Modeli i Katedrales ne Prishtine

19 views
Skip to first unread message

Naim Berisha

unread,
Jan 20, 2008, 8:10:08 AM1/20/08
to Forumi Islam, Fjala e Bukur, Admin
Koment: Menyra per ta ndertuar kete katedrale ne nje stil arkitektonik te para 1000 vitesh tregon tentativane per ti jap pamje kesaj katedrale me te vjeter se ne vitet qe jemi.
 
 
 
 
Katedralja “Nëna Tereze”, e nisur të ndërtohet në Prishtinë,e që pritet të përfundojë në vitin 2010, do të ketë pamjen e stilit neoromantik, i aplikuar para një mijëvjeçari.
 
Besiana Xharra
Prishtinë,20 janar — Nëse të gjithë kanë pritur që katedralja “Nëna Tereze”do të jetë e një stili më modern, Kisha Katolike do t’ua thyejë zemrat me përzgjedhjen që ka bërë për stilin neoromanik të zbuluar dhe aplikuar para një mijë vjetësh. Nga një vizatim që Kisha Katolike e Kosovës ka publikuar në kalendarët për vitin 2008, tregohet një kënd i jashtëm i Katedrales së Prishtinës, “Nëna Tereze”.
 
 Pamje e katedrales, të paktën sipas asaj në kalendar, paraqet më shumë monumentalitetin e një objekti fetar dhe madhështinë e saj, sesa që do ta kishte paraqitur një kishë tjetër e stilit modern. I këtij mendimi është inxhinieri i arkitekturës, Visar Haxha, për të cilin megjithatë ndërtimi i katedrales “Nëna Tereze” është për t’u lavdëruar. “Pa hyrë në atë se çfarë stili të arkitekturës ka projekti, përzgjedhjes së lokacionit për ndërtimin e saj dhe përmbushjes së kërkesave fetare, për faktin se ndërtimi i kësaj katedraleje më shumë është frymëzim politik se fetar-religjioz, atëherë ndërtimi i saj është për t’u lëvduar”. Punimet për ndërtimin e sajpatën filluar vitin e kaluar dhe ishte planifikuar që ato të përmbylleshin në vitin 2010. Megjithatë, ndërtimi i Katedrales mendohet se do të vazhdojë edhe pas atij viti.
 
Problemet financiare e kanë vënë në pikëpyetje ndërtimin e saj sipas kohës së planifikuar. Sekretari i Kishës Katolike në Kosovë, Dom Shan Zefi, pa treguar ndonjë shifër, duke pohuar ngecjet financiare, tregon se sidoqoftë për ndërtimin e saj vijnë donacione nga besimtarët e ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. “Ne do apelojmë që të gjithë njerëzit që kanë mundësi të investojnë në këtë vepër kapitale, e cila i kushtohet Nënës Tereze, e cila konsiderohet si një ndër humanistet më të mëdha të të gjitha kohërave”, thotë për Express Don Shan Zefi.
 
 
 Edhe pse vetë i pasigurt se kambanat e katedrales do të bien në vitin 2010, ai të paktën shpreson që përafërsisht ajo të kryhet në atë kohë. “Mbetemi me shpresë që, meqë është nisur ndërtimi i kësaj katedraleje në emër të Nënës Tereze, atëherë edhe të kryhet sa më shpejt, pasi që çdo gjë që është nisur në emër të saj, edhe ka përfunduar”, u shpreh ai. Kisha Katolike e Kosovës nuk ka qenë transparente rreth ndërtimit të Katedrales, duke mos publikuar as shifrat e kostos së saj e as pamjen se si do të dukej katedralja në mes të Prishtinës
 
 


Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t’u bërë më i dashur


Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages