FAKTE DHE STATISTIKA TË
DOMOSDOSHME, nuk janë muhabete të kota!!!
A ju kujtohet koha në të
cilën muslimanët udhëhiqnin me botën? A thua vallë pse e humbën muslimanët
një pozitë të këtillë? Madje, a thua vallë pse sot hebrejtë i kontrollojnë
shumicën e sistemeve botërore si dhe resurset e saj?
Përreth faktit që, me dekada të tëra, shifrat po 'bërtasin' si përgjigje e
thjeshtë ndaj kësaj pyetje, mirëpo, shumica e njerëzve një gjë të këtillë e
arsyetojne dhe e komentojnë në bazë të dëshirave të tyre.
T'i kthehemi statistikave dhe të vërtetave të cilat gjenden në këtë shkrim
dhe do të gjesh realitetin e qartë.
Fakte dhe numra:
Numri i hebrejve në botë është 14 milion banorë. Ata janë të shpërndarë në
formën që vijon:
Numri i muslimanëve në botë është 1,5 miliardë banorë, të shpërndarë në formën që vijon:
Në bazë të kësaj del se:
Përreth
kësaj, 14 milionë hebrej janë më të fuqishëm se sa 1,5 miliardë muslimanë! A
thua vallë pse?
Le të vazhdojmë me paraqitjen e fakteve dhe statistikave...
Emrat më të ndritur të historisë moderne janë:
Zbulimet më të rëndësishme mjekësore:
Disa zbulime të cilat e ndryshuan historinë njerëzore:
Kreatorët e emrave dhe markave botërore:
Intelektualë me influencë / politikanë:
Filantropët botërorë:
Njerëzit më me ndikim në median botërore:
Emrat
e lartëpërmendur janë vetëm disa shembuj dhe nuk përfshijnë të gjithë hebrejtë
me ndikim e as të gjitha të arriturat e tyre nga të cilat përfiton i gjithë
njerëzimi në jetën e tyre të përditshme.
Fakte tjera:
- Në 105 vitet e fundit, prej gjithsej 14 milionë hebrejve, 180 prej tyre
fituan Çmimin Nobël. Ndërsa, në po të njejtën periudhë, prej gjithsej 1
miliardë e gjysmë milionë muslimanë, Çmimin Nobël e fituan vetëm tre prej tyre.
- Në bazë të kësaj që u përmend më lartë, proporcioni qëndron si vijon: Një
Çmim Nobël për çdo 77,778 (më pak se 80 mijë) hebrej, ndërsa në anën tjetër,
një Çmim Nobël për çdo 500,000,000 (pesëqind milionë) muslimanë! - Sikurse
hebrejtë të kishin të njejtin proporcion sikurse muslimanët, ata gjatë 105
viteve të kaluara do të fitonin 0,028 Çmim Nobël, d.m.th. më pak se 1/3 e
Çmimit!
- Sikurse muslimanët të kishin të njejtin proporcion sikurse hebrejtë, gjatë
105 viteve të kaluara do të fitonin 19,286 Çmime Nobël!
Mirëpo, vallë, a thua do të pajtoheshin hebrejtë që të bien në një nivel kaq të
ulët të njohurive? A thua vallë përparimi i këtillë i tyre në sferën e
njohurive është rastësi, mashtrim, komplot, apo ndërmjetësim?
Madje, a thua vallë pse nuk arritën muslimanët në një nivel të këtillë, në këto
gradë, në këtë fuqi të ndryshimit, përreth dallimit të qartë në numër?
Ja disa fakte tjera në vazhdim, në të cilat mund të gjesh përgjigje ndaj këtyre
pyetjeve:
- Në mbarë Botën Islame ka gjithsej 500 universitete
- Në SHBA-të ka 5,758 univerisitete.
- Në Indi ka 8,407 universitete
- Në listën e 500 universiteteve më të mira në botë nuk figuron asnjë
universitet islam.
- 6 universitete izraelite janë në listën e 500 universiteteve më të mira në
botë.
- Përqindja e alfabetizmit (njohjes së shkrim leximit) në shtetet e krishtera
është 90%.
