka qëlluar ai që i quajti PSEUDOSELEF.

Tashmë është e njohur edhe për lexuesin shqiptarë për mospajtimin ndërmjet shejh Ali Hasen Halebiut dhe “Lexhnetu daimeh” (Komisionit të përhershëm të fetvave dhe studimeve shkencore) rreth esencës së Imanit. Mospajtim të cilin farkatarët janë munduar me të gjitha forcat, që miskinëve që marrin “Ilm” prej tyre, tua fshehin nga ekzistenca dhe të diturit për të. Por pasi nuk ia arritën që ta mbulojnë atë, dhe t’i pengonin (miskinët) nga informimi rreth saj, mundohen këtë ta paraqesin si një mospajtim (ikhtilaf) të thjeshtë.
Edhe pse, nëse krahasohet me çështjet me të cilat ata mirren dhe kanë EPSH të flasin, diskutojnë dhe POLEMIZOJNË e besa edhe  t’i këshillojnë të tjerët që të ruhen/ndalohen prej tyre, të NGRISIN DASHURI (vela) dhe URREJTJE (bera) RRETH TYRE, shumë e shumë prej atyre çështjeve nuk janë as degë e degës , në krahasim me çështjen e Imanit TË CILËN ATA MUNDOHEN AQ SHUME TA THJESHTESOJNË. Më mirë të them krahasimi i qeshtjeve të cilat ata i diskutojnë (bojnë hallakamë) me të lartëpërmendurën janë si fleta e pemës me trungun.

Këtu nuk do ta elaboroi mospajtimin, por sa për ta pasur parasysh lexuesi do ta bëj një sqarim të shkurtër. Shejh Ali Hasen Halebiu ka mendimin se veprat nuk janë pjesë përbërse (esencë) e Imanit (besimit), por janë kusht/pjesë  plotësuese të saj (shartu kemal). Kurse “Lexhnetu daimeh” janë të mendimit ashtu SI ËSHTË E NJOHUR TE EHLU SUNNE WEL XHEMA se veprat janë pjesë përbërse të Imanit (KUSHT PËRBËRËS/shartu siha).Kanë vazhduar debatet dhe kundër përgjigjet e ndërsjellta ndërmjet këtyre dy palëve, ato vazhdojnë edhe më tej edhe pse tani me një intensitet më të zvogëluar, por qëndrimi i të dy palëve nuk ka ndryshuar dhe Ali Haseni deri më tani qëndron në mendimin e tij edhe PËRKUNDËR KËRKESËS SË DIJETARËVE që ai ta përmirësohet.“Lexhnetu daimeh” është institucioni më i lartë akademik i dijetarëve në Arabinë Saudite dhe është fjala e fundit e dijetarëve të atjeshëm për çështjet më madhore islame (siç është çështja në fjalë). Anëtarët e tij janë dijetarët më të mëdhejnë dhe më të vjetër që veprojnë dhe shtrijnë aktivitetin në Arabinë Saudite dhe jashtë saj dhe janë shumë të njohur në botën Islame. Si shembull nga dijetarët që janë anëtarë të këtij komisioni janë: dijetari bashkohor i mirënjohur Salih Fevzan, Shejhi i mirënjohur dhe  njëherit myftiu i Arabisë Saudite Abdulaziz Ali Shejh, pastaj shejh Abdulaziz Raxhihi, pastaj Bekër Ebu Zejd, dhe shumë të tjerë që vërtet kanë emër dhe autoritet.

Disa prej farkëtareve, që kanë simpati të tepruar në metodiken e Ali Hasenit që është promovues dhe përcjellës i mendimeve rigoroze te shejh Rabi el-Mad-hali, apo më mirë të them i tërë ky xhemat i PSEUDOSELEFËVE kur i janë qasur këtij mospajtimi e kanë trajtuar si mospajtim të thjeshtë brenda kornizave të ehli sunetit dhe pretendojnë se ky mospajtim është prej llojit të ikhtilafit  të lejuar dhe që secili i përmbahet qëndrimit të tij dhe se nuk lejohet akuzimi palës tjetër, që ka mendim tjetër, se është në dalje, devijim, rrëshqitje nga Selefizmi, apo ndonjë akuzë e ngjajshme.Une nuk do të komentoj këtë qëndrim i cili mjaft mirë dhe shumë origjinal u servohet edhe miskinve këtu te ne, nga ana e Farkatarëve.

