Lutjet
e Profetit Muhammedit s. a. v. s . kushtuar Allahut
"Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga
sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i
sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së
Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje
zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej
ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej
Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”.
Transmeton Buhariu.
“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia,
kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti
nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimit të varrit”. Transmeton Buhariu.
“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga mërzia, dëshpërimi, pamundësia, përtacia,
frika, koprracia, rëndimi i borxheve dhe mbisundimi i burrave”. Transmeton
Buhariu.
“Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal
mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je
Falës, Mëshirues”. Transmeton Buhariu.
“All-llahu im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e
unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të
mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e
mia; Më fal se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti
prej të keqes që e kam bërë”. Transmeton Buhariu.
“All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës
dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe
tokës dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta;
Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i
vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i
vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi është i vërtetë. All-llahu
im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për
Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do
t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe
Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”. Transmeton Buhariu.
“All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim
dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër
mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”. Transmeton
Buhariu.
“All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”. Transmeton
Muslimi.
“All-llahu im që je Zot i qiejve dhe i tokës, Zot i Arshit të Madh, Zot i yni
dhe i çdo sendi, Çarës i farës dhe i bërthamës, Zbritës i Tevratit, Inxhillit
dhe i Furkanit, kërkoj strehim te Ti nga sherri i çdo krijese që është në Dorën
Tënde. All-llahu im, Ti je i Pari, para Teje s’ka asgjë, Ti je i Fundit, pas
Teje s’ka asgjë, Ti je i Dukshmi, përmbi Teje s’ka asgjë, Ti je i Brendshmi, pa
Ty s’mund të ekzistojë asgjë, laje për ne borxhin dhe na shpëto nga varfëria”.
Transmeton Muslimi.
“All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam
mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në
Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e
vërtetë. Ti je i Gjalli që nuk vdes, kurse njerëzit dhe xhinët vdesin”.
Transmeton Muslimi.
“All-llahu im, m'i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time
dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe
shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i
posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që
i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e
përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”. Transmeton
Muslimi.
LUTJA E PERTERITJES SE BESIMIT
O Zot! Jam penduar per veprimet e gabuara qe kam bere, per bindjet e
shtremberuara, per te pavertetat dhe te keqijat qe kam folur, qe kam degjuar,
qe kam pare e qe i kam punuar duke u mashtruar nga armiqte e Islamit dhe nga
ata qe bejne bidate (shtesa), qe nga fillimi i moshes time madhore e deri me
sot, dhe kam vendosur qe kurre me te mos besoj dhe te mos veproj keshtu
gabimisht. Pejgamberi i pare eshte Ademi alejhis-selam dhe Pejgamberi i fundit
eshte Pejgamberi yne i dashur, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. I
besova te gjithe pejgambereve qe kane ardhur ndermjet ketyre dy pejgambereve.
Te gjithe jane pejgambere te vertete dhe jane te drejte dhe ato qe kane
njoftuar, jane te verteta.