- Përqindja e alfabetizmit në Botën Islame është 40%.
- Në 15 shtete me shumicë krishtere, përqindja e alfabetizmit është 100%.
- Nuk ekziston asnjë shtet musliman në të cilin përqindja e alfabetizmit është
100%.
- Numri i atyre të cilën e kryejnë shkollimin fillorë në shtetet e krishtera
është 98%.
- Numri i atyre të cilën e kryejnë shkollimin fillorë në shtetet muslimane
është 50%.
- Numri i atyre të cilët e vazhdojnë arsimin universitar në shtetet e krishtera
është 40%.
- Numri i atyre të cilët e vazhdojnë arsimin universitar në shtetet muslimane
është 2%.
- Në mesin e çdo 1 milion muslimanë ka 230 dijetarë (shkencëtarë).
- Në mesin e çdo 1 milion amerikanë ka 5,000 dijetarë (shkencëtarë).
- Në vendet e krishtera, në çdo 1 milion banorë ka 1,000 teknikë.
- Në gjithë Botën Arabe, për çdo 1 milion banorë ka 50 teknikë.
- Shtetet muslimane harxhojnë rreth 0,2% nga Bruto-Prodhimi i Brendshëm në
sferën e studimit dhe zhvillimit.
- Shtetet e krishtera harxhojnë rreth 5% nga Bruto-Prodhimi i Brendshëm në
sferën e studimit dhe zhvillimit.
- Mesatarja e shpërndarjes së gazetave ditore në Pakistan është 23 gazeta për
çdo 1,000 banorë.
- Mesatarja e shpërndarjes së gazetave ditore në Singapor është 460 gazeta për
çdo 1,000 banorë.
- Në Britani numri i titujve të librave për çdo 1 milion banorë është 2,000
libra.
- Në Egjipt numri i titujve të librave për çdo 1 milion banorë është 17 libra.
- Produktet e teknologjisë së lartë (Hi-Tech) përbëjnë 0,9% të eksportit të
Pakistanit, 0,2% të eksportit të Arabisë Saudite dhe 0,3% të eksportit të
Kuvajtit, Algjerisë dhe Marokut.
- Produktet e teknologjisë së lartë (Hi-Tech) përbëjnë 68% të eksportit të
Singaporit.
Konkluzat:
- Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për prodhimin e njohurive.
- Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për shpërndarjen e njohurive, qoftë edhe
nëse ajo njohuri është e importuar.
- Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për prodhimin apo përdorimin e prodhimeve
të teknologjisë së lartë.
Përfundim (Epilog):
E vërteta është e qartë dhe nuk ka nevojë për argumente e as për statistika.
Mirëpo, në mesin tonë ka të atillë të cilët e kundërshtojnë vetveten dhe i
mohojnë faktet të cilat janë më të qarta se Dielli. Me të vërtetë, hebrejtë e
arritën atë që e arritën për shkak se përvetësuan dallimin në njohuri dhe një
gjë të tillë e adoptuan si ligj për bijtë e tyre. Emrat e lartëpërmenduar nuk u
krijuan brenda një dite apo një nate. Protagonistët e këtyre emrave u formuan
në mënyrë të drejtë. Madje, ata u përballën me shumë vështirësi derisa arritën
atë që e arritën. Ata nuk lindën me lugë të arta në gojë. Të gjithë e dijmë
tregimin e Ajnshtajnit dhe dështimin e tij në matematikë, poashtu tregimin mbi
Edisonin dhe dëbimin e tij nga shkolla, për shkak se "nuk është i aftë për
mësim", e shumë e shumë tregime tjera. Andaj, le të ndalemi së mashtruari
vetveten se hebrejtë po e kontrollojnë botën vetëm për shkak se janë hebrej;
vetëm për hirë të asaj se Perendimi i do ata.
Është shumë lehtë që ti lexosh këto rreshta dhe fajin t'ia hudhish qeverisë apo
viteve të represaljeve, kolonializmit dhe okupimit. Mirëpo, me këtë veprim
tëndin vetëmse do të shtosh një pikë të re të oqeanit të reaksioneve negative
islame të cilat na sollën këtu ku jemi sot. Lere të ankuarit, negativitetin dhe
mallkimin e të tjerëve dhe, fillo me vetveten. A ke menduar ndonjëherë që të
shpërndash njohuri? A din ndonjë gjë të cilën të tjerët nuk e dijnë? Pse nuk e
ndan atë që e dish me të tjerët? Ky është një hap drejt kompletimit të
njohurive.
Në bazë të njohurive, muslimanët sot ndahen në dy grupe:
1. Grup negativ dominant, i cili përbën shumicën dërrmuese, grup ky i
cili i merr njohuritë nga të tjerët. Mëpastaj, ata, një njohuri të këtillë e
izolojnë, bile ndoshta e vrasin, me ç'rast, kjo njohuri nuk i tejkalon truret e
tyre për asnjë çast.
2. Grup i dytë i rrallë, deri diku pozitiv, i
pranon njohuritë nga jashtë e mëpastaj ndihmon në shpërndarjen e tyre tek të
tjerët.
3. Grup i tretë, i cili për momentin nuk ekziston, e ai është grupi i
cili është në gjendje të krijojë njohuri e mëpastaj ti shpërndajë ato.
Çka në lidhje me bijtë e tu? A thua tenton të ndërtosh persona të dalluar të
cilët do të jenë në gjendje që një ditë prej ditëve të ndërtojnë njohuri? Apo,
së paku, a thua vallë tenton që të jenë prej grupit të dytë, i cili i pranon
njohuritë e mëpastaj i shpërndanë ato? Apose ti do të kontribuosh në shtimin e
grupit të parë negativ, të cilin kemi nevojë që me kalimin e kohës ta pakësojmë
përqindjen e tij?
Një gjë të këtillë shndërroje në qëllim personal dhe mundohu që ti
bashkangjesish rreth vehtes të gjithë ata të cilët janë përreth teje. Fillo me
hapat që vijojnë:
1. Nëse nuk je prej grupit të dytë apo të tretë, tento që ti bashkangjitesh
njërit prej tyre sot. Vërtetohu që prej sot e tutje të mos jesh anëtar i grupit
të parë, pasi anëtarët e këtij grupi janë të vdekur shoqërisht dhe se nuk i
ofrojnë ummetit asgjë. Shpërndaje atë që e dijsh, çfarëdoqoftë ajo. Mos i
minimizo njohuritë pasi ai i cili do ti pranojë ato do të ndërtojë mbi to, dhe
më në fund mund të del diçka e pa-parafytyrueshme. Shpërndarja nuk do të thotë
patjetër se duhet të bëhet përmes librit, revistës apo ndonjë kanali televiziv.
Fillo, qoftë edhe me një temë përmes së cilës do të shpjegosh diçka!
2. Fillo nga shtëpia jote dhe vërtetohu që bijtë dhe vëllezërit e tu të jenë në
gjendje dhe të aftë që ti bashkangjiten grupit të tretë, apose në rastin më të
keq atij të dytit. Orvatu çdo herë që t'ua predikosh diturinë fëmijëve tu, duke
ua paraqitur atyre diturinë si diçka më të lartë të cilën mund ta bëjë njeriu.
Luftoje teorinë e kufizimit të arsimit në shkollë, pasi një nga shkaqet
kryesore që na ka lënë mbrapa është mbështetja e plotë e prindërve tek
arsimtarët për mësimin e bijve të tyre. Shumica e njerëzve gjenialë kanë mësuar
në shtëpi (banesë). Kujdesu për çrrënjosjen e mentalitetit të 'mjeteve të
shkurtëra në arritjen e qëllimit' tek bijtë e tu. Mashtrimi nuk është aftësi
dhe se ndërmjetësimi nuk është nder, por në realitet, ato janë rrugët më të
shkurta për në humnerë. Prano prej birit tënd gabimet, për shkak se ai i cili
nuk gabon, nuk mësohet. Kujdesu që biri yt të mbartë mbi vete rezultatet e
gabimit të tij dhe ta jetojë përvojën e dështimit si të plotë, pa ndihmën
tënde. Lazdëroji fëmijët e tu në gjithçka tjetër pos në arsim. Përkujdesu për
mbjelljen e mentalitetit të participimit me njohuri tek fëmijët tu. Mësoji ata
që t'i mësojnë shokët dhe bashkëmoshatarët e tyre, si dhe tregoju atyre se
rruga më e mirë për të udhëhequr është shpërndarja e diturisë; siç thotë fjala
e urtë: "Shpirtërat janë të krijuar në atë mënyrë që ta duan atë që iu bën
mirë (sillet mirë)"; dhe siç transmetohet nga Aliu r.a. të ketë thënë:
"Jam i gatshëm t'i bëhem rob atij i cili ma mëson një shkronjë".
3. Tento që t'ia bashkangjesish grupit të dytë të gjithë ata të cilët i njeh, e
një gjë e këtillë nuk është aspak e vështirë. Çdo njëri prej neve posedon
përvoja të veçanta njerëzore dhe çdo njëri prej neve din diçka që tjetri nuk
din. Këshilloji ata të cilët gjenden rreth teje që ti shpërndajnë njohuritë e
tyre dhe vërtetoju atyre se ka njerëz të cilët nuk i dijnë ato gjëra, sado që
të jenë të thjeshta dhe esenciale.
Muslimanët e dikurshëm, dikur shtriheshin në tri kontinente (Azi,Afrikë,Europë)
sundonin , menaxhonin ,dhe udhëhiqnin pothuajse tërë botën, muslimanët prinin
për në kulturë civilizim dhe shërbenin si model i zhvillimit dhe
progresit për vendet e Europës së sotme , Princët më të njohur të
Europës delegacionet dhe fëmijet e tyre i shkollonin nëpër shkollat Islame të
Andaluzis (Spanjën e sotme të cilën e sundonin muslimanët) dhe të gjitha këto ,
A nuk jan për tu mahnitur??
E gjithë kjo ngjau në periudhën e mesjetës kur muslimanët ishin të bashkuar, jo
të perçarë, kërkues të etur të diturisë dhe shkencës, predikues të vërtetë të
Kur'anit dhe sunnetit..Fama dhe autoriteti i muslimanëve qëndronte në
piedestalin më të lartë përderisa shtetet e Europës ishin të zhytura në mjerim
dhe dekadencë. Kurse sot!! A nuk eshte gjaku i muslimanëve më i lirë se litra e
naftës...??
Sot jemi shëndërruar vëllezër të dashur në Europën e mesjetës e cila atëherë
ishte e zhytur në injorancë dhe padituri kurse Europa sot po luan rolin tonë të
mesjetës së hershme. Zgjohuni musliman nga gjumi i rënd shpejtoni për në
shkencë, për në civilizim, për në praktimin e Kur'anit dhe sunnetit, për të
kuptuarit e drejtë të Islamit në përgjithësi, dhe shpejtoni në konstruktivitet
dhe dituri, në mënyrë që ta ripërtrijmë Famën dhe autoritetin e lartë të
dikurshmëm dhe të kujtojmë ajetin Kur'anor :
''All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ai popull nuk e
ndryshon vetveten e tij''
Ne jemi populli më i madh dhe më i fortë mbi sipërfaqen e Tokës. Ajo për të
cilën kemi nevojë është që të njoftohemi me vetveten dhe të zbulojmë fuqinë
tonë. Fitorja jonë qëndron në diturinë dhe kreativitetin tonë. Madje, ji i
sigurtë se ende nuk ka kaluar koha për t'iu bashkangjitur popujve tjerë. Bile
neve na është premtuar që t'u bashkangjitemi atyre.
Përsëri kthehem dhe e parashtroj të njejtën pyetje me të cilën e fillova këtë
temë: A të kujtohet koha në të cilën muslimanët udhëhiqnin me botën?
Lëviz, ngase lavdia e ummetit fillon sot.
Nga
arabishtja: Sali Shasivari.