Po them mirë PO E ZEME  se ikhtilafi në këtë është prej mospajtimeve të lejuara dhe nuk duhet të ngrisim pluhur, të bëjmë përçarje, fitne dhe të akuzojmë (“që të mos kënaqen hizbitë për këtë!”), por, duhet ta zbusim situaten, te heshtim, mos të flasim e shumë më e qëlluar do të ishte që ta harrojmë atë... por për fat të keq të tyre sa është e mundur kjo??!!

Mirë bre vëlla nëse thua ashtu, atëherë pse (?) ju e ngritët në këmbë krejt dunjanë dhe nuk pranoni t,i beni(t) tretman të tille edhe të tjerëve, ashtu si ia bëni BACES ALI.(?????!!!!!!)
A mos vallë ky (baca Ali) qenka më afër zemrës, kurse TJETRIT MËSHOI e MOS TË DHIMBSET hiç?!. 
E besa me këto kërkoni edhe afrim tek Allahu! Apo me këtë e ngjallë sunetit dhe e mbytë bidatin dhe bidatçinjtë. Dhe menjëherë e konsideron veten si mbrojtës të vetëm të “hakut” të cilën ASKUSH nuk ka mundësi ta kuptoje, përveç nëse çështjet filtrohen (“në sitë”) nepërmjet tij (baces Ali).Nëse dikush nuk pajtohet me shejh Rabian e besa viteve të fundit edhe me shejh Alin**, në qëndrimin e tyre rreth Sejit Kutubit, dhe nuk thotë ashtu si thotë Rebia se: ai ka qenë më i rrezikshëm se Faraoni, se ka besuar në Uahdetu vuxhud, e vë në dyshim akiden islame, se besimi i tij është besim komunist-socialist....etj. etj. etj. dhe se librat e tij duhet djegur e mos të flasim se a lejohet me i lexue!!! Pastaj (dikush), nuk pajtohet me arrogancën tyre dhe thotë se kjo është e tepërt dhe se Sejid Kutbi ka qenë njeri, musliman, i cili në jetë ka kaluar disa faza, nuk ka qenë dijetarë, por një njeri i cili mbasi e njohu pak më mirë Islamin (pasi më herët ishte sociolog), filloi të shkruaj rreth Islamit me ato njohuri që kishte dhe se ai ka gabime që duhet t’u sqarohen muslimanëve, por jo me e sulmue ashtu siq sulmohet një çifut duke u mundue ta identifikojmë në atë formë që që i përket vetëm një armiku të Islamit. Dhe kjo nuk është nga epshi por se kjo është metodologjia e selefit dhe për këtë ka dhe pajtim edhe nga dijetarët më të vjetër si Shejh El Alame Albani, dhe tani para shumë pak kohe edhe fetvaja e njohur e muftisë së nderuar Shejh Abdulaziz Ali Shejh së tanishëm kur është pyetur për Sejid Kutubin. **(pasi më herët ai nuk kishte të njëjtin qëndrim rigoroz siç ka tani, por ai disa herë në disa libra ka përmendur mendimet të Sejid Kutubit, edhe pse atëherë kur ai e bënte këtë diheshin kush ishte ai  dhe diheshin gabimet e Sejjid Kutbit)
 Pse bre vëlla këtij lloji të mospajtimit ndërmjet shejh rabias dhe disa të tjerëve që nuk janë pajtuar me të në këtë pikë nuk po e zbritni në të njejtën shkallë ashtu si e zbritët mospajtimin e mëhershëm ndërmjet bacës Ali dhe “lexhne daimes”???!!!
Por jo vallahi, janë shumë nga njerëzit (hoxhallarë, davetgji, xhemat etj) që kanë fluturuar nga selefizimi, sipas botëkuptimit të pseudoselefëve, vetëm pse e refuzuan ta përbijnë dhe ta recitojnë atë që e thotë shejh Rabia në këtë çështje (diçka nga to përmendëm me lart). Dije se për njerëz të tillë “të devijuar (bidatgji, kutubi, hizbi, sururi, hauarixh, njerëz qe nuk i pasojne ulemane, etj. etj , etiketa, etiketa e etiketa)” SIPAS TYRE, për ta ju ka ra hise me shkrue edhe “mburojes” vetëm e vetëm pse ndonjëri nga ata nuk ia ka majt tetikun “hoxhës së tyre”. 
Pse ndodh kjo kështu me ta, pse, pse?!!
Shembulli me Sejid Kutubin është vetëm një shembull nga qëndrimet e tyre, kurse të tilla ka plot. Por këtu dua të sqaroj se ata janë aq të paftyrë dhe perfida sa nuk ngurrojnë fare që tani mua vetëm e vetëm pse i kam shkruajtur fjalët e lartëpërmendura për Sejid Kutubin dhe nuk e kam shajtur ashtu si e shajnë ata, por kam thënë ata që e thash më herët, se ai ka gabuar dhe duhet t`ia tregojmë umetit gabimet e tija. Unë nuk i kam depërtuar atij në zemër, e ta quaj mason, armik, dhe më të rrezikshëm se Faraoni!!! Mua nuk më lejon dot Islami im për këtë por edhe ndërgjegjja, gjithashtu.Krejt kjo vëlla, pse une nuk mund të pajtohem dot me ta në këtë, më klasifikon mue në kategorinë e KUTBIVE (simpatizues i ideve të Sejid Kutubit),  Havarixh, Hizbi, bidatxhi, njerëz që nuk pason ulemat ...etj etj, etiketë mbas etikete.
Kurse baca Ali u ngrit dhe e kundërshtoi “Lexhne Daime-n” me një thënie se: “Veprat janë vetëm potësim i Imanit dhe asesi pjesë përbërse” dhe për këtë shkruajti e shkruajti dhe prap qëndron në këtë, edhe përkundër që vetë shejh SALIH FEVZANI në parathënien e librit, i cili i dedikohet shejh Alisë, e këshillon që TË KTHEHET NË THËNJEN E SELEFIT dhe të mos vazhdoje në atë që thotë ai. Por ai qëndron në mendimin e tij dhe prap se prap e  konsiderojnë Imam i tyre.Kurse kur dikush tjetër i kundërshton ata në një mesele që është krejt dikund në qosh dhe nuk ka të bëjë me asgjë esenciale ne fe dhe asesi nuk është mesele e akides (gjë që eshte rasti i lartepermendur), ata flasin e flasin, bëjnë kaseta, i keshillojne vëllezërit në bojkot ndaj tij dhe në mos ndegjimin ligjëratave të atij personi.Nëse dikush do t’i vëzhgonte ata,  në ate se çfarë flasin për personin që i kundërshtoi(n), do të mendojë se ai është një UFO që ka ardhur për të vetmin qëllim, që t’i devijoi njerëzit, e posaqërisht Selefitë.
O vëllai im, vallahi nuk deshiroj asgjë për ty vetëm se të kuptosh atë që e kuptova unë, andaj, mos u mashtro se do të pendohesh pse ke lejuar që këta Farkatarë të të mbushin kokën me kësi gjëra dhe të kanë larguar nga përfitimet e tjera në këtë fe dhe të mësuarit e asaj që të bënë dobi ty dhe familjes tënde.
Vallahi dhe bilahi, Allahun e kam dëshmitarë në këtë që e them dhe të jesh i bindur se shumë nga njerzit që ata (farkëtaret) i shajnë dhe i kanë larguar nga “selefizmi” I TYRE dhe që për ta gjenë të shkruar edhe në Mburojë, është vetëm një mesele e thjeshtë...
Ajo është:
...(P)Se nuk janë pajtuar me ta.(?)

PRANDAJ MOS U BE SHOQËRUES I FARKATARËVE!!! 
 
Shkruar nga: Abdurrahman Hasani
 
 
 


No need to miss a message. Get email on-the-go
with Yahoo! Mail for Mobile. Get started.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages